7.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 9077

KDI: Kuvendarët e LDK-së në Malishevë prijnë me performancë

0

KDI-NaimCahanaj-ArbenHoxhaInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Fletënotimin i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2013.

Sipas publikimit të KDI-së, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Malishevë janë: Januz Kastrati (LDK) me 18.4 %, Rrahim Morina (LDK) me 10.5 % dhe Enver Hoti (PDK) me 10.6 % të vlerësimit të përgjithshëm. Anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultatet në të gjitha kategoritë janë: Raimonda Krasniqi (PDK) me 0.0 %, Ramë Bibaj (PDK) me 0.0% dhe Florie Zogu (PDK) me 0.0 % derisa Fatos Kryeziu (AAK) dhe Jetmirë Hoxha (LDK) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe kanë munguar në njërën nga seancat e mbajtura në këtë periudhe duke treguar rezultat tejet të dobët me – 0.1 % të notimit të përgjithshëm.

Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti nga anëtarët e Kuvendit të Komunës të Malishevës janë ngritur gjithsej 217 çështje, prej të cilave 65 % nga fushat me interes për qytetarët e Malishevës ndërkaq 35 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës.

“Anëtarët e LDK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 64.2 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me 28.4 % çështjeve të ngritura derisa Januz Kastrati (LDK) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 19.4% i përcjellë nga Rrahim Morina (LDK) dhe Enver Hoti (PDK) me nga 11.5 % përkatësisht 10.1 % të çështjeve të ngritura”, tha Naim Cahanaj, përfaqësues i KDI-së.

Përfaqësuesi tjetër i KDI-së, Arben Hoxha tha se kuvendarët gjatë seancave të mbajtura në periudhën Janar-Qershor 2013 kanë bërë gjithsej 43 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune nga të cilat 19 % kanë qenë të lidhura me aspektet procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës ndërkaq ndërsa 79 % nga fusha me interes për qytetarët e Malishevës.

Anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 64 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e PDK-së me gjithsej 27 % të pyetjeve të përgjithshme. Edhe në parashtrimin e pyetjeve anëtarë më aktiv në Kuvendin e Komunës së Malishevës gjatë periudhës Janar-Qershor 2013 kanë qenë Fadil Shala (PDK) me gjithsej 18.6 % i përcjellë nga Sami Kafexholli (LDK) me 14.0 % të pyetjeve të përgjithshme.

“Qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Malisheës në periudhën Janar-Qershor 2013, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit”, tha Hoxha përfaqësues i KDI-së.

Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2013 është përgatitur në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare dhe principet për një qeverisje të mirë” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC)./PrizrenPress.com/

Klinaku: Kosova ta ketë një kod të përbashkët me Shqipërinë

0

AvniKlinaku-lbNë shtator të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës pati miratuar një rezolutë përmes të cilët Qeveria obligohej të merrte vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale të Kosovës, me kodin telefonik të Shqipërisë. Një rezolutë e tillë, u shtrua në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja për Bashkim, e cila përfaqësohet me dy deputetë.

Kryetari i kësaj Lëvizje, Avni Klinaku thotë se vazhdimi i bisedimeve me Serbinë për telekomunikacionin, është shkelje e kësaj rezolute. Sipas tij, këto bisedime, nuk sjellin pavarësi në fushën e telekomunikacionit në Kosovë.

“Bisedimet me Serbinë, Kosovës në asnjë variant nuk i mundësojnë një pavarësi në sferën e telekomunikacionit. Nëqoftëse ai kod mund të merret juridikisht çka dyshojmë shumë nga Suedia apo Austria, prapë Kosova nuk do ta ketë kodin e saj telefonik, por do ta shfrytëzojë një kod të huaj, në këtë rast të Suedisë, apo të Austrisë”, tha Klinaku për Radio Kosovën.

Klinaku thotë se zgjidhja më e mirë është ajo që është kërkuar me Rezolutën e Kuvendit, që Kosova ta ketë një kod të përbashkët me Shqipërinë. Ai përmend shembuj të shteteve që përdorin të njëjtin kod telefonik, ndërsa thekson se as në aspektin kombëtar, ekonomik, apo të sigurisë, nuk ka asnjë arsye që Kosova e Shqipëria të kenë dy kode të ndryshme telefonike.

“Këtu hyjnë dy aspekte, ai i integrimeve ndërkombëtare dhe i aspektit ekonomik. Unë mendoj se në të dyjat neve na bie më mirë që të kemi një kod telefonik dhe ta bëjmë një treg shumë të fuqishëm në sferën e telekomunikacionit bashkërisht. Pra kodi ynë me pavarësi të plotë ne a hap këtë mundësi. Ju e dini që edhe SHBA-të dhe Kanada janë shtete të pavarura edhe pse e kanë pasur të dyja të drejtën për ta pasur një kod telefonik, ato kanë vendosur ta përdorin një kod telefonik”, tha Klinaku.

Ndryshe, rezoluta e inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e miratuar në Kuvend me më 6 shtator të vitit të kaluar obligoi Qeverinë e Kosovës që të nisë negociatat me Qeverinë e Shqipërisë për zëvendësimin e kodit aktual të Kosovës, me kodin telefonik të Shqipërisë.

Ende pa nisur mirë punën grupet punuese, gjatë një vizite në Tiranë sekretari i përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacionin, Hamadoun Toure e bëri të qartë se Kosova nuk mund ta shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë. Ai pati thënë se kodin e tij telefonik mund ta ketë një vend vetëm kur njihet nga OKB-ja.

Muja nuk mund të rikandidohet për kryetar të Prizrenit

0

RamadanMuja-kryetariRamadan Muja nuk mund të rikandidohet në zgjedhjet e nëntorit nga PDK-ja për kryetar të Prizrenit. Procesi gjyqësor ia (pa)mundëson atij që t’i hyjë garës edhe një herë për Prizrenin.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati ka thënë se PDK-ja do të tregohet e kujdesshme me rikandidimin e kryetarëve të komunave që janë nën hetime nga organet e drejtësisë. “Nëse del i pafajshëm atëherë ne mund ta kandidojmë atë (Mujën), sepse konsiderojmë se Prizrenin mund ta fitojmë me të, por nëse del përgjegjës në asnjë mënyrë nuk do ta kandidojmë”, ka thënë Musmurati ditë më parë për media.

Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Ramadan Mujës, ndërkaq thotë se nuk dihet se sa do të zgjatë procesi gjyqësor ndaj klientit të tij. Sipas tij, koha e procesve gjyqësore nuk mund të dihet nga askush. “Gjykimi fillon me 13 gusht, por kur përfundon nuk mund ta dijë. Në këtë proces janë rreth 30 dëshmitarë, prandaj dëshmia e tyre sigurisht që merr kohë. Përveç kësaj gjatë seancave gjyqësore ne nuk mund të dijmë se çfarë kërkesash tjera mund të dalin”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka arrit të zgjedhë as kryetarin e Degës në Prizren. Edhe pse publikisht nuk e ka shpallur kandidaturën Ramadan Muja ka deklaruar se për emërimin e tij në krye të të PDK-së dhe për kryetar të Prizrenit “vendosin ata naltë”. Ndërkaq, Nait Hasani ka filluar të vetëpromovohet si kryetar i Degës së PDK-së dhe kandidat  për kryetar të Prizrenit. Ai ka thënë se kandidimi i tij do të mbështete edhe nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. /PrizrenPress.com/

 

 

Theren me thika në Malishevë

0

Thika e pergjakurPolicia e Kosovës ka njoftuar se, gjatë ditës së enjte, në fshatin Terpezë të Malishevës, janë therur me thika, ku janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një fjalosje kishin sulmuar dy persona.

Njëri nga të dyshuarit kishte përdorur një brisk me ç’rast viktimave i kishte shkaktuar lëndime trupore. Të lënduarve ju është ofruar tretmani mjekësor.

Me vendim të Prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.

Tentojnë t’i ndalojnë veturat, por e pësojnë keq

0

Policia e KosovesDy persona kanë vendosur një pengesë në rrugë me qëllim ndalimin e automjeteve të cilat zhvillojnë shpejtësinë më të madhe se sa është e lejuar. Megjithatë, ata janë sulmuar nga dy të tjerë, të cilët viktimave u kanë shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në Zgatar të Dragashit, ku të lënduarve ju është ofruar ndihma mjekësore, kurse sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimave është jashtë rrezikut për jetë.

Motivi i incidentit ka qenë një pengesë e vendosur në rrugë nga ana e viktimave, ndërsa personat e dyshuar kanë tentuar që ta largojnë pengesën e cekur.

Të dyshuarit janë arrestuar, kurse thika që kanë përdorur të dyshuarit nuk është gjetur. Me vendim të prokurorit rasti kalon në procedure të rregullt.

Malisheva, zona që pushtohet nga rriqrat

0

Rriqrat6-21Ethet hemorragjike apo siç njihen ndryshe Krime Kongo, kanë marrë jetën e nëntë kosovarëve. Malisheva mbetet zona më endemike nga rriqrat, ku numri më i madh i të vdekurve nga pickimi i rriqrave janë nga kjo Komunë. Pesë persona kanë humbur jetën nga Komuna e Malishevës, një nga Rahoveci, nga Komuna e Gjakovës po ashtu ka humbur jetën një person, nga Klina gjithashtu një si dhe nga Suhareka ka humbur jetën një person.

Infektologu Salih Ahmeti, i cili njëherësh është edhe shef i repartit të etheve hemorragjike në Klinikën e Infektivës në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ka treguar se deri më tani në këtë Klinikë janë trajtuar gjithsej 132 raste si të dyshuara me ethe hemorragjike, por që sipas tij vetëm 23 prej tyre në bazë të analizave që u janë bërë kanë rezultuar të prekur nga ky virus. Ahmeti ka treguar për gazetën “Zëri”, se ditëve të fundit ka rënë numri i rasteve që kërkojnë ndihmë në këtë klinikë.

“Aktualisht janë tre të shtrirë në Klinikën tonë nga Komuna e Malishevës, të cilët janë në gjendje klinike të mirë dhe pa ndonjë manifestim serioz klinik. Kohëve të fundit, ditëve të fundit numri i rasteve është në rënie, praktikisht jemi në fundin e sezonit të zakonshëm të kësaj sëmundje”, ka treguar Ahmeti.

Ndërkaq zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), Faik Hoti, ka treguar se janë marrë me kohë të gjitha masat për parandalimin e këtij virusi vdekjeprurës, por që sipas tij, ky vit ka qenë vit i ciklit të zhvillimit biologjik të rriqrave, që sipas tij përsëritet çdo katër apo pesë vite.

Hoti ka treguar se dezinsektimi në zonat endemike ka filluar qysh në muajin prill të këtij viti dhe ka nisur pikërisht me Komunën e Malishevës, që njihet si njëra ndër zonat më endemike të vendit tonë. Sipas tij, përpos Institutit Kombëtar të Shëndetit Publike (IKSHP), MSH-së, janë angazhuar të gjitha njësitet e Shëndetësisë Publike nëpër të gjitha komunat.

Po ashtu edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka angazhuar gjithsej 40 punëtorë për t’i dalë në ndihmë MSH-së dhe IKPSH-së, si dhe janë mbajtur edhe ligjërata në shkolla e QMF, për vetëdijesimin e qytetarëve. Sipas Hotit, me që Malisheva llogaritet si zona më e prekur apo si vatra e rriqrave, MSH-ja në Qendrën Kryesorë të Mjekësisë Familjare (QKMF), në këtë komunë ka siguruar një aparat të hemogramit për analiza të pacientëve të pickuar nga rriqrat.

Gjithashtu IKSHP-së dhe MSH-së, u kanë dalë në ndihmë edhe Ministria Bujqësisë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e FSK-së, Ministria e Mjedisit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Hoti ka treguar se Qeveria e Kosovës ka shpenzuar gjithsej 456 mijë euro për parandalimin e këtij virusi.

Thaçi: Marrëveshja do të zbatohet

0

Hashim-Thaci1-300x200Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se shpreson që marrëveshja e 19 prillit në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Dacic, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zbatohet.
Kryeministri Thaçi ka hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se Prishtina po rrezikon dështimin e marrëveshjes, raporton RTK.

Komisioni i përçarë për shaminë

0

Petrit SelimiKryeministri Hashim Thaçi e ka në zyrë rekomandimin e Komisionit për Liritë Fetare, për lejimin e shamisë në shkolla. Por, jo të gjithë anëtarët e tij e kanë miratuar rekomandimin. Kryesuesi i Komisionit, Deputeti Amir Ahmeti tha se anëtari, njëherësh zëvendësministri, Petrit Selimi, nuk ishte pajtuar me konkluzionet. Por, Ahmeti thotë se është befasuar kur Selimi mospajtimet e tij i ka shfaqur edhe në opinion.
Çështja e vendimit për lejimin e shamisë ose jo në shkolla po vazhdon të mbetet problematike.

Të ndarë rreth kësaj teme janë edhe vetë anëtarët e Komisionit për Liritë Fetare, që i rekomandoi Kryeministrit Hashim Thaçi heqjen e ndalesës për bartjen e shamive në shkolla.

Në fakt, jo të gjithë anëtarët e këtij komisioni, i kanë kërkuar Kryeministrit që të lejojë shaminë, shkruan “Express”.

Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm, që është edhe anëtar i këtij Komisionit, ka deklaruar tashmë se nuk është pajtuar me rekomandimin që e ka dërguar Ahmeti në kryeministri.

Deputeti Ahmeti thotë se ka qenë në dijeni për refuzimin e Selimit, por pohon se i ka përcjellë rekomandimet te shefi i Qeverisë, për të mos e zvarritur punën e Komisionit.

“Si kryesues i komisionit nuk kam lejuar që puna e komisionit të mbetet peng duke i prolonguar detyrat tona për shkak të një anëtari i cili nuk ka qenë me ne as 1/3 e punës së komisionit”, ka pohuar ai në përgjigjet për Express nëpërmjet postës elektronike.

Ahmeti e pranon se Selimi nuk ishte pajtuar me konkluzionet.

“Në mbledhjen e 17 Majit, kur e kemi miratuar raportin me rekomandime, ai (Selimi), nuk ka qenë prezent me arsyen se ka agjendë të ngjeshur. Por na dërgoi një selam përmes e-mailit se ai nuk pajtohet me rekomandimet duke na sugjeruar një sërë ndryshimesh të aktivitetit tonë, që nuk ishin pjesë e punës sonë si komision”, thotë Ahmeti.

Por kur ka lexuar në media deklaratën e Selimit se nuk është pajtuar me rekomandimet, Ahmeti thotë se është befasuar.

“Ju them të drejtën se jam i befasuar me deklaratat konfuze dhe të pavërteta të z. Selimit të para dy ditëve”, tha Ahmeti për Express.

Ai e kritikoi Zëvendësministrin për mospjesëmarrje në grupet punuese dhe vizitat studimore të realizuara në vendet e BE-së me qëllim të marrjes së praktikave për zgjidhjen e kësaj çështje. Derisa e quajti konfuz dhe të paqartë në qëndrimet e tij si anëtar i Komisionit.

“Jam i habitur kur lexova intervistën e z.Selimi i cili thoshte se fletë me ‘kompetencë’, nuk e di për çfarë kompetence flet ai kur në punën e komisionit ka marrë pjesë në vetëm 3 mbledhje për rreth 7 muaj”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, ndër rekomandimet kryesore drejtuar Kreut të ekzekutivit është ai për anulimin e pikës 13 të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ 06/2010 të MASHT, e që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

“Ka sjellë konfuzion të madh në shoqërinë kosovare dhe është bërë shkas për përjashtimin e vajzave me shamia nga procesi mësimor”, ishte arsyetimi i Ahmetit dhënë për Express.

Çështja tjetër e rëndësishme sipas tij është projektligji për statusin juridik të bashkësive fetare dhe e fundit për edukatën fetare në shkollat publike.

“Por kjo të realizohet pasi të krijohet baza ligjore dhe pas një bashkëpunimi të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkësive Fetare për të bërë grupet punuese rreth përpilimit të teksteve, kurrikulave dhe mësimdhënësve”, tha ai.

Ndërsa u shpreh mjaft optimist se për këto çështje Komisioni do ta ketë edhe pajtueshmërinë e kryeministrit për këto çështje.

“Këtë komision e ka themeluar vetë Kryeministri i Kosovës z. Thaçi, dhe nuk besoj se ai nuk do të implementojë rekomandimet e komisionit”, tha ai për “Express”.

Anëtarë të këtij komisioni përveç deputetit Amir Ahmetit dhe zëvendësministrit të jashtëm ,Petrit Selimi janë edhe dhe Habib Hajredini nga Zyra e Kryeministrit dhe Imami Sabri Bajgora.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë për Express ndodhet tashmë në Kryeministri por nuk e di se kur mund të merret ndonjë vendim për lejimin ose jo të shamisë.

40 profesorë, me nga dy vende pune

0

RektoriatiRreth 40 profesorë të rregullt të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë afat deri më 20 shtator të vendosin përfundimisht: a do të punojnë në universitet apo në ndonjë institucion tjetër.

Rektori i këtij universiteti, Ibrahim Gashi, ka shprehur optimizëm se 40 profesorët që janë identifikuar se kanë dy kontrata të rregullta pune do të vendosin se cilën ta mbajnë. Ai ka thënë se nëse këta profesorë deri më 20 shtator nuk do të dërgojnë dëshmi për shkëputje të marrëdhënies së dytë të punës do të ndërmerren veprime të njëanshme për shkëputje të kontratës pa ndonjë paralajmërim tjetër. Një hap të tillë deri më tani mësohet se e ka marrë vetëm profesor Nagip Skënderi, i cili deri para pak ditësh ka qenë sekretar i përhershëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gashi ka treguar për “Epokën e re” se ka pasur takime me profesorë, të cilët kanë deklaruar se i kanë dy kontrata të rregullta pune. “Në bisedë e sipër ka rezultuar se një pjesë e tyre kanë bërë gabime, duke mos e ditur statusin e tyre në organizatën tjetër. Secilit në këtë ballafaqim ua kemi kërkuar kontratën që kanë me institucionin tjetër, e kur i kemi krahasuar kontratat, ka dalë që rreth 40 veta mbajnë edhe një marrëdhënie të rregullt pune jashtë UP-së. Kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin e Punës. Natyrisht se kjo e dëmton shumë cilësinë e punës së tyre në UP, sepse kontratat me institucionet e tjera që ata i kanë janë kontrata që i obligojnë të jenë në pjesën frontale të ditës, prej orës 08:00 deri në 16:00”, ka thënë Gashi.

Rektori Gashi ka deklaruar se nëse një profesor nuk është në universitet prej orës 08:00 deri në 16:00 nuk mund të konsiderohet i rregullt. “Në një farë mënyre jemi të fyer në këtë rast sepse ata marrin pagën e profesorit të rregullt, edhe pse nuk janë në UP. Por, pothuajse me shumicën e këtyre profesorëve kemi gjetur mirëkuptim”, ka shtuar ai. Sipas tij, përjashtim nga ky vendim kanë vetëm disa raste specifike që kanë rëndësi të veçantë për shtetin. “Ka disa agjenci që janë të rëndësisë nacionale dhe drejtorët e tyre janë edhe profesorë. Unë nuk dua ta dëmtoj shtetin, por as universitetin. Për shembull, kemi Agjencinë e Kadastrës dhe Gjeodezisë dhe Hidrometeorologjisë. Unë nuk dua ta dëmtoj universitetin, prandaj u kam lënë një mundësi që mund ta ngrijnë marrëdhënien e punës në UP, kurse ne do të angazhojmë profesorë të tjerë derisa ata mbajnë pozita të drejtorëve. Por, këtu bëhet fjalë vetëm për dy ose tre veta. Të tjerët nuk e kanë këtë të drejtë që t’u ruhet vendi i punës këtu dhe të punojnë në një ministri apo diku tjetër”, është shprehur ai.

Ndërsa sa iu përket zyrtarëve të lartë të shtetit të cilët janë të angazhuar edhe në universitet, Gashi ka thënë se, meqë ata nuk janë shërbyes civilë, nuk kanë kontratë të rrinë prej 08:00 deri në 16:00 në punë, prandaj mund të mbajnë mësim në UP. “Nga një monitorim që kemi bërë ka rezultuar që nuk kemi humbje të orëve nga zyrtarët politikë. Ata e kanë respektuar orarin. Derisa ministrat mund t’i mbajnë orët, unë nuk i thërras ta ngrijnë marrëdhënien e punës. Por, në momentin që unë kam ankesa nga studentët se ata nuk janë të rregullt, me mirëkuptim do t’u them ta ngrijnë marrëdhënien e punës”, ka theksuar ai. Po ashtu, Gashi ka thënë se në rast se zyrtarët e shtetin nuk i mbajnë orët, do të detyrohen ta ngrijnë pozitën e profesorit dhe paga do t’u dalë zero nga UP-ja. “Por prapë ata janë punëtorë tanët dhe nuk u ndalohet të vijnë të mbajnë një ligjëratë, e cila nuk do t’u paguhet. Ne si universitet kemi privilegj që ata kanë dalë nga universiteti ynë. Ata kur e konsiderojnë vetë se nuk mund të mbajnë ligjërata është më mirë të mos vijnë para një momenti që mund të komprometohen”, ka thënë Gashi.

Ende s’ka marrëveshje për telekomin

0

BrukseliMinistri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për telekomin ende nuk është arritur. Ai ka thënë se janë duke pritur përgjigje nga Prishtina dhe Brukseli për propozimin e tyre të fundit.
Lajiq ka thënë për agjencinë e lajmeve “Tanjug” se Beogradi ka ofruar një zgjidhje kompromisi sa i përket arritjes së marrëveshjes për telekomin dhe se në ketë drejtim janë duke pritur një përgjigje nga Prishtina dhe Brukseli.

Edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka deklaruar në “Twitter” se ende nuk ka marrëveshje për telekomin. Në ketë kontekst ai ka thënë se janë duke pritur përgjigje nga Serbia.

Delegacioni Kosovës për dialogun teknik i kryesuar nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri kishte deklaruar se pala kosovare është pajtuar me versionin e fundit të marrëveshjes për telekomin, ndërsa pala serbe ka pasur kohë për të kthyer përgjigje deri më 8 gusht. Takimi i radhës në Bruksel në mes të Thaçit dhe Daçiqit do të varet kryesisht nga rezultatet e këtyre negociatave për telekomunikacionin.