7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 9093

‘Die Welt’: Rrallë lahet ndonjë turist në Shqipëri

0

Shqiperia7-26E përditshmja e njohur gjermane “Die Welt” i kushton një reportazh Shqipërisë, me titullin “Në këtë vend të Mesdheut rrallë lahet ndonjë turist”.

Shkrimi ka ardhur pas publikimit të një guide të Shqipërisë nga Renate Ndarurinze.

Në shkrim theksohet që në fillim dashuria e shqiptarëve për ish- trajnerin e kombëtares, Hans- Peter Briegel.

“Por ju lutem, çfarë mund të duhet Shqipëria? Edhe pse i përket Europës, këtu ndjehesh tmerrësisht larg. Por ka diçka të veçantë ky vend, është befasues, mahnitës dhe i çuditshëm”, raporton INA.

Në shkrim thuhet, referuar guidës, se për Shqipërinë ka shumë pak që shkruajnë, le më ta vizitojnë.

I vetmi përshkrim pozitiv është ai mbi faktin se kryeqyteti gri është lyer me ngjyra nga ish- kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama.

Sipas gazetës, qëndrimi në Shqipëri është i natyrës spartane.

Në shkrim theksohet se industria e turizmit ka frikë të investojë, ndërkohë që nuk ka asnjë hotel apo resort të madh.

Shumica e turistëve vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Por shifrat nuk e sqarojnë se cilët janë turistë dhe cilët vijnë për punë.

Bledar Gashi zgjedhet kryetar i ARK-së në lagjen “Arbanë”

0

AAK-logoBledar Gashi është zgjedhur kryetar i nëndegës së Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK) në lagjen “Arbanë” të Prizrenit. Pas marrjes së besimit, Gashi premtoi se do të punojë për të rinjtë e lagjes “Arbana”.

Përveç kryetarit të nëndegës së AAK-së në Arbanë, Bajram Kastrati, të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor ishin edhe tre nënkryetarët e Degës, Bujar Nerjovaj, Pal Geci dhe Avdullah Tejeci.

Në emër të kryesisë së Degës së AAK-së, të pranishëmve iu drejtuar nënkryetari Bujar Nerjovaj. Ai tha se është i kënaqur me numrin e madh të pjesëmarrësve. ”Kjo pjesëmarrje është për admirim dhe se roli i të rinjve të Aleancës së Kosovës është i pamohueshëm”, tha Nerjovaj.

Kryetari i nëndegës së AAK-së në Arbanë Bajram Kastrati, ndërkaq falenderoi të rinjtë e lagjes “Arbanë” që iu kishin përgjigjur ftesës për kyqje në Aleancë. “Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e lagjes “Arbana”, por edhe e Prizrenit”, tha Kastarti.

Sipas tij, të rinjtë e “Arbanës” do të angazhohen për të realizuar projektet që kanë të bëjnë për të mirën e tyre.Të rinjve iu drejtua edhe kryetari i ARK-së Zenel Dulla, i cili falenderoi të rinjtë për vullnetin e tyre për të punuara krah Aleancës së të Rinjve të Kosovës./PrizrenPress.com/

 

Komuna e Mamushës, shpenzon paratë e qytetarëve pa kontrollë

0

Mamusha5-16Komuna e Mamushës në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka harxhuar mbi 2 mijë e 700 euro për udhëtime jashtë vendit. Shifra e përafërt është edhe e shpenzimeve për drekat zyrtare, ku Komuna ka shpenzuar rreth 2 mijë e 670 euro për këtë destinim.

Monitoruesja e OJQ-së “Ec Ma Ndryshe”, Elmedina Baxhaku tha se gjatë monitorimet është siguruar raporti finaciar i Komunës së Mamushës. “ Raporti ofron një pasqyrë të përgjithshme mbi të hyrat dhe shpenzimet e Komunës. Pas nxjerrjes së të dhënave, monitoruesit janë konsultuar përsëri me zyrtarët e Drejtorisë së Financave, për të konfirmuar vërtetësinë e të dhënave”, tregoi Baxhaku.

Komuna e Mamushës në pjesën e parë të vitit 2013 ka harxhuar 3 mijë e 660 euro për karburante të veturave. Shpenzime të konsiderueshme janë bërë edhe në zhfrytëzimin e telefonisë mobile. Sipas raportit financiar shpenzimet e telefonisë “Vala” të Komunës së Mamushës në 6 muaj kanë qenë 3 mijë e 130 euro. “Ndërkohë shpenzimet e telefonisë fikse janë dukshëm më të ulëta sesa të telefonisë mobile. Për telefoninë fikse (PTK) gjatë kësaj periudhe kohore janë shpenzuar afër 730 euro”, tha Baxhaku.

Përderisa shpenzimet e telefonisë mobile janë në nivel të ngjashëm me atë të vitit të kaluar, të shpenzimet e telefonisë fikse vërehet një dallim i madh.” Përderisa në vitin 2012 komuna e Mamushës ka harxhuar afër 4 mijë e 900 euro për telefoninë fikse, në pjesën e parë të 2013-ës ajo ka harxhuar vetëm 730 euro për telefoninë fikse”.

Sipas saj, një e gjetur interesante e monitorimit ka të bëj me mëditjet e udhëtimeve jashtë vendit, gjatë gjashtëmujorit të parë. “Përderisa shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit janë të konsiderueshme, mëditjet e marra nga zyrtarët e komunës së Mamushës janë vetëm 160 euro, që duket të jetë një sinjal pozitiv”.

“EC Ma Ndryshe” ka krahasuar të dhënat financiare edhe me shpenzimet e publikuara për vitet e mëparshme. Ky krahasim ka nxjerrë në pah faktin se komuna e Mamushës në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar për dreka zyrtare më shumë se dyfishin e mjeteve që kishte shpenzuar gjatë tërë vitit 2012, pra 2 mijë e 670 euro në gjysmën e 2013-ës, përballë 1 mijë e 270 eurove të 2012-ës.

“Ndërkaq shpenzimet e karburanteve për vetura janë paksa më ulëta sesa në vitin e kaluar, kur komuna kishte harxhuar për tërë vitin mbi 9 mijë euro për derivate, derisa në pjesën e parë të 2013-ës janë harxhuar 3 mijë e 660 euro”, tregoi Baxhaku.

“EC Ma Ndryshe” rekomandon Komunën e Mamushës që të jetë sa më e kujdesshme në shpenzimin e parasë publike, në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe specifikat që i ka Mamusha, si lokalitet. “EC Ma Ndryshe” i bën thirrje komunës së Mamushës që kursimin e bërë në telefoninë fikse ta reflektoj edhe në kategoritë tjera shpenzuese. EC Ma Ndryshe vlerëson se lidershipi komunal duhet të jetë shumë më i kujdesshëm në pjesën e dytë të vitit me shpenzimet për dreka zyrtare. Natyrisht ky parim duhet të aplikohet edhe sa i përket shpenzimeve tjera, të kategorisë së dedikuar për mallra dhe shërbime”, tha Baxhaku. /PrizrenPress.com/

 

LLoji ‘Hyalomma marginatum’ i rriqrave më i përhapuri në Malishevë dhe Suharekë

0

Rriqrat6-21Është publikuar harta e parë e përhapjes së llojeve të ndryshme të rriqrave në Kosovë dhe zonat më të rrezikuara. Në bazë të një hulumtimi të bërë nga ekspertë të veterinarisë, del se rriqrat në komunën e Malishevës dhe Suharekës janë vektor i përhapjes se virusit të Etheve Hemorragjike Krime – Kongo. Rezultatet e tij pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në përcaktimin e masave konkrete për parandalimin e përhapjes së shkaktarit të sëmundjes si dhe mbrojtjen e fermerëve, si më të rrezikuar nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Një analizë e mirëfilltë për shkaktarin e etheve hemorragjike – Krime Kongo, duket se nuk është bërë asnjëherë, deri sivjet, në komunat që janë më të rrezikuara. Kjo u ka kushtuar edhe me jetë qytetarëve. Ndërkohë, një hulumtim një vjeçar në komunat e Kosovës, i bërë nga Dr.sc. Kurtesh Sherifi, profesor i Parazitologjisë me Sëmundje Invazive dhe Ligjshmëri Veterinare, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, tregon përhapjen e llojeve të rriqrave dhe shkaktarin kryesor të etheve hemorragjike.

Profesor Sherifi thot për “Ferma Ime”, se në vitin 2012 – 2013, në tetë komuna të Kosovës, janë grumbulluar mbi 1000 mostra të rriqrave.

“Gjatë dy viteve të fundit, ne kemi bërë një analizë duke mbledhur mostra në tetë komuna dhe në njerëz që janë pickuar nga rriqrat. Në Malishevë kemi marrë 242 mostra, Klinë 208 mostra, Suharekë 161 mostra, Gjilan 92 mostra, Prishtinë 127 mostra, Podujevë 77 mostra dhe në Kaçanik – Hani i Elezit 108 mostra. Po ashtu edhe nga pacientët e pickuar janë marrë 25 mostra të rriqrave, janë futur në ngrirje të thellë në minus 80 °C, dhe janë analizuar në laborator për identifikimin e tyre në gjini dhe lloje”, thekson profesor Kurtesh Sherifi.

Hyalomma marginatum më i përhapuri në Malishevë dhe Suharekë

Pas analizave dhe hulumtimeve që janë bërë, del se përhapja e llojit ‘Hyalomma marginatum’, që njihet si vektor potencial i transmetimit të virusit të Etheve Hemorragjike Krime – Kongo, është i përhapur në dy komuna të Kosovës.

Profesor Sherifi, thotë se identifikimi i tyre është bërë me anë të stereomikroskopit binokular dhe janë evidentuar këto rezultate:

-Në komunën e Malishevës janë analizuar 242 mostra ku 238 ose 98% ishin Hyalomma marginatum, 3 ose 1% Ixodes ricinus dhe 1 ose 0.5% Rhipicephalus spp.
-Në Komunën e Klinës janë analizuar 208 mostra ku 159 ose 76.4 % ishin Hyalomma marginatum, 48 ose 23% ishin Ixodes ricinus dhe 1 ose 0.6% Rhipicephalus spp.
-Në Komunën e Suharekës janë analizuar 161 mostra ku 158 ose 98% ishin Hyalomma marginatum, dhe 3 ose 2% Ixodes ricinus.

Ndërsa në komunat jo-endemike si:

-Në Gjilan, nga 92 mostra të analizuara rezultuan 59 ose 64% me Hyalomma marginatum, 30 ose 33% Ixodes ricinus dhe 3 ose 3% me Ripicephalus spp.
-Në komunën e Prishtinës janë analizuar 127 mostra, nga të cilat 113 ose 89% rezultuan Ripicephalus spp. dhe 14 ose 11% Dermacentor spp.
-Në komunën e Podujevës, nga 77 mostra të analizuara rezultuan 57 ose 74% Ixodes ricinus, 18 ose 23% Dermacentor spp. dhe 2 ose 3% Ripicephalus spp.
-Në komunën e Kaçanikut, nga 86 mostra të analizuara rezultuan 83 ose 97% Ixodes recinus dhe 3 ose 3% Ripicephalus spp.
-Në komunën e Hanit të Elezit nga 22 mostra të analizuara rezultuan 3 ose 14% Hyalomma marginatum, 10 ose 45% Ixodes ricinus dhe 9 ose 41% Ripicephalus spp”.

Pos nëpër komuna, pjesë e hulumtimit kanë qenë edhe personat e hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, që po ashtu vinin nga komuna të ndryshme.

Nga 25 pacient të pickuar me rriqra u evidentuan këto rezultate: 24 ose 96% ishin Ixodes ricinus dhe 1 ose 4% Ripicephalus spp.

Prof. Kurtesh Sherifi shpjegon se deri në fund të vitit këto mostra të rriqrave do të analizohen për detektim të ARN-së së virusit të Etheve Hemorragjike Krime – Kongo me anë të analizave molekular-biologjike (RT-PCR).

Si pjesë e hulumtimit autori ka propozuar këto rekomandime:

1.Dezinsektim të kafshëve shtëpiake në rajonet endemike, në periudhën prill-maj (me preparatin me te mire ne treg: psh DELTAMETHRIN).
2.Të gjithë pronarët e kafshëve dhe ata që i therrin ato, duhet të kenë kujdes në kontakt me gjakun e tyre.
3.Përdorimi i repellenteve ose akaricideve (preparate kundër rriqrave) nga personat e rrezikuar psh me „DEET – Dietyltoluamid“. Vepron deri në 4 ore nga thumbimi i rriqrës pas lyerjes në lëkurën e zbuluar te njeriu.
4.Përkrahje me hulumtime shkencore nga institucionet tona lidhur me epidemiologjinë e kësaj sëmundjeje, si në kafshë, rriqra dhe njerëz.

Gjendja aktuale e të infektuarve

Në klinikën infektive të QKUK-së, ndodhen të shtrirë tre paciente të pickuar nga rriqrat. Dr. Sali Ahmeti, infektolog, thotë se rastet janë konfirmuar edhe virologjikisht kun në mostrat e gjakut që janë marrë nga pacientët është gjetur gjenomi i virusit.

“Prej tyre njëri është në gjendje më të rëndë shëndetësorë ndërsa dy të tjerët janë gjendje të qëndrueshme dhe stabile dhe aktualisht nuk iu kanoset ndonjë rrezik që t`ju keqësohet gjendja”.

Gjatë këtij viti nga ethet hemorragjike në Kosovë kanë vdekur 6 persona.

 

Hartëzimi i përhapjes së rriqrave

Hartëzimi i përhapjes së llojeve te ndryshme te rriqrave në disa komuna të Kosovës

Ka ndërruar jetë shkrimtari elbasanas, Milianov Kallupin

0

Milianov KallupinËshtë ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Elbasanit, Milianov Kallupi.

Poeti, gazetari e botuesi Milianov Kallupi u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, bën të ditur TCh. Kallupi njihet si gazetar në vitet 1983-1995 në gazetat “Luftëtari” dhe “Fjala e Lirë”, ai themeloi shtëpinë botuese “Egnatia” në vitin 1995.

Për 40 vjet u mor me krijimtari letrare dhe poezi. Milianov Kallupi ka botuar mbi 150 tituj librash, disa prej të cilëve janë përkthyer në 6 gjuhë të botës. Miqtë dhe të afërmit e tij e kanë cilësuar vdekjen e Milianov Kallupit një humbje të madhe jo vetëm për familjen, por për kulturën dhe qytetarinë elbasanase. Milianov Kallupi renditet në enciklopedi dhe antologji të ndryshme të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kroaci e Greqi dhe së fundmi në antologjinë “Letrat moderne Shqipe” në gjuhën italiane.Për krijimtarinë poetike të Milianov Kallupit kanë shkruar mjaft kritikë dhe analistë të njohur të cilët kanë vlerësuar punën e tij të vazhdueshme krijuese, si dhe punën organizative për zhvillimin e veprimtarive letrare.

Me të drejtë Milianov Kallupi mban titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit.

Gratë ruse të shqiptarëve bëhet film

0

Juri ArabovSkenaristi i njohur rus Juri Arabov po debuton si regjisor me filmin “Gratë ruse”, që i dedikohet Shqipërisë së viteve 1960 dhe fatit tragjik të grave ruse, të cilat u bënë viktimat e para të regjimit të diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

“Ky projekt është zhvilluar që 4.5 vjet më parë. U krijua ai me iniciativën e një firme franceze dhe me mbështetjen e Ministrisë shqiptare të Kulturës”, – citon ZR Juri Arabovin.

Në këtë film bëhet fjalë për persekutimin e grave ruse (kryesisht filologe (gjuhëtarë), të cilat u martuan me shqiptarë. “Filmi i dedikohet pikërisht këtyre grave të sofistikuara, të kulturuara ruse, drita e diturisë së të cilave vazhdon të përhapet deri tani në këtë vend, të cilat i kujtojnë me mirënjohje e adhurim të sinqertë. Kujtimi për to është ruajtur i gjallë në mënyrë mjaft prekëse deri sot e kësaj dite”, – tha Juri Arabov, duke theksuar se ky do të jetë megjithatë “një film mbi diktaturën, e cila gjithmonë përfundon, ndërsa pas saj vjen ajo që vjen”.

Ekspozitë e veçantë në New York

0

ekspozitaNë sheshin Times Square ndjehej kurioziteti i madh i njerëzve, ndërsa zbulohej një statujë e re, e quajtur “Kalë që galopon me kalorësin”.

Mjeku dhe anatomisti gjerman Gunther von Hagens është autori i statujës. Ajo bën pjesë në grupin e ekspozitës së trupave “Body Worlds”, “Botë trupash” që janë përherë të pranishme në Galerinë Lindore të Sheshit Times Square.
Gunther Von Hagens, mjek

“U deshën tre vjet dhe rreth 20 njerëz për fragmentimin e trupave. Kjo është vepra ime më e madhe dhe jam i lumtur që kjo shënon edhe fillimin e një mjedisi të përhershëm për “Botën e trupave”.

Von Hagens e krijoi skulpturën “Kalë që galopon me kalorësin” përmes procesit të plastinimit, një metodë që ai e zbuloi për herë të parë në vitin 1977. Ajo zëvendëson lëngjet dhe dhjamërat e trupit me material plastik. Plastinimi lejon vendosjen e materialit plastik në pozicione të ndryshme të trupave.

Anatomisti Von Hagens e mori frymëzimin për veprën e tij nga skulptura e papërfunduar në bronz e Leonardo Da Vincit.

“Jam ende duke studiuar për teknikën e plastinimit. Tani nuk jam duke punuar për një vepër tjetër. Kjo është e fundit. Tani i kam dhënë rol udhëheqës në këtë punë djalit tim, me objektiv paraqitjen në ekspozita. Vetë jam duke zhvilluar kërkime të mëtejshme në teknikën e plastinimin për universitetet dhe për t’ua mësuar më mirë studentëve.”

Ekspozimi, që paraqet strukturën anatomike të kafshës dhe njeriut, i ka lënë pa mend shikuesit.

“Të shohësh strukturën anatomike të trupit njerëzor, fragmentimin e pjesëve të ndryshme të trupit është diçka e jashtëzakonshme. Dhe të gjitha këto i sheh në pozicion lëvizjeje, një gjë shumë e bukur. Kjo është edhe një mënyrë për t’i mësuar fëmijëve anatominë, pa ndjerë frikë.”

Nga të gjitha punimet që ka bërë deri më sot me teknikën e plastinimit, “Kalë që galopon me kalorësin” është vepra më e njohur e Von Hagensit. Ajo do të mbetet një burim magjepsjeje për spektatorët e ekspozicionit “Botë trupash”, që i bën një paraqitje të hollësishme strukturës anatomike trupit të njerëzve edhe pjesëve të tij.bw

Më duket se të dua

0

Skender Berisha

*Në stilin popullor

Herë e di herë nuk e di
s’më duket e më duket
të dua për besë të dua
edhe dje zura në thua

kur të pash te lumi
të rash pas e s’të zura
qe rreze shumë e fortë
m’i plasi syrit pëlhura

mendtë tash më mirren
për ty midis kësaj vape
mes turmës së pazarit
pse për dore më kape

herë e di herë s’e di
turbull të shoh e kthjelltë
një ditë edhe moj përditë
kush pret edhe ndoj ditë

Skender Berisha
25 korrik 2013,Prizren

Marrëveshje për ndërtimin e Kompleksit Sportivo-relaksues në Struzhë

0

Prizren ura e guritQendra Evropiane për ruajtje e natyrës dhe Komuna e Prizrenit kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për realizimin e projektit të Kompleksit Sportivo relaksues në shtëpinë e malorëve që gjendet afër fshatit Struzë.

Marrëveshjen e bashkëpunimit në realizimin e këtij projekti e kanë nënshkruar zyrtarët e Komunës në mesin e të cilëve ishte nënkryetari i Komunës dhe drejtori i turizmit, me zyrtarët e Rrjetit të zbatimit të planifikuar të biodiveristetit lokal ECNC.

Nënkryetari i Komunës Ruzhdi Rexha e vlerësoi edhe bashkëpunimin me ECNC-në, edhe projektin që do të realizohet.
Përfaqësuesja e Rrjetit të zbatimit të planifikuar të biodiveristetit lokal ECNC, tha se projekte të ngjashme janë duke u realizuar në 8 qytete të shteteve të ndryshme, ndërsa në Kosovë është zgjedhur Prizrenit,transmeton TV Opinion.

Kryetari i Shoqatës së Malorëve, Sadik Shorta, projektin që pritet të realizohet, e vlerësoi si ndihmë në shtimin e rëndësisë së kësaj pike turistike të qytetit të Prizrenit.Projekti parashihet të kushtojë rreth 40 mijë euro, nga të cilat 20 mijë do ti ndajë ECNC ndërsa 20 mijë të tjera komuna e Prizrenit.

Roli i EULEX-it, Qeverisë dhe periudha e tranzicionit në Kosovë

0

Afrim HotiAfrim Hoti

Ndërtimi i një organizimi shoqëror para se të gjithash kërkon një mund dhe sakrificë. Populli shqiptar, duke qenë i vetëdijshëm për identitetin e tij autokton dhe përgjegjësinë historike e cila e përcolli me shekuj, nuk e lanë atë që të heqë dorë nga organizmi i cili para se të gjithash do të ishte në shërbimin e tij në rrugëtimin drejt shkruarjes së historisë së ardhshme.

Duke qenë se kjo sakrificë është përcjellë ndër shekuj, është tejet e pakuptueshme se si sot ne ballafaqohemi me rrezikun i cili na kanos si shoqëri dhe si komb. Lufta e fundit e cila përcillej me ëndje nga aspiratat e popullit shqiptar kundër kolonizimit të tij nga Serbia, sot është duke u tentuar që të kontrabandohet dhe të shtrembërohet nga rruga e drejtë.

Kontrabandimi i këtij qëllimi, fatkeqësisht, sot është duke u bërë nga individët të cilët dje, sot dhe nesër do të thirren në luftën e drejtë të këtij populli, vetëm mbi bazën e propagandimit që i shërben politikës ditore të një grupi politik i cili sot e mban pushtetin me çdo çmim. Madje edhe kundër vullnetit të popullit!

Ne jemi dëshmitar që kohës së fundit, të gjithë mendojmë se në mënyrë të padrejtë sot tentohet të njolloset dhe të stigmatizohet lufta e popullit tonë! Kjo luftë speciale nuk është kurdisur sot, në mënyrë që të na gjen edhe aq të befasueshëm. Ajo u përcoll nga procese serike e të ndërlidhura njëra me tjetrën! Ndërsa tani, efektet janë vetëm pjesë e rezultatit të cilin e mbollëm dje, për ta korrur sot.

Le ta analizojmë se cila është makineria e cila sot po e dirigjon këtë operacion me mision të caktuar!

Ne sot, çuditërisht, e kemi një strukturë institucionale, e cila me të vërtet e bënë Kosovën sui generis. Kosova sot ballafaqohet me një praktikë institucionale, ku në brendinë e saj e ka një strukturë komanduese me cilësi ekzekutive, e cila nuk ia njeh subjektivitetin, ndërsa e obligon këtë “të panjohur” qe t’i zbaton të gjitha direktivat e kësaj krijese komanduese e quajtur EULEX. Mision i BE-së, i instaluar, parafrazojë ME FTESËN e vet Republikës së Kosovës. Shumë e çuditshme, i ftuari nuk e njeh ftuesin!

Ky mision i cili ka qëndrim neutral ndaj Republikës së Kosovës, sot nga vet republika e Kosovës i njihen tre komponente ekzekutive më vitale; atë nga sektori i policisë, doganave dhe më kryesori – komponenta e gjyqësorit.

Republika e Kosovës shkoi edhe më larg. Ajo nxori edhe një ligj të veçantë me të cilin ia konkretizojë këtij misioni kompetencat në sektorin e gjyqësisë, konkretisht ne gjyqësi dhe prokurori. Ligji për kompetencat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it përcaktojë kompetencën lëndore të gjykatësve dhe prokurorëve duke i dhënë të drejtat për udhëheqjen e procedurave gjyqësore sipas detyrës zyrtare dhe sipas vendimmarrjes së brendshme strukturore të EULEX-it.

Ne shkuam edhe më larg, themeluam edhe Prokurorinë speciale, e cila kinse do t’i shërbente luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar! Por, çka përfituam nga kjo strukturë e specializuar?! Asgjë, përpos disa prokurorë që paguhen gati sa dy herë që kolegët e tyre paguhen nëpër prokurorit themelore dhe atë të Apelit! Kjo prokurori, nuk iu përshtat qëllimit formal për çka është krijuar, por në të kundërtën, ajo shërbejë si institucion shtesë për t’i garantuar EULEX-it kontrollin ekzekutiv!

Andaj, sot të flasësh për themelimin e një gjykate speciale, është njëjtë sikur të vazhdosh rehatin ekzekutive të misionit i cili nuk e njeh themeluesin e këtyre kompetencave! Nuk e njeh këtë Kuvend, nuk e njeh as vet sistemin të cilin e kontrollon! Propozimi i grupit parlamentar të PDK-së për themelimin e një gjykate speciale për krime të luftës, vetëm sa do ta ngrinte pazarin e shantazhit në mes të kësaj qeverie të korruptuar dhe misionit të BE i cili nuk e njeh këtë qeveri.

Kërkesa e PDK-së për këtë strukturë gjyqësore i shërben kësaj aparature e cila sot është duke i zhvilluar këto procese që do të përdoren si mjet i shantazhit në të ardhmen. Propozuesi, pra PDK, ka vetëm një qëllim retorik, t’i gjuaj hi syve popullit, duke ikur nga esenca dhe ajo e domosdoshmja.

E përkrah kërkesën për debat parlamentar për heqjen e mandatit të EULEX nga ky Kuvend, debat i kërkuar nga deputeti, z.Emin Gërbeshi, sepse nevoja është që ky mision, i cili për këto pesë vite nuk bëri asgjë tjetër, vetëm se i joshi pjesëtarët e vet me paga të majme, ndërsa popullin e Kosovës e demoralizojë nga drejtësia dhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi.

Andaj, duke e ditur që propozimi i grupit parlamentar të PDK është i qëllimshëm dhe i shërben strukturave, tanimë të njohura, ilegale të saj, që prodhojnë shantazhe dhe individ të dëgjueshëm, nuk mund të përkrahet. Nuk mund të përkrahet propozuesi i cili në çdo moment është i gatshëm që servilizmin e vet ta dëshmojë para ndërkombëtarëve të cilëve edhe sot mendon se do t’i rehatojë me kompetenca të reja edhe në këtë Gjykatë të propozuara nga të njëjtit.

Ne kemi edhe kapacitete dhe bazë të mjaftueshme juridiko-ligjore që të gjitha rastet që ndërlidhen me krimet e luftës, të gjykohen nga gjykatat vendore dhe nga gjykatësit vendor! Këto procedura mund të ngihen edhe nga prokurorët vendor, ku ka bazë dhe përgatitje profesionale.

Por, mungesa kryesore është përkrahja ndaj sistemit të drejtësisë, të cilin me qëllim e sabotojnë, këta që sot e kanë interesin që ta themelojnë një gjykatë të tillë! Në vend të përkrahjes institucionale, këtu është zgjedhur një metodë më e ndryshme! Metoda e krijimit të rrjetit institucional, me qëllim të dekoncentrimit të sistemit gjyqësor, alla përçaje e sundo!

Pra, këta zotëri dëshirojnë që sistemin gjyqësor ta ristrukturojnë edhe më tej, që duke ristrukturuar ta deorientojnë nga pavarësia dhe qëllimi parësor i tij.

EULEX duhet ta mbarojë misionin e tij të dështuar, ndërsa ne, në vend të krijimit të strukturave të reja, duhet të forcojmë këto ekzistueset të cilat janë të mjaftueshme, por jo të përkrahura sa duhet.

(Autori është deputet i Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës)