16.8 C
Prizren
E premte, 30 Shtator, 2022

Komediafest sensibilizon Çarshinë e vjetër

Komediafest-gjakoveMe të qeshura dhe muzikë ka nisur nata e parë e festivalit mbarëkombëtar të komedisë “Komediafest”, që të hënen e hapi edicionin e dytë në Gjakovë.

Ndonëse është shfaqur premierë vetëm pak muaj më parë, komedia e Teatrit Profesionit të Gjakovës “Revolveri” e cila edhe e ka hapur festivalin, është përcjellë me interesim të madh në sallen e stërmbushur të pallatit të kulturës “Asim Vokshi”. Ky numër i madh ka garantuar se ashtu sikurse në edicionin e parë, edhe në këtë të dytin interesimi i vizitorëve do të jetë i madh.

Festivalin zyrtarisht e kanë hapur kryetari i Gjakovës Pal Lekaj dhe dy nga organizatorët Lekë Rezniqi e Elida Shasivari. Duke u ndjerë mirë për interesimin e adhuruesve të teatrit jo vetëm nga Gjakova, Lekaj ka thënë se me këtë festival dhe me këtë numër të madh të shikuesve, Gjakova po dëshmon se është qytet me traditë dhe sens të mirë të teatrit e kulturës në përgjithësi.

Nga ana tjetër, organizatorët kanë paralajmëruar se për 7 netët e festivalit janë përzgjedhur 7 shfaqje të mrekullueshme nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa pritet që të mos mungojnë edhe befasitë tjera gjatë aktiviteteve tërëditore.

Në hapje të festivalit, organizatorët kanë nderuar me mirënjohje post – mortum dy ikonat e komedisë kosovare, Xhevat Qenën dhe Gani Jetishin.

“E kanë gjet vendin adekuat ku me e organizu këtë festival të komedisë. Gjakova gjithmonë e ka kultivu komedinë dhe gjakovarët gjithmonë e kanë përciellur komedinë. Unë e dua shumë komedinë, prandaj jam e lumtur që jam ftuar dhe do të rri tërë javen në Gjakovë”, ka thënë ndërkohë aktorja Leze Qena, shkruan Zëri, teksa mirënjohjen e ndarë për të ndjerin Xhevat Qena e ka quajtur si nder i madh që i bëhet figurës dhe familjes së të ndjerit.

Hapjes zyrtare të festivalit i ka paraprirë edhe hapja e panairit të produkteve vendore, panair i cili në ambientet e Çarshisë së Vjetër ka grumbulluar disa dhjetra prodhues vendorë.

Pikën kulminante dita e parë e festivalit ka arritur në orët e mbrëmjes, ku disa nga DJ-të më të njohur kosovar kanë grumbulluar qindra të rinj jo vetëm nga Gjakova, por edhe nga qytete tjera të Kosovës. Organizatorët kanë paraparë që aktivitetet rinore të mbahen poashtu në ambientet e Çarshisë së VVjetër, sipas tyre, me të vetmin qëllim që kësaj pjese të qytetit t’i kthehet gjallëria për të pakten ditët sa do të mbahet festivali.

Ndryshe, Komedia Fest vazhdon të martën me trupën e Teatrit të Vushtrisë, të merkurën me Teatrin e Vlorës, për të vazhduar me atë të Mitrovicës, Kumanovës, Prishtinës dhe Tiranës, ndërsa aktivitetet do të vazhdojnë edhe në Çarshi ku çdo natë do të përformojnë DJ e grupe të ndryshme shqiptare.

Më Shumë

E diela me diell

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin 3-5 gradë celsius, ndërkaq ato maksimale pritet të arrijnë deri në...

Gruaja e drejtorit të Arsimit në Dragash emërohet në komisionin për pranimin e punëtorëve komunal

Partia Demokratike e Kosovës- Dega në Dragash, po e akuzon drejtorin e Arsimit, Selim Kryeziu se ka ndikuar që gruaja e tij, Luljeta Kryeziu...

Lajmet e Fundit