14.7 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 9071

Policia e Prizrenit, konfiskoi 234 mijë euro fals

0

90127509PS025_GER_Plac.JPG468 kartëmonedha 500-she, që kapin vlerën 234 mijë eurove janë sekuestruar nga Policia në Prizren, pasi njësitet patrulluese kanë arritur të informohen se një femër e moshës 30 vjeçare, me prejardhje nga Bosnja, posedon një shumë të konsiderueshme të të hollave, pa mbulesë. Personi është ndaluar nga policia, por pasi është parë se ajo ishte nën ndikimin e drogave dehëse, me urdhër të prokurorit, është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për ekzaminim.

Pas marrjes së informatave, është bërë koordinimi i operacionit në mes të njësiteve të policisë rajonale të Prizrenit dhe njësiteve të hetimeve rajonale dhe është arritur që, të identifikohet lokacioni ku është strehuar personi që posedonte këto kartëmonedha.

“Policia i ka sekuestruar këto të holla dhe gjenden në lokalet e DRP-së”, bën të ditur për RTK-në, zëvendës drejtori rajonal i policisë në Prizren, nënkolonel, Lumni Graishta.

Personi i dyshuar është ndaluar nga policia, ndërsa mësohet se ajo është futur në Kosovë, nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të rregullt, pas 30- vjeçarja, posedonte pasaportë dhe dokumentacion të rregullt.

Nënkolonel Graishta pohon se gjatë verifikimit të parë është vërejtur se kartëmonedhat kanë të njëjtin numër serik, e kjo është një ndër elementet e parë që përforcojnë dyshimin se këto të holla janë të falsifikuara.

Haradinaj lavdëron kryetarin e Rahovecit, Latifin

0

haradinaj sot vizitKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka lavdëruar punën e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi. Ai ka vizituar të hënën disa projekte të infrastrukturës që kanë përfunduar dhe të tjerat që janë në proces të realizimit.

“Unë ndjehem mirë në Rahovec, për faktin se këtu janë kryer shumë punë të dobishme për qytetarët e kësaj komune dhe se puna e kryetarit Smajl Latifi me kolegët e tij është për çdo lëvdatë. Unë pashë nga afër disa projekte të rëndësishme siç është trajtimi i ujërave të zeza dhe rregullimi i shtratit të lumit Duhllo, si dhe projekte të tjera infrastrukturore që e rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve të kësaj komune. Po ashtu jam njoftuar edhe me nevojat e qytetarëve të Rahovecit dhe kjo është një përvojë e dobishme për mua”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga këshilltari i tij Stiven Shuk vizitoi Rahovecin. Ai bëri homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec, dhe pranë shtatoreve të heronjve të Kosovës “Toni” e “Mici”. Haradinaj është pritur edhe nga prijësit fetar në Teqenë Halveti e Rufai dhe ata të Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec.

Hardinaj tha se kjo vizitë ndërlidhet me heroizmin e luftëtarëve të lirisë “Toni” e “Mici”, që sipas tij, paraqesin vlerë kombëtare. “Prandaj nderimi për ta asnjëherë nuk është i mjaftueshëm”, tha Haradinaj.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha ndërkaq se vizita e Haradinajt është e rëndësishme. ”Kjo vizitë ka karakter njohës me rrethanat në komunën tonë. Është inkurajim për ne që të vazhdojmë me realizmin e projekteve tona në interes të qytetarëve të Rahovecit”, tha Latifi./PrizrenPress.com/

Demokracia e vjedhur

0

Ute SchaefferUte Schaeffer

Evropa duhet të përgatitet për trazira politike në rritje në rajon. Ky reformim i çrregullt mund të shoqërohet vetëm në mënyrë të kufizuar. Por një gabim Perëndimi nuk duhet ta bëjë më kurrë: të besojë tek “diktatorët e mirë” dhe t’u forcojë atyre krahët.Barrierat dhe telat me gjemba pengojnë me zor që të mos shpërthejë një kaos i përgjithshëm: nga njëra anë demonstruesit, që angazhohen për një rend politik sekularist. Nga ana tjetër, përfaqësuesit politikë të fesë islame. Deri para pak kohësh luftonte në Kajro lëvizja sekulariste civile Tamarud kundër Vëllezërve Myslimanë në qeveri. Në Egjipt, si edhe në Tunizi tani ka ndodhur ajo, për të cilën shumë druheshin se do të ndodhte: “lufta e ftohtë civile” u shkallëzua. Në Egjipt atë e ndaloi ushtria – me mjete të diskutueshme.

Në Tunizi nuk dihet nëse lufta civile do të ndalet. Këto janë lajme të këqija: ekonomikisht, politikisht dhe nga pikëpamja sociale. Dhuna aktuale dhe konfrontimi e hedhin Tunizinë me vite pas. Ato pengojnë që të vijnë investuesit, që të kthehet gjendja normale, me të cilën të jetohet në njëfarë mënyre.

Por para së gjithash këto janë lajme të këqija për demokracinë. Ajo që nisi në Tunizi në dhjetor 2010 me kaq shumë shpresa, kërcënon të marrë fund. Demokracia që u kërkua atëherë me zë të lartë, për shumicën e egjiptianëve dhe të tunizianëve ka mbetur një premtim bosh: ajo nuk solli as drejtësi, as kushte më të mira jetese. Në vend të kësaj, në të dyja vendet ajo solli në pushtet qeveri konservatore islamike, me pak përvojë në politikë. Dhe kështu, në sipërfaqe doli ajo që kishin shtypur dhe mbuluar më parë diktaturat: kontradikta midis të varfërve dhe të pasurve, qytetit dhe fshatit – e para së gjithash kontradikta e papajtueshme midis islamistëve dhe sekularistëve.

Nën presionin intensiv për ndryshime dhe pasigurisë për situatën politike, shoqëritë u shpërbënë. Ka pak gjëra që i mbajnë të bashkuara këto shoqëri – tri vjet pas kthesës së përbashkët politike. Kjo sjell me vete rreziqe të mëdha për të gjithë rajonin dhe për fqinjët në Evropë.

Tunizia ndodhet drejtpërdrejt para portave të Evropës. Ndërsa Egjipti është një shtet me rëndësi qendrore në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Drejtimi që do të marrin të dyja vendet do të përcaktojë të ardhmen politike të një rajoni të tërë, të rëndësishëm strategjik. Megjithatë, pjesa tjetër e botës reagon e rezervuar ndaj kërcënimit për dështimin e kthesës demokratike. E painteresuar? Ndoshta.

Por para së gjithash: pa ditur të ç’të bëjë. Vetëm sa për kujtesë: në fund të korrikut, ushtria egjiptiane vrau tetëdhjetë mbështetës të vëllezërve myslimanë. Një përgjigje e qartë e Perëndimit për këtë masakër nuk u dëgjua. Dhe Perëndimi injoron përhapjen e shpejtë të ekstremizmit fetar në këto vende: ish-komitetet qytetare për mbrojtjen e revolucionit janë kthyer në roje të fesë të gatshme për të përdorur dhunë. Ato imponojnë direktiva të fesë islame për veshjen dhe për stilin e jetesës, frikësojnë popullin. Mbështetja për salafistët e gatshëm për dhunë është shtuar dukshëm në të dyja vendet.

Këtë vit në Tunizi u vranë dy politikanë sekularistë, me gjasa nga ekstremistët islamikë. Kaosi aktual në shtetet e kthesës politike bën që të bëhet thirrje “për një dorë të fortë”. Por nuk ka diktatura të mira! Është gabim të besosh se autokratët dhe despotët mund të sjellin më shumë siguri dhe rend. Por në rastin më të mirë ata sjellin një siguri të përkohshme false. Pikërisht kjo ishte ajo që tregoi kryengritja. Kaosi i sotëm është trashëgimi e diktaturës. Ajo që del në pah është: të dëbosh një diktator nga posti është njëra gjë – të ndërtosh demokracinë është diçka tjetër. Dhe sado hidhur që tingëllon: nuk duket se kjo do të arrihet shpejt. Ai që ka humbur hë për hë është edhe Perëndimi: SHBA, Franca, Evropa i patën mbështetur me dekada diktaturat e vjetra.

Si të besuar dhe këshilltarë tani konsiderohen fqinjët arabë, megjithëse ata përzihen në mënyrë masive në kaos dhe ndjekin interesat e tyre.

Evropa duhet të përgatitet për trazira politike në rritje në rajon. Ky reformim i çrregullt mund të shoqërohet vetëm në mënyrë të kufizuar. Por një gabim Perëndimi nuk duhet ta bëjë më kurrë: të besojë tek “diktatorët e mirë” dhe t’u forcojë atyre krahët.

Në Malishevë planifikohet edhe një spërkatja e zonave të rrezikuara nga rriqërat

0

Rriqrat6-21Në Malishevë do të fillojë edhe një fushatë e spërkatjes së zonave të rrezikuara nga rriqrat. Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj tha se projekti i spërkatjes do të realizohet nga Ministria e Bujqësisë. “Nga sot, duhet të filloj edhe një fushatë e spërkatjes së zonave endemike, projekt ky që do të realizohet nga Ministria e Bujqësisë,e cila është e angazhuar në luftimin e sëmundjes së etheve hemorragjike, përkatësisht spërkatjen kundër rriqrave, të cilët e bartin virusin e etheve hemorragjike”, tha Kilaj.

Kryetari Kilaj mbledhje e Ekzekutivit të hënën ka diskutuar për një varg çështjes me rëndësi, që kanë të bëjnë me punën e qeverisë komunale, obligimet që kanë dhe mbarëvajtjen e punëve në kryerjen e projekteve që janë duke u realizuar gjatë kësaj periudhe në Komunën e Malishevës.

Ai kërkoi nga drejtoritë përkatëse, që të bëjnë incizime në terren, inspektime dhe vlerësime në kryerjen e disa projekteve që aktualisht janë duke e realizuar, si dhe evidentimin e disa nevojave emergjente në shkollat fillore, para fillimit të procesit mësimor në vitin shkollor 2013-2014.
Në këtë mbledhjen janë diskutuar edhe çështje tjera me rëndësi që kanë të bëjnë me obligimet e përditshme të qeverisë dhe zyrtarëve tjerë komunal.

Kryetar Kilaj, vlerësoi punën e shërbimit të ofiqarisë, gjatë këtij sezoni, kur nevojat për pajisje me dokumentacion, sidomos të mërgimtarëve, janë në numër shumë të madh, por sipas Kryetarit Kilaj, “deri më sot nuk është regjistruar asnjë ankesë nga ana e qytetarëve për kryerjen e këtyre shërbimeve./PrizrenPress.com/

 

DokuFesti i 12-të, më i madhi i parë ndonjëherë

0

Dokufest-shkeli kufijtQindra adhurues të filmave pritet të shkojnë në qytetin e Prizrenit këtë të shtunë për DokuFestin, festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar, që këtë radhë do të jetë më i madhi, i parë ndonjëherë.

Në DokuFestin e dymbëdhjetë do të shfaqen rreth 250 filma dokumentarë dhe të metrazhit të shkurtër, si dhe do të zhvillohen debate, koncerte dhe punëtori nga 17 deri më 25 gusht, nën sloganin “Thyeje kufijsh”.

Slogani u zgjodh për arsyen se filmat e programit “të gjithë thyejnë kufijtë në mënyra të ndryshme, qofshin ato seksuale, religjioze, poitike, ose konceptuale”, thuhet në vebfaqen e DokuFestit.

Festivali është ngjarja kryesore filmike e Kosovës dhe në të do të shfaqen dokumentarë të njohur ndërkombëtarë si: “Pussy Riot: A Punk Prayer”, rreth aktivisteve të burgosura feministe ruse dhe “Which Way is the Front Line From Here?” për fotoreporterin e talentuar britanik Tim Hetherington, që u vra duke mbuluar zhvillimet luftarake në Libi.

“Ketë vit ne kemi programin më të madh deri tani me 250 filma që janë zgjedhur nga lista rekorde e 2 mijë e 300 aplikacioneve”, i tha Balkan Insight-it Nita Deda, drejtuese e komunikimit në DokuFest.

Mes temave për të cilat do të debatohet janë edhe mediat sociale dhe aktivizmi, energjia e ripërtërishme dhe ndikimi i pavarësisë në arte.

Analistë të njohur, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe filmbërës nga rajoni dhe bota si Zarko Puhovski, Veton Surroi, Natasha Kandiq, Bassam Aramin dhe Joshua Oppenheimer pritet të marrin pjesë në DokuFest.

Kurse fotografie nga fotografë të famshëm gjithashtu do të ofrohen.

“Presim një rritje të vizitrëve në të gjitha aktivitetet e festivalit”, tha Deda.

“Këtë vit festojmë dhjetëvjetorin e DokuPhoto-s dhe do të organizojmë një ekspozitë të fotografive të Pep Bonet-it-fotografistit që fitoi sivjet çmimin World Press Photo”, shtoi ajo.

Do të zhvillohet gjithashtu një aktivitet i quajtur “Kino Kabaret” për filmbërësit gjatë të cilit skenarë filmash do të shkruhen, filma do të xhirohen, montohen dhe ekranizohen për një kohë të shkurtër në të ashtuquajturin “stil gueril”.

Shfaqjet e filmave do të shoqërohen me ndeja për çdo natë, në të cilat do të performojnë grupe dhe DJ të rok dhe dance muzikës.

Daka: Nuk është folur për logon në fletëvotime

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se deri më tani nuk është diskutuar se si do të duket logoja në fletëvotimet e 3 nëntorit.
“Me përgjegjësi të plotë mund të them se nuk është diskutuar kurrë çështja e logos dhe as që ka qenë pjesë e marrëveshjes. Mund të them se kjo marrëveshje, e cila është në fuqi, nuk flet për ndryshimin e simboleve apo logove, por po ashtu nuk mund të parashikoj nëse ato do të gjenden në fletëvotime”, ka thënë Daka për Tanjug-un.

Ajo po ashtu ka kujtuar se Kosova dhe Serbia, më 19 prill, kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila bazohet në ligjet e Kosovës, përkatësisht “pika 11 e kësaj marrëveshjeje parasheh që zgjedhjet në Kosovë të mbahen sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare”, transmeton Rel.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë është e papranueshme që fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë të kenë simbolet shtetërore të Kosovë

Policia në Prizren arreston një të dyshuar për gjuajtje me armë

0

PoliciaKS-prangatL. Thaçi ka përfunduar në pranga të policisë, pasi që është zbuluar se ai kishte shtënë me armë në një veturë. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se arrestimi i i të dyshuarit është bërë pas njoftimit të një shoferi se i është dëmtuar me plumbë vetura.

“Rreth orës 15:12 min, një shofer përderisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij të llojit “Mercedes” kishte hetuar se vetura u dëmtua dhe pasi ka shikuar mirë, ka vërejt një predhë të fishekut të kalibrit dhe llojit të panjohur që kishte depërtuar në brendësi të automjetit. Pasi është informuar policia në Prizren, është hartuar një plan taktik nga policë patrullues dhe hetues i cili doli i suksesshëm pasi u gjet i dyshuari i cili në momentin kritik kishte shtënë nga pistoleta në afërsi të restorantit “Syri i Artë” në Landovicë. Policia pasi ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”Crvena Zastava” të kalibrit 7.65 mm me 37 fishekë dhe dy karikatorë ka shoqëruar të dyshuarin L. Thaçi në Stacion. Pas konsultimit me prokurorin është vendosur që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit për 48 orë”, tha Berisha.

Ndërkaq, në fshatin Lubizhdë e Prizrenit, është raportuar se rreth orës 11:00 të datës 10 gusht,një qytetari i është dëmtuar dera e shtëpisë nga një plumb “Qorr”.

Berisha tha se policia ka gjetur një predhë të fishekut e cila pasi kishte shpuar derën kishte rënë në dysheme. “Krim teknika ka kryer procedurat e duhura në vendin e ngjarjes dhe është iniciuar rasti si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

 

Përhapja e kinemave në natyrë

0

Përhapja e kinemave në natyrëMbi një gjysëm shekulli më parë, kishte 4 mijë kinema me ekranet jashtë, në natyrë në Shtetet e Bashkuara dhe të shihje një film nga makina ishte një mënyrë popullore për të kaluar një mbrëmje. Por me numrin e këtyre kinemave të reduktuar në vetëm disa qindra, një lloj i ri kinemaje në natyrë po përhapet në gjithë vendin. Korrespondentja June Soh na tregon se shkuarja në një kinema të hapur, është një formë e re argëtuese në verë për shunmë dashamirës filmash.

Një ekran i madh është duke u ngritur në një park në qendër të qytetit Roslin, në Virxhinia, në periferi të Uashingtonit. Zonja Brynne Magaziner erdhi herët me burrin e saj.

“Ne përpiqemi për të ardhur të paktën dy herë çdo verë. Është bukur të jesh jashtë kur koha është e bukur dhe të shohësh një film. Dhe kjo është falas.”

“Mua më pëlqen aspekti shoqëror i të qenurit me miqtë, duke parë filma që unë nuk kam parë për një kohë të gjatë. Është çlodhëse të jesh këtu”, tha Nick Donner, transmeton VOA.

Grupi “Përmirësimi i Biznesit të Qarkut në Roslin”, i njohur si BID, filloi Festivalin e Filmit Jashtë në vitin 2007. Ky festival shfaq një film falas çdo të premte kur moti është i bukur. Zonja Lee Anne McLarty është drejtorja në detyrë e komunikimeve për këtë grup.

“Ne dëshironim me të vërtetë të ndryshojë perceptimi që kanë njerëzit për qytetin tonë. Dhe kështu që, ofron edhe përvoja të reja dhe argëtim kulturor se Roslin po njihet gjithnjë e më shumë për to, përveç të qenurit një qendër biznesi.”

Mesatarisht, zonja McLarty thotë se rreth një mijë njerëz vijnë çdo natë për filmin.

“Ka shumë profesionistë të rinj, punonjës të rinj dhe banorë nga Arlingtoni dhe zonat përreth që vijnë nga Uashingtoni. Ata vijnë edhe nga qytetet e tjera të Merilendit dhe Virxhinias”, Lee Anne McLarty, BID.

Gjatë viteve të fundit, shfaqja e filmit në natyrë është mbajtur nëpër parqe, vende të boshatisura dhe qendra tregtare në gjithë vendin. Shumë prej tyre janë pjesë e nismave për zhvillim dhe rigjallërim.

Grupi tjetër Ekrani Veror i Masaçusetsit të Veriut filloi shfaqjen e filmave gjashtë vite më parë. Zonja Rachel Davis është drejtorja e marketingut për këtë grup.

“Kur e nisëm programin, nuk kishte shumë hapësira për shkak të ndërtimeve. Përreth kishte disa lagje banimi . Pra, kjo ishte me të vërtetë një mundësi për të sjellë njerëzit së bashku dhe për të ofruar një vend mbledhjeje për komunitetin.”

Pak shi nuk i shkurajon sspektatorët … edhe kamionët që shesin ushqime janë këtu për ata të cilët duan diçka për të ngrënë para se të fillojë filmi. Për disa, filmat në natyrë u kujtojnë kinematë e kohëve të shkuara, të rinisë së tyre.

“Kjo krijon pak a shumë të njëjtën atmosferë si kinematë në natyrë . Ne mund të sjellim miq, verë, ushqim të mirë, dhe të shohim filmin së bashku.”

Dëshira e ringjallur e amerikanëve për filmat në natyrë e bën zotin Stephen Bastas më të zënë me punë. Ai është bashkë-pronar i Moonflics, një kompani e cila merr me qera ekranet në natyrë për filmat. Zoti Bastas thotë se shtatë anëtarët e grupit të tij i vendosin ekranet në vende të ndryshme, kryesisht në zonën e Uashingtonit çdo ditë gjatë stinës së verës.

“Puna po na ecën mjaft mirë. E kemi dyfishuar biznesin në fakt gjatë dy viteve e gjysëm të kaluara, dhe shpresojmë që ky ritëm të vazhdojë. Dhe duket se ashtu do të jetë.”

Arsyeja është se shumë frekuentues thonë se nuk ka asgjë më të bukur se sa të shohësh një film në një mbrëmje të freskët verore nën yje.

Kosova po e siguron bukën

0

BlerandStavileci-mbpzhrKomuna e Graçanicës, Gjilanit, Kllokotit dhe Vitisë sivjet njihen si rekordmene sa i përket prodhimit të grurit. Me këtë kulturë bujqësore, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci thotë se Kosova nga viti në vit po i mbulon gjithnjë e më shumë nevojat konsumuese. Sivjet, sipas tij Kosova me grurë mbulon 80 për qind të konsumit të përgjithshëm në vend. Stavileci tregon se bujqësia zë vend meritor në priorioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe me përkrahjen që i është dhënë këtij sektori edhe qytetarët po e shohin bujqësinë me potencial të madh zhvillimor. Përveç përkrahjes direkte financiare, edhe krijimi i fondit garantues bashkë me USAID-in dhe programi 10 vjeçar për lehtësimin e qasjes në kredi bujqësore, sipas tij ka ndikuar krijimin e kushteve më të mira për t’u marrë me agrobiznes.

Tribuna: A ka përfunduar ende fushata e korrje-shirjeve?
Stavileci: Po, fushata e korrje-shirjeve tashmë ka përfunduar në tërë komunat, pos Dragashit dhe Shtërpcës që kanë qenë duke i korrur edhe arat e fundit, por edhe në këto komuna tash dihen sipërfaqet dhe rendimenti mesatar dhe së shpejti komisioni qendror për monitorimin e fushatës së korrje-shirjeve do ta përpilojë dhe publikojë edhe raportin përfundimtar për fushatën e sivjetme të korrje-shirjeve të drithërave të bardha.

Tribuna: Sa është rendimenti mesatar i grurit?
Stavileci: Rendimenti mesatar i arritur është pak më i lartë se vitin e kaluar dhe sipas të dhënave të 34 komisioneve komunale për monitorim, ai sivjet sillet në rreth 4.3 ton për hektarë. Vitin e kaluar ka qenë në rreth 4.1 ton për hektarë.

Tribuna: Në cilat rajone rendimenti ka qenë më i lartë dhe në cilat më i ulët?
Stavileci: Rajoni i Anamoravës sivjet ka pasur rendimente më të mira, konkretisht komuna e Graçanicës, Gjilanit, Kllokotit dhe Vitisë. Ndërsa, rendimenti më i ulët ka qenë në komunën e Malishevës, Dragashit dhe Drenasit.
Tribuna: Sa është totali i grurit që do të korret në arat e Kosovës dhe sa ka qenë kjo vitin e kaluar?

Stavileci: Sipërfaqe të tërësishme të grurit që kanë arritur të korren, sipas komisioneve dhe të dhënave të kombajnerëve, në vitin 2013 janë 83450 hektarë me grurë dhe nëse këtë e shumëzojmë me rendimentin mesatar, që sipas raporteve të 34 komunave del të jetë 4362 kilogramë, atëherë në këtë vit kemi grumbulluar rreth 364 mijë ton grurë. Ndërsa, në vitin e kaluar, po ashtu sipas raporteve të 34 komunave, kanë arritur të korren 81151 hektarë me grurë dhe shumëzuar me rendimentin mesatar të vitit të kaluar, pra me 4055 kilogram sa ishte, kemi grumbulluar rreth 329 mijë ton. U lëshuam në matematikë pak, por konsideroj se ishte e nevojshme, meqë për grurin flitet me matematikë dhe jo me retorikë politike.

Tribuna: Sa për qind të bukës Kosova do të mund ta mbulojë me grurin vendës?
Stavileci: Tash përsëri më duhet të flas me matematikë, sepse kështu mund ta ketë më të qartë edhe opinioni dhe të mos bie pre e gjuhës politike dhe kontestimeve kuturimthi. Nevojat konsumuese për kokë banori në vit, sipas FAO-s, janë 205 kilogram grurë dhe nëse këtë e shumëzojmë me 2 milionë banorë, sepse për shkak që regjistrimi i popullsisë nuk është bërë ende në pjesën veriore të Mitrovicës ne vazhdojmë ta kalkulojmë në këtë mënyrë, del se nevojat e përgjithshme konsumuese sillen në rreth 410 mijë ton. Me këtë sasi të grurit të grumbulluar dhe mbi këtë standard, duke marrë për bazë edhe marzhën e gabimit për shkak se dihet problemi ynë i përgjithshëm me statistikat dhe me sistemin e grumbullimit të këtyre të dhënave, atëherë vlerësojmë se me prodhimtarinë e brendshme mund t’i mbulojmë rreth 80 për qind të nevojave të përgjithshme konsumuese.

Tribuna: Ku i bazoni të dhënat e mbulueshmërisë së tregut nga gruri vendor?
Stavileci: Përpos burimeve që ju referova deri më tash, pra standardit mbi nevojat konsumuese për kokë banori të FAO-s, të dhënave që na vijnë nga komisionet komunale për monitorim të fushatës së korrje-shirjeve, të cilat hartohen bashkërisht me autokombajnerët lidhur me sasinë e sipërfaqeve të grurit që korrin dhe rendimentit që arrihet, të cilat janë të nevojshme për kalkulimin e mbulueshmërisë, bazohemi edhe në të dhënat e doganave dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për bilancin e furnizimit, në këtë rast për import-eksportin e grurit dhe miellit. Nëse reflektojmë mbi këto të dhëna, ne shohim se kemi rreth 12 milionë euro ulje të importit të grurit në vitin e kaluar. Ndërkaq, nëse e shikojmë gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ne kemi një trend të uljes së importit shumë të madh, sepse deri më 1 korrik janë importuar vetëm 13 mijë ton grurë, në vlerë prej rreth 3 milionë euro. Pra, nëse bëjmë një lidhje logjike tash, derisa nevojat konsumuese për grurë sillen në rreth 410 mijë ton dhe importi i grurit në vitin e kaluar ka qenë rreth 100 mijë ton, atëherë logjikisht kuptohet që rreth 300 mijë ton i plotësojmë prej prodhimtarisë se brendshme, sepse importi mesatar i miellit sillet në rreth 38 mijë, ndërsa eksporti në rreth 27 mijë ton. Pra, duhet të kemi një qasje analitike për ta kuptuar dhe jo qasje politike, sepse e thash edhe më herët, me matematikë duhet të flitet për grurin, jo me retorikë politike.

Tribuna: Sa janë duke u ndihmuar fermerët për rritjen e prodhimit vendor, kur dihet se Kosova masën më të madhe të produkteve bazike e importon?
Stavileci: Prodhimtaria bujqësore është sezonale dhe vlerësohet se në pikun sezonal, kur edhe kërkesa për produkte bujqësore është shumë e madhe, me shumicën e prodhimtarisë primare bujqësore përmbushim në masë të madhe nevojat e brendshme konsumuese. Por, ndryshe qëndron gjendja në industrinë përpunuese dhe shumica e produkteve të importuara janë kryesisht produkte të përpunuara me origjinë bujqësore. Gjithashtu, në shkallë prej mbi 30 për qind të vlerës së importit për sa i përket kategorisë së produkteve që klasifikohen si bujqësore merr pjesë edhe duhani, kafja dhe alkooli, si produkte me origjinë bujqësore, të cilat në masë të madhe thellojnë diferencën e bilancit tregtar. Por, natyrisht që Kosova ka udhëhequr edhe me politika shumë liberale të tregtisë dhe prodhuesit tanë, në fazën kur ka munguar përkrahja e drejtpërdrejtë për sektorin, janë ballafaquar me një konkurrencë shumë të ashpër, duke qenë në pozitë të pabarabartë me produktet e importuara, që kanë qenë shumëfish të subvencionuara. Kjo natyrisht që ende reflektohet në bilancin tregtar në të cilin ju aludoni. Pra, kjo është origjina e problemit, i cili po na përcjellë ende, por që shifrat kanë filluar të ndryshojnë gradualisht në favor të prodhimit vendorë, sepse tash edhe prodhuesi ynë gëzon përkrahje institucionale. Ne prej vitit në vit kemi rritur, madje edhe dyfishuar përkrahjen e drejtpërdrejtë financiare për fermerët. Por, për dallim nga shumë vende të BE-së, që tashmë kanë përfunduar fazën e investimeve dhe farmingu i tyre përkrahet vetëm nga fondet e BE-së, ne tash kemi filluar fazën e investimeve dhe për shkak të procesit të integrimeve, ende nuk kemi mundur të përfitojmë përkrahje financiare nga fondet strukturore të BE-së, por prej 2014 do të përfitojmë edhe ne dhe në masë më të madhe do të rritet edhe përkrahja financiare për fermerët tanë.
Tribuna: A është funksionalizuar garancioni kreditor, përmes së cilit fermerët do të kenë mundësi të marrin kredi me kushte më të volitshme?
Stavileci: Po, fondi garantues që kemi krijuar bashkë me USAID-in dhe programi 10 vjeçar për lehtësimin e qasjes në kredi bujqësore është funksionalizuar. Ky është viti i parë i implementimit të këtij programi, i cili po monitorohet nga USAID-i dhe deri më tani ne kemi vetëm një raport preliminar për këtë vit, sepse raportin e parë nga ekspertët amerikan që e kanë negociuar me bankat këtë fond garantues, do ta kemi në muajin tetor. Si institucion kemi kontribuar me 2.5 milionë euro në krijimin e këtij fondi garantues, ndërsa totali i kredive të reja që garantohen në shkallë prej 50 % është 20.1 milionë euro, derisa shuma minimale e kredive të synuara është 5 mijë, kurse maksimalja 250 mije euro, sepse këto konsiderohen si kategori të kredive që më së shumti kanë për destinim investimet në prodhim. Bankat tash kanë filluar të ndryshojnë qasjen gjatë këtij viti dhe disa prej tyre kanë plasuar produkte të reja më të favorshme për fermerët dhe kanë krijuar kushte më të mira për kreditimin nga 5,000-250,000 euro të fermerëve. Mirëpo pritshmëritë tona janë shumë më të mëdha dhe presim që në periudhën e ardhshme të krijojnë edhe lehtësira shtesë. Gjithsesi, ne pasi ta kemi raportin e ekspertëve dhe raportin e BQK-së për vitin 2013, do ta shqyrtojmë gjendjen e re të krijuar me të gjitha palët e përfshira dhe do të mundohemi që t’i përshpejtojmë proceset që fermerët të kenë mundësi të përfitojnë kredi edhe më të favorshme.

Ky raport preliminar ka qenë vetëm për tremujorin e parë të këtij viti dhe gjatë kësaj periudhe janë disbursuar rreth 4 milionë dollarë kredi bujqësore nga ky program dhe në përjashtim të njërës prej bankave, tek pesë bankat e tjera, klientët që kanë kërkuar kredi prej 5,000-250,000 euro për investime në prodhimtarinë bujqësore, janë trajtuar si klientë të veçantë. Normat e interesit, sipas të dhënave preliminare që ka sjellë USAID-i, kanë filluar të ulen mesatarisht për 3% nga ato standarde. Por, kemi përmirësime edhe sa i përket kolateralit, sepse siç dihet, sipas procedurave të bankës, peng për kredi kërkohet vetëm për kreditë në mbi 25,000 euro, ndërsa për kategorinë e klientëve që janë pjesë e programit garantues, shumica e bankave kanë mundësuar që të kërkohet peng në kredi bujqësore në mbi 50,000 euro. Ne sapo ta kemi raportin zyrtar, do ta krahasojmë atë me raportin vjetor të BQK-së dhe do ta trajtojmë përsëri këtë çështje me të gjitha palët e interesit.

Tribuna: Me sa banka keni marrëveshje për këtë fond?
Stavileci: Marrëveshja është nënshkruar me gjashtë banka, sepse nuk i përmenda më herët, konkretisht me Procredit Bank, Raiffeisen Bank, TEB, NLB Prishtina, Bankën Ekonomike të Kosovës dhe Bankën Kombëtare Tregtare për implementimin e këtij programi në periudhë 10 vjeçare.

Tribuna: Sa do të bie norma e interesit për kreditë bujqësore me funksionalizimin fondit garantues?
Stavileci: Dihet që bankat funksionojnë me kapital privat dhe ne nuk mund të kemi ndikim të drejtpërdrejtë në përcaktimin e normave, por sektori do të trajtohet njëjtë sikurse sektorët e tjerë dhe me vet faktin që programi është 10 vjeçar, kuptohet që do të ketë ndryshime nga viti në vit.

Thaçi kërkon mobilizim të gjithanshëm për negocimin e MSA-së

0

Thaci7-03Fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së është një moment histork për rrugën e integrimit evropian, kështu tha Kryeministri i Kosovës në takimin e parë të ekipit negociator të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kreu i Qeverisë kërkoi gjithashtu mobilizim nga gjithë ministrat për kryer gjitha detyrat që parashihen gjatë procesit këtij procesi, i cili do të fillojë në vjeshtë e të përmbyllet në pranverë.

Qeveria e Kosovës njoftoi sot se janë bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë procesi i negociatave për MSA. Kryeministri Hashim Thaçi e quajti moment historik fillimin e këtij procesi i cili do të ofrojë perspektivë të plotë për Kosovën drejt BE-së. Kryeministri Thaçi ka kërkuar mobilizimin e të gjithë ministrave në negocimin e MSA-së.

“Të nderuar të pranishëm, dëshiroj të dërgoj mesazh të qartë të gjithë ministrave,sekretarëve dhe udhëheqësve të institucioneve tjera përgjegjëse. Kërkoj nga secili që aktivitetet dhe obligimet që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave dhe negocimit të marrëveshjes së stabilizim asocimit të trajtohen me prioritet më të lartë të mundshëm”, tha ai, transmeton RTK.

Shefi i ekzekutivit kërkoi angazhim edhe në përmbushjen e kritereve që dalin në procesin e liberalizimit të vizave. Sipas kryeministrit, javët dhe muajt në vijim do të jenë vendimtare për udhëtimin e lirshëm pa viza.

Ekipi për MSA do të udhëhiqet nga Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Citaku. Ajo tha se Qeveria e Kosovës planifikon që shumë shpejt ta përmbyll negocimin e MSA-së.

“Ekipi negociator do të ketë mandat të udhëheq negociatat në nivelin politik dhe të ofroj kornizë të qartë politike për negociatat teknike. Sa u përket negociatorëve dhe grupeve punuese të negociatave deri më tani jemi dakorduar me Komisionin Evropian që negociatat të organizohen në tri grupe punuese. 1. Grupi punues për çështje tregtare, 2. grupi punues për përafrim të legjislacionit, 3. grupi punues për politikat e bashkëpunimit”, theksoi ajo.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka theksuar se me punën që është bërë deri më tani, ka shenja që vendimi i Brukselit do të jetë pozitiv për lëvizje të lirë të kosovarëve brenda zonës Shengen.

Ndërkohë u bë e ditur se Ministria e Punëve të Jashtme planifikon që të rris stafin diplomatik në Bruksel në mënyrë që të ketë koordinim sa të mirë për këtë marrëveshje.