16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Komuna e Mamushës, shpenzon paratë e qytetarëve pa kontrollë

Mamusha5-16Komuna e Mamushës në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka harxhuar mbi 2 mijë e 700 euro për udhëtime jashtë vendit. Shifra e përafërt është edhe e shpenzimeve për drekat zyrtare, ku Komuna ka shpenzuar rreth 2 mijë e 670 euro për këtë destinim.

Monitoruesja e OJQ-së “Ec Ma Ndryshe”, Elmedina Baxhaku tha se gjatë monitorimet është siguruar raporti finaciar i Komunës së Mamushës. “ Raporti ofron një pasqyrë të përgjithshme mbi të hyrat dhe shpenzimet e Komunës. Pas nxjerrjes së të dhënave, monitoruesit janë konsultuar përsëri me zyrtarët e Drejtorisë së Financave, për të konfirmuar vërtetësinë e të dhënave”, tregoi Baxhaku.

Komuna e Mamushës në pjesën e parë të vitit 2013 ka harxhuar 3 mijë e 660 euro për karburante të veturave. Shpenzime të konsiderueshme janë bërë edhe në zhfrytëzimin e telefonisë mobile. Sipas raportit financiar shpenzimet e telefonisë “Vala” të Komunës së Mamushës në 6 muaj kanë qenë 3 mijë e 130 euro. “Ndërkohë shpenzimet e telefonisë fikse janë dukshëm më të ulëta sesa të telefonisë mobile. Për telefoninë fikse (PTK) gjatë kësaj periudhe kohore janë shpenzuar afër 730 euro”, tha Baxhaku.

Përderisa shpenzimet e telefonisë mobile janë në nivel të ngjashëm me atë të vitit të kaluar, të shpenzimet e telefonisë fikse vërehet një dallim i madh.” Përderisa në vitin 2012 komuna e Mamushës ka harxhuar afër 4 mijë e 900 euro për telefoninë fikse, në pjesën e parë të 2013-ës ajo ka harxhuar vetëm 730 euro për telefoninë fikse”.

Sipas saj, një e gjetur interesante e monitorimit ka të bëj me mëditjet e udhëtimeve jashtë vendit, gjatë gjashtëmujorit të parë. “Përderisa shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit janë të konsiderueshme, mëditjet e marra nga zyrtarët e komunës së Mamushës janë vetëm 160 euro, që duket të jetë një sinjal pozitiv”.

“EC Ma Ndryshe” ka krahasuar të dhënat financiare edhe me shpenzimet e publikuara për vitet e mëparshme. Ky krahasim ka nxjerrë në pah faktin se komuna e Mamushës në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar për dreka zyrtare më shumë se dyfishin e mjeteve që kishte shpenzuar gjatë tërë vitit 2012, pra 2 mijë e 670 euro në gjysmën e 2013-ës, përballë 1 mijë e 270 eurove të 2012-ës.

“Ndërkaq shpenzimet e karburanteve për vetura janë paksa më ulëta sesa në vitin e kaluar, kur komuna kishte harxhuar për tërë vitin mbi 9 mijë euro për derivate, derisa në pjesën e parë të 2013-ës janë harxhuar 3 mijë e 660 euro”, tregoi Baxhaku.

“EC Ma Ndryshe” rekomandon Komunën e Mamushës që të jetë sa më e kujdesshme në shpenzimin e parasë publike, në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe specifikat që i ka Mamusha, si lokalitet. “EC Ma Ndryshe” i bën thirrje komunës së Mamushës që kursimin e bërë në telefoninë fikse ta reflektoj edhe në kategoritë tjera shpenzuese. EC Ma Ndryshe vlerëson se lidershipi komunal duhet të jetë shumë më i kujdesshëm në pjesën e dytë të vitit me shpenzimet për dreka zyrtare. Natyrisht ky parim duhet të aplikohet edhe sa i përket shpenzimeve tjera, të kategorisë së dedikuar për mallra dhe shërbime”, tha Baxhaku. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

25 vjet nga ndërhyrja historike për paqen në Kosovë

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit...

Osmani merr pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, me fillim të...

Lajmet e Fundit