11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 9061

Simbolet e Kosovës mes dy zjarresh

0

Simbolet e kosovesÇështja e simboleve- kundërshtimit, mbrojtjes apo modifikimit të tyre, është ngritur shpesh herë në Kosovë. Qysh në kohën e Jugosllavisë socialiste, përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, para së gjithash Flamurit Kombëtar, ka qenë çështje e tensionuar politike.Më pas, në kohën e represionit shtetëror serb, ku Jugosllavia tashmë po shpërbëhej, shqiptarët e Kosovës janë shquar për kundërshtimin e simboleve të imponuara nacionale serbe, duke krijuar edhe simbolet e veta politike të rezistencës: dy gishtat e ngritur lart në formën e shkronjës V në shenjë fitoreje dhe paqeje.

Lufta e Kosovës solli simbolet e veta, prej shfaqjes së UÇK-së, deri tek intervenimi i NATO-s, por fundi i luftës dhe dërgimi i forcave nuk solli edhe fundin e betejës edhe për simbolet, shkruan Koha Ditore.

“Nëse dikush i refuzon simbolet e një bashkësie, qëllimi i tij është të bëjë me dije se ai nuk e pranon as bashkësinë”, thotë sociologu Blerim Latifi.

Ai ka cituar mendimtarin gjerman Ernest Kasirer i cili ka thënë se “njeriu është qenie simbolike’, “Po ja hoqët simbolet s’mbetet gjë prej tij. Kjo duhet të vlejë edhe për shtetin”.

“Funksionet e simboleve janë të njëjta edhe kur bëhet fjalë për forma të tilla të bashkësisë njerëzore sikurse janë kombet apo shtetet. Përmes gjuhës së simboleve një komb apo shtet ua transmeton pjesëtarëve të tij, por edhe kombeve tjera kuptimin e ekzistencës së tij, lindjes së tij apo qëllimeve të tij. Simbolet janë si hierogliflet e egjiptianëve të lashtë: pas çdo figure qëndron një domethënie politike e historike”, thotë Latifi.

Sipas Latifit, simbolet e shtetit te Kosovës janë mes dy zjarresh: mes nacionalizmit serb dhe nacionalizmit shqiptar.

Paradoksi i EULEX-it!

0

EULEX-pjestartKapja spektakulare nëpër zyra, nëpër shtëpi, me duar të lidhura të zyrtarëve më të lartë të shtetit nga ana e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, nuk janë barometër se ky mision po kryen punën me sukses në luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Madje, vlerësohet se EULEX edhe pas katër vitesh të ardhjes në Kosovë dhe arrestimeve të dhjetëra rasteve të “peshqve” të mëdhenj, dhe ngritjes së një numri të vogël të akuzave ka dështuar në luftimin e korrupsionit në Kosovë, shkruan Zëri.

Pothuajse në të gjitha rastet, ku personat zyrtarë janë arrestuar me shumë zhurmë e nën praninë e kamerave televizive për afera korruptive, pamje këto që më shumë iu ngjasonin filmave, ata sot ose janë shpallur të pafajshëm, ose edhe janë dënuar me kush.

Momente të tilla gjatë arrestimeve të “peshqve” të mëdhenj opinioni në Kosovë ka mundur t’i shohë si në rastin e ish-ministrit të Transportit Fatmir Limaj,ish-guvernatorit të Bankës Qendrore Hashim Rexhepit, pastaj drejtorit të Aeroportit të Prishtinës Afrim Haziri, kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamitit, ish- sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolajt,…etj, të cilat raste janë shpallur të pafajshëm ose janë dënuar me kusht….

KTAP synon përmirësimin e imazhit të Kosovës në Turqi

0

KTAP-logoPartia e Drejtësisë Turke e Kosovës (KTAP) do të përpiqet që të përmirësojë imazhin e dëmtuar të Kosovës në Turqi nga ajo që zyrtarët e kësaj partie e cilësojnë si politikë të gabuar të Partisë Demokratike Turke të Kosovës, që udhëhiqet nga Mahir Jagcillar, ka theksuar drejtuesi i KTAP-së në Prizren, Xhemil Luma.

Ai ka thënë se synimi i partisë së tyre që është formuar tash është që të ndërpresë politikën e çuarjes së informatave jo të vërteta në Turqi për zhvillimet në Kosovë.

“Pikësëpari ne jemi kosovarë dhe duam që të japin kontribut për zhvillimin e gjithanshëm të vendit. E jo të jemi pengesë, siç ka qenë për 13 vjet Jagcillar dhe deputetët e partisë së tij”, ka thënë Luma, për Telegrafin.

Ai ka shpjeguar se kanë planifikuar shtatë degë, në Prizren, Mamushë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Janjeva dhe Mitrovica.

Ndërkohë, të martën pritet të mbahet Kuvendi.

“Listat janë duke u bërë. Edhe vet ne nuk kemi besuar se do të kemi një sukses të tillë për një kohë të shkurtër. Është sukses që për një muaj e gjysmë të formohemi dhe të përgatitemi për të marrë pjesë edhe në zgjedhjet lokale”, ka thënë Luma.

Ai ka theksuar se deri tash nuk kanë planifikuar që të lidhin ndonjë koalicion me ndonjë parti. “Është i rëndësishëm zhvillimi ekonomik. Cila parti i hap dyert dhe i pranon programet tona, ne do të jemi të gatshëm që të përkrahim”, ka thënë Luma.

Subjekti i ri politik i komunitetit turk të Kosovës është formuar së fundi, pas një përplasjeje me partinë KDTP, e cila udhëhiqet nga Jagcilar. Aktualisht, partia udhëhiqet nga Arif Butuc, kryetar i Komunës së Mamushës, e populluar nga banorë të komunitetit turk.

Po kërkohet që edhe serbet brenda Kosovës të mos e njohin shtetin e Kosovës

0

Bekim rexhepiShkruan: Bekim REXHEPI

Janë zgjedhjet e ardhshme te 3 Nëntorit, ato te cilat ua qartësojnë serbeve të Kosovës që të mos e njohin definitivisht Kosovën si shtet të tyre. Në fakt ne kishim dilema se një dite Serbia mund ta njoh pavarësinë e Kosovës, madje ishim afër një shprese dhe gjase se ndofta janë bisedimet apo vetëm përmes tyre Serbia më në fund do të qartësohet politikisht ndaj realitetit të krijuar në Kosovë.Janë zhvilluar një varg bisedimesh dhe janë bërë një varg marrëveshjesh me Serbinë, sa i përket Kosovës dhe gjendjes së saj. Por të gjitha këto bisedime dhe të gjitha këto marrëveshje akoma nuk kanë sjellë ndryshime të theksuara ne raportet shqiptaro serbe.

Politika zyrtare e Kosovës ka bërë disa hapa në drejtim të përmasimit të këtyre raporteve duke ua falur edhe krimet, edhe dëmet nacionale. Por, serbet këto raporte nderë etnike as edhe sot nuk orvaten ti relakësojnë në dobi të vetë raporteve por orvaten që ato ti shfrytëzojnë akoma ne dobi te ultranacionalizmit të tyre.Duke iu kthyer dhe një herë çështjes së zgjedhjeve të tre nëntorit, zgjidhje qe po synohet të fusin edhe popullatën serbe të veriut. Është për tu analizuar nëse serbet e Kosovës ne këto zgjedhje do të dalin masovikisht apo vetëm sa për të përmbushur një lloj komoditeti politik për pushtetin në Prishtinë, i cili më shumë është i interesuar të fus serbet në zgjedhje për shkak të pushtetit se sa ti fus në shërbim të shtetit dhe vet serbëve. Është tashmë e çartë se propozimi për datën e tre nëntorit ka rrjedhë nga qeveria serbe ne Beograd, dhe më pas ka akorduar edhe qeveria në Prishtinë, që data për zgjedhjet në Kosovë të jetë tre nëntori. Por përpos këti propozimi të qeverisë serbe për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë që përbën një absurditet politik (sepse çfarë do të ishte reagimi i Serbisë nëse qeveria e Prishtinës do të propozonte një datë për zgjidhjet në Serbi). Absurditeti nuk ka te ndalur, shih se çfarë presioni ka KQZ-ja e veçanërisht anëtaret e Komisionit Qendror Zgjedhor, rasti i z. F. Maloku, është rast qe tregon se si funksionon pushteti dhe jo shteti kushtetues.

Nuk duhet injoruar rasti i z. Maloku, sepse ai do të ngjeshi edhe me shumë faktin se Kosova nuk qeveriset nga shteti kushtetues por nga pushteti qe e ka kapur shtetin me gjithë kushtetutë.Kryetarja e KQZ-së Daku, është jashtë mandatit të saj, sepse ka udhëtuar disa herë në Bruksel duke marrë pjesë në dialogun politik. Gjithashtu zonja Daku, ka urdhëruar kryeshefin ekzekutiv të KQZ-së që të bëjë zëvendësimin e zyrtarëve komunalë në komunat në veri të vendit me individë të propozuar nga qeveria serbe, me çfarë është jashtë mandatit dhe shkel pavarësinë e vet KQZ-së.

Valdete Daka, orvatet të spekuloj akoma më shumë duke ritheksuar se “deri tash akoma nuk është diskutuar se si do të duket logoja në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit”.Çfarë logo-je tjetër duhet të kenë zgjidhjet në Kosovë, përpos asaj logo-je shtetërore. Këtu orvatet të mënjanohet simbolet shtetërore dhe për hir të pushtetit, duke i dhënë të drejtë qe edhe serbëve të Kosovës të mos e njohin Kosovën si shtet të tyre. Përse të mbahen zgjedhjet ne veri të Kosovës nëse ato nuk e legjitimojnë pushtetin e vendit atje?! Ato mund të mbahen atje vetëm nëse e legjitimojnë një pushtet i cili i përgjigjet shtetësisë së Kosovës, në të kundërtën është më mirë të mos mbahen fare siç po orvatet të mashtrohet vetëm opinioni i brendshëm shqiptar sepse opinioni serb është i qartësuar sa i përket zgjedhjeve në Kosovë.Serbet do të hynë ne zgjedhjet e Kosovës nëse këto zgjedhje ua mundësojnë serbëve të Kosovës të mos i pranojnë domosdoshmërish institucionet e Kosovës. Simbolet shtetërore janë shumë të rëndësishme dhe nuk duhet lëshuar pe qe ato të zhbëhen, për shkak të një procesi që në esencë nuk do të legjitimoj asgjë. Më mirë të mos zhvillohen zgjedhjet e tre nëntorit fare se sa të hiqet dorë nga simbolet. Është gati e njëjta gjë sikur me fusnotën që morri Kosova nga koncesionet që më herët i bëri Serbisë, e në fund ajo edhe pse morri fusnotën për Kosovën, serish i bojkotoi të gjitha takimet ku morën pjesë përfaqësuesit shqiptar.

Malazezët e Kosovës me listë të përbashkët në zgjedhje

0

Zgjedhjet-ksPartia Demokratike Malazeze dhe Partia e Malazezëve të Kosovës do të formojnë një listë të përbashkët me të cilën do të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Këtyre grupeve politike do t’u bashkohen edhe dy ose tri parti politike të cilat tubojnë boshnjakët me prejardhje nga Mali i Zi.

Emri i listës do të jetë: “Diaspora e Bashkuar e Malit të Zi”. Kështu njofton sot gazeta kryesore e Malit të Zi, “Pobjeda”

Riciklimi i “Eqës”

0

Eqrem KryeziuuNuk i preferon riciklimet. Ka qenë i vetmi në LDK, që i ka shpallur publikisht “luftë” këtij termi. Në fund ka pranuar vetë të riciklohet. Arsyetohet se ka pasur shumë presione që të pranojë këtë riciklim. Eqrem Kryeziu, do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit. Ai ka pranuar që t’i rikthet garës për Prizren. “Ju e dini se unë kam qenë kundër riciklimeve, por ishte kërkesa e Kryesisë që të garojë për Prizrenin. Përkundër rezistencës dhe vullnetit tim u deshtë të pranoj këtë kërkesë, e besa edhe presion”, tregon Kryeziu.Ai thotë se personalisht nuk ka pasur dëshirë që të riciklohet për kryetar të Prizrenit.“Unë kam qenë që Hanifi Muharremi të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit. Unë e falënderoj Muharremin për guximin që ka treguar që të pranojë të jetë kandidat për Prizrenin, sepse nuk është punë e lehtë”, shprehet Kryeziu.

Ai thotë se rikthimi i tij, do t’i sjellë fitore LDK-së në këtë qytet.” Unë jam i sigurt se LDK-së do t’ia sjelli fitoren në Prizren, por jo edhe para e tendera.Unë kurrë LDK-së nuk i kam sjellë para e tenderë. Në këtë aspekt LDK-ja do të ma sheh sherrin prapë, sepse unë nuk i sjelli as para e as tendera”, shprehet Kryeziu.

Bindjen në fitore, Kryeziu e mbështet në qeverisjen 7 vjeçare që ka treguar pas luftës. “Qeverisja jonë ka qenë një befasi edhe për ndërkombëtarët. Ju e dini se kemi qeverisur me duar të pastra”, shprehet Kryeziu.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqerem Kryeziu, shprehet i bindur se LDK-ja në këto zgjedhje do të hyjë më e organizuar edhe sa i përket aspektit të ruajtjes së votës.” Në këto zgjedhje do të jemi më të organizuar edhe në vjeljen e votës, por edhe në ruajtjen e saj”, premtoi ai.

Kryeziu nuk është i shqetësuar për përçarjet e brendshme të LDK-së. Të gjitha kundërshtimet dhe akuzat që drejtohen kundër tij i merr normale. Dega e LDK-së në Zhurë dhe mbi 20 nëndegë kanë kundërshtuar kandidaturën e Eqrem Kryeziut për kryetar të Prizrenit. Ato kanë kërkuar nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa që të mos e kandodoi Kryeziun për kryetar të Prizrenit. Dega e Zhurit pat propozuar edhe kandidatin e vetë, Nijazi Ademajn për kryetar të Prizrenit. Përkundër këtyre kundërshtimeve, Kryesia e LDK-së në Prishtinë, vendosi që Eqrem Kryeziu të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit. Kryetari i Degës në Zhur, Shukri Vezaj tregon se janë të injoruar nga Kryeziu. Ai thotë se në takimin e së shtunës nuk kanë qenë të ftuar.“ Nuk na kanë ftuar në takimin e së shtunës”, tregon Vezaj.

Ndërkaq, Kreziu thotë se përçarjet në jetën politike janë normale. “Nuk e shoh shumë problem. Kur të ofrohen zgjedhjet, ambienti do të ndryshojë dhe besoj se në atë ambient do të shkrihen të gjithë “, shprehet Kryeziu.LDK-ja në Prizren brenda javës do të përpilojë listën me emra të kandidatëve për Asamblenë Komunale. Kryeziu kërkon nga përfaqësuesit e nëndegëve që të kenë kujdes në caktimin e emrave. Ai dëshiron që në listën zgjedhore të përfshihen më shumë të rinj. “LDK-ja si anëtare e Partisë Popullore e Evropës, e ka përgjegjësi më të madhe për imazhin e listës”, tha Kryeziu.

Kryeziu ndryshe nga herëve tjera, tash ka respekt për çdo kandidatë të partive tjera që do të garojnë për kryetar të Prizrenit. Ai nuk e nënçmon me “qyfyre”, asnjërin prej kandidatëve që kanë shpallur kandidaturën për kryetar të Prizrenit. “ Unë nuk kam çka të thamë për ta, kjo është një garë dhe përce respektit nuk kam tjetër çka të shtoj për asnjë kandidat tjetër”,thotë Kryeziu. /PrizrenPress.com./

 

“EC Ma Ndryshe”: Komuna e Prizrenit, abuzon me buxhetin

0

Ec Ma Ndryshe Elmendina BaxhakuOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka shqyrtuar të gjeturat e Raportit të Auditimit të pasqyrës financiare të Komunës së Prizrenit në vitin 2012 me një vështrim retrospektiv edhe në raportet e viteve 2011, 2010, 2009 dhe 2008.Monitoruesja, Elmedina Baxhaku tha se të gjeturat e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) për vitin 2012 kanë konfirmuar shqetësimet e ngritura nga monitoruesit e “EC Ma Ndryshe” se qeveria lokale nuk ofron një performancë gjithaq të mirë gjatë menaxhimit të buxhetit komunal. “Ngjashëm në vitin 2011 Auditori kishte konstatuar se Komuna nuk ka arrit të ndërtoj një strukturë të mirë të qeverisjes”. Raportet e Auditimit të viteve paraprake dëshmojnë se Komuna e Prizrenit në të shumtën e rasteve i ka injoruar rekomandimet e këtij autoriteti shtetëror dhe ka vazhduar me shkelje dhe keqmenaxhim të buxhetit publik”, tregon Baxhaku.

“EC Ma Ndryshe” gjatë vështrimit të raporteve të Auditimit ka vërejtur se gabimet e Komunës po përsëriten qe një kohë të gjatë. Në raportin e Auditimit të 2012-ës thuhet se rekomandimet e këtij autoriteti shtetëror të vitit 2011 nuk janë trajtuar në nivelin e kërkuar nga Komuna, ngase vetëm dy prej tyre ishin adresuar plotësisht dhe gjysma tjetër nuk ishin trajtuar fare. ZAP në vitin 2010 kishte dhënë 10 rekomandime, prej të cilave në vitin 2011 vetëm 2 rekomandime janë adresuar plotësisht, ndërsa 8 të tjera nuk janë adresuar fare.

Në raportin e auditimit të PVF-ve për vitit 2009 ZAP ka dhënë 12 rekomandime, ku vetëm katër ishin adresuar plotësisht në 2010-ën. Auditori për vitin 2008 kishte dhënë 7 rekomandime dhe një vit më pas ka vërejtur se Komuna e Prizrenit ka zbatuar pjesërisht 2 prej tyre, ndërsa 5 të tjera kanë mbetur të pa adresuara.
“Rekomandimet e ZAP-it në të shumtën e rasteve kanë identifikuar dobësi të shumta në lidhje me realizimin e buxhetit, arkëtimin e të hyrave vetanake, sistemin e prokurimit publik, menaxhimin e detyrimeve dhe menaxhimin e pasurive”, shprehet Baxhaku.

Edhe pse auditimi i të hyrave vetanake në vitin 2008 kishte theksuar se zvogëlimi i shumës për qiranë e një dyqani në pronësi të Komunës përbën një shkelje të kushteve të kontratës, në vitin 2012 Auditori përsëri ka hasur në një rast kur komuna e aplikon të njëjtën praktikë. “Pastaj komuna në disa raste ka lidhur kontrata me qiramarrës që nuk kanë paguar qiranë, asnjëherë, duke dëmtuar buxhetin për dhjetëra mijëra euro. Tatimi në pronë është rrëfim në vete, ku Auditori për çdo vit ka tërhequr vërejtjen për mangësitë që nuk janë adresuar si duhet nga komuna dhe si rrjedhojë borxhet e pa mbledhura nga tatimi në pronë për vite me radhë kalojnë shifrën prej 5 milionë eurosh”, theksoi ajo.

Sipas saj, fusha e prokurimit gjithashtu, shoqërohet me shumë parregullsi, të cilat shprehen sidomos në mos respektimin e kritereve në dosjet e tenderëve, pagesat e shërbimeve para pranimit teknik dhe shkeljet e dispozitave të ndryshme të Ligjit për Prokurim Publik.” Po ashtu ekzistojnë dobësinë proceset e planifikimit, menaxhimit dhe monitorimit të zbatimit të kontratave për investime kapitale të komunës”, tha baxhaku.
Shpërndarja e subvencioneve pa kritere të përcaktuara për përfituesit, menaxhimi i pasurisë së komunës në shpërputhje me Udhëzimin Administrativ nr.21/2009, sikurse edhe dobësitë në menaxhimin e burimeve njerëzore, sipas saj, janë vetëm disa nga të gjeturat e përsëritura të auditorëve që nuk janë trajtuar në mënyrë serioze nga komuna e Prizreni.

“Në bazë të këtij vështrimi “EC Ma Ndryshe” konstaton se mos adresimi i rekomandimeve të ZAP-it nga ana e komunës së Prizrenit ka bërë që problemet e njëjta të përsëriten vit pas viti në dëm të buxhetit lokal. “EC Ma Ndryshe” njëjtë sikurse ZAP-i shpreh shqetësimin për të gjitha rekomandimet e pa zbatuara nga ana e komunës së Prizrenit”, tha Baxhaku

EC Ma Ndryshe rekomandon, që Komuna të tregojë përkushtim shumë më të lartë për zbatimin e rekomandimeve të dala nga raportet e auditimit në 5 vitet e fundit. “ Po ashtoj rekomandojmë që anëtarët e KK-së që të ushtrojnë presion më të madh te Ekzekutivi komunal për zbatimin e rekomandimeve të ZAP-it”, tha Baxhaku.

Ajo tha se Komuna e Prizrenit duhet të ndërmerr veprime serioze edhe për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit brenda komunës së Prizrenit, në të gjitha fushat e identifikuara nga ZAP-i.“Duhet të rritet transparenca në vendimmarrje me qëllim të menaxhimit më të mirë të parasë publike”, tha Baxhaku. /PrizrenPress.com/

 

“Dokufest”, organizatorët të kënaqur me fillimin e mbarë

0

Dokufest-KinoLumbardhiEdicioni 12-të i Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “Dokufest 2013” ka filluar zyrtarisht të shtunën mbrëma, me hapjen solemne në kinosallën “Lumbardhi”, mu në zemër të qytetit. Ky manifestim ndërkombëtar, për herë e më shumë po afirmohet edhe në arenën ndërkombëtare. Kësaj radhe, përmes një performance artistike me moton “Theji Kufijtë” duke simbolizuar kufizimet dhe pengesat mes kufijve e mureve ndarës në jetë e në art, dhe vënia e kufijve në raportet ndërnjerëzore.

Dokumentari i parë që u shfaq në “Dokufestin” e sivjem ishte ai i regjisores Sarah Polley me titull “Stories We Tell” (Rrëfimet që tregojmë) një film ky shumë interesant i cili ëshë mirëpritur nga tërë publiku, duke e shpërblyer edhe me duartrokitje. Drejtori artitik i “Dokufestit”, Veton Nurkollari ka thënë se pikërisht përmbajtja dhe kualiteti i këtij filmi ka qenë arsyeja kryesore edhe për përcaktimin që me këtë film të nis edicioni i 12 –të .

Ndryshe, në mbrëmjen e parë pos këtij filmi dokumentarë janë shaqur edhe 7 filmap për të cilët ka mbretëruar një intereim shumë i madh i publikut. Nurkollari ka thënë se vetëm natën e parë filmat në “Dokufest” janë përcjellë nga rreth 1.600 shikus që është një paralajmërim se sa i përket shikuesve këtë vit mund të tejkalohen të gjitha rekordet.

Sipas tij “Edicionii 12-të ka arrijtë edhe rekodin me numrin e filmave që kanë arritur si dhe të atyre që gjatë nëntë ditëve të ardhëshme do të shfaqen e që do të jenë gjithësejt 250 filma, 106 nga të cilët do të përfshihen në konkurrencë. “Ky pra është programi më i madh që ka pasur deri më tash “Dokufesti”, ka thënë Nurkollari, shkruan Zëri.

I kënaqur me fillimin e mbarë të festivalit është ndarë edhe drejtori ekzekutiv, Eroll Bilibani, i cili ka falenderuar edhe qytetarët e Perizrenit për mikëpritjen dhe bujarinë që po e tregojnë ndaj të gjithë mysafirëve. “Janë rreth 200 mysafirë nga shumë vende të rajonit dhe të mbarë botë që kanë ardhur në “Dokufest”, kurse në punët organiztaive kemi të angzhuar mbi 230 persona, pjesën më të madhe të të cilëve e përbënë “skuadra e vullnetarëve”, ka thënë Nurkollari.

Të dielën në mesditë, në ambientet e hotelit “Theranda” është mbajtur konferenca e parë për medie, ku janë preazntuar filmbërës nga vendet nordike. Ata para gazetarëve kanë folur për filmat e tyre dhe për përshtypjet që kanë për “Dokufestin” dhe qytetin e Prizrenit. Signe Byrge Soerensen, Pertti Kurikan Nimipäivät, Arna-Marie Bersas dhe Daniel Denick, kanë vlerësuar lart organizimet dhe tërë atë që po bëhet në kuadër të “Dokufestit”, duke e krahasuar këtë festival me festivalet pretigjioze që organizohen në Europë, kusre si të veçantë kanë përmendur shfaqjen e filmave në natyrë si dhe interesimin e madh të shikuesve.

Edhe këtë verë, mbajtja e festivalit “Dokufest 2013” e ka shndërruar tërë qytetin e Prizrenit në një festë të vërtetë, e cila po përjetohet nga pothuaj secila familje dhe secili prizrenas. Për këtë qëllim, pos objekteve hoteliere, portat e tyre të mikërpitjes, gjatë këtyre nëntë ditëve i kanë hapur edhe shumë pronarë të shtëpive private, që kanë pranuar mysafirët e ardhur nga vende të ndryshme.

Ramush Haradinaj merr titullin “Qytetar Nderi” i Shëngjinit

0

Ramush Haradinaj 1Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shpallur sot “Qytetar Nderi” i Shëngjinit. Mësohet se ky titull i është dorëzuar Haradinajt nga kryetari i komunës Salvador Kaçaj.

Teksa ka marrë çmimin, Haradinaj e ka cilësuar një nder që i bëhet nga komuna e Shëngjinit. “Falënderoj komunën për nderin që më bëhet”, tha Haradinaj, teksa shtoi se, “Kryetari juaj është dhe ‘qytetar nderi’ i Gjakovës”.

Thaçi në hall për zgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit

0

Hashim Thaci ne fushatPartisë Demokratike të Kosovës i ka dalë punë me “Jerusalemin e Kosovës” -Prizrenin. Hashim Thaçi, po e ka të vështirë të vendos për emrin e kandidatit me të cilin do të garojë në zgjedhjet lokale të tre nëntorit për kreun e kësaj komune.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se lideri i PDK-së, ka rënë në hall në lidhje me emrin e kandidatit, për sa kohë që ka të atillë që tashmë janë vetëshpallur kandidatë për kryetar.

Sipas këtyre burimeve, pamundësia e kryetarit aktual të Prizrenit, Ramadan Muja për t’u rikandiduar edhe një herë për pozitën e të parit të Prizrenit për shkak të gjykimeve që po bëhen lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shpallja e kandidaturës nga ana e deputetit të kësaj partie, Nait Hasani, e ka vënë në lëvizje qendrën e partisë në Prishtinë,shkruan Tribuna.

Kjo pasi sipas këtyre burimeve, Thaçi dhe një pjesë e madhe e Kryesisë së partisë janë kundër që Hasani të jetë kandidatë i PDK-së në këtë parti…