Ekspozitë e veçantë në New York

ekspozitaNë sheshin Times Square ndjehej kurioziteti i madh i njerëzve, ndërsa zbulohej një statujë e re, e quajtur “Kalë që galopon me kalorësin”.

Mjeku dhe anatomisti gjerman Gunther von Hagens është autori i statujës. Ajo bën pjesë në grupin e ekspozitës së trupave “Body Worlds”, “Botë trupash” që janë përherë të pranishme në Galerinë Lindore të Sheshit Times Square.
Gunther Von Hagens, mjek

“U deshën tre vjet dhe rreth 20 njerëz për fragmentimin e trupave. Kjo është vepra ime më e madhe dhe jam i lumtur që kjo shënon edhe fillimin e një mjedisi të përhershëm për “Botën e trupave”.

Von Hagens e krijoi skulpturën “Kalë që galopon me kalorësin” përmes procesit të plastinimit, një metodë që ai e zbuloi për herë të parë në vitin 1977. Ajo zëvendëson lëngjet dhe dhjamërat e trupit me material plastik. Plastinimi lejon vendosjen e materialit plastik në pozicione të ndryshme të trupave.

Anatomisti Von Hagens e mori frymëzimin për veprën e tij nga skulptura e papërfunduar në bronz e Leonardo Da Vincit.

“Jam ende duke studiuar për teknikën e plastinimit. Tani nuk jam duke punuar për një vepër tjetër. Kjo është e fundit. Tani i kam dhënë rol udhëheqës në këtë punë djalit tim, me objektiv paraqitjen në ekspozita. Vetë jam duke zhvilluar kërkime të mëtejshme në teknikën e plastinimin për universitetet dhe për t’ua mësuar më mirë studentëve.”

Ekspozimi, që paraqet strukturën anatomike të kafshës dhe njeriut, i ka lënë pa mend shikuesit.

“Të shohësh strukturën anatomike të trupit njerëzor, fragmentimin e pjesëve të ndryshme të trupit është diçka e jashtëzakonshme. Dhe të gjitha këto i sheh në pozicion lëvizjeje, një gjë shumë e bukur. Kjo është edhe një mënyrë për t’i mësuar fëmijëve anatominë, pa ndjerë frikë.”

Nga të gjitha punimet që ka bërë deri më sot me teknikën e plastinimit, “Kalë që galopon me kalorësin” është vepra më e njohur e Von Hagensit. Ajo do të mbetet një burim magjepsjeje për spektatorët e ekspozicionit “Botë trupash”, që i bën një paraqitje të hollësishme strukturës anatomike trupit të njerëzve edhe pjesëve të tij.bw

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit