9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Muja nuk mund të rikandidohet për kryetar të Prizrenit

RamadanMuja-kryetariRamadan Muja nuk mund të rikandidohet në zgjedhjet e nëntorit nga PDK-ja për kryetar të Prizrenit. Procesi gjyqësor ia (pa)mundëson atij që t’i hyjë garës edhe një herë për Prizrenin.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati ka thënë se PDK-ja do të tregohet e kujdesshme me rikandidimin e kryetarëve të komunave që janë nën hetime nga organet e drejtësisë. “Nëse del i pafajshëm atëherë ne mund ta kandidojmë atë (Mujën), sepse konsiderojmë se Prizrenin mund ta fitojmë me të, por nëse del përgjegjës në asnjë mënyrë nuk do ta kandidojmë”, ka thënë Musmurati ditë më parë për media.

Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Ramadan Mujës, ndërkaq thotë se nuk dihet se sa do të zgjatë procesi gjyqësor ndaj klientit të tij. Sipas tij, koha e procesve gjyqësore nuk mund të dihet nga askush. “Gjykimi fillon me 13 gusht, por kur përfundon nuk mund ta dijë. Në këtë proces janë rreth 30 dëshmitarë, prandaj dëshmia e tyre sigurisht që merr kohë. Përveç kësaj gjatë seancave gjyqësore ne nuk mund të dijmë se çfarë kërkesash tjera mund të dalin”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka arrit të zgjedhë as kryetarin e Degës në Prizren. Edhe pse publikisht nuk e ka shpallur kandidaturën Ramadan Muja ka deklaruar se për emërimin e tij në krye të të PDK-së dhe për kryetar të Prizrenit “vendosin ata naltë”. Ndërkaq, Nait Hasani ka filluar të vetëpromovohet si kryetar i Degës së PDK-së dhe kandidat  për kryetar të Prizrenit. Ai ka thënë se kandidimi i tij do të mbështete edhe nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. /PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit