11.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 9055

Beson në pafajësinë e Limajt, Krasniqi: Lirimi i tij është një ogur i mirë

0

Limaj-KrasniqiKryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se lajmi për lirimin e Fatmir Limajt me shokë nga arresti shtëpiak është një ogur i mirë. Krasniqi në një postim në “Facebook”, ka shkruar se i beson pafajësisë së Limajt me shokë.

“Lajmi për lirimin nga arresti shtëpiak i Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, është një ogur i mirë. Le të besojmë se edhe fundi i këtij procesi do të jetë i tillë dhe nuk ka asnjë arsye të ndodhë ndryshe. ‘E treta e vërteta’, thotë një fjalë e urtë. Unë i besoj drejtësisë evropiane dhe pafajësisë së Fatmirit me shokë”, ka thënë Krasniqi./PrizrenPress.com/

38 subjekte politike aplikojnë në KQZ

0

Afishet e partiveDrejtoresha e Zyrës për Regjistrimin e partive politike, Miradije Mavqiri, ka bërë me dije se deri më tani kanë aplikuar 38 subjekte politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Ajo gjatë mbledhjes së KQZ-së, ka thënë se deri nesër në orën 00:00 subjektet politike kanë kohë për t’i paraqitur listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe të asambleistëve për kuvendet komunale.

Kontributi i Kadaresë, i jashtëzakonshëm

0

Jahjaga-KadarePresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, Helena Kadare.

Në një bisedë shumë miqësore, presidentja Jahjaga dhe shkrimtari Kadare biseduan për çështje të ndryshme politike, shoqërore e kulturore dhe për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë dhe duke e përgëzuar për marrjen e çmimit ndërkombëtar “Ali Podrimja”, presidentja Jahjaga ka theksuar se është një nder i madh për të gjithë Kosovën vizita e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, vepra e të cilit vazhdon të jetë frymëzim për të gjitha gjeneratat”, është thënë në komunikatën e presidencës.

Jahjaga ka thënë se kontributi i Kadaresë për Kosovën në shtypin dhe diplomacinë botërore, është i jashtëzakonshëm dhe me ndikim të madh. Presidentja Jahjaga ka theksuar se Kosova sot është një shtet i pavarur e demokratik, që synon anëtarësimin në BE, NATO dhe në OKB.

Shkrimtari Ismail Kadare e ka përgëzuar presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e saj, me theks të veçantë në kontributin që ajo ka dhënë në ngritjen e imazhit të Kosovës në botë. Shkrimtari Ismail Kadare ka folur edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, të Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit, duke theksuar se kjo është zgjidhja e natyrshme për secilin vend të rajonit./PrizrenPress.com/

Arbër Rexhaj, zyrtarizohet për kryetar të Prizrenit

0

ArberRexhaj-vvLëvizja Vetëvendosje! ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Arbër Rexhajt për kryetar të Prizrenit. Anëtarët e të gjitha pikave të Lëvizjes në Prizren, të dielën kanë votuar për të zgjedhur kandidatin për kryetar komune, sipas parimit një anëtar një votë. Gjatë procesit të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, nuk është vërejtur asnjë parregullsi. “Kemi pritur 24 orë, dhe pranë Komisionit Zgjedhor ad hoc të Qendrës nuk është paraqitur asnjë ankesë. Ne si komision vlerësojmë procesin e zgjedhjeve si të lirë dhe në përputhje të plotë me frymën e demokracisë së brendshme, të shprehur në statutin dhe rregulloren tonë për zgjedhjet e brendshme. Sot, shpallim fituese të këtyre zgjedhjeve z. Arbër Rexhaj, i cili ka fituar 95,6% të votave”, tha Kushtrim Dakaj nga Komisioni Zgjedhor ad hoc i Qendrës.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ndërkaq falënderoi aktivistët e Qendrës së Prizrenit për besimin që i kanë dhënë. Duke folur për gjendjen në Prizren, Rexhaj tha se sot ky qytet gjendet në një kaos urbanistik, i cili është nisur nga qeverisja e LDK-se dhe vazhdon me qeverisjen e PDK-së. “Nga Shatërvani, e deri në Kurrillë, nga Ortakolli e deri në Bazhdarhanë, nga Tabakhaneja e deri tek lagjet tjera të qytetit, kemi shkatërrimin e qytetit. Ky qytet ka mundur të krijojë diçka të mirë vetëm me vullnetin personal të vetë qytetarëve. Të tilla janë organizimet e Dokufestit, Zambakut të Prizrenit dhe organizimet e tjera. Jashtë këtyre ky qytet është i pajetë, si pasojë e këtyre dy doktorëve, dr. Eqrem Kryeziut dhe dr. Ramadan Mujës, ky qytetet është sëmurë rëndë”, tha Rexhaj.

Kryetari i VV-së!, Albin Kurti, përgëzoi Qendrën e Prizrenit për këto zgjedhje të brendshme tejet demokratike, si dhe uroi Arbër Rexhajn për fitoren në këto zgjedhje. Kurti tha se Prizreni është kryeqyteti i shqiptarëve, pasi është qyteti i lidhjes së shqiptarëve. “Kjo lidhje ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht dhe ushtarakisht, për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar. Kuvendi me 300 përfaqësues u mbajt me 10 qershor 1878 në Prizren. Nëpër të gjitha rezistencat dhe kryengritjet e kombit tonë, Prizreni ka shënuar epiqendrën. Kjo mund të thuhet edhe për luftën e fundit, ku Prizreni i tha shumë Kosovës. Vetëm nga lufta UÇK-së, Prizreni ia dha Kosovës 154 dëshmorë”, tha Kurti.

Sipas tij, ekonomia e Prizrenit, e dërmuar nga lufta po ashtu, mori goditjen përfundimtare tek pas luftës, nga privatizimi i egër që shkatërroi industrinë dhe ndali prodhimin. “Në sektorin publik në Komunën e Prizrenit më parë ishin 44 objekte industriale dhe kooperativa bujqësore. Këto biznese para luftës kishin rreth 15,000 punëtorë, ndërsa pas luftës nuk arritën t’i mbanin as gjysmën e tyre. Nga ndërmarrjet shoqërore të privatizuara është edhe shtypshkronja Ramiz Sadiku. Kjo ndërmarrje ishte e ndarë në dy pjesë, dhe e tëra u shit për vetëm 3.2 milionë euro. Është llogaritur se në rast se do të shitej vetëm makineria e kësaj fabrike, për hekur, do të arrihej shuma e 15 milionë eurove. Në këtë ndërmarrje punonin 320, kurse sot është shkatërruar plotësisht dhe janë ndërtuar banesa private në hapësirën e saj”, tha Kurti.

Se Prizreni nuk ka arritur ta mbrojë trashëgiminë e vetë kulturore, sipas tij, kjo tashmë dihet botërisht. “Ndërtimet pa leje dhe uzurpimet në qendrën historike të Prizrenit dëshmojnë për dështimin e pushtetit lokal në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren. E ky dështim u pasua me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, ligj ky që e tejkalon Planin e Ahtisaarit, dhe natyrisht që është kundërshtuar fuqishëm nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, qytetarët dhe shoqëria civile. Lidhur me këtë çështje”, tha Kurti .

Në Alternativën Qeverisëse të Vetëvendosjes Kurti tha se do të jetë ruajtja e trashëgimisë kulturore. “ Është një përgjegjësi tepër e rëndësishme e gjithë shoqërisë, e në veçanti e institucioneve shtetërore, ndaj brezit të sotëm dhe ndaj brezave të ardhshëm që do të vijnë. Me këtë Alternativë, e drejta e vetos mbi vendimet për menaxhimin e burimeve të trashëgimisë nga cilado bashkësi fetare, do të hiqet. Gjithashtu, do të anulohen Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit, si dhe Ligji për fshatin e Hoçës së Madhe në Rahovec”, tha ai.

Shtyllë kryesore e Alternativës Qeverisëse, Kurti tha se është shteti i së drejtës. “Jo rastësisht formulimi nuk është thjesht shteti ligjor, por shteti i së drejtës, për sa kohë që kemi shtete ligjore, me ligje mizore ndaj qytetarëve dhe të padrejta ndaj tyre. Shteti që synojmë ne, është një shtet ku ligjet janë në përputhje me vullnetin dhe interesin e qytetarëve. Prandaj, ajo që është esenciale për programin e Lëvizjes është garancia e pronësisë së qytetarëve mbi ligjet të cilave ata u nënshtrohen me vullnet dhe të cilat e mundësojnë barazinë tonë para ligjit”, përfundoi Kurti. /PrizrenPress.com/

Kurteshi kandidat i VV-së për Sharrin

0

Blendi KurteshiBlendi Kurteshi do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Sharrit. Emërimi i tij është bërë sot nga lideri i VV-së, Albin Kurti.Kurtishi tha se mungesa e politikave zhvillimore, keqpërdorimi i parasë publike, politizimi i sektorit publik, papunësia dhe varfëria e madhe, nepotizmi, e të tjera kanë bërë që qytetarët e Sharrit të jenë shumë të pakënaqur me udhëheqësin e deritashme. “Kjo pakënaqësi duhet të kthehet në organizim të fuqishëm shoqëror e politik, në mënyrë që t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme në këtë komunë. Në qytetin tonë ka mundësi për të punuar, ka mundësi për tu zhvilluar. Ne kemi planin, ekipin, vullnetin, përkushtimin e dëshirën për ta bërë këtë”, tha Reshiti.

Sipasi tij, politikat e deritashme të udhëheqjes komunale nuk kanë sjellë rezultatet e pritura nga qytetarët, pavarësisht premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore. “Shëndetësia, bashkë me arsimin dhe mirëqenien sociale, është njëra nga tre faktorët që përcakton cilësinë e jetës së qytetarit. Ne, angazhohemi për jetë shumë më të mirë të qytetarëve të Sharrit. Prandaj, ne do të bëjmë ç’është e mundur, për ta realizuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore”, u shpreh Kurtishi.

Lideri i VV-së, Albin Kurti tha ndërkaq se Bledi Kurtishi është zgjedhja e duhur, dhe e përbashkët. “Zhvillimi i bujqësisë duhej të ishte prioritet i secilit pushtet lokal në këtë komunë, nuk është vërejtur ndonjë strategji zhvillimore deri më tani. Toka kolektive, sikurse ajo e Mejdanit, ku më parë është kultivuar gruri apo patatja, ka një hapësirë e madhe prej 300 hektarësh që tash e sa vjet nuk shfrytëzohet”, tha Kurti.

Ai tha se koncept themelor i Lëvizjes Vetëvendosje! për bujqësinë është krijimi i një tregu tërësisht të integruar midis Kosovës dhe Shqipërisë, që nënkupton koordinimin e politikave qeverisëse dhe kuadrit ligjor që rregullon këtë sektor në të dyja vendet. “Në planin e brendshëm, me qëllim të futjes së ekspertizës profesionale, do të bëhet lidhja e prodhuesve bujqësor me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, si dhe Institutet tjera bujqësore, hulumtuese dhe shkencore. Kjo do të prodhonte për shtetin e Kosovës ngritje ekonomike përmes rritjes së prodhimit vendor dhe akumulimit të kapitalit në vend, mirëqenie të qytetarëve duke ulur shkallën e papunësisë dhe të varfërisë, si dhe stabilitet politik që bazohet në ekonomi të qëndrueshme”, tha Kurti. /PrizrenPress.com/

Diçka për Jerusalemin e PDK-së

0

EnisVeliu-gazetarShkruan: Enis Veliu

Edhe më tutje Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk po e bën publik emrin e kandidatit për kryetar të komunës së Prizrenit, apo Jerusalemit të PDK-së, siç e konsideron këtë qytet lideri i partisë, Hashim Thaçi.

Ditët kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vend, gjithnjë e më shumë po afrohen. E në anën tjetër, vendimi për ta bërë publik emrin e kandidatit nga radhët e PDK-së, gjithnjë e më shumë po komplikohet.

Shefi i partisë (Hashim Thaçi), është në kërkim të një njeriu të moderuar për ta futur në garë në zgjedhjet e tre nëntorit për këtë qytet.

Si opsion para pak ditësh, PDK-ja jozyrtarisht kishte “prezantuar” si kandidat të mundshëm sekretarin aktual të ministrisë së Kulturës, Veton Firzi.

Mirëpo, një pjesë e elektoratit në këtë qytet, nuk po pajtohen me propozimin e liderit të partisë. Pasi që sekretari aktual i Memli Krasniqit, në zgjedhjet e fundit të vitit 2009 ka qenë në shtabin elektoral, të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Deri vonë për këtë pozitë, Thaçi e kishte pasur për zemër kryetarin aktual Ramadan Muja. Mirëpo, konfirmimi i aktakuzës për abuzime me fonde publike, në mënyrë automatike Thaçit ia hoqi kandidatin më të preferuar, e përmes të cilit kishte besuar se PDK-ja, do të dalë fituese e zgjedhjeve edhe për një mandat.

Mirëpo, në anën tjetër, Nait Hasani, edhe më tutje nuk po lëshon pe. Ai po kërkon nga shefi i partisë që ta fusë në garë si kandidat për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së, e që një gjë e tillë, edhe më tutje vazhdon të jetë e papranueshme për liderin e partisë Hashim Thaçi.

Hasani pas vetes ka anëtarësinë tradicionale të PDK-së. Ndërkaq, këta të tjerët duke përfshirë edhe Firzin, mbrapa vetes kanë elektorat të “moderuar”. Siç thotë një fjalë e vjetër “Kah të fryjë era e kthejnë gëzofin”. Por, te rasti i Hasanit, si dihet shefit të partisë i kanë mbetur dy opsione.

Ta emërojë si kandidat për kryetar të komunës nga partia e tij, ose në të kundërtën me të mund të ballafaqohet si rival, pasi që Hasani mund të dalë si kandidat i pavarur për kryetar komune, apo edhe si pjesë e ndonjë partie politike tjetër.

Kështu që çdo ndryshim sado i vogël, mund të reflektohet në rezultate. Në zgjedhjet e fundit lokale në Prizren, kryetari aktual i komunës Ramadan Muja, përmes një procesi të manipuluar arriti të marrë 19,257 vota. Ndërkaq, pas tij qëndronte kandidati i LDK-së me 17,721.

Kështu që çdo humbje e mundshme e elektoratit sado e vogël të jetë ajo do të ishte “fatale” për partinë e kryeministrit.

Ky i fundit e di këtë punë më së miri, sepse kështu i ka ndodhur edhe para zgjedhjeve të fundit lokale në vend, kur për çështje parimore partinë e kryeministrit e pati braktisur kryetari i degës, Zafir Berisha.

Largimi i tij, kisha pasoja të rënda për PDK-në, pasi që Berisha pas vetes i mori së paku 4000 votues, duke e ulur dukshëm numrin e anëtarëve të PDK-së në këtë qytet.

Ditëve të fundit kryeministri Thaçi i është rikthyer Prizrenit, dhe është duke e bërë të pamundurën për ta gjetur një kandidat të pranueshëm për të gjithë njerëzit e partisë së tij. Përndryshe ai është i vetëdijshëm se nga ndarja e mundshme e partisë edhe një herë ai do ta humbë edhe Jerusalemin.

“Eurovision 2014” mbahet në Kopenhagë

0

Eurovision2014U bë i njohur vendi ku do të zhvillohet konkursi me mjaft popullaritet i muzikës evropiane “Eurovision” në vitin 2014.

Siç njoftoi Zyra e Unionit të Transmetuesve Evropianë (EBU), konkursi do të mbahet në Kopenhagë në sallën e koncerteve “B&W Hallerne”.

“Eurovizioni” do të zhvillohet në Kopenhagë tashmë për të tretën herë. Kryeqyteti danez ka pritur konkurruesit në vitin 1964 dhe 2001. Në vitin 2005 qyteti organizoi një shfaqje kushtuar 50-vjetorit të “Eurovision”.

Finalja e konkursit do të mbahet më 10 maj të vitit 2014, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 6 dhe 8 maj. Slogani i “Eurovision” në Danimarkë tingëllon kështu: “Bashkohu me ne” (ang. “Join Us”).

OJQ-të kritikojnë vendimin e KQZ-së

0

KQZ-logoja ne fletvotimeVendimi i djeshëm i KQZ-së për heqjen e simboleve shtetërore nga fletëvotimet është dëmtim që i është bërë institucioneve të Kosovës dhe shtetësisë së saj, për shkak se ky vendim është rezultat i bisedimeve në Bruksel. Kështu vlerësojnë njohësit e zgjedhjeve në Kosovë duke shtuar se një gjë e tillë mund të ndikojë negativisht në procesin zgjedhor.

Procesi dhe mënyra se si ka ardhur deri te heqja e logos nga fletëvotimet nga ana e KQZ-së po gjen kritika nga shoqëria civile.

Albert Krasniqi, hulumtues në KIPRED tha për Radio Kosovën se këto fletëvotime kanë mundur të pranohen si të tilla, nëse një gjë e tillë do të ndodhte më herët dhe mos të ndërhynte politika. Ai thotë se kjo është ndërhyrje në punën e pavarur të institucioneve të Kosovës.

”Vendimi i djeshëm i KQZ-së është një dëmtim që ju është bërë institucioneve të Kosovës dhe shtetësisë së saj, për shkak se ky vendim është rezultat i bisedimeve në Bruksel dhe paralajmërimit të hershëm të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq që simbolet e Kosovës nuk do të përdoren në fletëvotime. Dhe kjo mënyrë është interferim në punën e organeve të pavarura në Kosovë, gjë që është e patolerueshme”, tha ai.

Krasniqi theksoi se deri te ky vendim ka pasur shkelje shumë të mëdha dhe vendimi është marrë nën presione politike.

”Kryeministri ka ra ndesh me deklaratat e tij kur tha se do të jetë përgjegjësi e KQZ-së, pastaj tha se fletëvotimet nuk do të jenë shumë atraktive që i parapriu vendimit se si do të duken akoma pa vendosur. Vendimi i KQZ-së ka qenë nën presione të politikës, është marrë në momentin e fundit dhe është pritur se a po pranon Serbia që fletëvotimet të jenë të tilla”, tha Krasniqi.

Kjo sipas tij është vërejtur edhe në abstenimin e kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka.

Krasniqi thekson se kjo mund të ndikojë negtivisht në tërë procesin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Edhe Selatin Kllokoqi hulumtues për zgjedhje në Institutin D4D, tha se ky ka qenë vendim i pritshëm, pasi institucionet tjera e patën paralajmëruar se nuk do të ketë logo në fletëvotime.

Kllokoqi tha se përveç presionit politik, KQZ po dëshmohet se është institucion politik dhe jo i pavarur

Inaugurohet Instituti për Gjuhën dhe Kulturën Italiane

0

MichaelGiffoni-ambasador italianNë Fakultetin Filologjik të universitetit të Prishtinës u inaugurua sot Instituti për Gjuhën dhe Kulturën Italiane. Ky institut është hapur nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën italiane në Prishtinë, Universitetin “La Sapienza” të Romës dhe AIDP-Albanian National Group and Collective Member of Kosovo.

Me këtë rast, ambasadori italian, Michael Giffoni, tha se kjo është një ditë e veçantë në përfundim të mandatit të tij në Kosovë, raporton RTK. Ai tha se është i nderuar që instituti i gjuhës italiane është hapur brenda Universiteti.

”Do të jenë studentët e Universitetit të Prishtinës jo vetëm ata të filologjisë që do të kenë mundësi të ndjekin kurset e gjuhës dhe kulturës italiane që do të fillojnë së shpejti. Do të kenë mundësi të marrin njohuri nga librat që do të vijnë nga universiteti la sapienca. Është një hap i vogël por shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve”.

Rita Ora, kujton gjyshin e saj

0

RitaOra-BesimSahatçiuRita Ora i ka bërë homazh dje gjyshit të saj, intelektualit dhe regjisorit të njohur, Besim Sahatçiu. Nëpërmjet rrjetit Instagram, Rita ka postuar disa fotografi të tij, duke ia dedikuar edhe njëherë të gjitha arritjet e saj në muzikë, pikërisht atij, i cili sipas saj, ka qenë i pari që ka besuar tek ajo.

“Më mungon Gjyshi…Besim Sahatçiu. Të dua. Ti më bërë të besoj se kjo është e mundur. Historitë e tua, filmat e tu janë aq të mrekullueshëm. Ti besove tek unë më parë nga të gjithë. Dreqin sa “gansta” që ishe. Mos u përziej në telashe atje lart. Të do, Rita Pita” – shkruan ajo në Instagram, ndërsa njëra pas tjetrës, poston fotografi të regjisorit gjatë punës së tij.

Besim Sahatçiu-regjisorBesim Sahatçiu është regjisor i disa filmave:

1983 Nabujala reka
1981 Sëelling River
1981 Tre vetë kapërcejn malin

1980 Tito e Kosova 79
1979 Era e Lisi
1977 Duke pritur Godon

1977 Pasqyra
1976 117
1975 Tito in Kosovo

1975 Pehlivanët
1975 Trimi

Ai lindi më 2 tetor 1935 në Pejë, dhe u nda nga jeta më 18 tetor 2005 në Prishtinë.