16.1 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 9054

Limaj: Salustro po del se është “mbret”

0

Limaj-Rrecaj-gjyq(E plotësuar) Në fillim të seancës së sotme në rastin “Kleçka”, prokurori Maurizio Salustro ka kërkuar nga trupi gjykues që t’i fusë si prova edhe dy deklarata të të ndjerit Agim Zogaj, të cilat i kishte dhënë në KFOR dhe EULEX, lidhur me dorëzimin e dy armëve.

Pas fjalës së prokurorit ka reaguar pala mbrojtëse, duke kundërshtuar që këto deklarata të merren si prova për faktin se administrimi i provave ka përfunduar. Por trupi gjykues vendosi në favor të kërkesës së prokurorit Salustro.

Ndaj këtij vendimi të trupit gjykues, ka reaguar edhe Fatmir Limaj, duke u shprehur i pakënaqur me trupin gjykues se si po lejon këso sjelljesh të prokurorit Salustro. “Si e morët vendimin për këto dokumente nuk dua të komentoj, mirëpo nuk mundem pa shprehur shqetësimin tim, sepse nuk është hera e parë që po ndodh kështu, sikurse ekziston një mekanizëm i veçantë në EULEX dhe KFOR vetëm për prokurorin Salustro. Konkretisht, sikurse me qenë dy EULEX-a dhe dy KFOR-a për prokurorin. Kjo çështje më shqetëson, sepse prokurori po del sikurse të jetë president i shtetit. Ky po del se është mbret. Ky po del sikurse me udhëheq me shtetin dhe gjykatën”, ka thënë Limaj, shkruan Epoka e re.

Prokurori Salustro është duke vazhduar me fjalën e tij përfundimtare në këtë rast.

 

Sot fjala e fundit e Salustros për rastin “Kleçka”

Prokurori italian, Maurizio Salustro dhe pala mbrojtëse, sot do ta paraqesin fjalën përfundimtare në rastin “Kleçka”, në të cilin akuzohen Fatmir Limajt dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij.

Pas fjalës përfundimtare të prokurorit dhe të palës mbrojtëse, trupi gjykues ka vendosur që t’i lërë në dispozicion edhe datën 10 dhe 11 shtator për seancë nëse ndonjëri prej avokatëve të të akuzuarve ka për të thënë pas fjalës së prokurorit.

Ndërkohë dje është liruar nga arresti shtëpiak Fatmir Limajn dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij.

Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka shprehur optimizëm se më 17 shtator Limaj dhe shokët e tij do të shpallen të pafajshëm sikurse në maj të vitit 2012. “Mbrojtja e Limajt është e bindur se mund të ketë vetëm aktgjykim lirues për Fatmir Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij”, ka thënë Gashi.

Kryetari i trupit gjykues në rastin “Kleçka”, ndaj të akuzuarve për krime lufte Fatmir Limaj dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, do ta jap vendimin përfundimtar me 17 shtator.

Jahaj i LDK-së akuzon Thaçin për moslëshimin e pagave të arsimtarëve

0

LDK-logo5-23Kryetari i Komisionit për Arsim në Prizren nga radhët e LDK-së, Osman Jahaj ka akuzuar të mërkurën kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin për moslëshimin e pagave të arsimtarëve. Ai tha se arsimtarët në Prizren ende nuk i kanë marrë pagat, edhe pse kanë kaluar katër ditë të mujt shtator.

“Sot në ditën e katërt të muajit shtator, mësimdhënësit nuk i kanë marr pagat, ndërsa kryeministri i Kosovës dhe qeveria aktuale në vend se të shqetësohen për vonesën e pagave, ata me parat e taksapaguesve grumbullojnë arsimtarët në një vend, duke ua kërkuara atyre hapur votën në emër të qeverisë për PDK-në”, tha Jahaj.

Sipas tij, takimi i Kryeministrit më mësimdhënësit e Prizrenit, më shumë ka qenë një takim i liderit të PDK-së. “Ai po vazhdon fushatën ende pa filluar afati zyrtar”, tha Jahaj.

Sipas tij, me këtë shembull Hashim Thaçi dhe e gjithë qeveria po japin sinjale të fuqishme se fushatën e PDK-së, do ta zhvillojnë me mjete të taksapaguesve dhe me gjithë logjistikën e qeverisë.

“Si në rastet e mëparshme edhe këtë me këtë rast kjo qeveri dëshmon se vepron në kundërshtim me procedurat e shpenzimit të buxhetit, duke e shndërruar paranë publike në instrument të partisë shtet”, tha Jahaj. Ai ftoi organet e drejtësisë, që të hetojë mënyrën e pagesës së darkës së arsimtarëve. “Darkat e ngjashme buxhetit të komunës i kushtojnë rreth 20 mijë euro”, tha Jahaj./PrizrenPress.com/

 

“Fushata” largon në Malishevë 23 mësimdhënës

0

MalishevaPër kalkulime politike me qëllim të përfitimit në vota për zgjedhjet e nëntorit, Komuna e Malishevës ka larguar nga puna 23 mësimdhënës, derisa ka hapur konkurs të ri për t’i plotësuar këto vende pune. Komuna ka bërë seleksionim të mësimdhënëseve, duke i larguar vetëm ata që nuk janë banorë të Malishevës.

Disa prej tyre kanë folur me KTV-në, mirëpo nuk kanë dashur të prononcohen para kamerës me shpresën se do ta rifitojnë mundësinë e punës sërish. Disa prej tyre kanë parashtruar ankesa pranë zyrtarëve komunalë. KTV-ja ka insistuar të flasë me drejtorin për Arsim në Komunën e Malishevës, Isuf Morina, i cili fillimisht e ka konfirmuar largimin, por kur ka mësuar se për çfarë bëhet fjalë, e ka mbyllur telefonin.

Një burim i afërt me përfaqësuesit komunalë i ka thënë KTV-së se ky veprim vjen si pasojë e përplasjeve brenda Partisë Demokratike në Malishevë. Ndarja në dysh e PDK-së dhe formimi i Iniciativës Qytetare nga përkrahësit e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, sipas këtij burimi, ka vënë në rrezik fitoren e PDK-së. Krejtësisht për përfitime politike dhe manipulim të opinionit publik në prag të zgjedhjeve e vlerëson “Vetëvendosje” këtë veprim.

Ish-anëtarë të LDK-së bashkohen me “Nismën Qytetare për Prizrenin”

0

FadilKryeziu-nqpSpektrit politik të Prizrenit i shtohet edhe një iniciativë qytetare, që grumbullon rreth vetes një numër të aktivistëve që për një kohë të gjatë kanë kontribuar në degën e LDK-së në këtë komunë.

Përfaqësues të kësaj nisme kanë konfirmuar aplikimin në KQZ për zgjedhjet komunale të 3 nëntorit. “Kemi aplikuar për certifikim në KQZ me nismën qytetare “Për Prizrenin”, ka thënë Fadil Kryeziu për Kohën Ditore, njëri nga udhëheqësit e kësaj nisme. Ai nuk ka pranuar t’i identifikojë aktivistët e kësaj nisme me partinë në të cilën ka vepruar për shumë vite, por ka theksuar se bëhet fjalë për një nismë të përbërë nga qytetar të pavarur. “Jemi grup i qytetarëve të pavarur, të interesuar për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit, si një alternativë jashtë spektrit aktual politik të Prizrenit, ka deklaruar Kryeziu.

Kryeziu ka qenë pjesë e strukturave të degës së LDK-së për një kohë të gjatë. Përplasjet me kreun e degës, Eqrem Kryeziu, kanë bërë që ai bashkë me një grup aktivistësh të largohen nga LDK-ja dhe në prag të zgjedhjeve nacionale të rreshtohen përkrah Listës “Ibrahim Rugova”.

Fest Film Kosova, sot shfaqen 10 filma

0

FestFilmKosova-Hyjnesha ne FronFilmi i metrazhit të shkurtër nga Rumania “Wonderland” do jetë filmi i parë i ditës së sotme nga 10 të tillë që do shfaqen gjatë gjithë ditës në Teatrin Kombëtarë të Kosovës, në kuadër të Fest Film Kosova – Hyjnesha në Fron.

“Wonderland” për shikuesit do të jepet në ora 11:30. Pas këtij filmi, radhën do ta ketë filmi maqedonas “Last connffession”, për tu pasuar nga filmi afganistanez “Buzkashi Boys”.

Pas këtyre tre filmave shikuesit do kenë mundësi të bashkëbisedojnë me producentin dhe skenaristin e njohur botërorë Christoper Miles dhe aktorin, shkrimtarin dhe producentin Michael Sarne.

Në ora 14:30 do jepen edhe filmat “Murk Light”, “Pawnshop”, “Family Pictures”, “Closly”, “Archive”. Pas filmave të metrazhit të shkurtër, do lihet vend edhe për filmat e metrazhit të gjatë, ku në ora 17:00 do shfaqet filmi “Skopje Remixed” dhe në ora 20:00 “The Little Love God”.

Përndryshe festivali ka karakter ndërkombëtar dhe të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën angleze.

Maloku: Minoritetet bënë atentat në KQZ

0

Fadil MalokuFadil Maloku është një prej dy anëtarëve të KQZ-së i cili ka votuar kundër heqjes së logos së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Votova kundër për shkak se në marrëveshjen e 19 prillit, e cila parasheh mbajtjen e zgjedhjeve konform ligjeve të Kosovës, heqja e logos – së bashku me temën rreth rolit të OSBE-së – është në kundërshtim të plotë me këtë marrëveshje dhe si e tillë, meqë është antiligjore, antikushtetuese dhe antishtetërore, unë nuk e kam mbështetur. Mendoj se edhe opinionet e ekspertëve ligjor janë në këtë drejtim”, ka thënë Maloku për Bota Sot.

“Vendimi për t’u hequr logoja është shkuar në mënyrë të shpejt nga një përfaqësues i komunitetit serb, në gjuhën serbokroate, i papërkthyer. Ky vendim nuk ka kaluar nëpër procedurën e këshillit për procedura, për të ardhur pastaj ad hoc. Edhe medieve dje u është bërë një tradhti, për shkak se mbledhja ishte e paraparë të mbahej në orën 11, pastaj është shtyrë në 12 dhe pas kësaj drejtues të KQZ-së kanë thënë se nuk ka mbledhje. Pastaj na kanë ftuar urgjentisht në orën 13.15. Kjo ishte një çmenduri. Kjo është pasojë e gatishmërisë së kryesueses së KQZ-së për të shkuar në Bruksel, pasojat e të cilës po i shohim sot. Është bërë një atentat në Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës. Por, ky nuk është vendim i gjithë KQZ-së për logon. Vendosën katër minoritete dhe dy përfaqësues të një subjekti që është në Qeveri. Unë falënderoj abstenimin e përfaqësuesit të LDK-së dhe kryesueses, që dëshmon se nëse merremi me numra, i bije që mbi 60 për qind ishim kundër vendimit, ndërsa ishin minoritetet ata që vendosën për një atentat në KQZ”.

Fletëvotimet, precedent shumë i rrezikshëm

0

KQZ-logoja ne fletvotimeVendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që fletëvotimet të kenë vetëm logon e KQZ-së dhe jo të institucioneve të Kosovës, paraqet një precedent të rrezikshëm për veriun e vendit, precedent ky që iu jep hapësirë strukturave në veri që pas zgjedhjeve të mos pranojnë asnjë simbol shtetëror të Kosovës, kanë vlerësuar për Telegrafin, anëtarë të shoqërisë civile.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike, shprehet se precedenti me fletëvotimet prodhon idenë që institucionet të cilat dalin nga zgjedhjet në veri, nuk janë të detyruara të njohin identitetin juridik të shtetit të cilit i takojnë. Në anën tjetër, sipas tij, ky vendim i KQZ-së – në kundërshtim me parimet themelore të ligjit që rregullon simbolet e vendit – është rezultat i presionit direkt të Beogradit.

“Qeveria e Kosovës po bën gabim të rëndë kur po negocion për çështjet bazike të identitetit shtetëror të Kosovës. Këto veprime ia bëjnë serbët serbëve e veriut të mendojnë se ata kanë të drejtë të kontestojnë çdo kategori shtetërore të Kosovës. Kjo sjellje e Qeverisë, për fat të keq, po e dërgon Kosovën drejt negociatave pa mbarim, në një cikël që rrezikon seriozisht ndërtimin e një shteti sovran dhe demokratik”, tha Korenica për Telegrafin.

Shpend Kursani, nga Instuti KIPRED, ka theksuar se përdorimi i fletëvotimeve pa logo të Republikës së Kosovës është ekuivalente me heqjen e fjalës republikë në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës; me heqjen e stemave shtetërore nga dokumentet tregtare dhe nga vendimet e gjykatave.

Ai ka shprehur habinë e tij sesi shumica e opozitës në Kosovë, e sidomos Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk dallon në qëndrimet e saj nga pushteti.

“AAK-ja e ka përkrahur këtë më shume se PDK-ja. Deklarata e Haradinajt se duhet të gëlltitet çështja e logos, janë treguesi më i mirë i kësaj përkrahjeje”, tha ai për Telegrafin. “Këta zyrtarë këto tolerime i bëjnë që t’ju zgjatet jeta në skenën politike. Por, sa më gjatë të jenë në pushtet, do të kemi më pak republikë dhe më pak shtet”.

Avni Zogiani, nga Organizata “Çohu”, ka theksuar se çështja e logos, së bashku me caktimin e datës së zgjedhjeve, janë zbatim i fjalëve të cilat kanë dalë nga goja e kryeministrit serb, Ivica Dacic.

Sipas tij, këto dy fakte tregojnë se në bisedimet e Brukselit kryeministri i Kosovës është pajtuar që ta ndaj sovranitetin e Kosovës me Republikën e Serbisë – jo vetëm në raport me veriun, por në raport me tërë territorin e Kosovës.

“Kemi të bëjmë me një ushtrim të sovranitetit të dyfishtë, i cili është kërkuar me 6-pikëshin e Ban Ki-moonit. Pala serbe ka insistuar që të ketë një lloj sovraniteti të dyfishte mbi Kosovën. Këtu, përveç sovranitetit formal, po flasim edhe për heshtjen e politikës. Thjesht kemi indikatorë që tregojnë se në Bruksel është ndarë sovraniteti i Kosovës në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Zogiani shprehet se cikli i kompromiseve nga ana e Prishtinës zyrtare, nuk mund të ndalet me këtë klasë politike. Sipas tij, në Kosovë nuk ka politikanë të cilët primare e kanë politikën dhe jo biznesin.

“Deri në kohën kur në pushtet do të vijnë politikanët karrieristë, deri atëherë nuk do të ndalen kompromiset në dëm të Kosovës”, tha Zogiani.

Afati i fundit për subjektet politike

0

partite-politikeSot është afati i fundit kur partitë politike mund të aplikojnë për certifikim në KQZ. Derisa në PDK kanë thënë se do të aplikojnë dje, AAK dhe Vetëvendosje do të aplikojnë sot. Kurse në LDK, nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. Edhe pse është dita e fundit, subjektet politike ende nuk kanë bërë publik emrat e disa kandidatëve për kryetar komunash.Derisa, KQZ-ja rregullisht ka bërë thirrje që të mos e lënë aplikimin në ditën e fundit, ngase u paraqet problem, në këtë institucion deri dje kanë aplikuar 38 subjekte, prej tyre 23 iniciativa, 8 kandidatë dhe shtatë parti politike, por jo edhe partitë e mëdha.

Përveç kësaj, partitë ende nuk i kanë emrat e të gjithë kandidatëve për kryetar komunash.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka kandidatë për disa komuna të mëdha siç janë Prizreni, Gjakova, Gjilan e të tjera.

LDK ende nuk ka emrin për Prishtinën, edhe pse flitet shumë që Isa Mustafa do rikandidohet. Ndërsa AAK-ja i ka përzgjedhur kandidatët e tyre.

Sa i përket kandidatëve Vetëvendosje thotë se nuk do të kenë në Komunat e Pakos së Ahtisarit, ndërsa në të tjerat deri sot do t’i përfundojnë. Pra, ndër komunat që nuk do të aplikojnë janë edhe Juniku dhe Hani i Elezit.

Kurse sa i përket partive serbe, deri tash dihet se Partia Demokratike e Serbisë (DSS) nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës, të parapara për 3 nëntor me arsyetimin se këto zgjedhje janë anti-kushtetuese dhe anti-shtetërore, si dhe shuajnë institucionet shtetërore të Serbisë në Kosovë.

Partitë që duan të marrin pjesë në një komunë duhet të paguajnë 200 euro për certifikim, ndërsa ato që duan të marrin pjesë në të gjitha komunat duhet të paguajnë 2 mijë euro.

Pjesë e zgjedhjeve është thënë se nuk mund të jenë ata që kanë pasur ndonjë gjobë të çfarë do lloji më parë dhe nuk e kanë paguar atë./Kosovapress/

Për dhe kundër fletëvotimeve të reja

0

Prishtina-sheshi zahiritKërkesa e kryeministri të Serbisë Ivica Daçiq që në fletëvotimet e zgjedhjeve të 3 nëntorit të mos jetë stema Kosovës u realizua, por tash mbetet të shihet se a do të mund ai t’i bindë serbët e veriut që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Largimi i stemës së Republikës së Kosovës, nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit nga zyrtarët e partisë në pushtet shihet si një kontribut për pjesëmarrjen në zgjedhje i të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Anëtari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se një veprimi i tillë është marrë nga KQZ-ja në mënyrë që Kosova kësaj radhe të mbajë zgjedhjet në gjithë territorin e saj.

“Qëllimi i vetëm është që Kosova kësaj radhe të mbajë zgjedhje në tërë territorin e saj, me pjesëmarrjen e të gjithë qytetareve të të gjitha etnive dhe të dëshmojë edhe një herë se territori i Republikës së Kosovës është unik dhe i pandarë”, tha Gashi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deri sa është shprehur optimist se serbët e veriut të Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ka deklaruar se AAK-ja mbështet vendimet e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Fletëvotimi në dukje ka simbolet e KQZ-së që është institucion i Republikës së Kosovës ku ka edhe hartën në logon e vet. Ne i përkrahim këto vendime të KQZ-së që qojnë në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve në gjithë vendin”, tha Haradinaj në një konferencë për media pas një takimi që ka pasur me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një ditë më parë vendosi që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të jetë vetëm logoja e KQZ-së dhe duke larguar stemën e Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi, ka thënë se vendimi i KQZ-së për të hequr stemën e Republikës së Kosovës nga fletëvotimet është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Fletëvotimi do të duket plotësisht ashtu siç është kërkuar dhe propozuar nga kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq para disa ditësh. Ne do ta verifikojmë dhe do ta vlerësojmë me profesionalizëm këtë vendim të KQZ-së. Duke qenë të sigurt se ky vendim është i paligjshëm dhe antikushtetues, do ta adresojmë shumë shpejt në instancat gjyqësore, natyrisht duke mos përjashtuar edhe Gjykatën Kushtetuese për ta kundërshtuar një vendim të tillë”, ka thënë Rrustemi për Radion Evropa e Lirë.

Nga ana tjetër, njeri nga përfaqësuesit e serbëve të veriut Marko Jakshiq tha për Radion Evropa e Lirë se heqja e simboleve shtetërore nga fletëvotimet nuk është diçka tjetër veç një mashtrim, duke pasur parasysh, siç tha ai, se zgjedhjet e lokale janë shpallur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, jo nga Kuvendit i Serbisë.

“Kjo nuk do të ndryshojë mendimet tona. Ne mendojmë se ky është një mashtrim. Ne e dimë se këto zgjedhje janë shpallur jo nga Kuvendi i Serbisë por nga Atifete Jahjaga. Ne, nuk jemi naivë dhe të mos kuptojmë këtë situatë. Mendoj se shumica e qytetarëve nuk do të dalin në zgjedhje”, tha Jakshiq.

Ngjashëm shprehen edhe banorët serbë të veriut të Kosovës.

Ata thonë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet që i organizojnë institucionet e Kosovës.

Aleksandër Mijatoviq është njëri nga qytetarët që është kundër daljes në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Nuk kemi besim në Institucionet e Kosovës, por as nuk ju besojmë politikanëve serbë të cilët bëjnë thirrje për dalje në zgjedhje. Eshtë e drejta ime qytetare dhe unë si qytetar kam vendosur mos të dal në zgjedhje”, tha Aleksander Mijatoviq.

Kurse, Jellena Nikoliq shprehet:

“Nuk do të dal në zgjedhje sepse nuk i shoh si legjitime dhe legale. Në të vetmet zgjedhje që dal për të votuar janë ato që shpallen nga Serbia”, u shpreh Nikoliq.

Vendimi i KQZ-së është mirëpritur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e po ashtu edhe presidentja Atifete Jahjaga ka inkurajuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që, në përputhje me mandatin e tij, të gjejë zgjidhje ligjore që respekton kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës dhe siguron pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit.

Por, qytetarët shqiptar kanë kundërshtuar largimin e stemës nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Halil Fetahu kritikon KQZ-në për vendimin e fundit rreth çështjes së stemës.

“Absolutisht është e padrejtë dhe me çfarë të drejte është marrë një vendim i tillë. Pse të largohen simbolet tona vetëm për hatër të Serbisë”, tha Fetahu.

Kurse, Sadik Kurteshi thotë se jo vetëm shqiptarët duhet të bëjnë kompromise, sipas tij ata që duan të inkuadrohen në jetën institucionale në Kosovës duhet të bëjnë kompromise.

“Pikëpyetje e madhe është se sa shqiptar dalin tash në votime sherri i asaj, po kushtet janë jashtë normales dhe janë të jashtëzakonshme. Një pjesë e shtetit nuk kontrollohet. Sipas zotit Ramush Haradninaj, duhet me gëlltiti, me gëlltiti po por, çka nëse ajo që e ke gëlltiti të mbetet në fyt. Për të gëlltitur duhet të gëlltitin ata jo ne”, tha Kureshi.

Përkujtohen dëshmorët e fshatit Zatriq

0

Kompleksi dëshmorëve-Krushë e MadheDëshmorët Mazllum e Esat Kastrati dhe Xhafer Vehapi,  janë përkujtuar në 15 vjetorin e rënies në betejën e Zatriqit.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në këtë përvejtor takoi familjarë, bashkëluftëtarë dhe shokë e miq të dëshmorëve dhe bëri homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve në Zatriq. Latifi tha se rënia heroike e tre dëshmorëve të Zatriqit dhe e gjithë dëshmorëve të kombit, duhet të mbahet mend e të përkujtohet me respekt. “Gjaku i dëshmorëve të lirisë,na detyron neve si institucione, qëndrore,dhe locale, që të punojmë edhe më fuqishëm drejt realizimit të kërkesave të familjarëve të dëshmorëve dhe gjithë popullit tonë”, tha Latifi.

Ai tha se historia e Kosovës ka nxjerrë heronjë,që gjithmonë i kanë bërë roje atdheut të tyre. Latifi tha se dëshmorët Mazllum Kastrati,Esat Kastrati,dhe Xhafer Vehapi, ishin sy patrembur, që urrenin padrejtesitë dhe shtypjen ndaj kombit të tyre, “prandaj u rreshtuan në radhët e çlirimtarëve dhe hynë në kujtesën tone kolektive”./PrizrenPress.com/