12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 9062

Ekspedita e Grenlandës në “Dokufest”

0

Ekspedita e Grenlandës në Dokufest“Ne i japim jetë natyrës”. Ky është fakti që i përcjell 89 minutat e dokumentarit “Expedition to the end of the world” të regjisorit danez Daniel Dencik, pjesëmarrës në garën Green Dox në kuadër të edicionit të sivjetmë, të dymbëdhjetit me radhë të festivalit Dokufest.

Në mbrëmjen e së shtunës dokumentari ka dërguar mysafirët e festivalit në një tjetër skaj të botës, duke sjellë një kapiten, një zoologjist, një fotograf, një biolog detar, një gjeologjist e një artist, të gjithë të bashkuar rreth një misioni, prekjen e fundit të botës apo asaj që në Grenlandë pasqyrohet me akullnajat, shembjen e tyre e arinjtë polarë.

Ekspedita nis nga Danimarka drejt Grenlandës, me ekipin i cili duket të pajtohet mirë mes vete deri në momentet kur rrezikohet mirëqenia e tyre dhe kur rrezikohen nga bllokada e akujve. Vetë Denick është shkrimtar danez që krejt rastësisht është futur në anijen me të cilën për katër muaj ka xhiruar dokumentarin. “Expedition…” është një udhëtim epik ku akullnajat shemben një pas një e njerëzit në bordin e anijes fillojnë edhe të cmenden, krejt në pritje për të parë një ari polar.

“Kam dashur ta paraqes potretin e njerëzimit, e asaj që ne vetë e shkaktojmë, ngrohjes dhe procesit që nuk po merr fund. Po ashtu kam dashur ti ballafaqoj karakteret njerëzore, duke u nisur prej artistit që nuk ia ka idenë për ekspeditën e deri te shkencëtarët që nuk e merrnin për zemër një akullnajë që shembej jo shumë larg nesh” tregon Dencik, shkruan Zëri.

“Expedition to the end of the world” është projekti i dytë i shkrimtarit që rastësisht u shndërrua në regjisor, me një shkollë të përfunduar për editor filmi.

“Jam mahnitur nga loja e pjesëmarrësve në ekspeditë. Artistët shumicën e kohës kanë qëndruar zgjuar dhe kanë pikturuar e vizatuar, ndërsa ka edhe shumë fjali interesantë gjatë dokumentarit që vetë ideologjia e tyre di ti krijojë. Njëri prej tyre madje thotë se njerëzimi i përshtatet natyrës në cdo kusht, që do të thotë se edhe nëse uji e merr Kopenhagën ne mund ti zaptojmë Alpet, prapë ka zgjedhje” vazhdon regjisori.

Shfaqja e filmit në Europa Pllato është përcjellur me zërin e hoxhës në njërin prej vakteve myslimane, ndërsa policia është dashur të intervenojë edhe nga disa banorë që kanë hedhur gjësende në drejtim të monitorit ku ipej filmi.

“Dokumentari i parë që kam xhiruar është “Expedition…” prandaj është si foshnja ime, “Moon Rider” si I dyti është njëfarë tinejgjeri, ndërsa filmi i ardhshëm mendoj se do ti ketë 22 vjet” ka shtuar Dencik. Ekspedita ka zgjatur 4 muaj ndërsa është xhiruar me lense 45 milimetërshe, madje me disa aparate edhe nën ujë ku janë marrë pamje të hatashme gjatë goditjeve me sasinë e fortë të akullit në këtë pjesë. Gjatë “Expedition…” janë gjetur edhe specie të reja, e madje është parë edhe ariu polar i cili di edhe të sulmojë.

“Kjo mund të jetë një informatë shumë e re për të gjithë ne, por në të tilla ekspedita zakonisht gjenden shumë specie të reja e më pas emërohen dhe analizohen. Ne kemi gjetur dy lloje speciesh këtë herë” tregon regjisori. Daniel vjen nga Stokholmi ndërsa para se të niste punën me filmin, kryesisht është marrë me shkrimin e librave.

Ai është vëllau i aktorit David Dencik ndërsa në Marrakech Film Festival 2011 ai ka fitur cmimin kryesor të festivalit.

Po cenohet Kushtetuta

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Duke u thirrur në Marrëveshjen e 19 prillit të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd të ndërmjetësuar nga Brukseli, qeveria e Serbisë i konsideron organet që dalin nga kjo marrëveshje si institucione serbe dhe nën kompetencë të Asociacionit/Bashkësisë të Komunave Serbe që do të formohet pas zgjedhjeve lokale.Kështu thonë burime të besueshme të gazetës Tribuna, të cilat potencojnë se një pozicion i tillë serb, po e vështirëson shumë zbatimin e marrëveshjes dhe po sfidon respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Kjo marrëveshje sipas këtyre burimeve, çdo ditë e më tepër po paraqitet si kërcënim për kushtetutshmërinë në vend.

Të njëjtat burime thonë se Beogradi duke e cilësuar si neutrale Marrëveshjen e 19 prillit kërkon që edhe zbatimi të jetë i tillë. Një shembull konkret tashmë ekziston dhe ka të bëjë me kërkesën për heqjen e simboleve/logos shtetërore nga fletëvotimet si kusht për daljen e serbëve në zgjedhje.

Filmi ‘The Butler’, me fitimet më të mëdha në kinema

0

71817Filmi “The Butler” i regjisorit, Lee Daniels, një dramë për të drejtat civile në rolin kryesor të së cilës luajnë, Forest Whitaker dhe Oprah Winfrey, ka kaluar parashikimet dhe lehtësisht e ka fituar pozitën e filmit më të sukseshëm të javës në kinematë amerikane dhe kanadeze.

Filmi ka debutuar me 25 milionë dollarë fitime nga shitja e biletave në SHBA dhe Kanada vetëm të dielën.

Komedia “We’re the Millers” në rolin kryesor të së cilës luan, Jennifor Aniston ka dal si filmi i dytë më i sukseshëm duke fituar 17.8 milionë dollarë në javën e dytë të shfaqjes së tij.

Filmi më i sukseshëm i javës së kaluar, “Elysium” me Matt Damon ka kaluar në pozitën e tretë me 13.6 milionë dollarë fitime.

A do të shkarkohet Maloku?

0

Fadil MalokuAleanca Kosova e Re e ka deponuar të premten në Presidencë kërkesën për shkarkimin e Fadil Malokut nga pozita e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në Zyrën e Presidentes Jahjaga e kanë konfirmuar se letra e AKR’së me kërkesë për shkarkimin e Malokut ka mbërritur të premten vonë në Presidencë. Zyrtarisht askush nuk ka pranuar të flas se çfarë vendimi do të merr Presidentja lidhur me kërkesën e Partisë së Behgjet Pacollit. Por, burime të Express kanë treguar se Jahjaga gjatë javës do të aprovoj kërkesën e AKR’së për ta shkarkuar Malokun nga pozita e anëtarit të KQZ’së. Sidoqoftë, Sekretari i AKR’së, Ibrahim Makolli ka konfirmuar se kanë dërguar kërkesën në KQZ dhe presin që ajo të vendos shpejt lidhur me këtë rast.

“Presim që vendimi i Presidentes të merret shumë shpejt. Me të thënë të drejtën unë nuk kam qenë i përfshirë shumë në këtë çështje”, ka thënë Makolli, të dielën, për Express. Ndërkohë, anëtari i KQZ’së, Fadil Maloku, të premten, ka thënë për Express se në këtë kohë as Presidentja nuk mund ta shkarkoj pasi nuk ka bazë ligjore dhe se shkarkimi i tij është jokushtetues. Maloku pati sqaruar se kërkesa e AKR’së për largimin e tij nga KQZ ka ardhur pas deklaratave publike se nuk do të pranoj heqjen e logos së Republikës nga fletëvotimet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Por, zyrtarët e AKR’së në një reagim pas kësaj deklarate të Malokut, kanë thënë se kërkesa për shkarkimin e anëtarit të tyre në KQZ ka ardhur për shkak se Maloku nuk ka bashkëpunuar dhe nuk ka mbrojtur interesin e partisë në këtë institucion.

Kultura në Prizren, partnere e ekonomisë së vogël në verë

0

LidhjaPrizrenit5-29Mysafirët e shumtë përveç akomodimit në hotele, ushqimit në restorante, zgjedhin që mbrëmjen ta kalojnë edhe në shtëpi private.

Qyteti që ruan emrin e historisë, aty ku ende tradicionalja lufton me modernen, duke u krekosur për të sfiduar njëra tjetrën, ndryshon komplet pamjen gjatë stinës së verës. Secili që ka dëgjuar për këtë qytet dhe e ka vizituar atë njëherë, është rikthyer sërish, e ndoshta edhe me ndonjë mysafir tjetër.

Një qift i ri nga Gjermania, vetëm kanë dëgjuar për Kosovën, por thonë se kur kanë pyetur se ku është ky vend. Ata i kanë orientuar për në Prizren.

E në këtë stinë, kur vizitorët vërshojnë qytetin e lashtë, politika si duket fashitet në tingujt e muzikës, duke u bërë e pafuqishme për të mbizotëruar në çdo cep të qytetit.

E kur dihet se kultura duhet të triumfojë në këtë sezon, për të ndihmuar ekonominë e vogël, zyrtarët lokal, thonë se çdo vit, po bëjnë sa mundet, që të joshin mysafirë nga të gjithë anët e botës.

Kudo që të shkosh, mund të shohësh bagazhe, fotografë, turistë që shëtisin në grup, e që të gjithë kërkojnë një vend ku mund të pushojnë. Përveç hoteleve, që nuk janë të pakta në këtë qytet mikpritje për vizitorët tregojnë edhe familjarët. Fatmira Kryeziu, thotë për RTK-në se ka disa mysafirë,nga vende të ndryshme të rajonit.

”Koha kalon shumë shpejt këtu, thonë disa mysafir të tjerë, por ka shumë mangësi në orientim, pak ka tabela që, mund të na shpjegojnë se çfarë përfaqësojnë objektet që ne i vizitojmë. Kur të vijmë herën tjetër këtu, shpresojmë të shohim progres”, thonë ata.

Festivali i muzikës mesjetare shqiptare

0

Festivali i muzikës mesjetare shqiptareMuzikantë dhe studiues shqiptarë organizuan këto ditë në Durrës një festival mbi historinë e muzikës mesjetare shqiptare. Për afro një javë instrumentistë dhe këngetarë nga Shqipëria, Kosova, Franca, Spanja dhe Italia luajtën për herë të parë pjesë të kompozitorëve të njohur shqiptarë Jan Kukuzeli, dhe Gjergj Lapacaja. Festivali u zhvendos cdo natë në skena të amfiteatrove, kishave, shkollave dhe shesheve të qytetit të lashtë bregdetar.

Një grup muzikantësh shqiptarë, të shoqëruar prej kolegëve të tyre nga Spanja, Franca dhe Hollanda, sapo kanë përfunduar në Durrës festivalin “Netët e muzikës klasike”, i cili iu kushtua historisë së muzikës shqiptare. Në qendër të spektakleve muzikore për një javë ishte krijimtaria e dy autorëve të hershëm shqiptarë me origjinë nga Durrësi Jan Kukuzeli dhe Gjergj Danush Lapacaja. Ky edicion i gjashtë i bienales u zhvillua rreth temës Durrësi: 700 vjet muzikë; nga Kukuzeli në ditët e sotme”, transmeton VOA.

Në këto koncerte mori pjesë Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu”, shtatë artistë durrsakë që punojnë në Shqipëri dhe në Europë dhe kori i Filarmonisë së Kosovës, me solistët Adelina Paloja, Riad Ymeri, Misbah Kaçamaku. Ata intepretuan, mes të tjerave, dy nga ariet e Jan Kukuzelit si edhe “Kukuzeljanën” e kompozuar nga dirigjenti Rafet Rudi.

Muzika mesjetare shqiptare surprizoi admiruesit e arteve me disa pjesë që vinin për herë të parë në Shqipëri, si “Antifonari” i kompozuar nga Gjergj Lapacaja në vitin 1532. Krahas kompozimeve të rralla të Kukuzelit dhe Lapacajas, festivali tërhoqi vëmendjen për nivelin e lartë profesional dhe përkushtimin e artistëve, ndërsa zhvendosej çdo mbrëmje nga amfiteatri antik, në kisha shkolla dhe sheshe publike.

Gjatë koncerteve u publikuan edhe studime mbi Jan Kukuzelin dhe Durrësin në mesjetën e hershme, si edhe punën 35 vjecare në muzikë dhe matematikë të Gjergj Danush Lapacajas. Lapacaja ishte një nga personalitetet shkencore më të njohura në perëndimin mesjetar, ku u ribotua për më shumë se 250 vjet një nga traktatet e matematikës shkruar prej tij në vitin 1542.

“Netët e muzikës klasike” zhvillohen prej 10 vjetësh në Durrës, falë pasionit dhe angazhimit të pandërprerë të artistëve shqiptarë, të cilët kthehen vazhdimisht në vendlindje nga Europa për të dhënë koncertet e tyre.

KZQ-ja (s’)është nën presion për simbolet

0

Zgjedhjet-ksÇështja e simboleve në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ka krijuar plasaritjet e para përbrenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Njëri nga anëtarët e këtij Komisioni, Fadil Maloku nga Aleanca Kosova e Re, thotë se presioni mbi të, që të pajtohet me heqjen e simboleve të shtetit nga fletëvotimet, po i kushtojnë atij me largimin nga KQZ-ja.Kjo kërkesë Qeverisë së Kosovës i është parashtruar nga Beogradi si kusht për daljen e serbëve veriorë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Por, partia që e ka deleguar atë, AKR-ja, si dhe Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thonë se nuk janë duke ushtruar kurrfarë presioni mbi Malokun. Sidoqoftë, Maloku thotë se presionet atij i vijnë si nga vija e partisë, ashtu edhe nga KQZ-ja.

“Ka presione, por e kam thënë edhe më herët se nuk do të bie pre e këtyre presioneve dhe politikës, ngaqë e konsideroj se KQZ-ja është institucion i pavarur, ashtu është përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës dhe ashtu do të mbetet”, ka deklaruar Maloku. Përmes një komunikate, AKR u është drejtuar medieve duke potencuar se nuk ka bërë asnjë presion ndaj Malokut dhe ka paralajmëruar shkarkimin e tij nga KQZ-ja.

Kurse, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e ka mohuar se i ka bërë ndonjëherë ndonjë lloj presioni Malokut apo cilitdo anëtar të këtij organi. Aq më pak në lidhje me çështjet e simboleve apo logos shtetërore te materiali zgjedhor. “Nuk e kam diskutuar me asnjë anëtar çështjen e logos, e aq më pak që kam bërë presion mbi ndonjë anëtar të KQZ-së. Pra, e them me përgjegjësi të plotë që asnjëherë as nuk është diskutuar kjo çështje, e aq më pak që kemi diskutuar këtë me Fadil Malokun”, ka deklaruar Daka. Një anëtar tjetër i KQZ-së, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, thotë se mbi të askush nuk ka ushtruar deri më sot ndonjë presion lidhur me çështjen e heqjes së simboleve nga fletëvotimet.

“Asnjë lloj presioni, asnjë kërkesë dhe biseda rreth kësaj çështjeje nuk kam pasur deri në këtë moment”, ka thënë Dushi. Kërkesa për heqjen e simboleve shtetërore të Kosovës nga fletëvotimet dhe materialet tjera zgjedhore, është parashtruar nga Serbia dhe lidhet me zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zyrtarët nga qeveria serbe kanë parashtruar këtë kërkesë si kusht për daljen e serbëve verior në zgjedhjet e 3 nëntorit. Sipas tyre, logot dhe simbolet e shtetit të Kosovës nuk mund të jenë në materialet zgjedhore, pasi që Marrëveshja e Brukselit është neutrale në raport me statusin e Kosovës.(rel)

Kështu e nisëm luftën

0

Binak-Dinaj“E vërteta për luftën në Loxhë”. Flet për “Epokën e re”, ish-ushtari i UÇK-së, Binak Dinaj.

Binak Dinaj, ish i burgosur politik, aktivist i palodhshëm i çështjes shqiptare, një ndër organizatorët e parë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me bomba të të cilit u kryen aksionet e para guerile në shenjë kundërshtimi me sjelljen e kolonëve serbë në Kosovë nga Kroacia dhe i cili e la dorën e majtë gjatë luftimeve në Loxhë, në fejtonin “E vërteta për luftën në Loxhë” për herë të parë rrëfen për shumë ngjarje dhe personazhe…

“Bombat e para që janë hedhur nga pjesëtarët e UÇK-së në afërsi të kampeve të serbëve të sjellë nga Kroacia, për ta kundërshtuar kolonizimin e Kosovës, por pa pasur qëllim t’i vrasim, i kam sjellë me duart e mia, pas të cilit aksion ka dalë UÇK-ja me komunikatë”, ka treguar Dinaj. Ai ka thënë se më vonë, pas një bisede me Xhavit Halitin nga Shtabi i UÇK-së, i është blerë një veturë për ta shfrytëzuar për logjistikë. “Në atë kohë kanë qenë tri vetura të tipit ‘Lada’. Këtë e kam marr vesh më vonë. Një veturë e kishte pasur Zahir Pajaziti me Edmondin, një Nait Hasani dhe një unë me Rexhep Kelmendin”, ka deklaruar Dinaj. Ai ka rrëfyer se si me Skënder Çekun, tash dëshmor i kombit, është angazhuar në Shqipëri për të siguruar armatim për pjesëtarët e UÇK-së përderisa një ditë bashkë me të dhe me dhjetëra luftëtarë të tjerë kanë hyrë edhe vetë në Kosovë për të luftuar. Dhe betejën e parë, ka treguar ai, e kanë pasur në Loxhë, ku edhe e ka humbur dorën e majtë, gjatë një luftimi me disa ushtarë serbë.

“Epoka e re”: Kur keni marrë për herë të parë kontakt dhe me kënd rreth organizimit të UÇK-së?
Dinaj: Për herë të parë rreth organizimit të UÇK-së kam marr kontakt në dhjetor të ’94-s bashkë me Rexhep Kelmendin e Xhavit Halitin.

“Epoka e re”: Të kujtohet se në cilin vend jeni takuar?
Dinaj: Jemi takuar në Tiranë.

“Epoka e re”: Çka konkretisht keni biseduar në atë takim?
Dinaj: Kryesisht rreth organizimit të parë të njësiteve guerile të UÇK-së. Me Rexhep Kelmendin e kemi pasur për detyrë të merremi me logjistikë, me armatim. Dmth., bombat e para që janë hedhur nga pjesëtarët e UÇK-së në afërsi të kampeve të qëndrimit të serbëve të sjellë nga Kroacia… në kundërshtim me kolonizimin e Kosovës, por pa pasur qëllim t’i vrasim, i kam sjellë me duart e mia, pas të cilit aksion ka dalë me komunikatë UÇK-ja.

“Epoka e re”: Nga ku i keni sjellë në Kosovë ato bomba?
Dinaj: I kam blerë me disa shokë në Rozhajë, para se të kyçem në UÇK. Një shok m’i ka sjellë. I kam blerë ato bomba, sepse e dija se një ditë do të na hynin në punë. Më vonë, në kontaktin e parë me Xhavit Halitin në dhjetor të ’94-s, ai më pyet nëse kam ndonjë gjë nga armatimi. I tregova se i kisha disa bomba dhe se mund t’i siguroja edhe 10-15 të tjera. Por, për këtë periudhë nuk dëshiroj të flas më shumë këtë herë.

“Epoka e re”: Pse?
Dinaj: Për disa arsye. Mbase do të flas në ndonjë rast tjetër!

“Epoka e re”: A ju kujtohet se kujt ia keni dhënë këto bomba?
Dinaj: Ka qenë rreptësisht e ndalur ta di se kush është ai që i mori ato bomba.

“Epoka e re”: Si jeni ndier kur keni dëgjuar se me ato bomba është kryer aksioni i parë ndaj forcave policore serbe?
Dinaj: Në një farë forme isha shumë i kënaqur sepse, përveçse aksioni kaloi mirë, pa pasoja, ishte një shenjë e qartë se gjendja po fillon të ndryshojë.

“Epoka e re”: Pastaj si e keni vazhduar aktivitetin?
Dinaj: Me kalimin e kohës i kam parashtruar disa kërkesa.

“Epoka e re”: Kujt?
Dinaj: Konkretisht Xhavitit. Ai ka qenë përgjegjës. Me Rexhep Kelmendin kemi shkuar në Tiranë dhe e kemi kërkuar një veturë për ta vazhduar aktivitetin. Nga Shtabi i UÇK-së na është blerë vetura. Kanë qenë tri vetura të tipit “Lada”. Këtë e kam marr vesh më vonë. Një veturë e kishte pasur Zahir Pajaziti me Edmondin, një Nait Hasani dhe një unë me Rexhep Kelmendin. Meqenëse në Shqipëri ishte problem të sigurohej armatim, e kisha një lidhje në Roxhajë, ku kam shkuar shumë shpesh për armatim. Kam blerë kryesisht kallashnikovë, snajperë dhe municion. Armatimin e kam sjellë nga Rozhaja deri në kohën kur ka filluar të hyjë nga Shqipëria.

“Epoka e re”: Keni pasur kontakte me Zahir Pajazitin dhe Nait Hasanin?
Dinaj: Jam njohur me ta.

“Epoka e re”: Por a keni qenë në dijeni se të tretë jeni duke u angazhuar në veprimtari ushtarake për çlirimin e Kosovës?
Dinaj: Nuk e kam ditur në fillim. Këtë e kam kuptuar kur Naiti ka rënë në burg.

“Epoka e re”: Pas daljes publike të UÇK-së dhe rritjes së saj, ndryshuan detyrat tuaja?
Dinaj: Më së shumti jam marr me sigurimin e armatimit, por edhe me sigurimin e ushqimit dhe veshmbathjes për ushtarë të UÇK-së në Jabllanicë, Gllogjan si dhe me përgatitjen dhe furnizimin me barna të spitalit në Irzniq.

“Epoka e re”: Me kënd kontaktoje, apo nga kush merrje detyra?
Dinaj: Me Ramush Haradinajn direkt, pasi ishte krijuar Zona Operative e Dukagjinit. Unë kam pasur kontakte të mira me të gjithë anëtarët e Shtabit të Zonës Operative të Dukagjinit, kurse kohë pas kohe kontaktoja në telefon edhe me Xhavit Halitin. Pastaj erdhi Emrush Xhemajli këndej.

“Epoka e re”: Pas disa vitesh UÇK-ja rritet, zgjerohet lufta, zhvillohen beteja të shumta, si ato të Loxhës, ku keni marrë pjesë edhe ju në njërën prej tyre. Para se të flasim për luftën në Loxhë, keni edhe diçka për të folur?
Dinaj: Para se të flas për luftën në Loxhë e shoh të arsyeshme të tregoj se në fshatin Raushiq u parashtruan kërkesat nga fshatarët për t’u armatosur, sepse furnizimi me armatim vetëm nga SHP i UÇK-së ishte i vështirë. Pavarësisht premtimeve të Bukoshit, se ka armatim dhe rreth 200 mijë ushtarë, nuk doli asgjë. Pastaj filloi mbledhja e mjeteve në Perëndim për blerjen e armatimit. Bashkëfshatarët e mi më autorizuan të shkoj në Shqipëri për blerjen e armëve. Unë u thash se shkoj, por lufta nuk do të bëhej vetëm në Raushiq. Kështu që, nëse bashkëfshatarët sjellin financa, unë nuk do të blej armë vetëm për fshatin tonë, por në bashkëpunim me SHP të UÇK-së do t’i shpërndajmë gjithandej Kosovës, pasi lufta nuk bëhej vetëm në Dukagjin, konkretisht vetëm në Raushiq, por edhe në Drenicë, Llap e vende të tjera të Kosovës. Bashkëfshatarët në Shqipëri i sollën rreth 100 mijë marka dhe rreth 70 mijë franga zvicerane. Në kontakt me Xhavit Halitin dhe Skënder Çekun e kam blerë një sasi të armatimit.

“Epoka e re”: Me Skënder Çekun jeni njohur edhe më herët?
Dinaj: Po, qysh në vitet e ’80-ta, pasi kam qenë edhe i burgosur politik. Por, kur shkova në Shqipëri për të marr armatim, kam qëndruar më shumë se një muaj. Gjatë asaj kohe kam shkuar në Durrës, te shtëpia e Skënder Çekut. Bashkë me Skënderin kemi çuar armatim në Kukës, Tropojë. I kemi mbushur disa herë kamionët. Skënderi e voziste kamionin e ushtrisë, kurse unë një xhip të ushtrisë. E kamionin e fundit me armatim e kemi ndarë për Raushiq dhe për bashkëluftëtarët e tij që ishin me ne. Nga Shqipëria më 20 kuaj kemi depërtuar në Kosovë bashkë me Skënderin, Hysen Dreshajn – “Besnikun”, Xhavit Dreshajn, Besnik Shalën – “Gazin” , Adnan Spahiun – “Hansin” , Afrim Bajraktarin – “Benin”, Smajl e Gani Elezin si dhe me luftëtarë të tjerë, të cilëve u kërkoj falje që për momentin nuk po ua kujtoj emrat, pasi kanë kaluar 15 vjet nga lufta. Një natë kemi fjetur në Junik, pastaj kemi pushuar pak në Gllogjan.

“Epoka e re”: Në Gllogjan a jeni takuar me ndonjë komandant?
Dinaj: Jemi takuar. I kam njohur shumicën. Nuk më kujtohet a jemi takuar me Ramushin, me të cilin kam pasur raporte të mira.

“Epoka e re”: Pastaj nga Gllogjani ku shkuat?
Dinaj: Armatimin fillimisht e kemi çuar në shtëpinë time në Raushiq, nga ku e kemi shpërndarë në fshat, kurse pjesa e armatimit për luftëtarët e Skënder Çekut ka mbetur në dhomën time. Ndërkohë, rreth orës tre të natës kam rënë të pushoj pak, por rreth orës 06:00 kanë ardhur dhe më kanë thirrur, duke më thënë “krisi në Loxhë”. Është fjala për datën 6 korrik, për ofensivën e parë. Bashkë me Skënderin dhe me luftëtarët e tjerë, me të cilët kishim ardhur nga Shqipëria, jemi nisur për në Loxhë. Fillimisht jemi ndal te shtëpitë e buqollve, pa hyrë në Loxhë. Skëndër Çeku me Besnik Shalën dhe me Gani Elezin janë nisur për në Loxhë, kurse neve na tha të presim aty. Por, pa u bërë gjysmë ore janë dëgjuar të shtëna të pushkëve. Dikush nga ata të Loxhës, që i kishin zënë pozicionet, nuk e ka njohur Skënder Çekun dhe ka gjuajtur në të por, për fat të mirë, s’e ka kapur plumbi. Më vonë e kam kuptuar se Nazmi Morina ka gjuajtur, i cili më vonë e kishte kapur për qafe Skënderin. Unë kur i kam dëgjuar pushkët kam menduar se u vra Skënderi. Thash me vete, unë i Raushiqit e njoh mirë terrenin andej, po qysh nuk shkova me ta. Dhe në atë moment jam nisur për në Loxhë, kurse ushtarët e tjerë mbetën aty. Me vete e mora kallashnikovin, mortajën e dorës, 4-5 bomba dhe gjatë rrugës në mes të Loxhës dhe Raushiqit i kam parë disa ushtarë me tesha të zeza që vinin në drejtim timin. Jam ulur pas një mezhde dhe kur janë afruar në 3-4 metra i kam hedhur bombat mbi ta. Pastaj kam shtirë me mortajë të dorës në shtëpi të Paviqit. Atëherë është çuar njëri që ishte i plagosur dhe ka filluar të bërtasë në gjuhën serbe, duke thënë se me dhunë e kanë sjellë të luftojë në Kosovë. Në atë moment unë e kam zgjatur dorën e majtë për ta marrë kallashnikovin dhe, veç kur e kam ndier se një plumb i pizgauerit, apo ku ta di unë, më ka marr në dorë, e cila më mbeti var, por me dorën tjetër e kam shkoqur, pastaj e kam nxjerr revolen dhe e kam raportir në mes të dy këmbëve, sepse çdoherë kam thënë se i gjallë nuk u bie në dorë serbëve. Pas pak ka ardhur Mentor Morina, i cili është nga Loxha dhe ma ka lidhur dorën për të mos më rrjedhur gjaku. Ashtu me të kam ecur përreth një kilometër, pasi për asnjë moment nuk më ka humbur vetëdija. Ndërkohë, ka dalë edhe një djalë, i cili, pavarësisht kundërshtimit tim, më ka qit në shpinë, me arsyetim se lodhem. Më vonë me një makinë më kanë çuar në spitalin e UÇK-së në Irzniq, ku ma ka operuar dorën mjeku Avdyl Krasniqi. Më vonë Skënderi ka ardhur të më shohë në spital dhe më ka treguar se kishte pas shkuar në vendin e ngjarjes, ku i kishte gjetur disa kapela të ushtarëve serbë. Besnik Shala aty e kishte gjetur edhe orën time, të cilën ia kishte pas dhënë Skënderit.

“Epoka e re”: E keni vazhduar aktivitetin pas operimit?
Dinaj: Pas operimit disa herë kam shkuar në Loxhë për ta vizituar Skënder Çekun dhe bashkëluftëtarët e tjerë, kurse pas rënies së Loxhës kam kaluar në Tiranë. Në Tiranë jam marr përsëri me logjistikë dhe jam përkujdesur për ushtarët e plagosur derisa ka përfunduar lufta çlirimtare.

Skenari i “Koçobashit”

0

Milaim ShefkiuShkruan: Milaim Shefkiu –

Serbët e veriut, të grumbulluar rreth Kuvendit të ashtuquajtur Autonom, u thanë jo zgjedhjeve të 3 nëntorit, që janë shpallur nga presidentja Atifete Jahjaga. Kjo e fundit pas konsultave disamujore me liderët partiakë, me ndërkombëtarët edhe me Beogradin, vendosi që zgjedhjet të mbahen në vjeshtën e hershme. Por, aritmetika e Jahjagës, por edhe e kryeministrit Hashim Thaçi, madje edhe e disa ndërkombëtarucave, u shkoi huq, sepse serbët e veriut, legalë ose ilegalë, sido që quhen, deklaruan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Justifikimi ose qëndrimi i tyre ishte se këto zgjedhje bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Serbisë, e cila Kosovën akoma e konsideron si pjesë të saj. Beogradi, pra, vazhdon të funksionojë me ligjet e vjetra dhe logjikën e Millosheviqit, duke sfiduar gjithçka që është në dobi të integrimit dhe forcimit të shtetit kosovar. Sllavisha Ristiqi, një nacionalist serb që e sheh ëndërr (edhe ditën) Drazha Mihajlloviqin (liderin çetnik), tha se zgjedhjet e 3 nëntorit i ka shpallur presidentja e një shteti që nuk e njohin. Me qëndrimin e fundit, serbët e veriut përcollën sinjale drejt Prishtinës dhe Brukselit, se janë po ata serbë që ia kanë vënë flakën Kosovës 14 vjet më e parë, e janë po ata ekstremistë që e kanë sfiduar e po e sfidojnë përditë, tash e 14 vjet. Marrëveshja në bisht të sorrës Vendimi i djeshëm i “Kuvendit Autonom Serb” për mosdalje në zgjedhjet e 3 nëntorit ka venë në sprovë edhe Marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar nga dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Marrëveshja, në substancë, ka pasur për qëllim që t’i integrojë serbët ilegalë në institucionet legale të Kosovës, në një proces të rregullt zgjedhor. Por, vendimi i djeshëm i “Kuvendit Autonom Serb” e dëshmoi të kundërtën, sepse modalja në zgjedhje ua zgjat jetën strukturave paralele.

Këshilltarët serbë të tri komunave të veriut përfshirë edhe Mitrovicën përtej urës, deklaruan se nuk dalin në zgjedhje dhe duke mos marrë pjesë në këtë proces, nuk e njohin as Marrëveshjen. Nëse ky qëndrim është përfundimtar, atëherë ku po mbetet marrëveshja e Brukselit, të cilës iu dha aq shumë pompozitet. Mbi këtë logjikë a ka shteg motivimi që të vazhdohen negociatat me Beogradin?. Secili qytetar e di qartë se serbët e veriut nuk janë ata që vendosin krye në vete, pa marrë mesazhe nga koçobashi i Beogradit, Tomisllav Nikoliq dhe pinjolli i Millosheviqit, Ivica Daçiq. Ky i fundit e luan lojën e mësuesit të tij. I ndjeri Richard Holbruook, ish-negociator amerikan për luftën e Bosnjës e më pas i përfshirë edhe në Kosovë, ka thënë se “sa herë që Millosheviqi teorikisht deklarohej për paqe, praktikisht forconte formacionet e luftës në terren”. Edhe Daçiq publikisht iu bën thirrjeve serbëve që të dalin në zgjedhje, në anën tjetër iu thotë mos dilni, sfidone shtetin e Hashim Thaçit. Metamorfoza e Marrëveshjes Meqë u zgjodh enigma e Ezopit, u pa se Serbia e ka pasur vetëm një qëllim, që të pranojë marrëveshjen me Kosovën, me idenë që ta marrë datën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Fillimisht këtë e arriti edhe pse Bundestagu vështirë se do ta hajë këtë karrem, sepse ligjvënësit gjermanë e kanë bërë të qartë se marrëveshja është kusht për integrim.

Atëherë Prishtina ka një alternativë. Duke qenë fituese morale në bisedimet e Brukselit, të koordinohet edhe me bashkësinë ndërkombëtare dhe bllokojë hermetikisht veriun, duke aplikuar taksa të njëjta kufitare që i aplikon edhe në pikat tjera, duke penguar hyrjen e serbëve pa sigurime kufitare, dhe në fund duke i burgosur të gjithë ekstremistët që pas ligjit për amnisti e kanë sfiduar shtetin kosovar. Derisa Prishtina nuk fillon t’i shtrëngojë hallkat e shteti, veriu kurrë nuk do të integrohet. Marrëveshja politike kërkon metamorfozë në terren me forca të sigurisë, në të kundërtën marrëveshja mbetet një letër, sikurse marrëveshjet tjera.

63 të vdekur në trafik nga janari deri në korrik

0

Aksident 4Në Kosovë, nga muaji janar deri në korrik, 63 veta kanë humbur jetën nga pasojat e aksidenteve në trafik, ndërsa mbi 5 mijë janë plagosur.

Në të njëjtën periudhë të vitit numri i përgjithshëm i aksidenteve është mbi 10 mijë, raporton VOA. Statistikat flasin për shtim të aksidenteve gjatë muajve të verës kur edhe shtohen lëvizjet e qytetarëve që hyjnë dhe dalin nga Kosova. Policia e Kosovës flet edhe për dukuri të pazakonshme e të paligjshme në rrugët e Kosovës.