Policia e Prizrenit, konfiskoi 234 mijë euro fals

90127509PS025_GER_Plac.JPG468 kartëmonedha 500-she, që kapin vlerën 234 mijë eurove janë sekuestruar nga Policia në Prizren, pasi njësitet patrulluese kanë arritur të informohen se një femër e moshës 30 vjeçare, me prejardhje nga Bosnja, posedon një shumë të konsiderueshme të të hollave, pa mbulesë. Personi është ndaluar nga policia, por pasi është parë se ajo ishte nën ndikimin e drogave dehëse, me urdhër të prokurorit, është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për ekzaminim.

Pas marrjes së informatave, është bërë koordinimi i operacionit në mes të njësiteve të policisë rajonale të Prizrenit dhe njësiteve të hetimeve rajonale dhe është arritur që, të identifikohet lokacioni ku është strehuar personi që posedonte këto kartëmonedha.

“Policia i ka sekuestruar këto të holla dhe gjenden në lokalet e DRP-së”, bën të ditur për RTK-në, zëvendës drejtori rajonal i policisë në Prizren, nënkolonel, Lumni Graishta.

Personi i dyshuar është ndaluar nga policia, ndërsa mësohet se ajo është futur në Kosovë, nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të rregullt, pas 30- vjeçarja, posedonte pasaportë dhe dokumentacion të rregullt.

Nënkolonel Graishta pohon se gjatë verifikimit të parë është vërejtur se kartëmonedhat kanë të njëjtin numër serik, e kjo është një ndër elementet e parë që përforcojnë dyshimin se këto të holla janë të falsifikuara.

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit