15.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026
Home Blog Page 9043

Mbrojtja: Akuza e Salustros, me paragjykime dhe e njëanshme

0

Limaj-Rrecaj-gjyqMbrojtja gjatë fjalës përfundimtare në rastin “Kleçka”, e ka quajtur të pabazë akuzën e prokurorit Mauricio Salustro. Avokati mbrojtës i Sabit Shalës, Mexhit Syla, tha se akuza nuk përmban fakte dhe përshkrim që e vërtetojnë se të pandehurit kanë kryer vepër penale.

Kjo aktakuzë, sipas avokatit Syla është ngritur me paragjykime dhe është e njëanshme.

Në pjesën e dytë të seancës, mbrojtja do të vazhdojë përsëri me fjalën përfundimtare dhe më pas, pritet që edhe të pandehurit ta thonë fjalën e tyre, transmeton RTK.

Ndërkohë, aktgjykimi në rastin “Kleçka” pritet të mbahet më 17 shtato

Muja tërë shtatorin do ta kalojë në gjykatë

0

Ramadan MujaKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, gjatë tërë muajt shtator do të jetë në Gjykatën Themelore të Prizrenit.Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës tha se gjykimi ndaj Ramadan Mujës, do të rifillojë nesër (e enjte), dhe do të zgjatë gjatë tërë muajt shtator.

“Po nesër do të kemi gjykim dhe do të zgjatë gjatë tërë muajt”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Sipas tij, gjykimet gjatë këtij muaj do të mbahen çdo ditë, përjashtuar ditët e pushimit.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja bashkë me drejtorët e tij është duke u përballur me drejtësinë, pasi që Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar kërkesën për hedhjen poshtë të vendimit të Themelores në Prizren për konfirmimin e aktakuzës.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve./PrizrenPress.com/

Kandidati i VV-së, Krasniqi vizitoi institucionet dhe banorët e dy lagjeve të Malishevës

0

Alban Krasniqi ne lagjet e malishevesKandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi ka vizituar zyrat e “HANDIKOS-it”, Qendrën e Banimit Social, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, përfaqësuesit e lagjes “Mirdita” dhe “Pallanka” në këtë qytet. .

Krasniqi në takimin që ka zhvilluar me drejtorin e QKMF, dr. Besim Zogaj dhe bashkëpunëtorët e tij, u njoftua për shërbimet që kryen kjo qendër.
Ata kanë diskutuar për punën dhe aktivitetin e kësaj KMF-së. Krasniqi ka vlerësuar punën e stafit të kësaj qendre. Ai shprehu shqetësimin për shërbimet e pamjaftueshme për qytetarët e Malishevës.
Ai ka po ashtu ka folur për planin e VV-së për shëndetësi. Një pjesë të madhe të diskutimit zuri edhe problemi me ethet hemorragjike dhe mobilizimin shoqëror për ketë problem të madh që ka kjo komunë, problem ky që ka marr jetën e 19 qytetarëve të Malishevës.

Në Qendrën “HANDIKOS”, kandidati Krasniqi, ndërkaq është pritur nga drejtoresha e Qendrës Feride Hoxha. Në këtë takim është diskutuar për nevojat e qendrës, rolin e saj dhe mbështetjen që do të ofrojë Lëvizja Vetëvendosje! për personat me nevoja të veçanta.
Në takim me qytetarët e lagjes “Mirdita”, ka folur për gjendjen me kanalizimin e papërfunduar, mbeturinat dhe mungesën e kontejnerëve, ndriçimin publik, papunësinë dhe sigurinë.

Në takim me qytetarët e lagjes “Pallanka”, ndërkaq ka folur për planet e VV-së për bujqësi dhe blegtori. Qytetarët u ankuan lidhur me harresën që e ka pushteti përballë fshatit dhe ekonomive familjare të tyre, si dhe kërkuan nga kandidati i VV-së që pas 3 nëntorit si Kryetar i Komunës të ketë vëmendjen te prodhuesi vendor dhe punësimi./PrizrenPress.com/

 

Mustafa i përgjigjet Thaçit: Eqremi do ta fitojë Prizrenin

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së, Isa Mustafa iu ka përgjigjur kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, për garën zgjedhore që do të zvilohet në Prizren. Ai është i bindur se kandidati i LDK-së. Eqrem Kryeziu do të fitojë garën në Prizren.

“Eqremi do ta fitojë Prizrenin. Po sepo!. Por kjo nuk na mjafton, sepse Eqa do të reflektojë për të fituar edhe komunat e regjionit të Prizrenit ku kemi kandidatë që meritojnë fitore”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka deklaruar se se Eqrem Kryeziu me 3 nëntor do të pësojë humbjen e radhës përballlë kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja.

“Kam dëgjuar këto ditë deklarime falënderuese në emrin tim nga oponenti i ricikluar i kandidatit Muja. Unë dua t’i shprehë lehtësi shpirtërore këtij kandidati riciklues të Ramadan Mujës dhe ta sigurojë se do të ketë edhe ma lehtë pas 3 nëntorit, sepse kandidati Muja do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh. Prandaj, i shprehi lehtësi shpirtëror ricikluesit të kandidatit të Mujës, Eqrem Kryeziut”, ka thënë Thaçi për TVB.

Musafa, ndërkaq ka shkruar se kandidatëve të Thaçit nuk do t’i uron lehtësi shpirtërore.” Por ua bëjmë me dije se kutitë kësaj radhe do të jenë më të lehta, sepse në to nuk do të numërohen votat e abuzuara. Pa to nuk mund te fitoni!”.ka shkruar Musatfa. /PrizrenPress.com/

SDA-ja mbështet Zafirin për kryetar të Prizrenit

0

sda zafaBashkimi Demokratike në Prizren kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi me SDA-në. Kryetari i SDA-së në Prizren Zuljvija Ibra, konfirmoi arritjen e marrëveshjes me partinë e Zafir Berishës.

”Njoftojmë të gjithë votuesit dhe simpatizantët e SDA=së , si dhe komunitetin Boshnjakë Prizren dhe rrethinë se kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit për kryetar të Komunës së Prizrenit, të mbështesim z. Zafir Berisha nga radhët e Bashkimit Demokratik për Kryetarë të Komunës së Prizrenit”, njoftoi Ibra.

Sipas tij, Zafir Berisha ka dëshmuar si në luftë ashtu edhe në politikë se është lideri i vetëm që ka qëndruar përkrah të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim feje dhe etnie.

Kryetari i Bashkimit Demokratik Zafir Berisha, tha ndërkaq se pas bisedave me kryetarin e SDA dr. Numan Balic, falënderoi atë për mbështetjen e tij dhe kryetarit të SDA-së në Prizren Zuljvija Ibro i premtoi angazhim të sinqertë dhe bashkëpunim në fushatë elektorale si dhe në qeverisjen e përbashkët pas 3 nëntorit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik dhe kandidati për Kryetarë të Prizrenit Zafir Berisha me këtë rast tha se para nesh shtrohet detyra imediate për ti kthyer shpresën qytetit të Prizrenit dhe me mbështetjen e qytetarëve nga të gjitha komunitetet në Prizren do ta pensionojmë qeverisjen e korruptuar në këtë qytet./PrizrePress.com/

 

Për Ty!

0

Agim Gashi

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos dëgjo fjalët e botës
Mos e qit fjalën pa mendu,
Fute n´kokë vetëm një mendim
Atë ndjenjë se unë të du.
Moj e shtrenjëta e fjalës sime
O moj tokë në rrotullim,
Si u bëne aq „katile“
Nuk ma fale veç një gabim.

Ti moj lule që çel n´mesnatë
E tërë ditën aromë lëshon,
Pash njat bukuri që ke
Thuama troç a m´dashuron.
Mos u tremb nga ai e ky,
Se kto punë ndodhin për t´gjallë,
Thuaje e bëje atë furtunë
Se nuk do të zhgrehem n´vaj.

Ti je boshti i jetës sime
E në vdeksha n´amshim kur t´shkoj,
Do të ngjallem përsëri
Vetëm Ty të dashuroj.
T´përshëndes agime e verës
Ti je flakë në mes dëborës,
Ma ke ngjallë shpirtin e vdekur
Mi ke ngjallë gishtat e dorës.
Agim Gashi
16.02.2009-Düren

Nuk regjistrohen në Konvikte, studentët që pranohen në afatin e dytë

0

Konviktet-prStudentët e rinj të cilët do të pranohen në afatin e dytë në Universitetin e Prishtinës, nuk do të kenë mundësi të regjistrohen për banim në Konvikte, pasi konkursi për pranim në konvikte do të mbyllet më 13 shtator. Ndërkohë, është një numër i madh i studentëve të interesuar për banim në Qendrën Studentore, ndërsa kapacitetet janë më të vogla.

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, është duke pranuar aplikacionet për regjistrim në këtë Qendër. Por, studentët të cilët do të pranohen në afatin e dytë në Universitet, nuk do të kenë mundësi të regjistrohen në konvikte, pasi konkursi në Qendrën Studentore do të mbyllet më 13 shtator.

Drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta, tha për Radio Kosovën, se afati i Universitetit të Prishtinës për pranimin e studentëve është shumë i vonshëm dhe kjo do t’i shkaktonte probleme Qendrës Studentore.

“Afati që Universiteti i Prishtinës e ka shumë vonë, neve do të na kishte krijuar probleme, sepse rrjedhimisht do të fillojë banimi dhe vendosja e studentëve më 1 tetor. Në bazë të informacioneve të mija rezultatet e afatit të dytë do të dalin më 29 shtator”, tha ai

Për këtë çështje, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, thotë se Qendra e Studentëve administrohet nga Ministria e Arsimit dhe se kjo Qendër nuk mund të ketë kapacitet për të pranuar edhe studentët e afatit të dytë.

“Zakonisht aty ka një numër të studentëve që janë vendosur edhe vitet e kaluara dhe mund të kenë përparësi për t’u regjistruar edhe këtë vit, pastaj këta të rinjtë hyjnë në mënyrë suksesive. Kështu që mundësitë për të regjistruar të rinj me siguri ata i kanë analizuar dhe nuk janë për më shumë dhe duan t’i kenë përgatitjet me kohë në mënyrë që më 1 tetor t’i kenë studentët e akomoduar”, theksoi ai.

Ndërkohë, numri i studentëve që janë duke aplikuar për t’u regjistruar për banim në Qendrën Studentore është shumë i madh. Deri tani kanë konkurruar mbi 4 mijë studentë, por do të pranohen vetëm 3 mijë e 600.

Kriteret për pranim janë që kandidati të jetë student i rregullt i Universitetit të Prishtinës, kërkohet nota mesatare, si dhe largësia nga kryeqyteti. Përparësi pranimi kanë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe me gjendje të rëndë sociale. Çmimi është i njëjtë sikur vitet e kaluara, 70 euro në muaj, 40 euro banimi dhe 30 euro ushqimi.

Limaj përkrah Iniciativën Qytetare në Malishevë

0

limaj ne mailisgefIsh-Nënkryetari i Parë i PDK’së, Fatmir Limaj ka dal në terren dhe ka takuar zyrtarët e Iniciativës Qytetare për Malishevën.

Në këtë mënyrë, Limaj ka dal në përkrahje të anëtarëve të pakënaqur të PDK’së, të cilët kanë themeluar iniciativa qytetare, përveç në Malishevë, edhe në disa qytetet të tjera në Kosovë.

“Z.Fatmir limaj takohet me aktivistet e IQPM-së menjëherë pas lirimit nga arresti shtëpiak”, shkruan Iniciativa Qytetare për Malishevë.

Vizita e Limajt ka ndodhur pak dit pas lirimit nga arresti shtëpiak./ PrizrenPress.com/

Komediafest sensibilizon Çarshinë e vjetër

0

Komediafest-gjakoveMe të qeshura dhe muzikë ka nisur nata e parë e festivalit mbarëkombëtar të komedisë “Komediafest”, që të hënen e hapi edicionin e dytë në Gjakovë.

Ndonëse është shfaqur premierë vetëm pak muaj më parë, komedia e Teatrit Profesionit të Gjakovës “Revolveri” e cila edhe e ka hapur festivalin, është përcjellë me interesim të madh në sallen e stërmbushur të pallatit të kulturës “Asim Vokshi”. Ky numër i madh ka garantuar se ashtu sikurse në edicionin e parë, edhe në këtë të dytin interesimi i vizitorëve do të jetë i madh.

Festivalin zyrtarisht e kanë hapur kryetari i Gjakovës Pal Lekaj dhe dy nga organizatorët Lekë Rezniqi e Elida Shasivari. Duke u ndjerë mirë për interesimin e adhuruesve të teatrit jo vetëm nga Gjakova, Lekaj ka thënë se me këtë festival dhe me këtë numër të madh të shikuesve, Gjakova po dëshmon se është qytet me traditë dhe sens të mirë të teatrit e kulturës në përgjithësi.

Nga ana tjetër, organizatorët kanë paralajmëruar se për 7 netët e festivalit janë përzgjedhur 7 shfaqje të mrekullueshme nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa pritet që të mos mungojnë edhe befasitë tjera gjatë aktiviteteve tërëditore.

Në hapje të festivalit, organizatorët kanë nderuar me mirënjohje post – mortum dy ikonat e komedisë kosovare, Xhevat Qenën dhe Gani Jetishin.

“E kanë gjet vendin adekuat ku me e organizu këtë festival të komedisë. Gjakova gjithmonë e ka kultivu komedinë dhe gjakovarët gjithmonë e kanë përciellur komedinë. Unë e dua shumë komedinë, prandaj jam e lumtur që jam ftuar dhe do të rri tërë javen në Gjakovë”, ka thënë ndërkohë aktorja Leze Qena, shkruan Zëri, teksa mirënjohjen e ndarë për të ndjerin Xhevat Qena e ka quajtur si nder i madh që i bëhet figurës dhe familjes së të ndjerit.

Hapjes zyrtare të festivalit i ka paraprirë edhe hapja e panairit të produkteve vendore, panair i cili në ambientet e Çarshisë së Vjetër ka grumbulluar disa dhjetra prodhues vendorë.

Pikën kulminante dita e parë e festivalit ka arritur në orët e mbrëmjes, ku disa nga DJ-të më të njohur kosovar kanë grumbulluar qindra të rinj jo vetëm nga Gjakova, por edhe nga qytete tjera të Kosovës. Organizatorët kanë paraparë që aktivitetet rinore të mbahen poashtu në ambientet e Çarshisë së VVjetër, sipas tyre, me të vetmin qëllim që kësaj pjese të qytetit t’i kthehet gjallëria për të pakten ditët sa do të mbahet festivali.

Ndryshe, Komedia Fest vazhdon të martën me trupën e Teatrit të Vushtrisë, të merkurën me Teatrin e Vlorës, për të vazhduar me atë të Mitrovicës, Kumanovës, Prishtinës dhe Tiranës, ndërsa aktivitetet do të vazhdojnë edhe në Çarshi ku çdo natë do të përformojnë DJ e grupe të ndryshme shqiptare.

Gabimi i Eqrem Çabejt për prejardhjen e shqipes

0

90817Në një bisedë me Arsim Spahiun, doktor në histori i Universitetit të Franche-Compté-së (Francë), mësojmë të dhëna të reja historike për pellazgët dhe ilirët e parë. Duke iu referuar studimeve më të fundit të bëra në Francë, Spahiu del në konkluzionin se pellazgët dhe ilirët e parë, para se të arrinin grekët në Ballkan, kanë marrë rrugën e shtegtimit nga Evropa Qendrore deri në Mesdhe. I vjen keq që e gjithë kjo histori mijëvjeçare “iu është atribuuar grekëve nga autorë modernë grekë dhe jo grekë”. Ndaj në disa çështje fajëson për këtë edhe gjuhëtarin e shquar Eqrem Çabejin që “nuk i ka hapur rrugë” studimit të pellazgjishtes.

Arsim, ju jeni pjesë e fisit Spahiu. Mund të na flisni pak për këtë fis të madh, mjaft të dëgjuar në Shqipërinë e Veriut?
-Të parët e mi, Spahijtë e Kolesjanit (Lumë) janë dalluar në luftërat kundër turqve dhe serbëve. Kullat tona janë djegur katër herë nga turqit e nga serbët dhe një herë nga zogistët. Baba Lam, Salih Spahiu (gjyshi im), Xhafer Spahiu, etj., kanë dhënë kontribut të vyer edhe në çlirimin e Shkupit. Përveç kësaj, të dhënë pas arsimit ata kanë kryer shkolla në vend dhe jashtë. Në vitin 1911, ata hapën shkollën e parë shqipe në qarkun e Kukësit, ku mësues i parë qe Rizah Spahiu…. Enver Spahiu, babai im, i formuar si intelektual në Perëndim, nuk mund të pajtohej me regjimin komunist. Ai e kuptonte ndryshe atdheun. Pinjoll i një familje atdhetare, ai aspironte për ribashkimin e të gjitha tokave irredente shqiptare me atdheun mëmë.

Kush jeni ju, Arsim Spahiu?
-Unë kam hapur sytë për herë të parë në Prizren, më 1942. Pasi kreva gjimnazin në Kukës, në vitin 1942, më doli e drejta e studimit në degën e fizikës pranë USHT-së, por në janar të vitit 1962 internohemi familjarisht. Atje kemi ngrysur 29 vite të pafund. Gjatë atyre viteve disa herë na është krijuar përshtypja sikur gjendja politike po zbutej. Për këtë arsye, për të njohur më mirë vetveten, brenda dy dhjetëvjeçarëve jam paraqitur në katër seksione të përkthimeve të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” për të bërë provim. Në të katër seksionet e ndërmarrjes kam bërë provim dhe jam pranuar në vend për t’u punësuar; të katër herët, pasi i kam vënë në dijeni ata të ndërmarrjes se banoj në Gradishtë të Lushnjës, më kanë thënë se do të më kërkonin më lart, madje Zonja Fatime Afezolli, pasi mori vesh përfundimin e përkthimit nga shqipja në italisht, më premtoi se do të më kërkonin në Komitetin Qendror, sepse nuk kishin përkthyes të atij niveli.

Tekefundit, nga të katër rastet, vetëm për njërin syresh mora vesh diçka pas disa dhjetëvjeçarësh: këtu e nja tre vite të shkuara, Zoti Aristidh Ristani më thotë në Paris se kishte shoqëruar drejtorin e Shtëpinë Botuese te sekretari i Komitetit të Partisë së Lushnjës për të më kërkuar si përkthyes të letërsisë artistike nga gjuhët e huaja në shqip. Po ç’përgjigje kishin marrë pa: “I kujt na qenka ai talent? i Enver Spahiut? I ati i tij ka qenë në shërbim të imperialistëve amerikanë, anglezë… Po i riu si quhet? Arsim Spahiu? Edhe ai ka qenë në shërbim të imperialistëve gjermanë, italianë…”. Kjo ishte një përgjigje standarde sigurisht, e regjistruar më parë: sekretari I, as na kishte parë, as dëgjuar ndonjëherë, as babanë as mua. Kulmi, përgjigjet e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” unë i kam marrë në Degën e Punëve të Brendshme. Të katër përgjigjet dalin në një qafë: “kur të zbardhet mjekra e të të zbresë deri në brez merru me përkthime; tani je i ri.

Të parët tuaj janë të njohur për besë e burrëri; ne e dimë se, po të hedhësh firmën këtu, nuk na e dredh. Këto vite që ke para, mund t’i kalosh jashtë shtetit”. Unë kisha parashikuar me kohë se do të më vinin para kësaj alternative, ndaj përgjigjen s’e vonova: “Unë di të bëj vetëm përkthime dhe kanale. Unë kam dhe një problem mjekësor: çfarë them ditën, e përsëris me zë edhe natën”. Me kaq, m’u hoqën qafet, por më lanë që të mbaroja kanalet e Myzeqesë. E pra, ato kanale u mbaruan kur emigruam. Më 1991, me ndihmën e xhaxhait dhe të djemve të tij, imigruam në Francë. Atje, krahas punës së përditshme kreva studimet e larta me korrespondencë në Universitetin e Franche-Comté-së. Pastaj mora diplomat e masterit në histori (maîtrise-ën e DEA-në) dhe, në fund, pasi mbrojta tezën me titull “Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e Vjetër”, arrita gradën e doktorit në histori të Universitetit të Franche-Comté-së.

Nga Franca keni botuar në Shqipëri disa vepra studimore? Pse jeni përqendruar pikërisht me pellazgët dhe me ilirët?
– Së pari, pellazgët dhe ilirët e parë që, para arritjes së grekëve në Ballkan, kanë marrë rrugën e shtegtimit nga Evropa Qendrore deri në Mesdhe. E gjithë ajo histori mijëvjeçare u është atribuar grekëve nga autorë modernë grekë dhe jo grekë. E dyta, pellazgët dhe ilirët lidhen ngushtë edhe me historinë e lashtë të Greqisë së mirëfilltë. Në ato shekuj të tërë, roli i iliro-shqiptarëve në Greqi është shumë i madh. E treta, pellazgët dhe ilirët paragrekë lidhen me problemet çame dhe me shqiptarët e Maqedonisë; ato lidhen ngushtë me mitologjinë dhe fenë pellazgo-ilire, me orakullin e Dodonës, me emrin Maqedoni, me princeshën “helenofobe” Olimbi, me etnicitetin e Lekës së Madh dhe të Mbretit Pirro etj. etj. që, u janë atribuuar gjithashtu grekëve. Të gjitha shkrimet e mia kanë një emërues të përbashkët: bashkimin kombëtar shqiptar.

?’mendim keni për qëndrimin e Eqerem ?abejt ndaj çështjes pellazgjike?
-Profesor ?abej, ky gjuhëtar i madh, nuk e përmend pellazgjishten në studimet e veta etimologjike. Për më tepër, ky parashtron se shqipja e sotme vjen nga shqipja e vjetër, pa identifikuar popullin që e ka folur atë gjuhë (“shqiptarët e vjetër”? Tashmë dihet se ai është luhatur mes teorive të përkundërta të prejardhjes ilire ose trake të shqipes, ose për sintezën e ilirishtes dhe të trakishtes, ose për mbulimin e shtresës gjuhësore trakisht me një shtresë gjuhësore të ilirishtes. Për mendimin tim, shqipja është me prejardhje protohistorike; ajo nuk përbën gjuhë të atyre shekujve në trajtën e “shqipes së vjetër”. Ndoshta do të ishte më mirë sikur Prof. ?abej të kishte pranuar qoftë dhe konvencionalisht vijimësinë pellazgjisht-ilirisht-shqip.

Në këtë mënyrë, ky gjuhëtar i madh, shumë i vlerësuar nga gjuhëtarët më të mëdhenj, nuk do të largonte interesimin e gjuhëtarëve amerikanë nga pellazgjishtja, ilirishtja dhe shqipja të marra së bashku, sepse veç e veç japin pak të dhëna për t’i renditur ndër gjuhët e sotme indo-evropiane, ku gjuhëtarët amerikanë do të mund të bazoheshin për të ndërtuar indo-evropianishten. Sa herë hap ndonjë volum të Studimeve etimologjike të Prof. ?abejt, “sikur të ishte përfunduar!”, them me vete. Unë nuk kam pasur rast ta shoh ose ta dëgjoj ndonjëherë atë shkencëtar të madh të shqipes, por ne familjarisht kemi kënaqësinë dhe nderin të kemi pasur mik të vjetër vëllanë e tij, Zotin Ferid ?abej, dikur avokat në Kukës dhe në Lushnje. Në kohën e Zogut, ky zotëri hijerëndë i ka kaluar fundjavat në shtëpinë tonë në Kolesjan, tri orë rrugë larg në kalë, duke lënë të kënaqur dhe të nderuar të gjithë pjesëtarët e të familjes. Përveç kësaj, ne s’ia harrojmë kurrë këtij burri fisnik dhe me kurajë civile, që na ka ardhur shpesh në ndihmë gjatë viteve të internimit në Gradishtë të Lushnjës.

Gjatë periudhës me liri të kufizuar në Gradisht a keni shkruar?
– Po. Herë pas here kam shkruar pamflete e artikuj, që i kemi djegur dy herë, një herë babai dhe herën e fundit unë. Disa prej tyre më kujtohen, madje kam tentuar të rishkruaj ndonjërin syresh, por jam bindur se nuk është e mundur dhe e kam lënë. Kam shkruar dhe dy romane: “Drenicarët ose “servët” e Kosovës” dhe “Varrë në zemër”, që i kam botuar nga Franca, pas vitit 1991, sigurisht.

?’mendim keni për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë?
– Akademia e Shkencave ka nevojë për fonde. Për historinë p.sh. duhen pa tjetër botimet e dhjetëvjeçarëve të fundit të historianëve më të njohur euro-amerikanë. Në Bibliotekën Kombëtare të Parisit, ku shkoj pothuajse çdo ditë, dëgjohen biseda në gjuhët e vendeve ballkanike e përreth, por në shqip jo. Ata bëjnë hulumtime shkencore, ndërsa ne shqiptarët jemi të përpirë në përplasjet mes partive politike.

A ka në Francë njohës të historisë së Shqipërisë?
-Ka, sigurisht, madje ka shumë. Anglo-saksonët e njohin parësinë e historianëve të këtij vendi, ku ripërtëritja brodeliane e Shkollës së Analeve merr në studim strukturat dhe konjukturat e fshehura nën sipërfaqen e ngjarjeve të kulluara. Por janë disa historianë francezë që ndjekin teorinë e G. Kossinnas, sipas të cilit provinca kulturore të përcaktuara saktësisht përputhen në të gjitha epokat me tribu dhe popuj të caktuar. Kjo teori, edhe pse e hedhur poshtë, është përvetësuar nga shumë arkeologë.

A keni ndonjë zbulim tuajin mbi Shqipërinë në Francë, që dëshironi t’ia jepni lexuesit shqiptar?
-Po. Ne pandehim se Evropa na njeh si popull trim e luftëtar, siç ka shkruar dikur ndonjë historian a udhëtar, që i ka njohur nga afër të parët tanë. Evropianët e sotëm, e kam fjalën për intelektualët, sidomos për historianët me ndonjërin prej të cilëve hyj nganjëherë në bisedë, njohin dhe zënë në gojë Nënë Terezën, madje e vlerësojnë shumë. Kryesorja, ajo që duhej ta vija në fillim të përgjigjes, francezët venë re ndryshimin e thellë mes shqiptarëve dhe popujve ballkanikë, që kufizohen me ta. Ndërsa grekët dhe sllavët e jugut janë të gjithë nacionalistë të flaktë, madje shovinistë, shqiptarët druajnë të bashkohen si komb! Janë më të zgjuar shqiptarët apo nuk janë formuar ende si komb? Ky fakt i çudit evropianët e sotëm dhe mbarë botën. Thuaju sa të duash se të tillë i bëri shqiptarët diktatura; sa para bën. Po bëhet një çerek shekulli qëkur u përmbys ajo./Shqiptarja.com/