14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 9099

“Enver Hoxha pati lidhje intime me Edit Piaf, si u njohen ne baret e Parisit”

0

enver hoxhHoxha ka qenë në Paris dhe Bruksel i dërguar i Shërbimeve Sekrete të mbretit Zog. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur studiuesi Vasfi Baruti në librin e tij “Enver Hoxha në optikë të re”. Në pjesën e dytë të intervistës në “Gazeta Shqiptare” për këtë monografi, ai flet për jetën në rini të diktatorit, duke cekur rolet në teatrin e qytetit të Korçës, debatin me Sabiha Kasimatin, marrëdhënien e Hoxhës me këngëtaren franceze Piaf, rrëfimin që ka bërë për të tek bashkëshortja Nexhmije Xhuglini…

Si trajtohet fëmijëria, shkollimi, për çfarë shquhej Enveri, subjektivizmi dhe objektiviteti në vlerësimin e tij?

Për traditë të familjes së Hoxhatëve, në breza kishin dalë klerikë të arsimuar, edukimin e parë për tre-katër vjet Enveri e mori në Mejtep, shkollë fetare me cikël të mbyllur, për klerik i lartë i arsimuar në Turqi apo vende të tjera arabe, por pa e mbaruar përjashtohej nga shkolla, për ndonjë paudhësi fëminore, që shquhej. Vazhdoi mësimet në shkollën shqipe “Drita” dhe që në klasën e parë e në vazhdim ishte tre apo katër vjet më i madh se shokët, prandaj dhe s’mund të mos ndjehej komandant i tyre, duke vringëlluar atë thuprën e thanës që e mbanin mësuesit për të vendosur rregull e disiplinë. Vazhdoi Liceun Francez të Gjirokastrës, për dy vjet, dhe me mbylljen e tij, tre vjetët e mbetura i mbaroi në Liceun Kombëtar të Korçës, që njihej me emrin Liceu Francez. Enveri ishte një fëmijë inteligjent, por me rezultate nën mesatare, madje edhe me provime në vjeshtë, në Liceun e Korçës, me notat më të ulëta në shkencat e natyrës dhe afër mesatares në lëndët shoqërore, si histori e gjeografi.

Në një biografi të botuar dy vjet më parë “konstatohet” se tek Enveri nuk binte në sy ndonjë gjë e veçantë për t’u shenjuar, ai nuk shquhej si një adoleshent karizmatik, përveç “një lloj angazhimi në teatër dhe një rol episodik që ai ka luajtur (B.F). Kësaj i thonë t’i vesh të vërtetës një fashë të zezë, pasi Enveri që fëmijë i vogël, me atë papionin dukej si një lord i vogël, shumë fotozhenik, Enveri kishte prirje për aktrim dhe letërsi apo histori. Në teatrin e shoqërisë “Studenti”, Enveri nuk kishte rol episodik, por role të rëndësishme, siç ka mbetur në gazeta “Demokratia” e 31 marsit 1928: “… Nën impulsin e Enver Hoxhës dhe të shokëve të tij qyteti do të shijojë vepra të Molierit, Bomarshesë etj. Në pjesën e Molierit ‘Doktor pa dashka’ studenti Enver Hoxha luan dy role, të Valerit e të Thiboltit”. Mesa shihet, Enveri ishte protagonist në rolin e organizatorit të teatrit dhe vazhdoi të aktrojë me grupin edhe kur ishte nxënës në klasën e tretë të Liceut të Korçës. Aftësia e tij për të shkruar u shfaq disa ditë pasi kishte mbaruar Liceun e Korçës, me fjalën e tij mjaft të ndjerë në ceremoninë mortore për përcjelljen e Vehab Ciut, një ndër shumë të paktë studentë i lauruar me çmim shumë të lartë, që rrallë jepej nga qeveria Franceze për studentë vendës e të huaj, paçka se në fjalën e tij shfaqi dhe një kufizim të ndjeshëm ideor, në gojën e një prifti të lashtë për kotësinë e jetës.

Në botimet partiake Enverit i jepen merita të pamerituara, që as arsyeja s’i pranon: “… Në moshën 12-vjeçare Enveri bashkohet me lëvizjen e protestave në Gjirokastër kundër pushtuesve të huaj” (1978). Ose, Enveri “rrëfehet” se ishte dashuruar me Moskën dhe luftën patriotike të rusëve, rrëfim i gatuar me fantaste politike e asfare i besueshëm për Enverin fillorist 10 a 11 vjeç atëherë: “Që i vogël, në bankat e shkollës, fillova të të dua me gjithë shpirt, o Moskë e madhnueshme. Kjo dashuri lindi në zemrën teme të njomë kur unë këndova për herë të parë luftën tënde të pavdekshme patriotike kundër Napoleonit, kundër invadorit francez …” dhe plot fantaste çmendurake shkruar për gazetën “Pravda” në 800-vjetorin e Moskës, nëntor 1947.

Është përfolur shumë bursa e Enverit në Francë, cila është e vërteta sipas jush?

Në tetor 1930 liceisti Enver fiton një bursë shtetërore për studime në Universitetin e Montpeljer, në seksionin e Botanikës dhe për këtë bursë u kaluan tri barrikada ligjërisht të pakapërcyeshme: Bursa jepej për nxënës me rezultate të larta në mësime dhe Enveri mbaroi liceun me rezultate nën mesatare; Enveri që kishte mbushur moshën 22 vjeç detyrimisht sipas ligjit duhet të kryente shërbimin ushtarak, ndërsa mbreti nuk kishte vënë kufizime politike për shkollimin me bursë të fëmijëve të kundërshtarëve të tij polikë, por për bursa jashtë shtetit, për fëmijë të emigrantëve politikë kishte kufizime të forta, Enveri kishte kunatin Bahri Omari në Itali, një kundërshtar politik i fortë i Zogut dhe këto tri pengesa veç e veç e së bashku e bënin të pamundur që Enveri të fitonte bursë, megjithatë kishte dhe një shteg shumë të ngushtë ku mund të kalohej: lëshimi bëhej “për nevoja specifike në interes të shtetit”, siç e përcaktonte ligji. Në këto rrethana Enverit iu gjend kushëriri i dytë i tij, Abedin Hoxha, që mbante detyrën e Kryetarit të Shërbimit Sekret të Shtetit – Enveri rekrutohej për shërbime të veçanta në Francë dhe vërtet dokumentet mungojnë, por kemi postulatin e babait të historisë, Plutarkut: Kur mungojnë faktet, vër në punë argumentet. Megjithatë, argumenti “shërbime të posaçme për shtetin” merr vlerë hap pas hapi me të papritura befasuese të Enverit student, i përjashtuar si student e diplomat në Konsullatën e Brukselit. Për B. F. merita për bursën e Enverit i njihet Eqerem Libohovës, ministër i Punëve të Jashtme, i cili nuk ishte ministër i Jashtëm, i tillë ishte Rauf Fico.

Enveri në memoriaristikën e tij është i pasinqertë me rrëfimin për gëzimin e madh që ndjeu kur kishte lexuar në gazetë emrin e tij që kishte fituar bursë për Histori-Gjeografi dhe hidhërimin e madh në Ministrinë e Arsimit, kur i thanë se bursa e tij i ishte dhënë një tjetri, por e gjitha kjo është një pështjellim sepse në asnjë gazetë të kohës nuk gjenden të botuara emrat e liceistëve që kishin fituar bursë jashtë shtetit dhe që këtu rrëzohet alibia e Enverit me debatin e “padrejtësinë”, që i ishte bërë në Ministrinë e Arsimit.

Cila ishte marrëdhënia e Enverit me Mirash Ivanajn?

Enveri për më shumë se tre vjet nuk dha asnjë provim apo dhe në dha ndonjë, ishte mbetës, por “Rregullorja për studime jashtë shtetit”, e dekretuar nga mbreti dhe e botuar në Fletore Zyrtare e shkurtit 1929, është shumë kategorike se studentët që mbeten në provime, u pritet bursa (Art. 7) dhe detyrohen t’i kthejnë shtetit bursën e marrë ( Art. 12). Në rregullore përcaktohet qartë se inspektorët e ngarkuar për të ndjekur vijimin e përparimin e stuDentëve jashtë shtetit, tri herë në vit i dërgojnë ministrisë raporte të posaçme për punën, sjelljen e rezultatet në provime për çdo student (Art. 19). Dhe ndërsa Enveri nuk jep apo mbetet në provime dhe raportet e inspektorëve i dërgohen ministrisë tri herë në vit se është mbetës apo jo paraqitës në provim, përsëri Enveri merr bursën, ajo nuk i ndërpritet siç e kërkon ligji. Enveri vërtet nuk jepte provime, por një punë tjetër në shërbim të shtetit e bënte. Nëse kjo nuk është arsye dhe ka një arsye tjetër, cila mund të ishte ajo për partizanët e mendimit ndryshe? E çdo fillim ka e një fund: ministri Mirash Ivanaj, më 2 shkurt ’34 lëshon urdhrin që studentit Enver Hoxha në mars i pritet bursa, ama kur Enveri vjen në pushtet, ia mori jetën në mënyrë mizore./bw/

Frikë për manipulim të zgjedhjeve

0

Zgjedhjet-ksPartitë opozitare kanë frikën se edhe zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të manipulohen, duke përmendur kështu manipulimet me vota në zgjedhjet e fundit parlamentare, siç thonë ata, nga partia në pushtet, shkruan Zëri.

Sipas tyre, shkuarja në zgjedhje me ligj të vjetër dhe pa u përfunduar reforma zgjedhore dhe mosndëshkimi i vjedhësve të votave nga zgjedhjet e kaluara, paraqet një parakusht potencial të lartë për përsëritjen e manipulimit të rezultatit zgjedhor.

Nga ana tjetër partia në pushtet, PDK-ja thotë se në çdo proces elektoral shfaqen droje të tilla jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.“Të gjitha përgatitjet teknike janë bërë edhe nga KQZ-ja që të parandalohen vjedhjet e votave. Përveç kësaj edhe kodi penal është tepër i ashpër për ata që vjedhin vota. Kodi i ri penal është një lloj garancie pasi që kushdo që bën vepra penale që lidhet drejtpërdrejt me votën nuk do të dënohet vetëm me të holla, por edhe me burg”, ka thënë për “Zërin” Behar Selimi nga PDK.

Sipas tij, kjo droja e opozitës duhet të hiqet, duke i marrë parasysh këto dy elemente përmirësimet teknike dhe ashpërsimin e dënimit përmes kodit të ri penal për ata që abuzojnë me votën.

Ndërkaq, Ismet Beqiri i LDK-së, thotë se është shqetësues fakti që zgjedhjet janë shtyrë për 3 nëntor dhe në këtë drejtim, sipas tij, ka vend për dyshime se ato sërish do të manipulohen. “Ne do të bëjmë çmos që të mos abuzohet vota e qytetarëve nga militantët dhe struktura e PDK-së, por këtu ka vend për të dëshiruar për faktin se dënimet ndaj atyre që kanë vjedhur me votat e qytetarëve janë stimuluese”, ka thënë Beqiri.

Ky i fundit ka drejtuar “gishtin” nga partia e kryeministrit Hashim Thaçi se është bërë pengesë për ecjen tutje të reformës zgjedhore, duke e bërë të mundur edhe një manipulim të radhës.

Ahmet Isufi nga AAK-ja kërkon që zgjedhjet e 3 nëntorit të monitorohen nga mekanizma vendorë dhe ndërkombëtarë, duke mos lejuar që të përsëritet ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara. Megjithatë, sipas tij, në projektligjin ekzistues ka gjasa që të ndodhin manipulime sepse lejohet hapësira për ta bërë një gjë të tillë

MPB e OeSD gati për ballafaqim gjyqësor në Paris

0

PashaportMinistria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar propozimin për arbitër pranë Gjykatës së Arbitrazhit në Paris. Së bashku me avokatin e përzgjedhur në muajin prill me tender të hapur, që do t’i kushtojë rreth 100 mijë euro (99 mijë e 960 euro), ky dikaster pret vetëm datën e seancës që gjykata ta caktojë.

Në përpjekje për të shpëtuar nga humbjet më të mëdha në rastin që u quajt si “skandali i pasaportave”, MPB-ja do të përballet me kompaninë austriake OeSD, së cilës ia shkëputi kontratën para afatit të caktuar, shkruan gazeta Tribuna.

Kjo ndodhi në janar të këtij viti, pasi tre muaj më herët, Natali Velija, tashmë e paraburgosur, deklaroi se si përfaqësuese e OeSD-së në Kosovë dha ryshfet 1.4 milion euro. Ajo tha se këtë e bëri me sugjerimin e austriakëve

Kur më merr malli për ty

0

Skender Berisha

Dal dhe e nguci Pashtrikun
i flas bukurisht i flas shqip
dhe për ty më beso e pyes
kur ngryset edhe kur qesh

thatë kur është e petku verdh
por edhe kur mbushet vrer
unë e shikoj natës së thellë
pastaj ti në ndërr më vjen

a fryn erë moj a nuk fryn
ai më do nuk ndërhyn
i dhimbsem sa e sa herë
malli kur më merr për ty

dal dhe e lus për pakëz shi
ndoshta të kthen edhe ty
unë të pash veç një herë e dy
vetëm atëherë e s’të pash me sy

Skender Berisha
21 korrrik 2013,Prizren

Ka ikur koha e Fatmir Sejdiut

0

EqremKryeziu-ldkEqrem Kryeziu e ka akuzuar ish-shefin e tij partiak, Fatmir Sejdiun se e ka kopjuar kur ka thënë se Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa është kalimtar në parti. Ish-Nënkryetari i Parë i LDK-së ka thënë se qysh në Kuvendin e III-të të Partisë iu kishte thënë zyrtarëve të LDK-së se të gjithë janë kalimtar.

“Së pari, shprehja kalimtar ka qenë shprehja e ime që e pata thënë në Kuvendin e III-të të LDK-së, në vitin 1997. Atëherë pati ndodhur një përmbysje e disa zyrtarëve, ndër ta edhe Fatmir Sejdiu u largua krejt nga Kryesia. Në atë “tollovi” të atillë, unë e thash një atë shprehjen se të gjithë jemi kalimtar. Tash, zotni Fatmiri, me vetëdije apo jo e paska kopjuar atë”, ka thënë Kryeziu, në një intervistë për Gazetën Express.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka thënë se ish-Presidenti e ka modifikuar thënien e tij dhe ia ka përshtatur Georg Orwellit se “te gjitha kafshët janë të barabarta por derrat janë më të barabartë”.

Por, Kryeziu thotë se dallimi i fjalorit të Sejdiut nga Orwelli është se ky i fundit ka folur me cinizëm.

“Mirëpo, Fatmiri e paska modifikuar në stilin e George Orvellit se “se unë kam thënë të gjithë jemi kalimtar”, e ky po thotë se “po ka disa më kalimtar se kalimtarët”. Orwelli ka qenë cinik i madh, e ky nuk është cinik, ky po ka qejf njeri. Po ka dëshirë dhe nuk është cinik sikur Orwelli”, ka ironizuar Kryeziu fjalorin e Fatmir Sejdiut.

Deputeti i LDK-së ka thënë se nuk sheh kurrfarë perspektive të Fatmir Sejdiut sepse kur e ka pasur rastin të dëshmohet nuk ka treguar sukses.

“Po shihet se si është gjendja e Kosovës dhe e LDK-së. Po të kishte Fatmiri ndonjë meritë të pamohueshme edhe Kosova nuk do të ishte në këtë hall e edhe LDK-ja. Astrologjia ia kish pas caktue, por edhe vogëlsia ime i ka ndihmuar diçka për me u ba dy herë lider”, ka thënë ai.

“Zotni Fatmiri nuk e ka justifikuar as mundin tim e as shansin jetësor që e ka pasur. Sinqerisht nuk besoj se i ka justifikuar pozitat që i ka pasur”, ka thënë ai.

Paralajmërimet e ish-Presidentit për t’u rikthyer në krye të LDK-së, Eqrem Kryeziu thotë se ka ikur koha e Fatmir Sejdiut.

”I kam ndihmuar Fatmirit me e marrë shansin në dorë, njeriut nuk i vjen shpesh rasti me qenë President e Kryetar. Ai e pat dhe besoj se nuk e justifikoj hiq. Tash, unë jam kundër riciklimeve”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Lideri aktual i LDK-së ka një detyrë shumë të rëndë për t’ia kthyer besimin qytetarëve te partitë politike.

“S’beson kush në asnjë parti më – as në PDK-në, as te Ramushi, as te kurrkush hiq. Isa e ka këtë detyrë të rëndë që me e ngjall shpresën e njerëzve te partitë politike. Tash, a do t’ia del Isa me shokë apo nuk do t’ia del – unë për veti jam që Isa me ia dal kësaj pune mbanë”, ka thënë ai.

Liderët kosovarë t’i vizitojnë kampet e Hungarisë

0

RefugjatNënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka kritikuar edhe një herë vlerësimin që po e bëjnë zyrtarët e lartë rreth “imazhit të refugjatit të Kosovës që po e dëmton procesin e liberalizimit të vizave për vendin”.
“Të thuash se shqiptarët nuk duhet të shkojnë në Evropë sepse po dëmtohet procesi I liberalizimit të vizave (për turizëm), pa e kuptuar në thelb arsyen se përse njerëzit rrezikojnë e nisen për në burgje të shteteve ku trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Nuk e di, nganjiherë po mendoj se nuk mund të shkojë më poshtë mendimi njerëzor e politik”, ka shkruar Ahmeti, në Facebook,transmeton Telegrafi.

Sipas tij, duke e ditur nivelin e korrupsionit, nepotizmin, shitjen dhe kujdesin për imazhin, nuk e kupton se si ende mund të flasin këso gjërash. “Turp! Dorëheqja nuk mjafton”, ka shkruar nënkryetari i Vetëvendosjes.

Ndërkohë, njohësi i politikave evropiane, Shenoll Muharremi ka theksuar se dikush duhet t’u dalë zot bashkëqytetarëve që janë bllokuar nëpër kampet hungareze.

“Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj i dëshiroj rrugëtime të mira, por a e konsideron ai se është urgjente të vizitojë kampet me qytetarët tanë që gjenden në Hungari”, ka shkruar Muharremi, në Twiter.

Gjithashtu, Muharremi i ka cilësuar si fjalë pa ndikim deklaratat e presidentes Atifete Jahjaga, e cila kishte vlerësuar se ikja e qytetarëve nga Kosova është një fenomen që ka përfunduar.

“Adresimi i duhur i situatës në kampet hungareze përcakton liberalizimin e vizave për Kosovën. Migrimi ilegal, riatdhesimi, riintegrimi janë tema kyçe gjatë procesit të integrimeve evropiane”, ka theksuar Muharremi.

Çitaku demanton: Franca nuk jep azil!

0

Vlora CitakuuMinistrja e Integrimeve, Vlora Çitaku po ka shumë punë këto ditë, pas lajmeve se mijëra kosovarë po kërkojnë azil në Evropë, duke shfrytëzuar rrugë të ndryshme, kryesisht përmes Hungarisë.

Ajo ka ftuar për nesër një konferencë bashkë më ambasadoren franceze, e që bashkërisht do të demantojnë një lajm,transmeton Orainfo

“Ftoheni të merrni pjesë në Konferencën për media të organizuar nga Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe Ambasadorja Franceze në Kosovë, znj. Maryse Daviet për të demantuar lajmet se “Franca i’u jep azil kosovarëve”, thuhet në një njoftim të MIE-së.

Vdes aktori Dennis Farina

0

Dennis FarinaDennis Farina, ish polic i Çikagos i cili uniformën e tij e ndërroj me rolin legjendar të policit në televizion, ka vdekur sot në një spital në Arizona.

Farina ka vdekur si pasojë e mpirjes së gjakut në mushkëri, ka njoftuar publicistja e tij, Lori de Val. Aktori vdiq në moshën 69 vjecarë.

Farina ishte lindur në Çikago në vitin 1944

AAK dërgon në Kushtetuese çështjen e nënkryetarit të Kuvendit

0

ArdianGjini-aakAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet që ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të marrë një post të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilin pretendon se duhet ta lirojë Lëvizja Vetëvendosje.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë për Telegrafin se kërkesa për interpretim në Kushtetuese mbetet alternativa e vetme, pasi që Vetëvendosje nuk pranon të ta lirojë postin e nënkryetarit, pasi ka mbetur partia e katërt që prej largimit të Alma Lamës nga grupi parlamentar i kësaj partie.

“Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duhet të japë dorëheqje sepse e ka humbur të drejtën për ta mbajtur atë post. Por, Vetëvendosja nuk është e gatshme ta lëshojë postin, sepse ata e mbrojnë Kushtetutën vetëm kur iu bie tamam, e jo në raste tjera”, ka vlerësuar Gjini.

Ndërkohë, qëndrimi refuzues i Vetëvendosjes është shpalosur sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se kërkesa e AAK-së nuk kishte bazë juridike.

Por, deputeti Gjini sqaron se kërkesa për këtë çështje është dashur të shkojë në Kryesi për t’u bërë e ditur.

“Kryesia e Kuvendit nuk mund të marrë vendim që të shkarkojë një nënkryetar e ta emërojë një nënkryetar tjetër. Janë interpretime që po i gabojnë disa”, ka theksuar Gjini.

AAK-ja e kërkon postin e nënkryetarit të Kuvendit pasi që thekson se është bërë partia e tretë më e madhe në Kuvend, duke ia marrë këtë privilegj Lëvizjes Vetëvendosje.

Thaçi: Kosova do ta ketë kodin telefonik përmes një shteti evropian

0

Thaci-FOLKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të Kosovës. Në një takim të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL, me pjesëmarrës të Shkollës Politike të Prishtinës, në mesin e tyre përfaqësues të KIPRED-it, të KDI-së, partive politike dhe përfaqësues të mediave, Kryeministri Thaçi ka folur për zhvillimet aktuale politike në vend.

Kryeministri Thaçi duke folur për reformën zgjedhore ritheksoi vullnetin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës që ky proces të përmbyllet me sukses të plotë.

”Është me rëndësi që ekziston një unitet i qëndrueshëm politik dhe qytetar që reforma zgjedhore të rezultojë me plotësime kualitative”, u shpreh Thaçi.

Duke iu përgjigjur interesimit të përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me kodin telefonik të Kosovës, Kryeministri Thaçi ka potencuar se Kosova do ta ketë kodin telefonik përmes një shteti evropian.

Lidhur me kompetencat e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Kryeministri Thaçi ka thënë se kompetencat e këtij asociacioni do të jenë të njëjta me ato të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në takimin e sotëm, Kryeministri Thaçi duke folur për marrëveshjen ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, ka ritheksuar se arritja e kësaj marrëveshje ka rëndësi të madhe për të dy vendet, për procesin e integrimit evropian, duke pasur parasysh se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është ndër kriteret për integrimin e dy vendeve në BE.

”Marrëveshja është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me të gjitha ligjet e Kosovës”, tha Thaçi.

Gjatë takimit, Kryeministri Thaçi është përgjigjur edhe në interesimet tjera të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe medias. /PrizrenPress.com/