8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 9

Suhareka forcon mekanizmat kundër dhunës në familje

0

Suharekë është mbajtur mbledhja e parë e rregullt për vitin 2026 e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), ku u diskutua për trajtimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në familje.

Në këtë takim morën pjesë nënkryetarja e komunës, përfaqësues të Policia e Kosovës, Qendra për Punë Sociale, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues nga sektorët e shëndetësisë, arsimit, si dhe institucione dhe akterë të tjerë relevantë që janë pjesë e këtij mekanizmi.

“Gjatë mbledhjes u bë analizimi i përgjithshëm i rasteve të dhunës në familje për tre-mujorin e parë të vitit 2026, ku u diskutua për trajtimin e rasteve, sfidat e hasura dhe nevojën për rritjen e koordinimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, sipas komunës, u dhanë edhe rekomandime konkrete për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse, me qëllim të parandalimit dhe trajtimit sa më efikas të rasteve të dhunës në familje, si dhe për ofrimin e mbështetjes së nevojshme për viktimat.

“Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët institucional në luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, vazhdon njoftimi i komunës.

Në fund të takimit u theksua se mekanizmi do të vazhdojë të mbajë takime të rregullta dhe të punojë ngushtë për të adresuar çdo rast në mënyrë të koordinuar dhe profesionale./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Komuna e Malishevës hap thirrjen për aplikim për mjete bujqësore

0

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova, ka shpallur thirrjen për aplikim për mbështetje në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo thirrje realizohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet palëve dhe synon përkrahjen e fermerëve të komunës përmes furnizimit me pajisje dhe mekanizëm bujqësor.

Projektet për të cilat mund të aplikohet janë: serra 50 m², motokultivatorë, freza për traktor, spërkatëse për traktor dhe shpërndarëse të plehut kimik.

Në thirrje janë përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikuesit. Përfituesit duhet të jenë banorë të Komunës së Malishevës, të kenë tokë bujqësore të përshtatshme për realizimin e projektit, si dhe të jenë të regjistruar si fermerë me numër identifikues në NIF. Po ashtu, përfituesit duhet të marrin pjesë me bashkëfinancim prej 20 për qind të vlerës së projektit.

Ndër kriteret tjera theksohet se përfituesit nuk duhet të kenë përfituar më parë nga projekte të ngjashme gjatë dy viteve të fundit nga komuna apo në bashkëpunim me organizata të tjera. Përparësi u jepet edhe kategorive sociale dhe familjeve me gjendje më të rënduar ekonomike.

Ndërkohë, për mekanizmin bujqësor kërkohet që aplikuesit të kenë traktor funksional dhe tokë të mjaftueshme të punueshme, e cila do të verifikohet nga komisioni përkatës.

Afati për aplikim ka nisur më 30 mars 2026 dhe do të zgjasë deri më 7 prill 2026, në ora 16:00. Dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht në zyrën e pritjes në Komunën e Malishevës, në formë origjinale dhe me një kopje.

Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijnë kërkesën e plotësuar, kopjen e letërnjoftimit, certifikatën e bashkësisë familjare, dokumentin përkatës nga Administrata Tatimore si dhe dëshmi për rastet sociale, nëse aplikohet.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se aplikimet e pakompletuara ose të dorëzuara pas afatit nuk do të shqyrtohen, ndërsa secili aplikues ka të drejtë të aplikojë vetëm për një projekt.

Gjithashtu, fermerët që kanë aplikuar më herët në projekte të ngjashme përmes Islamic Relief Kosova do të kenë përparësi në shqyrtimin e aplikimeve, ndërsa ata që nuk kanë aplikuar më parë inkurajohen të përfshihen në këtë program mbështetës.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

0

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në rajonin Urfahr-Umgebung, pas përplasjes së një veture me një kamion.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Një aksident i rëndë me pasoja fatale është regjistruar sot në Austri, ku ka ndërruar jetë një 18-vjeçar shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z..

Sipas burimeve brenda redaksisë së Albinfo.at, viktima ishte i lindur në Linz të Austrisë, ndërsa rrjedh nga një familje shqiptare me origjinë nga Opoja, konkretisht nga fshati Kuk.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Zwettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung, ku rreth mesditës në rrugën B126, një veturë është përplasur me një kamion në një kthesë të djathtë.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, drejtuesi i veturës, 18-vjeçari shqiptar, ka mbetur i vdekur në vend, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar edhe shoku i tij, i cili sipas informatave është shtetas rumun.

Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar nga autoritetet austriake, ndërsa lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët dhe komuniteti shqiptar në Austri./Albinfo.at

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dita historike: krejt sytë kah Kosova

0

Sot është dita më e rëndësishme për Kosovën, pas 17 shkurtit.

Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen ndaj Turqisë, për një vend në Kupën e Botës.

Të pranuar tek në vitin 2016 në UEFA, Kosova ka bërë hap gjigand përpara, duke qenë vetëm 90/120 minuta nga Botërori.

Të gjithë sytë, e të gjithë shqiptarëve, janë në Prishtinë. Aty ku Kosova mund ta shkruajë historinë.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist për fitore ditën e djeshme.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar.

Padyshim që vërehet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Kurrë s’ka pasur kaq shumë gazetarë. Po luajmë për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”.

Foda shtoi se i njeh të gjitha dobësitë dhe forcat e Turqisë dhe që Kosova është e përgatitur për të gjitha mundësitë, përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë.

“Natyrisht nuk do ta zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të përformojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm.

90 apo 120 minuta? Nuk jam parashikues i të ardhmes, ndoshta edhe do të ketë penallti. Me rëndësi është që jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë”.

Në konferencë foli gjithashtu edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili u shpreh se është krenar ë është kapiteni i Kosovës në këtë duel historik.

“Jam krenar që jam kapiten i Kosovës në finalen historike, jemi të qetë dhe kemi atmosferë të shkëlqyeshme. Shpresojmë që nesër të kemi sukses”, tha ai.

Kosovë-Turqi zhvillohet sot nga ora 20:45.

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

0

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.

Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 27 vjetësh figurojnë të pagjetur.

Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur.

13 persona i mbijetuan kësaj masakre.

Për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hodaj i LDK-së propozon ngritjen e një monumenti në Prizren për të nderuar solidaritetin e Kukësit në vitin 1999

0

Anëtari i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Haziz Hodaj, ka iniciuar një nismë zyrtare për përkujtimin institucional të rolit historik të Kukësit gjatë Ekzodit të madh të pranverës së vitit 1999. Propozimi, i drejtuar kryetarit Shaqir Totaj dhe legjislativit lokal, synon që “portën e shpëtimit” të shqiptarëve të Kosovës ta kthejë në një simbol të përhershëm kujtese.

Sipas tij, Prizreni, si qyteti i parë që priti valën e të dëbuarve pas kalimit të kufirit, ka detyrim moral të nderojë qytetin që u bë shtëpia e dytë e qindra mijëra refugjatëve.

“Pranvera e vitit 1999 përbën një nga periudhat më të dhimbshme, por edhe më të ndritshme të historisë sonë të re. Në atë kohë, Kukësi u shndërrua në strehë dhe portë shpëtimi gjatë Ekzodit, duke dëshmuar solidaritet të jashtëzakonshëm”, tha Hodaj.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

“Për këtë arsye, kërkoj nga Kuvendi që të mbështesë: ngritjen e një monumenti përkujtimor në Prizren me tematikë solidaritetin e Kukësit; organizimin e një manifestimi vjetor kulturo-historik për edukimin e gjeneratave të reja; krijimin e një bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Bashkisë së Kukësit; si dhe formimin e një grupi punues të përbashkët që do të hartojë planin konkret të veprimit dhe implikimet financiare”.

Hodaj  u shpreh se kjo kërkesë vjen edhe si reflektim pas dëshmive të fundit historike në emisionin “Opinion”, ku u riaktualizua roli jetik i Shqipërisë.

Ai citoi ish-kryeministrin Pandeli Majko: “Po të mos ishte Kukësi, nuk e di se çka do të bënim.”

Sipas tij, pa një dokumentim institucional, ekziston rreziku që sakrifica e Ekzodit të vitit 1999 të zbehet në kujtesën kolektive.

“Nisma synon që përmes monumentit dhe bashkëpunimit me Bashkinë e Kukësit, ky kapitull i historisë të mbetet i gjallë për brezat që vijnë”, tha Hodaj.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar.Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Me datë 27 mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganor të Vërmicës/Morinës kalojnë në Kukës 187 refugjatët e parë nga Kosova ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore dhe të plagosur me mjete të forta si: qyta pushke, shkopinj gome etj. U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushë e Madhe dhe Zym.

Me datë 28 mars vazhdoi fluksi i kosovarëve drejt Kukësit, të dëbuar me forcë prej trojeve nga pushtuesit serbë. Numri i tyre ishte 13.000 banorë. Refugjatët kosovarë hynin në Kukës nga pikëkalimi i Vërmicës/Morinit ku edhe ishin dhunuar, torturuar, masakruar dhe zhveshur nga policët serbë, duke u marrë paratë, bizhuteritë dhe çdo send me vlerë që ato kishinVendstrehimi i tyre përkohshëm ishte Pallati i kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas pushteti lokal në Kukës hapi dyert e disa mjediseve shkollore, çerdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh për strehimin e të dëbuarve. Refugjatët e tjerë u strehuan në familje kuksiane ku edhe u mikpritën nga to. Mesatarisht çdo familje në qytetin e Kukësit kishte rreth 14 kosovarë. Ata flinin në çdo pjesë të shtëpisë.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Në krye të javës në Kukës mbërriti karvani i dytë i të dëbuarve me rreth 70.000 kosovarë. Nga këto 40.000 u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10.000 në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6.000 në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12.000 në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj. Në Kukës mbërritën 16 automjete për të evakuuar një pjesë të kosovarëve në qytete te tjera. Dita-ditës numri i të dëbuarve rritej. Pavarësisht strehimit në shtëpitë e banorëve kuksianë, një numër i madh kosovarësh strehoheshin në kampe 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Një nga simbolet kryesore të 16 prillit është edhe Obelisku. Kulla u ndërtua  si shenjë falënderimi për mikëpritjen nga  Kukësi./PrizrenPress.com/

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

S’ka pushim për Drinin e Bardhë, fokusi te sfida e radhës në Pozheran

0

KF Drini i Bardhë nuk ka humbur kohë pas fitores së fundit, pasi skuadra ka vijuar menjëherë me përgatitjet për ndeshjen e ardhshme, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të klubit, kryetrajneri Robert Gjeraj, së bashku me stafin, kanë zhvilluar seanca stërvitore intensive, duke e mbajtur ekipin në ritëm dhe fokus maksimal.

“Fokusi tashmë është te sfida e radhës, pasi këtë fundjavë na pret një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj KF Vllaznia në Pozheran të Vitisë”, thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Presidentja Osmani dekoron SHKA “Malësorin” nga Gjonaj i Hasit

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar me dekoratë presidenciale Shoqërinë Kulturo-Artistike “Malësori” nga Gjonaj i Hasit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre gjysmëshekullor në pasurimin e jetës kulturore dhe ruajtjen e traditave kombëtare.

Kryetari i SHKA “Malësorit”, Haziz Hodaj tha se ky dekorim vjen si vlerësim për një rrugëtim të jashtëzakonshëm 50-vjeçar.

“SHKA “Malësori” u cilësua si një institucion kyç në promovimin dhe prezantimin e vlerave autentike të trashëgimisë sonë kulturore në skena kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha ai.

“Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit të pandërprerë të gjeneratave të tëra që, përmes këngës, valles dhe shpirtit artistik, kanë ruajtur identitetin dhe krenarinë tonë kombëtare ndër vite”.

Për dekada me radhë, ansambli nga Gjonaj i Hasit ka shërbyer si një urë lidhëse mes brezave, duke i mbajtur gjallë ritet dhe veshjet unike të zonës së Hasit. Ky nderim shtetëror hap një kapitull të ri krenarie për “Malësorin” dhe të gjithë banorët e Prizrenit, duke rikonfirmuar rëndësinë e artit në mbrojtjen e identitetit shqiptar./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?Republika Kasoves Presidentja MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE Republika KoBom6bl Presidentja MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAN ijepet Sh.K.A. g.K.A."Maleseri" "Maleseri" PÊR PERKULTIVIMIN PER KONTRIBUTINE SHQUIAR DHE PERKUSHTIMIN DHE RUAITIEN MELOSIT DHE TRADITES KOMBETARE ¡jepet Prishtine, ? 10.03. 2026 ????????? Vjosa Osmani- Sadria Presidente Republikes s2 Kasoves PER Sh.K.A. Malésori" DHE RKONTRIBUTINE BUTIN RUAJTIENE Sh.K.A•Malesori" SHOUAR DHE PERKU SHTIMIN MELOSIT DHE PERKUSHTIMIN PER TRADITES KOMBETARE KULTIVIMIN Prishrlne, 30.0 2026 ?????????? Presidente Vjosa Osmani Republikes Sadriu Kosoves?"?

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohet në Prizren një 50-vjeçar, ishte në kërkim dhe i dënuar për mashtrim

0

Një 50-vjeçar është arrestuar dje, më 29.03.2026, në Prizren, pasi ka qenë në kërkim dhe ndaj tij ka pasur shtatë udhër-arreste aktive.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti është i dënuar me një vit e dy muaj e gjysmë burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren.

“I njëjti ka qenë në kërkim dhe ka pasur shtatë (7) urdhër-arreste aktive. Ai është i dënuar me një vit e dy muaj e gjysmë burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren. I arrestuari është dënuar për veprën penale “Mashtrim” sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”- njoftoi Policia më 30.03.2026.

Ndërsa është bërë e ditur se pas arrestimit, E.S. fillimisht është dërguar në stacionin policor në Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mbrojtja e të akuzuarve kërkon nga Apeli aktgjykim lirues ose rigjykim për “Kobrën” dhe tjerët, Prokuroria dhe pala e dëmtuar ashpërsim të dënimit

0

Në Gjykatën e Apelit të hënën është mbajtur seanca ku u elaboruan ankesat e palëve ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e të akuzuarve Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe katër të tjerëve: Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në lokalin “Kobra City” më 3 janar 2023 në Prizren. Mbrojtja kërkoi nga kolegji i Apelit të ndryshohet vendimi i shkallës së parë ose të kthehet rasti në rigjykim, kurse Prokuroria e Apelit dhe pala e dëmtuar kërkuan ashpërsim të dënimit.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 tetor 2025 e ka dënuar me 24 vjet burgim Dibran Hoxhajn i njohur si “Kobra”, kurse Roland Susurin me dënim unik prej 7 vjet burgim, Jesmir Badallaj u dënua me dënim unik prej 2 vjet burgim, Arben Vezaj dhe Burim Mazreku u dënuan me nga 1 vit burgim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Seanca e Kolegjit të Apelit u mbajt nga trupi gjykues i përbërë nga Mentor Bajraktari- gjyqtar raportues, Albina Shabani-Rama kryetare e kolegjit, dhe Valon Kurtaj- anëtar.

Gjyqtari Bajraktari në raportimin e lëndës njoftoi se kundër aktgjykimit të Themelores, ankesë kanë parashtruar përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Emrush Kastrati për shkak të vendimit mbi dënimin, duke propozuar që vendimi i nxjerrë nga Themelorja të ndryshohet dhe të akuzuarve t’iu shqiptohet dënim më i lartë me burgim.

Avokati Kastrati edhe në këtë seancë deklaroi se mbetet pranë ankesës së parashtruar.

Kurse, Prokuroria e Apelit përmes parashtresës ka propozuar që të aprovohet ankesa e avokatit Kastrati, ndërsa për të akuzuarin Hoxhaj të shqiptohet dënim më i lartë. Ka propozuar që të refuzohen ankesat e mbrojtjes së të akuzuarve.

Në seancën e Apelit nuk prezantoi askush nga kjo Prokurori.

Gjithashtu, kundër aktgjykimit të Themelores ankesë kanë paraqitur edhe mbrojtja e të akuzuarve. Mbrojtësit e Hoxhaj, avokatët Florent Latifaj dhe Musa Konxheli kanë parashtruar ankesë mbi bazën e shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së Ligjit Penal, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe lidhur me sanksionin penal.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mbrojtja e “Kobrës” ka propozuar që të ndryshohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe të lirohet i akuzuari Hoxhaj ose rasti të kthehet në rigjykim.

Mbrojtësi i të akuzuarit Susuri, avokati Ruhan Salihu ka parashtruar ankesë për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së Ligjit Penal, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe lidhur me sanksionin penal, duke propozuar që të ndryshohet aktgjykimi dhe të lirohet i akuzuari Susuri ose rasti të kthehet në rigjykim.

Për të akuzuarin Badalli, ankesë ka prashtruar mbrojtësi i tij, avokati Jeton Rekathati mbi bazën e vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe Ligjit Penal, duke propozuar lirimin e të mbrojturit të tij ose kthimin e çështjes në rigjykim.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Avokati Blend Gjini, mbrojtës i të akuzuarit Mazreku ka parashtruar ankesë për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe aplikimit të gabuar të ligjit material, me propozimin që ankesa të aprovohet dhe çështja të kthehet në rigjykim.

Ndërsa, avokati Gent Gjini, mbrojtës i të akuzuarit Vezaj ka parashtruar ankesë për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe aplikimit të gabuar të ligjit material, me propozimin që rasti të kthehet në rigjykim.

Pretendimet ankimore, avokatët i elaboruan edhe në seancën e Apelit, duke theksuar se mbeten pranë tyre.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren më 3 janar 2023.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.