Home Blog Page 8

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

0

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi studentë dhe juristë të rinj për diskutime dhe ushtrime praktike të fokusuara në balancimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore me luftën kundër kriminalitetit, si dhe mbrojtjen e të drejtës për liri dhe siguri.

Aktiviteti u organizua nga Lëvizja FOL me mbështetjen e Konrad Adenauer Stiftung Kosovo dhe trajtoi tema që ndërlidhen me drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe praktikën gjyqësore.

Në sesionin e parë, kryeprokurori i Prokuroria Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, diskutoi mbi sfidat e balancimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore në raport me luftimin e kriminalitetit, duke theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve të të drejtave të njeriut në procedurat penale.

Avokati Leutrim Syla elaboroi të drejtën për liri dhe siguri, aspektet përkufizuese të saj dhe mjetet juridike për mbrojtje, duke ofruar një trajtim krahasues ndërmjet legjislacionit vendor dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndërkaq, gjyqtari i Gjykata Supreme e Kosovës, Burim Ademi, prezantoi praktikën e Gjykatës Supreme lidhur me të drejtën për liri dhe siguri, në kontekst të mbikëqyrjes gjyqësore të vazhdimit të paraburgimit.

Në pjesën e dytë të sesionit, pjesëmarrësit zhvilluan një rast gjyqësor të simuluar, duke marrë role të ndryshme dhe duke paraqitur argumentet e tyre profesionale.

Në përmbyllje, Lëvizja FOL falënderoi ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin gjatë katër ditëve të akademisë, duke vlerësuar se aktiviteti krijoi një hapësirë aktive për zhvillim profesional dhe shkëmbim përvojash në fushën juridike.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

0

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur.

Sipas raportit policor, ankuesi ka deklaruar se fillimisht autorët në ditën e djeshme kanë dëmtuar dhe thyer xhamin e lokalit e më pas ia kanë vënë zjarrin objektit.

Si pasojë e incidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet vlera e saktë e tyre.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një çekan në cilësi të provave materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se rasti ende është duke u hetuar nga organet kompetente.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

0
Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren.
E dyshuara është arrestuar pak para mesnatës së të dielës në rrugën “Ekrem Hoxha”, në një pompë të derivateve.

Sipas raportit policor 24-orësh, ajo dyshohet se e goditi me shqelm zyrtarin policor derisa ai po hynte në marketin e gjendur në pikën e derivateve. Dyshohet se e pështyu atë dhe se rezistoi gjatë arrestimit, duke i shkaktuar lëndime dy zyrtarëve.
“Është arrestuar e dyshuara f/k për shkak se fillimisht e kishte fyer dhe më pas sulmuar – goditë me shqelm zyrtarin policor derisa kishte qenë duke hyrë në marketin e një pompe të derivateve. E dyshuara gjatë arrestimit ka shfaqë rezistencë dhe si pasojë ka lënduar dy zyrtar policor”, thuhet në raportin 240orësh.
“Të dyshuarës i është dhënë trajtim mjekësor në stacion policor, kurse zyrtarët policor kanë marr tretman mjekësor.”
Rasti është nën hetim në drejtim të veprave penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

0

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit për zhdukjen e të miturës, njësitet e hetimeve për të mitur në Prizren kanë nisur kërkimet intensive në terren.

Pas disa orësh angazhim, Policia ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e vajzës, e cila fillimisht është shoqëruar në Stacion Policor për procedurat e nevojshme…/sinjali

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

0
Prof. dr. Xhafer Beqiraj
Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore, as si kërkesë politike e një bashkësie etnike. Ajo është, para së gjithash, çështje e barazisë kushtetuese, e dinjitetit qytetar dhe e funksionimit demokratik të një shteti shumetnik.
Sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët përbëjnë 29.52% të popullsisë së përgjithshme të regjistruar (por kjo përqindje mund të jetë edhe më e lartë).
Kjo e dhënë demografike dëshmon se shqiptarët nuk janë një pakicë e rastësishme, e vogël apo periferike, por një bashkësi e rëndësishme, historikisht e pranishme, politikisht e organizuar dhe si etni shtetformuese.
Prandaj, statusi i gjuhës shqipe në këtë shtet nuk mund të mbetet i varur nga interpretime të ngushta administrative, nga zbatime të pjesshme ligjore ose nga praktika institucionale që e relativizojnë barazinë e saj me gjuhën maqedonase.
Kështu që, në këtë aspekt, krahasimi me Republikën e Kosovës është i domosdoshëm dhe shumë domethënës. Në Kosovë, komuniteti serb përbën rreth 3.31% të popullsisë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2024, ndërsa serbishtja, megjithatë, gëzon statusin e gjuhës zyrtare në nivel shtetëror, krahas shqipes. Ky fakt tregon se Republika e Kosovës ka pranuar një model të gjerë të barazisë gjuhësore, jo mbi bazën e përqindjes numerike, por mbi bazën e parimit demokratik të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve dhe të qytetarëve të saj.
Duke u nisur nga kjo pikëpamje, lind një pyetje e arsyeshme dhe krejtësisht e drejtë: nëse një komunitet që përbën rreth 3.31% të popullsisë në Kosovë gëzon të drejtën që gjuha e tij të jetë gjuhë zyrtare në nivel shtetëror, atëherë si mund të arsyetohet që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë së përgjithshme të regjistruar, të mos e gëzojnë shqipen si gjuhë plotësisht të barabartë në jetën institucionale të shtetit?! Kjo nuk është çështje privilegji, por çështje parimi, kërkesë e drejtë, legjitime dhe e pamohueshme.
Kështu që barazia gjuhësore nuk i dobëson shtetet shumetnike, përkundrazi, i forcon ato dhe i bën më demokratike. Një shtet që e njeh dhe e zbaton në mënyrë të plotë gjuhën e bashkësive të veta themelore nuk humb kohezionin, por fiton legjitimitet demokratik. Përkundrazi, mohimi, kufizimi ose zbatimi i pjesshëm i të drejtave gjuhësore prodhon ndjenjë përjashtimi, pabarazi institucionale dhe mosbesim ndaj rendit juridik e shetëror.
Gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi. Ajo është bartëse e identitetit, e kujtesës historike, e kulturës, e arsimimit dhe e pjesëmarrjes qytetare. Kur një qytetar nuk mund ta përdorë gjuhën e vet në mënyrë të barabartë në institucione, në arsim, në drejtësi, në administratë dhe në procedura publike, atëherë ai nuk përballet vetëm me pengesë gjuhësore, por edhe me kufizim të pjesëmarrjes së plotë qytetare.
Andaj, në këtë kuptim, kërkesa e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për zbatimin e barabartë të gjuhës shqipe është e drejtë, e arsyeshme dhe e pamohueshme. Studentët nuk kërkojnë privilegj mbi të tjerët, por kërkojnë barazi me të tjerët.
Ata nuk kërkojnë rrënim të rendit juridik, por kërkojnë zbatim të tij mbi parimin e barazisë. Ata nuk kërkojnë përjashtim, por përfshirje të denjë në jetën institucionale të shtetit ku jetojnë, studiojnë dhe kontribuojnë.
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, turmë dhe teksti që thotë "TRD21SP1618 18MAJ- DITAE PROTESTES S? MADHE- SHKUP BASUKIM BASHKIM PER DREJTESI DREJTÉSI PRD ESTER SKUP! NUK TROJET DOREZBHEMI JONE KETU BROJET DRIEJTÊSI 18 MAJ: TROJET SHOIPTARE PRO PROTESTES N? SHKUP! Poypoup 18 MAJ: TROJET SHOIPTARE PRO PROTESTES ?E SHKUP! 18 18MAJ?TROJE MAJ: TRO. PRO PROTESTI"
Një demokraci e vërtetë nuk matet vetëm me ekzistencën e zgjedhjeve, të partive politike ose të institucioneve formale. Ajo matet edhe me mënyrën se si shteti i trajton gjuhët, kulturat dhe identitetet e qytetarëve të vet. Nëse një bashkësi e madhe qytetare nuk e ndien gjuhën e vet të barabartë në institucionet e shtetit, atëherë barazia mbetet e paplotë, ndërsa demokracia mbetet më shumë formale sesa përmbajtësore dhe njëkohësisht diskriminuese.
Prandaj, mbështetja e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është mbështetje për kërkesën e tyre legjitime dhe thelbësore: gjuha shqipe duhet të zbatohet si gjuhë e barabartë e një populli shtetformues, pra të ketë status si maqedonishtja.
Kjo e drejtë nuk do të duhej dukur as e tepërt, as e diskutueshme për një shtet demokratik. Ajo është kërkesë e natyrshme për barazi qytetare, drejtësi kushtetuese dhe për bashkëjetesë të qëndrueshme në një shtet shumetnik, nëse synon të jetë shtet demokratik pa trazira e stabil.

Abdixhiku: Në Suharekë folëm hapur për jetën, brengat, shpresat dhe Kosovën që mund ta bëjmë më mirë

0

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot biseda me qytëtarë në Suharekë.

Përmes platformës “Hajde Folim”, Abdixhiku tha se përmes kësaj platforme po ka shumë interesim për pyetje e debat të sinqertë.

Postimi i plotë:

HAJDFOLIM në Suharekë.

Sa shumë vëmendje po merr platforma jonë e drejtpërdrejtë me qytetarë. Sa shumë interesim, pyetje e debat i sinqertë.

Kjo është Kosova që duam, pa skenografi, pa filtra, pa monolog politik. Vetëm njerëz, vetëm bisedë, vetëm dëgjim.

Sonte, në Suharekë, folëm hapur për jetën, brengat, shpresat dhe Kosovën që mund ta bëjmë më mirë.

Hajde folim. Hajde bashkohemi.

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

0

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë.

Finalja e tretë u zhvillua në atmosferë fantastike dhe solli dramë deri në sekondat e fundit, raporton PrizrenPress.

Trepça e mbylli pjesën e parë me dhjetë pikë epërsi, por Bashkimi reagoi fuqishëm në pjesën e dytë dhe arriti të kalojë në avantazh gjatë çerekut të fundit. Megjithatë, mitrovicasit u rikthyen në momentet vendimtare dhe siguruan fitoren e tretë në seri.

Më efikasi te Trepça ishte Kenneth Hasbrouck me 22 pikë, ndërsa paraqitje të mirë pati edhe Dardan Kapiti me 14 pikë e 9 kërcime.

Te Bashkimi u dalluan Shannon Shorter me 25 pikë e 5 kërcime dhe Jalen Riley me 22 pikë.

Ndeshja e katërt e serisë finale zhvillohet sërish në Prizren, ku Bashkimi do të kërkojë fitoren e parë për të mbetur në garë, ndërsa Trepça synon ta mbyllë serinë dhe të shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka folur për projektet e realizuara nga qeveria dhe mbështetjen ndaj kësaj kategorie.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Ai tha se gjatë qeverisjes së tij janë ndërmarrë hapa konkretë për rritjen e pensioneve dhe përkrahjen e pensionistëve.

“Në Mushtisht, në konakun e pensionistëve, pata kënaqësinë të bisedojmë për punët dhe projektet që kemi realizuar si qeveri, por edhe për përkushtimin që kemi treguar ndaj vetë pensionistëve”, u shpreh ai.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Duke folur për pensionet, Kurti theksoi se qeveria ka bërë rritje graduale të tyre.

“90 euro ishte vlera e pensioneve kur ne morëm qeverisjen. Fillimisht i rritëm në 100 euro, për t’i bërë 120 e së fundmi për t’i ngritur në nivelin ku janë sot, 150 euro”, u shpreh ai.

Ai shtoi se përveç rritjes së pensioneve, pensionistët kanë përfituar edhe mbështetje shtesë financiare.

“Ndërkaq, 6 herë kemi ndarë shtesa të njëhershme nga 100 euro për pensionistët”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, qeveria po synon shpërndarje të drejtë të buxhetit për të gjitha kategoritë shoqërore.

“Të vetëdijshëm për nevojat e secilës kategori shoqërore, çdo euro të buxhetit po e shpërndajmë në mënyrë të barabartë, në mënyrë që secila pjesë e shoqërisë sonë të përfitojë”, tha  ai.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kurti paralajmëroi edhe reformë pensionale në mandatin e ardhshëm.

“Në mandatin që po vjen do ta bëjmë edhe reformën pensionale, e cila do të sigurojë që kjo kategori më në fund të ketë trajtim meritor”./ PrizrenPress.com

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

0

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon.

Skuadra prizrenase hyn në këtë takim pas fitores 4-2 ndaj Suharekës në Prizren, rezultat që e mbajti në garë për objektivin e madh të sezonit. Aktualisht, Liria renditet në vendin e pestë me 68 pikë dhe synon ta mbyllë kampionatin në zonën që siguron “playoff”-in për inkuadrim në Superligë.

Për prizrenasit, llogaritë janë të qarta: vetëm fitorja ndaj Dinamos i mban gjallë shpresat për të siguruar një vend në “playoff”, në një xhiro të fundit që pritet të sjellë dramë në garën për Superligë./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

0

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të veçanta të jetës kulturore dhe publike në vend.

Paçaku, i cili i përkiste komunitetit rom, ishte përfaqësues i këtij komuniteti në Kuvendin e Kosovës. Nga viti 2008 deri më 2010 ai mbajti edhe postin e nënkryetarit dhe këshilltarit të komunitetit rom në Kosovë.

Me profesion gazetar, ai ishte i angazhuar në media dhe organizata të ndryshme. Në vitin 2004 kishte punuar në radion multietnike “Radio Protestant-Paris”, ndërsa në vitin 2006 ishte drejtor i Organizatës Joqeveritare “Romani Baxt Kosova”. Një vit më vonë, ai ushtroi detyrën e gazetarit dhe drejtorit të ueb-faqes në gjuhën rome “Nevipe Kosova”.

Përveç angazhimit në gazetari dhe politikë, Kujtim Paçaku ishte edhe poet e shkrimtar, i njohur për krijimtarinë e tij me mesazhe të fuqishme njerëzore dhe shoqërore.

Një nga “amanetet” më të njohura të poetit ishte dëshira që, pas vdekjes, të varrosej vertikalisht. Përmes këtij simbolizmi, ai përcillte mesazhin se gjatë gjithë jetës nuk iu dha mundësia “të qëndronte në këmbë”, siç shprehej vetë në testamentin e tij poetik.

Testament

Kur të vie ajo ditë
E fundit, në tepihun e jetës sime
Ju lus:
Së paku atje të qëndroj
VERTIKALISHT
Meqë gjithë jetën
S`më lanë se s`më lanë të ngrihem në këmbë!

 


 

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mund të jetë një imazh i ?skuter, seguej dhe ?teksti që thotë "?Trotinet Elektrik MK085 BRUNOTECH R HblmuK3pa? ? ledsien ?? Fugia 50OW 329.00€ 249,00€ 20.75€ x 12 Muaj Deri 35km " ? CC Mbushjawshpsjti 3-4 Orö Rrota 10" Pesha 120kg 120kg BRENTONI -HOME Aftesi ngjitjeje derini16 0-715" +383 (0)48 328 260 +383 [?)48 433 200?"??