12.4 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 9063

Prizreni qytet kaotik gjatë sezonit veror

0

Prizreni5-24Këtyre muajve të verës Prizreni mund të thuhet lirshëm se është shndërruar në një qytet me kaos në trafik. Shtimi i veturave të shumta, sidomos atyre të mërgimtarëve ka bërë që rrugët përbrenda qytetit të behën të pa kalueshme. Vozitësit e automjeteve e sidomos ata të taksive thonë se kjo gjendje po u sjell bezdi, ndërsa policia zotohet për kryerjen e detyrave me përpikëri.

Shaban Mazreku punon si taksist në Prizren. Për të ditët e verës janë bërë shumë të mërzitshme, pasi që punon dhjetë orë të plota. Kolona të shumta nga automjetet presin në radhë, ndërsa kjo vërehet në masë të madhe tek unaza e qytetit. Aty ndodhet edhe Shabani i cili bënte bartjen e pasagjerëve të tij. Thotë se po e bezdis pritja këtyre ditëve kur në dritaren e tij rrezaton dielli bukur shumë.

Për ta bërë një gjiro përreth unazës së qytetit një shoferi i nevojitet hiq më pak se gjysmë ore, pasi që duhet të vozis me një shpejtësi shumë të ngadalësuar e shpesh herë madje të ndalojë veturën për të pritur në radhë. Ky kaos në komunikacion ka filluar të jetë i pranishëm që nga fillim i muajit korrik kur në Kosovë kanë ardhur mërgimtarëve për pushime. Sikurse Shabani ka edhe shumë vozitës të tjerë të cilët janë mërzit nga kjo tollovi që po i shoqëron në rrugë.

Në rrugët më frekentuese të qytetit vërehen kohë pas kohe patrulla policore të cilat përcjellin gjendjen. Ndonëse me një plan operativ të marrë për sezonin veror policia thotë se nuk mund t’i eliminojë tollovitë pasi që shumica e rrugëve të Prizrenit janë të ngushta.

Zëdhënësi Hazir Berisha i tha Radio Kosovës se është angazhuar i tërë personeli, përderisa u zotua në kryerjen e detyrave.

Drejtuesit e automjeteve shpresojnë që gjendja në komunikacionin e Prizrenit të përmirësohet në këtë fund muaj pas largimit të mërgimtarëve, ndërkohë policia bën apel tek shoferët që t”i respektojnë rregullat në komunikacion dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit në mënyrë që t’u iket aksidenteve.

Kolona të gjata në pikën kufitare në Vërmicë

0

Kufiri ne vermicNë pikë-kalimet kufitare të Kosovës – Shqipëri, vazhdojnë të krijohen kolona të gjata të veturave.

Në pikën kufitare sot në orët e para të mëngjesit ka pasur kolona deri në 1 kilometër.

Kjo po ndodh për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve të cilët po kthehen nga pushimet të cilat i kanë kaluar në Kosovë, por edhe nga pushuesit që ja kishin mësyrë bregdetit shqiptar,transmeton KosovaPress.

Kolona të gjata ka pasur edhe në pikat kufitare me Serbinë, por në këto pika nuk janë pranuar dokumentet e Kosovës, duke ua kërkuar vetëm certifikatën e lindjes, madje duke mos ua pranuar as ekstraktin e lindjes.

Nesër hapet Panairi i librit “Prizreni 2013”

0

Panairi-i-librit-ne-Prizren-659x439Mbi 30 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia dhe Bosnja do të marrin pjesë në Panairin e librit “Prizreni”. Panairi organizohet nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) dhe me përkrahjen e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, si dhe Drejtorisë për Zhvillimin e Turizmit të Komunës së Prizrenit, nga data 19 deri më 25 gusht 2013.

Koordinator i Panairit të librit “Prizreni 2013”,Ditar Kabashi tha se ky panair organizohet për herë të pestë radhazi në Prizren. “Përveç shitjes së librave, në secilën mbrëmje do të ketë program të pasur letrar, takime me shkrimtarë dhe promovime librash e shtëpish botuese”, tha Kabashi.

Sipas tij, disa nga pjesëmarrësit që do të promovojnë krijimtarinë artistike do të jenë: Nimon Muçaj, Agim Gjakova, Ibrahim Kadriu, Zenun Çelaj, Salajdin Krasniqi, Faik Miftari, grupi letrar i Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit, etj.

Panairi organizohet në ambient të hapur, në sheshin “Dëshmorët”, ish-parkingu i veturave, tani shëtitore, në qendër të Prizrenit.

Hapja solemne panairit do të bëhet të hënën, më 19 gusht 2013, në orën 19:00, ndërsa në ora 20:00 do të bëhet promovimi i veprave të autorit prizrenas Salajdin Krasniqi./PrizrenPress.com/

 

Janjic: Shkarkimi i Rades, i ndërlidhur me zgjedhjet

0

RadaTrajkovicAnalisti politik dhe njohës i rrethanave në Kosovë, Dusan Janjic ka vlerësuar se shkarkimi i Rada Trajkovicit nga posti i ushtrueses së detyrës së drejtorit në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë është i ndërlidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale në Kosovë, por me “shpalosjen e politikës së re”.
“Zyra për Kosovën me shpejtësi ka nis që të caktojë kuadrot dhe kjo ka të bëjë me dy çështje: së pari me përgatitjen e zgjedhjeve dhe me idenë e vjetër që të përdoren ndërmarrjet publike dhe së dyti që të tregohet një farë politike e re”, tha Janjic për agjencisë serbe Tanjug, transmeton Koha.net .

Ai ka përkujtuar se Trajkovic është deputete në Kuvendin e Kosovës dhe ka vlerësuar se udhëheqësi i ri i Shtëpisë së Shëndetit, do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për Listën unike serbe.

Si faktor të tretë Janjic ka përmendur “ndërhyrjen” në sektorin e mjekësisë për të treguar se ata që duan të jetojnë nga puna në Kosovë duan ndryshime të shpejtuara, ndërsa ata të mëparshmit duan ‘status quo’.

“Ky ka qenë momenti më i keq i mundshëm që të shkarkohet kushdo qoftë”, tha Janjic.

“E gjithë kjo ka pasur mundësi dhe është deshtë të bëhet më herët- në këtë kohë parazgjedhore duhet ta kemi të qartë para se gjithash, se ndër të tjera kemi shkarkuar gruan e cila në të vërtetë ka patentuar Listën unike serbe”, ka thënë Janjic.

Ndërsa, të shtunën, drejtoresha e deritashme e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë i ka thënë agjencisë serbe Tanjug, se për vendimin për ndërrimin e saj nga ky post ka marrë vesh sot rreth orës 15 dhe se është “shumë e befasuar”. Megjithatë, siç tha ajo, në “një farë mënyre e ka pritur atë”.

“Informata për shkarkimin tim për mua është befasi, jo edhe aq e madhe sepse, më 1999 socialistët më kishin dëbuar fare nga puna, kur mbeta edhe pa rrogë deri me ardhjen e Zoran Gjinxhicit. Ky shkarkim vetëm sa tregon kontinuitetin e politikës nga Milosevici te Dacicii”, ka thënë Trajkovic.

Sipas fjalëve të saj, nuk ka pasur fare ndonjë paralajmërim për këtë vendim nga ana e Qeverisë së Serbisë.

Shteti “vetëdorëzohet” nga rriqrat

0

Rriqrat6-21Shteti më i ri i krijuar në Ballkan, Kosova po sfidohet nga rriqrat. Ky shtet, që në kuadër të vet ka Ministrinë e Sigurisë dhe atë të Shëndetësisë, është “vetëdorëzuar” para insekteve që kanë hyrë në çdo oborr të vendbanimeve rurale në Malishevë, Rahovec, Klinë, Gjakovë…ku kanë marrë jetë dhe po marrin\’ përditë. Rriqrat janë shndërruar në një “aparat luftarak” që po zgjeron territorin e vet në këto komuna. Katërmbëdhjetë vjet që nga mbarimi i luftës dhe ende nën traumat e saj, banorët po jetojnë tmerrin e një sulmi tjetër.

Të veshur si në dimër në temperaturat rreth 40 gradë në ditët e para të muajit gusht, banorët e këtyre rajoneve po mundohen të improvizojnë një “jelek antiplumb” kundër pickimit të rriqrave. Megjithëkëtë, ato po thumbojnë e po ngulen thellë në mishin e banorëve të Malishevës duke pickuar ata që më së paku mund të izolohen –fëmijët.

E, kjo po ndodh në fazën e cila llogaritet nga ekspertë të fushës si fazë jo e shumimit, si dhe pas deklarimeve zyrtare të shtetit se është bërë dezinsektimi i zonave që konsiderohen më të prekura nga rriqrat. Rriqrat në fshatrat e Malishevës po krijojnë vendevende “shtëpiza” sikurse janë të njohura ato të milingonave (buburrecave), madje shumë pak të dallueshme nga të buburrecave.

Të ecësh zbathur i bie t’i afrohesh vdekjes, rriqrat po ecin edhe nëpër tokë, kurse në drunjtë, barishte tjera ato tashmë janë bërë zot shtëpie.

Hapet edicioni i 12-të i “Dokufestit” në Prizren

0

Dokufesti hapetFluturakja grafike e ilustruar në muret e vjetra në hyrje të kinemasë “Lumëbardhi” në Prizren ka mirëpritur mysafirët në natën e hapjes së edicionit të 12-të të festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest”, që sivjet synon t’i thyejë kufijtë përmes paraqitjes së krijimeve nga regjisorë të ndryshëm botërorë.

Para nisjes së “fluturimit” nëpër botë për të parë tregimet e ndryshme për ngjarje, vende e njerëz, të ftuarit në ceremoninë e hapjes kanë pasur rastin që të ndjekin një performancë artistike prej afër 20 minutash, që njëherësh ka qenë edhe mirëseardhja në “Dokufestin” e 12-të që ka për moto “Theji kufijtë”. Në kuadër të kësaj paraqitjeje është përmendur se zyrtarët me pasaporta diplomatike mund t’i kalojnë kufijtë e caktuar që janë të pakalueshëm për qytetarët e thjeshtë. Por, është përmendur edhe vënia e kufijve në raportet ndërnjerëzore qofshin ato mentalë, gjinorë politikë, a klasor. E udhëtimi filmik ka nisur pikërisht me dokumentarin që trajton çështjen se pse njerëzit tregojnë rrëfime. “Stories We Tell” (Tregimet që i rrëfejmë) i autores Sarah Polley ka nisur me rrëfimin e brendshëm në familje. Në natën e parë të edicionit të 12-të të “Dokufestit” janë shfaqur 7 filma dokumentarë në 4 kinema të ndryshme.

Organizatorët kanë bërë të ditur se sivjet gjatë nëntë ditëve të festivalit do të shfaqen 250 filma, prej të cilëve 106 në programin garues.

“Ky është programi më i madh që ndonjëherë ka pasur “Dokufesti””, ka konfirmuar Nurkollari, transmeton Koha.

Drejtori ekzekutiv i festivalit, Eroll Bilibani, ka sqaruar se krahas 200 mysafirëve të botës së filmit, në organizimin e sivjetmë janë angazhuar rreth 200 persona, ku numrin dërrmues e përbëjnë vullnetarët e rinj të festivalit. “Urojmë që ky numër i madh mysafirëve do të na ndihmojë në thyerjen e kufijve, çfarëdo qofshin ata. Besojmë se pas përvojës së tyre në Prizren ata do të bartin fjalën e mirë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi”, është shprehur Bilibani.

Por projektimi i filmave nuk është ndodhia e vetme në “Dokufest”. Të shtunën për herë të dytë ka nisur punën punëtoria “Kino Prizreni”, që ka mbledhur mbi 20 të rinj nga Kosova, Shqipëria e rajoni, të cilët do të krijojnë filma me buxhet shumë të vogël apo edhe pa buxhet gjatë ditëve të festivalit.

“Kjo punëtori është pjesë e lëvizjes botërore të krijimit të filmave pa buxhet, ku pjesëmarrësit ndihmojnë njëri-tjetrin”, ka thënë Berat Brestovci, drejtues i punëtorisë. Sipas tij, filmat e realizuar do të shfaqen në këtë edicion të “Dokufestit”.

Në ditën e dytë të festivalit pritet që të shfaqen 25 filma në 6 kinema të ndryshme, gjatë programit të ditës dhe natës. Të dielën i zhvillon punimet edhe paneli i parë në këtë edicion i titulluar “Ballafaqimi me të kaluarën”.

Vetura e Qeverisë në Rradhimë të Vlorës (Foto)

0

foto nga vlora(E plotësuar) Një veturë me targa të Qeverisë së Kosovës është  parë dje në Rradhimë të Vlorës.

Fotografia e veturës e cila është dërguar në adresë të “PrizrenPress-it” është realizuar dje rreth orës 14:05 minuta, afër një hoteli  në Rradhimë të Vlorës.

”PrizrenPress” ka arritur të mësojë se vetuar që është parë në Rradhimë të Vlorës është e llojit “Skoda Oktavia” dhe mban numrin 3Z 123-17.

Fotot dëshmojnë se si përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, veturat  zyrtare i përdorin edhe për pushimet e tyre private./PrizrenPress.com/

foto rradhimevlora 2vlora 2

Ryshfeti rrezikon policinë

0

Policia e KosovesNëntëmbëdhjetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dyshohet me bazë se gjatë këtij viti kanë marrë ryshfet nga qytetarët. Nëntë prej tyre po përballen me drejtësinë, përderisa dhjetë të tjerë ende po hetohen nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Arbër Beka, zëdhënës në IPK, ka thënë për “IP Magazinë” se, sa i përket veprës penale “marrje e ryshfetit”, në total janë raportuar në këtë gjashtëmujor 19 raste, prej tyre dhjetë janë akoma në proces në Departamentin e Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës, për pesë raste është ushtruar kallëzim penal në prokuroritë kompetente, kurse katër raste të tjera janë dorëzuar në prokurori me raport të veçantë.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka për qëllim parësor, t’a ndihmojë Policinë e Kosovës që t’a përmbush misionin e saj ligjor, në harmoni me ligjet në fuqi dhe standardet e kërkuara, dhe t’ju ofrojë qytetarëve një polici të përgjegjshme, profesionale dhe efektive. Lufta kundër korrupsionit në radhët e policisë do të jetë prioriteti ynë i përhershëm dhe kryesor duke u kujdesur që askush në Policinë e Kosovës të mos jetë imun ndaj shkeljeve të mundshme ligjore”, ka deklaruar Beka.

IPK falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe kontributin e tyre në luftimin e përbashkët të dukurive negative duke ndikuar në këtë mënyrë në ngritjen e nivelit të përformances tek policia e vendit.
Punë për IPK-në

Sipas Bekës, sukseset e treguara nga IPK-ja në luftimin e korrupsionit janë si rezultat edhe i përgatitjes profesionale edhe nge trajnimet e shumta që janë organizuar për zyrtarët e IPK-së nga ICITAP-i amerikan, e të cilat trajnime kanë qenë shumë përmbajtjesore dhe specifike për punën dhe detyrat dhe përgjegjësitë që ka personeli operativ i IPK-së (hetuesit dhe inspektorët) për të arritur rezultate sa më efektive në zbatimin e mandateve të tyre ligjore në ballafaqim me elementet kriminale dhe destruktive të cilat mund të infektojnë shërbimin e policisë ndaj qytetarëve të vendit.

IPK-ja fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që mund të kenë informacione lidhur me rastet me elemente korruptive ku dyshohet të jenë përfshirë zyrtarët e Policisë së Kosovës t’i denoncojnë sa më parë ato.
Në anën tjetër, zyrtarë të policisë nga zyra për Marrëdhënie me Publikun, thonë se, rastet e marrjes së ryshfetit nga policët janë në rënie e sipër.
“Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar nëntë raste të marrjes së ryshfetit, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (2012) janë shënuar 24 raste të tilla”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim në Polici.
Kurse raste të raportuara për dhënie të ryshfetit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë raportuar 15 raste, kurse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur 29 raste.

Policët arrestohen si të dyshuar

Sipas policisë, kryesisht rastet e tilla janë me kryes të njohur që do të thotë ata arrestohen si të dyshuar për ketë vepër penale.

“Raportet e PK-së dhe IPK-së janë të përcaktuara me ligjin e Policisë dhe ligjin e Inspektoratit dhe bashkëpunimi është në nivel të duhur për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie”, thonë zyrtarët policor.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për “IP Magazinë” ka thënë se, çështja e ryshfetit në Policinë e Kosovës nuk është e pa njohur për publikun.

“Tashmë ka shumë raste që janë lajmëruar e shumë të tjera që nuk lajmërohen. Marrja e ryshfetit nga policia kufitare dhe ajo e trafikut, përbën një rrezik serioz për shoqërinë dhe vendin tonë”, ka thënë Islami.

Sipas tij, marrja e ryshfetit nga pjesëtarë të një institucioni i cili është gjithmonë i pari që ndeshet në luftën kundër drogës, prostitucionit, transportimit të materieve të rrezikshme etj, kjo përbënë rrezik serioz për sigurinë nacionale të vendit,transmeton Indeksonline

“Shtrohet pyetja çka fshihet pas një shume simbolike të shqiptimit të një tikete në komunikacion dhe polici ndihet i kënaqur me atë shumë, e në anën tjetër i dyshuari bartë drogë?, kjo pyetje do sqarim nga krerët e Policisë së Kosovës që nuk po e eliminojnë këtë dukuri të rrezikshme, e që janë përgjegjës për hierarkinë në një institucion siç është policia”, thotë Islami.
Kodi penal parasheh dënime

Në Kodin Penal të Kosovës, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit janë të klasifikuara si vepra penale dhe të dënueshme nga 6 muaj deri në 5 vjet, varësisht prej rastit.

Në nenin që flet për marrje të ryshfetit thuhet se, personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Kurse, në nenin që i përket dhënies së ryshfetit ndër të tjera thuhet se, kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

Jahjaga në “Dokufest”: Kënaqësi të jesh në Prizrenin e bukur

0

Jahjaga-ArtaDobroshi-dokufestPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të festivalit të XII ndërkombëtarë të filmit dokumentar “Dokufest” në Prizren.

Me këtë rast presidentja Jahjaga tha se është kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në një ngjarje po kështu të veçantë të kulturës, siç është festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar “Dokufest”, raporton Koha.

“Është një kënaqësi e veçantë që të jemi këtu në qytetin e bukur të Prizrenit, në një ngjarje të veçantë siç është “Dokufest”, që mbledh një numër shumë të madh të artdashësve, njerëz të fushës së artit dhe të kulturës nga shumë vende të tjera të botës dhe që vendos jo vetëm Prizrenin, por edhe Kosovën rreth qendrave të tjera të artit dhe të kulturës. I dëshiroj sukses të madh të gjithë organizatorëve, qytetarëve të Prizrenit dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që këtë javë ta kalojnë sa më mirë që është e mundur dhe të gjithë këtyre artdashësve t’ju ofrojmë gjithë atë që kemi ne si kulturë dhe si pjesë të artit të vendit tonë”, tha Jahjaga.

Merr hov shkatërrimi i trashëgimisë kulturore të Prizrenit

0

KalajaPrizrenitTrashëgimia Kulturore e Prizrenit është shkatërruar ndër vite, derisa hov ka marrë dekadën e fundit. Historianët, derisa flasin për Zonën Historike të këtij qyteti, vlerësojnë se ndërtimet e egra – disa me leje, e disa pa leje, e që i kanë tejkaluar përmasat e lejuara – kanë sjellë këtë gjendje të mjerueshme.

Historiani Parim Kosova vlerëson se fajin për këtë e bartin institucionet përgjegjëse, në këtë rast komuna, e cila ka lëshuar leje për ta degraduar këtë zonë, por edhe vetëdijesimi i ulët i vetë qytetarëve, transmeton KTV.

Këtë prishje të pamjes së zonës historike po mundohet ta përmirësojë Këshilli për Mbrojtën e Monumenteve që është formuar një javë më parë.

Njëri prej anëtarëve të këtij komisioni, Don Shan Zefi thekson se dikush është munduar ta dëmtojë trashëgiminë kulturore, por, sipas tij, Prizreni do të ndryshojë për të mirë. E, për komunën e Prizrenit, kjo zonë nuk është e degraduar siç pretendojnë të tjerët.