7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 9094

Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!

0

ArdianGjini-aakShkruan: Ardian Gjini

Shqiptarët nuk pranojnë të zgjedhin ose njërën ose tjetrën!

Mbijetesa e shqiptarëve, si etnikum, ndër shekuj është fenomen i mahnitshëm. Një popull i vogël, pa identitet të formësuar politik për shekuj, me gjuhë krejtësisht të veqantë, pa ekonomi origjinale, i rrethuar me kombe politike me ushtri, i pushtuar nga perandoritë më të fuqishme të kohës, për shekuj me rradhë….!!!

Si kanë mbijetuar shqiptarët deri në shekullin XX?

Ka shumë karakteristika të posaçme dhe të spjegueshme të shqiptarëve që e përmbushjn përgjegjen komplekse në pyetjen e mësipërme. Dhe në një kolumne të shkurtër nuk mund të tentoj as telegrafikisht që t’i rradhis qoftë edhe disa prej tyre. Por mund ta jap një karakteristikë të patrajtuar sa duhet, besoj unë.

Fillimisht, etnopsikologjia shqiptare mund të quhet “anakronike”. Krijimi i kombeve në Europë e posaqërisht në Ballkan, është bazuar në histori, gjuhë dhe fe! Dhe kjo e fundit ka pasur rol dominues. Shihni Kroatët, Serbët, Malazezët, Maqedonasit apo Grekët. Ne Shqiptarët nuk e kuptojmë rolin e fesë në kombndërtim. Në të kaluarën kjo e vërtetë ka mundur të jetë mallkimi ynë. Por në gjysmën e dytë të shekullit XX e posaqërisht në fillimin e shekullit XXI ka dalur të jetë bekimi ynë! Ne nuk kemi të drejtë, historikisht, t’i akuzojmë kombet fqinje për zgjedhjen e tyre në rrugën e kombndërtimit. Por nuk duhet assesi të ndihemi indiferentë.

Zgjedhja e rrugës sonë të kombndërtimit, me siguri pa strategji të ndërtuar, ka qenë e thjeshtë, kombi dhe feja janë konsideruar dy identitete të rëndësishme por të ndryshme. Mund të jemi edhe Shqiptarë edhe myslimanë, edhe Shqiptarë edhe katolikë, edhe shqiptarë edhe orthodoksë, madje madje edhe shqiptarë edhe qfarëdo feje tjetër. Kjo ka qenë zgjedhja jonë, ndoshta tepër e hershme, në krahasim me kombet tjera.

Shpesh ndëgjojmë se feja islame e ka ndalur sllavizimin e shqiptarëve. Ky është spjegimi më i gabueshëm i mundshëm. Për ta vërtetuar mjafton të gjejmë kundërshembuj. Pse shqiptarët orthodoksë nuk u bënë Grekë? Pse arbëreshët e Italisë, që ishin dhe janë të krishterë, në një vend të huaj, e ruajtën gjuhën dhe identitetin deri sot? Ose kundërshembulli, pse shumë shqiptarë u turqizuan?

Shpëtimi i kombit Shqiptarë ka qenë ndarja e fesë nga kombi. E nisja e kombit është proces kryekëput politik. Ky ka qenë edhe anakronizmi edhe mallkimi edhe fati ynë. Popujt tjerë e kanë gjetur këtë zgjidhje më vonë. Në ndërkohë janë masakruar në mes veti.

Dhe çka po ndodh sot?

Ka forca politike (fetare) që po synojnë t’i detyrojnë Shqiptarët, sidomos në Kosovë e Maqedoni, që të zgjedhin se a janë shqiptarë apo myslimanë! Ose në rastin më të butë që të vendoset hierarki e identiteteve, për shembull se është më e rëndësishme të jemi myslimanë se sa shqiptarë, etj. Mohimi i Skenderbeut apo Nënë Terezës, si raste më eklatante, por edhe spjegime tjera, e hedhin farën e zhbërjes së kombit Shqiptarë. Flirtimi me këto ide dhe mbajtja e flamurit kombëtarë në të njejtën kohë, është pafytyrësia më e madhe e mundshme. Ta ndëgjosh një mysliman me mbiemrin Krasniqi të thotë se nuk ka lidhje me Mark ose Pjetër ose Gjon Krasniqin dhe se e ka vëlla njëfarë Abu Ibn Salepin ose ndonjë me mbiemrin Berisha të thotë se e ka vëlla këtë të fundit dhe nuk e ka asgjë një shqiptarë me mbiemër Berisha e me emër Zef apo Kolë apo Pal, është budallallëk tejet i rrezikshëm.

Shqiptarët me shekuj kanë qenë edhe myslimanë edhe katolikë edhe orthodoksë por kanë qenë gjithmonë Shqiptarë. Dhe secili prej nesh ka të drejtë të mburret me identitetin e vet. Ekstremizmi i detyron njerëzit të zgjedhin. Sepse ekstremi nuk i pranon dy të vërteta. Aleanca e refuzon ekstremin dhe fuqishëm do ta mbajë drejtimin kombëtarë. Ne themi se bën të jemi EDHE SHQIPTARË EDHE MYSLIMANË, EDHE SHQIPTARË EDHE KATOLIKË, EDHE SHQIPTARË EDHE ORTHODOKSË! Kështu kemi qenë ndër shekuj dhe kështu kemi mbijetuar si komb. Kështu duan shumica dërmuese e shqiptarëve. Në të kundërtën në vend të shqiptarëve do të mbinin tre apo më shumë kombe të ndryshme. Shihni pak përrreth!

Familjarët: Atdhe Deva është gjallë

0

i vrari ne siriLajmi i cili dje është dhënë nga mediat se i riu pejan Atdhe Deva është vrarë gjatë luftimeve në Siri është demantuar nga familjarët e Atdheut, të cilët kanë thënë për Telegrafin se Atdheu është gjallë dhe aktualisht ndodhet në Turqi.

“Nuk është e vërtetë se ai ka vdekur. Ai është gjallë dhe për momentin ndodhet në Turqi”, tha për Telegrafin njëri nga familjarët e Atdheut.

Ndryshe, një ditë më parë mediat kanë raportuar se Atdhe Deva është vrarë gjatë luftimeve në Siri, por lajmi ky jo i konfirmuar zyrtarisht.

AAK: Politizimi po e shkatërron arsimin në Kosovë

0

AAK-haradinajSalihajTahiriNë një konferencë të përbashkët për media, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryesuesi i Departmentit për Arsimin, Jonuz Salihaj dhe kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri, kanë publikuar strategjinë dhe objektivat e AAK-së për Arsimin, nën moton: “Gjithëpërfshirje, Cilësi, Depolitizim”.

Arsye e konferencës së sotme ishte publikimi nga Ministri i Arsimit i të ashtuquajturave “sukseseve” të MASHT-it në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013.

AAK konsideron se ministri i Arsimit foli për prioritetet në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë, bazuar në strategjitë ekzistuese. Në të vërtetë, nga paraqitja shihet se këto strategji nuk janë lexuar fare, dhe këtë e dëshmojnë argumentet në vijim:

– Nuk janë realizuar objektivat e përfshirjes në tri segmentet e arsimit parashkollor, çerdhe, kopshte dhe arsim parafillor.
– Në çerdhe dhe kopshte janë të përfshirë vetëm 5.389 fëmijë, kurse në arsimin parafillor mbi 10.000 fëmijë nuk e ndjekin këtë shkallë të edukimit, e cila ka një rëndësi të veçantë në formimin e personaliteti të tyre.
– Në arsimin e obliguar nëntëvjeçar kemi mbi 30.000 fëmijë jashtë bankave shkollore, kurse shkalla e përfshirjes së nxënësve në shkollën e mesme po ashtu është më e vogla në rajon.
– Ministri i Arsimit flet për trajnimin e edukatorëve për zbatimin e standardeve në fëmijëri të hershme, por nuk tregon ku aplikohen këto standarde,kur shumica absolute e fëmijëve janë jashtë institucioneve edukativo-arsimore.

AAK vlerësoi se nga ministri i Arsimit nuk përmendet asnjë fakt për një numër të konsideruar të institucioneve parashkollore private, sidomos në komunën e Prishtinës, që operojnë pa licencë dhe pa kushte elementare hapësinore. Arsyetimi se kjo është çështje e komunave nuk mund të përdoret pasi MASHT-i është përgjegjës për krijimin dhe zbatimin e politikave dhe aplikimin e legjislacionit në fuqi për të gjitha nivelet e arsimit.

Por, në segmentin e arsimit të lartë për qëllime elektorale, në dëm të cilësisë, shkalla e përfshirjes është rritur në mënyrë rapide, nga 12.5% në 40%. Sipas strategjisë për arsimin e lartë, është paraparë që shkalla e përfshirjes në këtë segment, në vitin 2015 të dyfishohet, kurse ajo pothuajse është katërfishuar, ka konstatuar AAK-ja.

“Pra, për interesa politike, objektivat janë tejkaluar pa u mbështetur në strategji për të cilat flet Ministria e Arsimit”, kanë thënë zyrtarët e AAK-së për Arsimin.

Duke folur për dokumentin tjetër, Kornizën e Re Kurrikulare, Salihaj ka thënë se ky document i ka thyer të gjitha rekordet e përdorimit për qëllime propagandistike.

Ai ka përkujtuar edhe deklaratat publike të ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, se kjo kornizë do të zbatohej në vitin shkollor 2011/2012.

Ndërsa, edhe tani, kur jemi në prag të vitit shkollor 2013/2014 dhe ministri tjetër i Arsimit që vjen nga partia e njëjtë, flet për dokumentin i cili është në fazën e parapilotimit. Pra, tek në vitin e ardhshëm shkollor Korniza e famshme e Kurrikulit të Ri do të pilotohet në 10 shkolla. Realizimi i plotë i këtij dokumenti nuk mund të bëhet pa sigurimin kuadrove të reja për gjuhën gjermane, si gjuhë e dytë e huaj, e cila do te aplikohet në programet shkollore, duke filluar nga klasa e gjashtë dhe mësimdhënësve të cilët janë të kualifikuar t’i ligjërojnë si të integruara lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji, me emrin Shkencat.

“Ministri flet për procesin e licencimit të 17.400 mësimdhënësve, por nuk përmend konfliktin e interesit që në krye të Komisionit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve është personi me post politik, zëvendësi i tij, i cili mban edhe postin tjetër, atë të Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Maturës”, ka thënë  Salihaj.

AAK, në programin e vet do të kujdeset për përfshirje të planifikuar të të gjithë fëmijëve në arsimin parauniversitar sipas ligjeve në fuqi. Asnjëherë nuk do të lejojmë konflikte interesi dhe politizim të skajshëm të arsimit për nevojat e politikës ditore. Cilësia, respektimi i ligjit dhe depolitizimi do të jenë detyrim i përhershëm për ne, në të gjitha nivelet e arsimit, është thënë në fund të konferencës së sotme për media të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Bytyçi: Suahreka me furnizim të mirë me ujë

0

Uji i pijshem-qeshmjaNë stinën e verës kur temperaturat shënojnë ngritje dhe shtohen kërkesat për ujë, furnizimi në qytetin e Suharekës është i mirë dhe pa reduktime.

Nënkryetari i komunës Refki Bytyçi, thot se sa i përket furnizimit me ujë, nuk ka ankesa nga qytetarët siç ka ndodh shpeshë në këtë kohë, kjo na bënë të ndjehemi të lumtur, pasi ky problem që dikur ka qenë plagë e pashëruar tashmë është zhdukur.

“Me ujë të pijshëm po furnizohen edhe pjesët e qytetit që më herët as që ka rrjedh ujë nga krojet e tyre”, tha Bytyçi./PrizrenPress.com/

Kujtimet e Peter Lucas: Enveri, orgji me sekretaren dhe Tom Stefanin

0

EnverHoxha7-25Nga vera e ’44-ës, në Odriçan të Përmetit, kur bukuritë bëheshin një me magjinë e ngjyrave të ylberit, … në Tiranë (maj 2012), me një paradë të zhurmshme (gay nga shumë vende) në bulevardin kryesor për orientim të lirë seksual: Të njëjtë por të ndryshëm. Dhe shpërthejnë debatet. Është folur në të shkuarën komuniste për biseksualitetin e udhëheqësit, amà vesh më vesh”. Vasfi Baruti e nis me këto fjali kapitullin “Në qiellin e shtatë”, ku flitet për orientimet seksuale të Enver Hoxhës. Ai thotë se në vitet ’90 e më pas pati guxim të shkruhet edhe në libra, por kundërshtues me to u shkrua në “Biografia e Enver Hoxhës” (2011): … U përmendën emra gay-sh të famshëm tiranas etj., të cilët, sipas traditës orientale, e paskëshin pasur Hoxhën dylber të tyrin, por deri më sot, përveç thashethemnajës, askush nuk ka dhënë ndonjë fakt në këtë drejtim: Asnjë prej miqve të tij të vjetër, edhe prej atyre që pak mbijetuan, nuk ka ditur të thotë diçka konkrete për këtë dimension të tij. Më shumë jehonë pati një trakt i shkrimtarit Arshi Pipa i shpërndarë kudo në SHBA. Nga “VENERIADA” e Arshi Pipës: H. Po u ç’faj i kam atdheut?/ Pse ja dola Skënderbeut?/ Shqipëria, unë të bëra./ Unë, me vithet e gjëra! S. O bandill, të lumtë bitha!/ Ajo i shpjegon të gjitha./ Ç’duhen dituri e mend/ Kur njeriu ka fatin tënd?

Biseksualiteti i Hoxhës
Sipas Barutit, në fund të viteve ’70 flitej për biseksualitetin e udhëheqësit dhe identifikohen tregtarët tiranas Ali Qorreliu (berber) e Dull Xhepa, që bëjnë dylberin; i pari pushkatohet pa gjyq me grupin e Ambasadës Sovjetike (shkurt 1951), i dyti në vitet e para pas lufte.

Gazetari amerikan, Pecer Lucas, në një libër të tijin me burime arkivore amerikane për Shqipërinë në vitet e luftës nazifashiste, vjen me konstatime erotike të Enver H.. Në numrin e madh të misionarëve Lucas heq vetëm dy paralele: Enver Hoxha dhe Thomas Stefani, dhe flet për marrëdhënie të forta intime mes tyre.

Lucas shkruan se Hoxha dhe Stefani shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin, çka kuptohej lehtë, pasi Tomi mund të shkonte dhe të bisedonte me Hoxhën në çdo kohë. “Në të vërtetë ai kurrë nuk e lajmëroi atë paraprakisht. Tomi kishte një marrëdhënie të mirë, të fortë me Hoxhën. Shumë të fortë”, shënon Lucas. Ai shton se Stefani ka qenë i vetmi oficer aleat me të cilin Hoxha dilte në foto vetëm për vetëm. Kur botoi librin, ishte i ftuar në një emision në “News 24”, dhe i pyetur me këmbëngulje për marrëdhënien Hoxha-Stefan, Lucas, i zemëruar edhe me shqiptarët që nuk mundën ta lexonin si duhet mesazhin e tij, do të shprehej: “Enveri e Stefani flinin bashkë, bashkë flinin”./GSH/

Filloi “Festivali i Ushqimit” në Korçë

0

Birra-festFilloi “Festivali i Ushqimit”, në qytetin e Korçës. E kthyer tashmë në një traditë, gjatë verës Bashkia Korçë, në bashkëpunim me restorantet dhe piceritë e qytetit, organizon këtë aktivitet.

Prej datës 24 Korrik deri në 30 Shtator çdo të mërkurë do të ketë oferta speciale, në restorante dhe taverna mund të shijosh dreka dhe darka jashtë me miqtë dhe familjarët. Pjesëmarrës në këtë aktivitet janë bërë shumë biznese, të cilat do t’ju shërbejnë klientëve me një menu të pasur, gatime tradicionale dhe një shërbim të shpejtë dhe të kulturuar.

Ky është viti i dytë që zhvillohet ky aktivitet, i cili duhet thënë se vitin e kaluar ka rezultuar shumë i suksesshëm. Ofertat e picerive dhe restoranteve gjatë gjithë verës së kaluar ka bërë që shumë qytetarë korçarë, por edhe turistë të huaj, të shijonin ushqimet tradicionale në këto ambiente. Deri në datën 30 Shtator “Festivali i Ushqimit” do t’u japë mundësi të gjithëve të hanë më mirë dhe më lirë.

Ymeri: Qeveria të emigrojë nga pushteti

0

visar ymeriShefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Visa Ymeri, i ka bërë thirrje Qeverisë të dalë në mbrojtje të qytetarëve të cilët kan migruar nga Kosova dhe aktualisht po mbahen nëpër kampet e burxhet e vendeve të ndryshme të BE-së.

“Mendojmë se gjendja është e jashtëzakonshme dhe nuk pret kohën për thirrjen e një debati të rregullt parlamentar, i cili do të thirrej nga 6 deputetë, sepse qytetarët e Kosovës nëpër këto vende janë duke u trajtuar në mënyrën më johumane dhe ata kanë nevojë për ndërhyrjen institucionale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ymeri në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai e ka ftuar kabinetin qeveritar të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, në të kundërtën ka thënë se Qeveria duhet të migrojë nga pushteti.

”Çështja numër një është se Qeveria duhet të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës kudo që ata ndodhen. Kjo Qeveri angazhimin e plotë të saj e ka vënë në funksion të akomodimit juridik, politik e praktik të Serbisë brenda Kosovës dhe nuk është duke bërë ndonjë gjë tjetër. Duhet ta kemi parasysh se qytetarët e vendit po e lëshojnë Kosovën për shkak të mjerimit ekonomik e social, në të cilin e kalojnë jetën e tyre, dhe për shkak të humbjes së plotë të besimit në mundësinë që kjo Qeveri ta zhvillojë Kosovën. Prandaj, gjëja më e mirë që mund ta bëjë kjo Qeveri është të emigrojë nga pushteti”, ka deklaruar Ymeri.

Kuvendi i Kosovës debaton për EULEX-in

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të debatohet për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudha e tranzicionit, sipas kërkesës së deputetit Kurtan Kajtazi, mbështetur nga deputetët nënshkrues.
Kurtan Kajtazi i ka thënë Kosovapress-it se në këtë seancë do t’i rekomandohet qeverisë që të fillojë përgatitjet lidhur me themelimin e një Gjykate për krime lufte, megjithatë ai ka thënë se nuk do të diskutohet lidhur me mandatin e EULEX-it.

Kuvendi do të mbajë edhe një seancë tjetër në orët e pasdites, ku përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe kohës për pyetje parlamentare, do të shqyrtohet për herë të dytë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013.

Po ashtu, për herë të dytë shqyrtohen projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, projektligji për tregtinë e mallrave strategjikë, si dhe projektligji për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi.

Kurse për herë të parë do të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, si dhe projektligji për tregun e naftës dhe të produktet e naftës në Kosovë.

Toka, në prag të një stuhie të madhe diellore

0

Dielli7-24Dielli mund të shkaktojë stuhi të fuqishme në Tokë që do të sillnin ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe çorjentimin e sistemit satelitor, GPS. Ndërkohë që Dielli është pothuaje në kulmin e ciklit të tij 11 vjeçar të shpërthimeve, shkencëtarët thonë se stuhi të forta mund të vinë në Tokë.

Shpërthimet duken si njolla diellore. Shkencëtarët si Michael Wiltberger në Observatorin e Lartësive të Mëdha në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Armosferike në Boulder të Kolorados i emërtojnë ato CME, ose shpërthime masive të koronës.

“Vëzhgimi i ciklit diellor është shumë i hershëm. Kur Galileoja e drejtoi teleskopin e tij nga Dielli, ai pa njolla në sipërfaqe. Shkencëtrët kanë mbajtur shënime për njollat e konstatuara që nga ajo kohë. Pra ne kemi të dhëna prej rreth 200 vjetësh për njollat diellore”, transmeton VOA.

Wiltberger po ndërton modele kompjuterike për të ndjekur ciklin e Diellit që do të shërbejnë për të parashikuar më mirë kohën e keqe në hapësirë. Ai thotë se stuhia më e fortë gjeomagnetike diellore goditi tokën në vitin 1859. Astronomi Richard Carrington e vëzhgoi dhe la shënime për këtë në librin e të dhënave.

Fenomeni Carrington prishi sistemin telegrafik të komunikimit. Megjithëse jo aq të fuqishme sa ajo e vitit 1859, stuhi të tjera diellore kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike, linjat telefonike, kanë prishur shërbimet satelitore dhe kanë bllokuar valët e radios.

Tokës i ka kaluar cikli i një tjetër stuhie si ajo Carrington, vihet në dukje në raportin e ri të Lloydit të Londrës, tregu më i vjetër i sigurimeve në botë. Bashkëautori i studimit, Neil Smith, thotë se stuhia tjetër mund të jetë edhe më shkatërrimtare, duke patur parasysh varësinë e botës tek rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike.

“Ne llogarisim se nga 20 milionë deri në 40 milionë njerëz mund të mbeten pa energji deri në një vit apo edhe dy. Kjo ka të bëjë me zëvendësimin e transformatorëve që janë element kritik i rrjetit. Ky numër njerëzisht ka koston e vet ekonomike prej 0.6 trilion në 2.6 trilionë dollarë”.

Raporti përqendrohet kryesisht në Amerikën e Veriut. Rrjeti i energjisë elektrike, satelitët, trafiku ajror, astronautët dhe tubacionet e naftës janë tepër të prekshme nga moti i hapësirës. Smith thotë se Amerika e Veriut është veçanërisht në rrezik, për shkak të formacionit gjeologjik dhe infrastrukturës së vjetëruar. Nëse do të dëmtoheshin shumë transformatorë, pasoja nuk do të kishte vetëm Amerika e Veriut, por edhe Evropa, thotë Neil Smith.

Shpërthimi masiv në koronën e Diellit lëviz nëpër sistemin diellor me shpejtësi nga 3 milionë në 5 milionë kilometra në orë, domethënë mbrin në Tokë në më pak se dy ditë.

Shkencëtarët si Michael Wiltberger i Laboratorit të Vëzhgimit të hapsirës së Lartë mund t’i shikojnë ato më pak se tetë minuta pas shpëthimit. Kjo u jep metereologëve një farë kohe për t’u përgjigjur, por Wiltberger thotë se parashikimi i saktë se kur dhe ku do të godasë një stuhi diellore është më kompleks.

“Në ndërtimin e modeleve numerike, sfida për ne është të kuptojnë se si do të jetë fusha magnetike brenda këtik gazi të nxehtë të çlirohet, sepse është pikërisht fusha magnetike elementi kryesor i masës dhe energjisë që hyn në rajonin e Tokës dhe në atmosferën përreth saj”.

Wiltberger thotë se modelet numerike mund të shërbejnë për të vëzhguar stuhinë dhe për të përmirësuar parashikimet. Ai shpreson që sistemi të jetë operacional brenda pesë vjetësh.

Ndërkaq, Neil Smith i Lloyd-it në Londër, thotë se duhet një bashkëpunim më i madh për të zbutur ndikimin para se stuhia tjetër e madhe të duket në horizont.

“Ne përpiqemi të ndërgjegjësojmë publikun për këtë çështje, sepse hapi i parë është që grupe të ndryshme ta kuptojnë se kjo është diçka e mundur. Pastaj ne duhet të punojmë me qeveritë dhe industrinë e shërbimeve për ta trajtuar atë. Kjo nuk është diçka që një grup mund ta trajtojë i vetëm”.

Smith shton se një punë e tillë është me rëndësi kritike për të shmangur një kaos tepër të madh ekonomik dhe social.

Racizmi i një intelektuali

0

Krasniqi-Jakup5-21Shkruan: Jakup Krasniqi

Sot e lexova me vëmendje shkrimin e H.M., me titullin skandaloz: “Shqiptarët, këta racistë të ligj”, i botuar në gazetën “Koha Ditore” të 24 korrikut 2013. E mendova gjatë, ti përgjigjëm apo jo kësaj fyerje që i bëhet në shumës popullit shqiptar, pra të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe jo vetëm atyre të Kosovës edhe pse autori e mbron me fanatizëm idenë e kombit kosovar?! Pasi është kështu, autori do të duhej t’i quante “racistë” vetëm kosovarët. Si njeri dhe pastaj si intelektual gjakftohtë, nëse mund të ruhet gjakftohtësia në raste të tilla, s’ka si mos të bëjë një pyetje: ku e ka burimin ky mllef “intelektual” i H.M-së? E pastaj, a kështu janë intelektualët, të mbushur plotë mllef e vrer për kombin e vet? Nuk e di, por unë intelektualin në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti i kam konceptuar si njerëz të urtë, të dijshëm, atdhetarë, të saktë në atë që thonë, që i kanë të gjitha kapacitetet intelektuale për t’u dhënë mend të tjerëve, si psh.: Naim Frashëri, Sami Frashëri, Jani Vreto, Jeronim De Rada, Vaso Pasha, Gjergj Fishta, Mjedja, Çajupi, Çabej, Noli, Migjeni, Fatmir Gjata, Jakov Xoxa, Rexhep Qosja etj., etj.

Unë nuk e kam ndërmend të merrem me të gjitha gabimet e shpërfaqura të H.M-së, por do t’ia numëroj disa, si:

1. Të gjithë ata që nuk pajtohen me L. B-në e A.I-në, janë të “veshur me pushtet” ose “janë shpurë e tyre”. Pra të gjithë ata që nuk pajtohen me intelektualët gjithëbotërorë, nuk janë intelektualë dhe nuk kanë të drejt ta kenë mendimin e tyre. Sipas kësaj, mendimi i lirë dhe fjala e lirë janë ekskluzivitet vetëm i shpurës së tij intelektuale?! Ai me këtë edhe gënjen dhe e mashtron lexuesin shqiptarë, të cilët i quan “racistë të ligj”.

2. H.M-në nuk e mundon fakti, pse shpura e tij intelektuale u morë aq shumë e më zell me “krimet” që gjëja paska kryer UÇK-ja e madje edhe Adem Jashari, e cila bëri luftë çlirimtare dhe kurrë ajo shpurë nuk u moren me këtë zell me krimet dhe gjenocidin e shtetit të Serbisë të ushtruara në Kosovë? Ndërsa nuk nguron t’i mbron ata të sojit të tij, pse mori guxim dikush t’u thotë atyre se “janë sakat dhe me të meta psikofizike”. Kurse ata paskanë të drejt të mbshteten në “instinktet e tyre intelektuale” për ti shprehur mendimet e tyre për ti akuzuar të gjallët e të vdekurit për kriminelë, madje edhe për kriminelë të familjeve të tyre. A kështu ndërtohet e mbrohet mendimi e fjala e lirë intelektuale? Unë në asnjë mënyrë nuk dua të jam pjesë e asaj shpure të pa Atdhe.

3. Sipas H.M-së, L.B-së dhe A.I-së, vetëm këta janë poetë e intelektualë dhe se vetëm ata paskanë të drejt të “mendojnë”, kurse ne të tjerët që nuk jemi të familjes së tyre intelektuale, nuk na përketë e drejta e mendimit dhe e fjalës së lirë?!

4. H.M-ja nuk mund ta kuptoj, “pse ne i dalim në mbrojtje Adem Jasharit pas vdekjes, kur e patën këtë mundësi, thotë ai –që t’i dilnin në mbrojtje – para se të vritej ai dhe familja e tij nga eksponentet e fashizmit millosheviçjan!?”, shkruan intelektuali duke qenë i kujdesshëm në emërtimin e hordhive të Serbisë millosheviçiane. Është interesant, të njëjtën thënje e kam lexuar dhjetëra herë në faqet sociale të internetit e para shume vitesh në gazetën “Bota Sot”. Po të përkthehet mirë, kjo që thotë “instikti intelektual” do më thënë: pse nuk keni shkuar të vdisni edhe ju të gjallët, në mënyrë që mos të kishte kush ta vazhdoj luftën çlirimtare, që pastaj shpura e H.M-së me kompani të bëheshin qytetarë të Botës pa kufi.

5. Autori i artikullit: “Shqiptarët, këta racistë të ligj”, duke menduar se ka “zbuluar Amerikën”, thotë se “Adem Jashari viktima e fashizmit konsesual serb, nuk ka nevojë për mbrojtje”. Në rend të parë, Adem Legjendari dhe shumë, mbase edhe të gjithë familjarët e tij nuk janë viktima, janë më shumë se legjendar, janë themeli i Republikës së Kosovës. Është e vërtetë, Adem Jashari nuk ka nevojë të mbrohet, se ai e mbrojti jo vetëm veten, por i ka mbrojtur gjithë shqiptarët edhe ata që mendojnë instiktivisht. Vepra e tij ka nevoj të mbrohet dhe atë duhet ta mbrojnë të gjallët, unë po e kryej jo më shumë se një obligim njerëzor, po e mbroj një vlerë kombëtare. Vlerat kombëtare i kam mbrojtur edhe para se të njihesha me Adem Legjendarin.

6. H.M-ja e mbyllë artikullin me një thenje kapitale, po e citojmë: “Mes gjuhës së një zëdhënësi të AAK-së, të Jakup Krasniqit, Memli Krasniqit, Vlora Çitakut etj. (edhe pse të nominurit nuk nisen nga të njejtat premisa, nënvizimi im), kundër Lubonjës e Idrizit dhe dhomave të gazit nuk ka kurfarë dallimi”. Unë do e pytesha autorin e kësaj thënie: Cili është dallimi në mes atyre që kryen dhjetëra masakra në territorin e Kosovës, i dogjen në zjarr dhjetra familje (kujto Poklekun, Carallukën etj.) dhe mijëra shqiptarë, deri dhe në shkritore të ndryshme në Serbi dhe Juve që nuk i shihni atë gjenocid të ushtruar mbi qytetarët e Kosovës. Nuk thash mbi pjestarët e kombit tuaj, se ju nuk e njihni të drejten kombëtare për jetë e liri.