Kandidati i VV-së, Krasniqi vizitoi institucionet dhe banorët e dy lagjeve të Malishevës

Alban Krasniqi ne lagjet e malishevesKandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi ka vizituar zyrat e “HANDIKOS-it”, Qendrën e Banimit Social, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, përfaqësuesit e lagjes “Mirdita” dhe “Pallanka” në këtë qytet. .

Krasniqi në takimin që ka zhvilluar me drejtorin e QKMF, dr. Besim Zogaj dhe bashkëpunëtorët e tij, u njoftua për shërbimet që kryen kjo qendër.
Ata kanë diskutuar për punën dhe aktivitetin e kësaj KMF-së. Krasniqi ka vlerësuar punën e stafit të kësaj qendre. Ai shprehu shqetësimin për shërbimet e pamjaftueshme për qytetarët e Malishevës.
Ai ka po ashtu ka folur për planin e VV-së për shëndetësi. Një pjesë të madhe të diskutimit zuri edhe problemi me ethet hemorragjike dhe mobilizimin shoqëror për ketë problem të madh që ka kjo komunë, problem ky që ka marr jetën e 19 qytetarëve të Malishevës.

Në Qendrën “HANDIKOS”, kandidati Krasniqi, ndërkaq është pritur nga drejtoresha e Qendrës Feride Hoxha. Në këtë takim është diskutuar për nevojat e qendrës, rolin e saj dhe mbështetjen që do të ofrojë Lëvizja Vetëvendosje! për personat me nevoja të veçanta.
Në takim me qytetarët e lagjes “Mirdita”, ka folur për gjendjen me kanalizimin e papërfunduar, mbeturinat dhe mungesën e kontejnerëve, ndriçimin publik, papunësinë dhe sigurinë.

Në takim me qytetarët e lagjes “Pallanka”, ndërkaq ka folur për planet e VV-së për bujqësi dhe blegtori. Qytetarët u ankuan lidhur me harresën që e ka pushteti përballë fshatit dhe ekonomive familjare të tyre, si dhe kërkuan nga kandidati i VV-së që pas 3 nëntorit si Kryetar i Komunës të ketë vëmendjen te prodhuesi vendor dhe punësimi./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit