14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 9100

Malisheva mbështet festivalin “Nine Eleven”, me tre mijë euro

0

Kilaj-Nine ElevenKryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ka pritur sot në një takim, drejtuesit e OJQ-së “Nine Eleven”, të cilët tradicionalisht organizojnë festivalin e filmit “Nine Eleven”, me të cilët ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit, të kësaj ngjarje të madhe kulturore dhe artistike.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Komuna e Malishevës, do ta mbështes këtë festival, me rreth tre mijë euro.

Festivali “Nine Eleven”, organizohet në shenjë falënderimi për popullin amerikan dhe solidarizim me viktimat e 11 shtatorit dhe këtë vit, ky festival është jubilar, pasi mbahet edicioni i dhjetë me radhë.

Festivali parashihet të mbahet nga data 7 deri më 11 shtator në Prishtinë, ku filmat e përzgjedhur duhet të jenë filma shqip, apo edhe filma të huaj me tematikë shqiptare./PrizrenPress.com/

Thaçi: Qeveria e përkushtuar për rend dhe ligj

0

Hashim-Thaci1-300x200Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e Ditës së drejtësisë deklaroi se qeveria dhe institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që të ketë më tepër rend dhe ligj në Kosovë, që të ketë betejë më të suksesshme kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha fenomeneve tjera negative.
Ai tha se asnjë çështje tjetër nuk është më thelbësore për Qeverinë e Republikës së Kosovës se sa garantimi i barazisë para ligjit dhe sundimi i ligjit.

“Të gjithëve ju kujtohet 22 korriku 2010, kur me padurim prisnim kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të prezanton edhe publikisht opinionin për shpalljen e Kosovës së pavarur dhe sovrane. Ne, në Kosovë nuk e kemi pasur as edhe një dilemë më të voglën, sa i përket opinionit, sepse vendimi për shpalljen e Kosovës së pavarur dhe sovrane ishte vendim i përfaqësuesve legjitim të popullit të Kosovës, ishte respektim i plotë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës për statusin e tyre politik, ishte një vendim që erdhi edhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare. Tri vite më parë definitivisht dhe botërisht, opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë tregoi, se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte plotësisht në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh Thaçi,transmeton Telegrafi

Ai deklaroi se shikuar nga aspekti historik përpjekjet tona të përhershme për drejtësi i shërbyen vendit tonë si udhërrëfyes për liri, barazi dhe paqe, kurse shikuar në kohën e sotme drejtësia i shërben Republikës së Kosovës për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe kontribuon në proceset integruese.

“Qeveria e Republikës së Kosovës më përkushtim të thellë, udhëheq proceset për arritjen e këtyre qëllimeve, ku njëri nga prioritetet që zë vendin më me peshë në këtë proces është sundimi i rendit dhe i ligjit që njëherësh paraqet prioritetin thelbësor të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera, kreu i ekzekutivit të Kosovës.

Edhe Sami Lushtaku në spital

0

SamiLushtaku-i arrestuarNë repartin e Ortopedisë, është shtruar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Me rekomandim të specialistit të Ortopedisë, Z. Lushtaku është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm në kuadër të Klinikës së Ortopedisë”, ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për “Zërin”.

Ambasadori Selimi dhe kryetari Lushtaku, së bashku me pjesën tjetër të “Grupit të Drenicës”, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Selimit, shtrohet në kardilogji

0

SulejmanSelimi5-25Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi – i cili tash e dy muaj po mbahet në paraburgim nën dyshimet për krime lufte – është shtruar të shtunën vonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burime të Gazetës Express, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të ditur se ai është sjell aty në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu, ka konfirmuar për Express se Selimi aktualisht po trajtohet në Klinikën e Kardiologjisë.

“Të shtunën rreth orës 23:30, Z. Selimi ka kërkuar ndihmën mjekësore në kuadër të Klinikës Emergjente të QKUK’së, për shkak të problemeve shëndetësore”, ka thënë Fazliu për gazetën, të hënën.

I grabitet zinxhiri nga qafa

0

Policia e KosovesNjë femër e vitlindjes 1949, e ka informuar policinë në Prizren për siç thotë ajo, grabitjen e një zinxhiri të artë nga qafa nga ana e një të dyshuari të panjohur.
Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në rrugën “De Rada” në Prizren diku rreth orës 13:15 min të datës 20 korrik.

Në atë kohë viktima kishte qenë duke lëvizur në drejtim të shtëpisë së saj, sakaq, befas, i dyshuari e godet nga mbrapa viktimën dhe me forcë ia rrëmben zinxhirin nga qafa që thuhet se vlente rreth 350 euro e më pas ik në drejtim të panjohur.
Sipas viktimës, i dyshuari ishte një djalë i moshës së re, përafërsisht rreth 16-17 vjeç

Shekspiri zhgënjeu në Butrint

0

shekspiriKompania amerikane e teatrit “Lit Moon” ngjiti në natën e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit dramën “Shtrëngata” të Shekspirit… I njohur nga kritika si njohës i mirë i botës shekspiriane, regjisori John Blondell zhgënjeu në skenën antike shqiptareProspero nuk do të hakmerret…

Ndërsa vështron fytyrën e qeshur të së bijës, Miranda, teksa flet për dashurinë, burri që ka mbi shpinë një histori të vërtetë zhgënjimi dhe dhembjeje, ndien se ndjenjat njerëzore brenda tij janë më të forta se dëshira për t’iu kundërvënë gjithë padrejtësive…

Është një moment në jetët tona, ku ndiejmë se nuk mund të dalim dot nga historia jonë… Në skenën e Teatrit të Butrintit, Prospero, (interpretuar nga aktori Stanley Hoffman), me anglishten shekspiriane u mundua ta tregonte këtë… Teksa endej mes magjisë për të krijuar furtunën, ai ndihet i pafuqishëm për t’i shkuar deri në fund… Një dramë ku vihen në pikëpyetje ekzistenca dhe dhembja përvëluese e humbjes së të afërmeve, por edhe ndjenja e dashurisë dhe intrigës, e cila është shoqëruese e temave shekspiriane.

“Shtrëngata”, pjesa e preferuar e Shekspirit, u ngjit në natën e tretë të Festivalit Ndërkombëtar “Butrint 2000” nga trupa amerikane “Lit Moon”, nën regjinë e John Blondell. I njohur nga kritika si njohës i mirë i Shekspirit, pasi që nga viti 1992 ai drejton një festival për Shekspirin, Blondell zhgënjeu në Butrint, shkruan sot ‘Shqip”.

“Shtrëngata” e tij i ngjante një shfaqje provash studentësh dhe as qielli i mrekullueshëm mbi Butrint nuk mundi t’i ndihmonte aktorët, të përfshinin me lojën e tyre publikun, një pjesë e të cilëve e la shfaqjen që në 30 minutëshin e parë. “Shtrëngata” konsiderohet si një dramë torturuese, e cila gjatë gjithë kohës të mban në ankth mbi fatin e personazheve, dhe ku Prospero të bën të mos e ndash vështrimin nga skena. Por kjo nuk ndodhi me shfaqjen amerikane.

Aktorët e përzgjedhur nga Blondell ishin relativisht të rinj në moshë, për të përballuar forcën që mbart një rol shekspirian. Miranda, vajza që të bën ta duash “Shtrëngatën”, dhe të përfshihesh në vuajtjet e saj të dashurisë, nuk mundi ta sillte këtë portret për publikun shqiptar. Po kështu edhe shërbëtori i dehur, të cilin Blondell ia kishte besuar një çunaku. “Klasikja është klasike, sepse është moderne”.

Kjo shprehje e një regjisori rumun, të cilën Blondell e ka si moto për punët e tij, duket se nuk ka vlera për “Shtrëngatën”. Vetë regjisori e di se dhe modernia nuk mund të quhet e tillë nëse nuk të prek me forcën e saj. As biçikleta me të cilën Miranda hyri në skenë, dhe as muzika e zbehtë si elemente disi ndryshe nuk e ndihmuan shfaqjen. Ndjeshmëria, ajo që përshkon gjithë veprat e dramaturgut anglez, mungonte në shfaqjen e trupës amerikane.

Pas eksperiencës me “Ëndrra e një nate vere” në Teatrin Kombëtar, Blondell tregoi me performancën në Butrint sesa “seriozisht” e ka marrë përfaqësimin në një festival shqiptar, duke e parë udhëtimin drejt Shqipërisë si për pushime për të parë bregdetin e bukur me familjen e tij. As skena e Butrintit e quajtur perfekte nga çdo regjisor, nuk e ndihmoi “Shtrëngatën” të sillte forcën shekspiriane…

Shfaqja erdhi pa skenografi, që mund t’i ndihmonte aktorët për ta bërë disi më reale fabulën. Blondell pohoi se mungesa e skenografisë mund ta ketë zbehur disi shfaqjen. Në variantin që është vënë në skenë në SHBA vepra është shoqëruar me skenografinë e një skenografi çek, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë nga një aksident. “Por dhe skenografia që shoqëron shfaqjen në dhëniet e saj amerikane është e thjeshtë.

Ishte ideja e skenografit për të dhënë një skenografi më të thjeshtë. Falë atij kemi shkuar drejt një vizioni sa më të thjeshtë, për t’i shkuar deri në fund thelbit shekspirian”, tha Blondell. Për aktorin Stanley Hoffman, i cili prej 12 vitesh është pjesë e kësaj kompanie, një nga momentet më të vështira të punës me Shekspirin është teksti i vjetër.

“Ne punojmë me tekstin origjinal të Shekspirit, duke u futur më thellë veprës, pavarësisht se kjo është disi e vështirë për publikun”, thotë ai. Por nuk ishte teksti ai që e pengoi shkëlqimin e Shekspirit… Aplikimi i magjisë si mjet artistik në këtë vepër është tepër i rëndësishëm, por elementet e saj nuk ndiheshin në “Shtrëngatën” amerikane.

Ajo krijon atmosferën, dramatike dhe tragjiken duke krijuar shtrëngatën e frikshme në funksion të ideve të dramës, si në linjën e torturave shpirtërore të personazheve ambicioze e karrieriste, ashtu edhe në linjën lirike të krijimit të një dashurie të re njerëzore, e cila lind si rrjedhojë e furtunës dhe shpreh perspektivën e së ardhmes.

Dashuria e dy të rinjve është vazhdim i magjisë së veprës… Por Blondell tha se nuk kishte dashur të sillte një magji sipërfaqësore. “Tensioni dramatik është më i mirë se mistika e tekstit”, tha ai… Për Blondell dy janë yjet në një shfaqje Shekspiriane, ansambli dhe vetë Shekspiri… Por përse këta dy yje nuk u panë në qiellin sipër skenës antike të Butrintit, ku dy net më parë Teatri i Madridit elektrizoi gurët 3000-vjeçarë? Si njohës i mirë i Shekspirit, Blondell duhet ta dijë përgjigjen, pasi në asnjë vend tjetër të Ballkanit nuk mund ta çonte këtë trupë për të interpretuar, përveçse në Shqipëri…

Victoria Finlayson, e dashuruar me ShekspirinVictoria Finlayson e ka dashuruar Shekspirin përpara se të takonte John Blondell (që sot është bashkëshorti i saj). Prej 12 vitesh ajo është anëtare e kompanisë “Lit Moon”, duke interpretuar në role të rëndësishme nën regjinë e Blondell. Eksperienca shqiptare për të ishte e mrekullueshme, pasi kishte dëgjuar shumë për këtë vend para se ta prekte fizikisht.

Për të, Shekspiri është një udhëtim që nuk ka fund. “Ajo çfarë e bën të veçantë dhe të dashur Shekspirin në çdo kohë është njerëzorja brenda veprave të tij. Dhe në dramat më të mëdha ai nxjerr në pah njerëzoren, shpirtin”, thotë ajo. “Shtrëngata”, vepra e preferuar e Shekspirit

shekspiri-2“Shtrëngata” është një shfaqje e Shekspirit që besohet të jetë shkruar në vitet 1610-1611, dhe mendohet nga shumë kritikë të jetë loja e fundit e tij. Ngjarjet janë vendosur në një ishull të largët, ku Prospero, duka i ligjshëm i Milanos, komploton për të rivendosur Mirandën, bijën e tij, në vendin legjitim, duke përdorur iluzionin dhe manipulimin.

Ai shkakton stuhinë, për të tërhequr vëllain e tij, dhe Alonson, mbretin e Napolit, në ishull. Këtu nisin makinacionet e Prosperos duke treguar përulësi ndaj Antonios, që t’ia arrijë qëllimit të martesës së Mirandës me djalin e Alonsos, Ferdinandin. Komploti udhëheq “Shtrëngatën”. Shfaqja u dha për herë të parë në vitin 1923. Historia vazhdon të ndjekë traditën e romancës, e ndikuar nga tragjikomeditë dhe komedia dell’arte.

Rasti i “Shtrëngatës” ndryshon nga dramat e tjera të Shekspirit, duke parë te kjo pjesë një stil të rreptë, dhe organizim më neoklasik. Kritikët e kanë parë “Shtrëngatën” si një mënyrë eksplicite me vetë natyrën e saj si një lojë, shpesh e tërhequr në lidhjen e konceptit “art” Prospero dhe iluzionet teatrale.

Kritikë më të hershëm e kanë parë Prosperon si një përfaqësim të vetë Shekspirit, dhe dorëheqjen nga magjia si sinjalizim të tij mbi lamtumirën e shkrimtarit në këtë fazë. Magjia në këtë vepër është trajtuar shpesh si destruktive dhe e tmerrshme, ku Prospero është përshkruar i mrekullueshëm. Për shkak të rolit të vogël që gratë luajnë në histori, “Shtrëngata” është vërejtur se nuk ka pasur shumë tërheqje nga analizat feministe.

Miranda është parë zakonisht sikur ka përvetësuar plotësisht rendin patriarkal të gjërave, duke menduar për veten si vartëse e babait të saj. Kjo shfaqje nuk ka pasur vëmendjen e konsiderueshme para mbylljes së teatrove në vitin 1942, derisa arriti të gëzonte popullaritet dhe të vihej vetëm në versione të përshtatura.

Nga kritikët është konsideruar të jetë një nga shfaqjet më të mëdha të tij, ndonëse prej shekullit të 19 teatrot kanë pasur në synim rivendosjen e tekstit origjinal shekspirian. Prospero, personazhi kryesor, duka i rrëzuar i Milanos, jeton në një ishull dhe është bërë një magjistar i madh. Miranda, vajza e Prosperos, i cila bie në dashuri me princin e Napolit, Ferdinandin.

Ariel, një frymë e djallëzuar që i bën oferta Prosperos duke u bërë “rob” i tij, për shkak se ai u shpëtua nga Prospero. Antonio, vëllai Prosperos, të cilët kanë uzurpuar pozitën e dukës së Milanos. Ai dhe Sebastiani komplotojnë, por pa sukses për të vrarë Alonson dhe familjen e tij për të ardhur në fron. Ferdinandi, djali i Alonsos, bie në dashuri me Mirandën. E gjithë loja ndiqet nga komplotet dhe magjitë.

Në përfundim, të gjithë personazhet kryesore janë sjellë së bashku përpara Prosperos, i cili fal Alonson. Ai gjithashtu fal Antonion dhe Sebastianin, por paralajmëron ata kundër tradhtisë së mëtejshme. Prospero me gjithë fuqitë e tij magjike fton audiencën për të vendosur lirinë në ishull. Magjikja ishte një temë mjaft e diskutueshme në kohën e Shekspirit. Jemi në vitet 1600, kur Giordano Bruno u dogj në turrën e druve.

Jashtë botës katolike, protestante në Angli, ku Shekspiri shkroi “Shtrëngatën”, magjia gjithashtu ishte tabu. Disa mendimtarë dhanë një pamje racionale për studimin në këtë vepër të mbinatyrshmes, vendosmëria për të zbuluar fenomene të pazakonta. Prandaj Shekspiri si duket ishte i kujdesshëm për të bërë dallimin që Prospero të ishte racional dhe jo një magjistar okult.

Shtrëngata është interpretuar si një traktat i fundit i Shekspirit për shpirtin e njeriut, si një koncept i parë në tri sfera: vegjetimin, ndjeshmërinë dhe racionalitetin. Për këtë arsye është një histori e vendosur larg nga jeta e zakonshme e menduar në: eksplorim, përhumbje dhe zbulim.

Suharekë, dy të arrestuar për sulm fizik

0

PoliciaKS-prangatPolicia e Kosovës njoftoi se dy të dyshuar janë arrestuar pasi kanë sulmuar një person si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin pasur rreth një prone të përbashkët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Semetishtë të Suharekës të dielën në ora 23:50.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Zafiri konfirmon takimin me Jakup Krasniqin

0

ZafiriiiiiKryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha ka konfirmuar se është takuar me kryeparlamentarin e Kosovës, Jakup Krasniqin. Ai tha se takimi me Krasniqin ka qenë miqësor. “Eshtë e vërtet se kam pirë kafe me Jakup Krasniqin. Takimi ka qenë miqësor “, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Berisha, ditë më parë, përveç me kryeparlamentarin Krasniqi, është takuar edhe me deputetët e Vetëvendosjes Rexhep Selimin dhe Afrim Hotin. Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se Berisha nga kryeparlamentari Krasniqi ka marrë përkrahje për zgjedhjet e nëntorit, ndërkaq me debutetët e VV-së ka diskutuar për një kualicion të përbashkët.

Kadidati i BD-së Zafir Berisha, ndërkaq i kontaktuar nga “PrizrenPress” nuk ka dhënë detaje rreth bisedës që ka zhvilluar me Krasniqin dhe debutetët e Vetëvendosjes, Selimin dhe Hotin. Ai tha se edhe takimi me Selimin dhe Hotin ka qenë miqësor. “ Unë kamë pirë kafe me miqtë e mi të vjetër . Pra, takimi ka qenë miqësor dhe i zakonshëm”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

Hoxha: Komuna e Prizrenit grabitë qytetarët me ligje të ish-Jugosllavisë

0

Ridvan Hoxha LDKKëshilltari i LDK-së, Ridvan Hoxha ka akuzuar Komunën e Prizrenit për një varg abuzimesh. Ai tha se keqqeverisja e Ramadan Mujës nuk ka të ndalur. “ Në kohën kur janë shpallë zgjedhjet dhe ku institucionet komunale janë në fund të mandatit të tyre qeverisës, keqqeverisja në komunën e Prizrenit nuk ka të ndalur. Kjo qeveri lokale me abuzimet e veta ,çdo ditë e më tepër e dëshmon se është e papërmirësueshme dhe në emër të pushtetit mbështetet në “ligjet” e ish -Jugosllavisë dhe në mënyrë institucionale grabitë qytetarët”, tha Hoxha.

Sipas tij, Administrata e Komunës së udhëhequr nga Ramadan Muja po i shfrytëzon të gjitha mjetet për të abuzuar me interesat jetike të qytetarëve. “ Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, duke u thirrur në emër të Ligjit mbi ndërtimin e objekteve investive sipas fletës zyrtare të Kosovës, nr. 5/1986”, i josh në mënyrë të paligjshme anëtarët e komisionit për pranimin teknik të objekteve, duke i detyruar qytetarët dhe subjektet tjera juridike,që në emër të pranimit teknik në xhirollogaritë private të anëtarëve të komisioneve të paguajnë një shumë të konsiderueshme të mjeteve “, tha Hoxha.

Sipas tij, qytetarët të cilët bëjnë legalizimin e objekteve të banimit, përpos taksave komunale, projektit arkitektural, paguajnë edhe nga 300 euro në xhirollogaritë bankare private të anëtarëve të këtyre komisioneve , të cilët anëtarë njëkohësisht janë në marrëdhënie pune në Drejtorinë Komunale të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. “Dhe, më e keqja është së kjo pagesë bazën ligjore e gjen në ligjet e ish- Jugosllavisë të vitit 1986”, tha Hoxha.

“Tani më kur Kosova është shtet i pavarur, dhe kur Parlamenti i Republikës së Kosovës ka nxjerrë ligje të mjaftueshme bazuar ne praktikat dhe standardet evropiane, bile edhe për rastin konkret është aprovuar Ligji Nr. 03/L-048 i cili e ndalon kompensim shtesë sipas nenit 80: “nëse një punonjës, shërbyes civil ose zyrtar i një autoriteti publik ose organizatë buxhetore, sipas një akti të Qeverisë, kërkohet që të shërbejë në një komision, bord ose organ apo autoritet tjetër publik, ky punonjës, shërbyes civil ose zyrtar nuk ka të drejtë të pranojë, dhe nuk do të pranojë, kurrfarë kompensimi shtesë për këtë shërbim. Shërbimi konsiderohet pjesë e detyrave të obligueshme te postit te cilin e mbanë punonjësi, shërbyesi civil ose zyrtari i sipër cekur”.

Me qëllim të respektimit të ligjshmërisë, Hoxha ftoi publikisht për ndërhyrje ministritë përkatëse dhe organet e drejtësisë në nivel të shtetit që zyrtarët abuzues të japin përgjegjësi dhe me këtë të parandalohet grabitjen e më tejshme e qytetarëve.

“E them këtë, nga se, nga të gjitha identifikimet abuzive të cilat i kam bërë publike, kryetari në detyrë së bashku me vartësit e ti nuk kanë shpreh vullnet për tu ballafaqua me të vërtetën por përkundrazi kanë vazhdua të përdorin justifikimet e tyre të zakonshme tani më të njohura për qytetarin e Prizrenit. Me këtë, kjo qeveri lokale edhe një herë dëshmon se është e kapur keq nga krimi”, tha Hoxha./PrizrenPress.com/

 

Hoxhaj: Vendimi i GJND-së vulosi shtetësinë e Kosovës

0

Hoxhaj-Enver5-21Me rastin e tre vjetorit të opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, iu ka dërguar nga një letër falënderimi të gjitha shteteve të cilat e kanë mbështetur Kosovën, në këtë proces.

Në telegram, ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeveritë respektive, për përkrahjen që i kanë dhënë pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës në GJND, duke shprehur pozicionin e tyre në favor të pyetjes se “a është deklarata e pavarësisë së Kosovës në pajtim me të Drejtën Ndërkombëtare?”.

Hoxhaj thekson se vendimi afirmativ i GJND-së është një argument mbështetës shumë i rëndësishëm për të drejtën e Kosovës për shtetësi dhe sovranitet, i cili ka shërbyer si një përshpejtues i objektivit të Kosovës për kompletimin e njohjeve dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare.

“Vendimi i GJND-së është një argument mbështetës shumë i rëndësishëm për të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe shtetësi, i cili është pasuar nga veprime të suksesshme të shtetndërtimit dhe konsolidimit që kanë luajtur një rol vendimtar në justifikimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Në shtator 2012 përfundoi suksesshëm pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës, e cila nënkupton gatishmërinë e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit ndërkombëtar, duke pranuar njohjen e plotë të pavarësisë dhe sovranitetit të saj, e po ashtu edhe duke u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale”, shprehet Hoxhaj, në letër.

Ministri i Jashtëm i Kosovës thekson se vendimi pozitiv i GJND-së, gjithashtu ka hapur rrugën për dialog me Serbinë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

“Më 19 prill 2013, është arritur marrëveshja e parë historike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga BE, duke nënvizuar parimet që çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. Përmes kësaj marrëveshjeje Serbia “de fakto” ka pranuar ekzistencën politike të Kosovës, ka pranuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe po ashtu ka pranuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ”, shkruan ai.

Ministri Hoxhaj po ashtu vlerëson se ky zinxhir ngjarjesh së fundmi ka rezultuar me fillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, e cila mundëson vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së, “si parakusht për t’i përmbushur kushtet e nevojshme që të mund ta bëj kërkesën për anëtarësim në BE më kredibile”.

“Vendimi i GJND-së dhe angazhimi pasues i zhvilluar nga Qeveria e Kosovës me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, ka siguruar argumente të mjaftueshme se Kosova është një rast unik, i pakrahasueshëm dhe i paprecedentë, që ka arritur të përmirësojë qeverisjen demokratike brenda vendit, të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal, dhe nuk ka shkaktuar ndërkombëtarisht ndonjë efekt negativ zinxhir”, thotë Hoxhaj, në telegramin dërguar shteteve mike, duke shprehur mirënjohjen më të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme në konsolidimin e shtetësisë, njohjes ndërkombëtare dhe anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e tre vjetorit të opinionit këshillëdhënës të GJND-së, sipas të cilit, pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, i ka ridërguar nga një letër edhe shteteve anëtare të OKB-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në këtë letër, ministri Hoxhaj ka prezantuar argumentet e fuqishme dhe ka kërkuar që këto shtete të njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, ashtu siç kanë vepruar tashmë më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, thuhet në njoftim.