2.8 C
Prizren
E hënë, 30 Janar, 2023

Haradinaj lavdëron kryetarin e Rahovecit, Latifin

haradinaj sot vizitKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka lavdëruar punën e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi. Ai ka vizituar të hënën disa projekte të infrastrukturës që kanë përfunduar dhe të tjerat që janë në proces të realizimit.

“Unë ndjehem mirë në Rahovec, për faktin se këtu janë kryer shumë punë të dobishme për qytetarët e kësaj komune dhe se puna e kryetarit Smajl Latifi me kolegët e tij është për çdo lëvdatë. Unë pashë nga afër disa projekte të rëndësishme siç është trajtimi i ujërave të zeza dhe rregullimi i shtratit të lumit Duhllo, si dhe projekte të tjera infrastrukturore që e rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve të kësaj komune. Po ashtu jam njoftuar edhe me nevojat e qytetarëve të Rahovecit dhe kjo është një përvojë e dobishme për mua”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga këshilltari i tij Stiven Shuk vizitoi Rahovecin. Ai bëri homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec, dhe pranë shtatoreve të heronjve të Kosovës “Toni” e “Mici”. Haradinaj është pritur edhe nga prijësit fetar në Teqenë Halveti e Rufai dhe ata të Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec.

Hardinaj tha se kjo vizitë ndërlidhet me heroizmin e luftëtarëve të lirisë “Toni” e “Mici”, që sipas tij, paraqesin vlerë kombëtare. “Prandaj nderimi për ta asnjëherë nuk është i mjaftueshëm”, tha Haradinaj.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha ndërkaq se vizita e Haradinajt është e rëndësishme. ”Kjo vizitë ka karakter njohës me rrethanat në komunën tonë. Është inkurajim për ne që të vazhdojmë me realizmin e projekteve tona në interes të qytetarëve të Rahovecit”, tha Latifi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren, 6 aktakuza kundër 7 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza kundër nëntëdhjetedy (92) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa,...

Mesazhi i eurodeputetëve për Serbinë: Nëse s’e pranoni marrëveshjen me Kosovën, do të bëheni si Irani i Evropës

Deputetët e Parlamentit Evropian ua kanë bërë të qartë homologëve të tyre në Parlamentin e Serbisë se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk...

Lajmet e Fundit