11.6 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 9107

Në Rahovec filli “Muaji i mërgimtarëve”

0

Rahoveci6-21Në Rahovec ka filluar “Muaji i mërgimtarëve”. Kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë në kuadër të këtij manifestimi ka pritur një grup të mërgimtarëve.

Zyrtari për mërgatë në komunën e Rahovecit, Asllan Mazreku, tha se takimet e tilla mbahen që tri vite me radhë. “Përpjekjet tona për të qenë në nivel sa më të lartë shërbimet e administratës, janë ndër preokupimet tona më të mëdha gjatë këtij muaji. Ne do të jemi në dispozicionin tuaj që nga dita e sotme deri më 15 gusht, atëherë kur pushimet e mërgimtarëve do të përfundojnë”, tha Mazreku.

Sipas tij, kjo nuk do të jetë e tëra. “Gjatë kësaj kohe ne planifikojmë të organizojmë debate dhe takime të vazhdueshme me mërgimtarët tanë, si dhe do të ketë disa aktivitete kulturore e sportive për nder të mërgimtarëve”, tregoi Mazreku.

Kryetari i Komunës Smajl Latifi, ndërkaq iu dëshiroi mirëseardhje në vendlindje mërgimtarëve dhe shprehu bindjen se pushimet e tyre do të jenë të qeta në gjirin familjar.“Ne ndjehemi mirë nëse arrijmë që kërkesat tuaja të plotësohen me kohë dhe të mos keni telashe për pajisje me dokumentacion personal”, tha Latifi.

Sipas tij, ky është obligim institucional. “Mirëpo, është edhe obligim moral, sepse mërgimtarët janë ata që e mbajtën barrën e rëndë të luftës, si dhe barrën e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara të familjeve tona.Kohët kanë ndryshuar dhe ju nuk keni më nevojë të sillni para të gatshme në vend. Oferta jonë është e qartë dhe e drejtpërdrejt, ofrojmë mundësi investimi të kursimeve tuaja. Për këtë arsye kemi përcaktuar një zonë ekonomike prej 35 ha, duke shpresuar se ju dhe të gjithë të tjerët që janë të interesuar mund të investojnë në projekte ekonomike, me theks të veçantë në sektorin e prodhimtarisë. Kjo zonë agro-ekonomike pret investime, prandaj ne jemi të hapur të bashkëpunojmë në mënyrë që zhvillimi i komunës tonë, por edhe i Kosovës të jetë më i hovshëm”, tha Latifi.

Mërgimtarë në takimin me Latifin, janë interesuar të dinë për investimet komunale në disa zona. Ata, kanë shprehur bindjen se do të ketë individë që do të dëshironin të investonin në vendlindje.

“Muaji i mërgimtarëve”, do të vazhdojë deri më 15 gusht. Gjatë kësaj kohe janë paraparë aktivitete të ndryshme kulturore e argëtuese, si dhe takime të strukturave komunale në disa lokalitete të komunës së Rahovecit.
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, kryetari i komunës Smajl Latifi ka marrë vendim që administrata komunale të punojë edhe të shtunën nga ora 9 deri në 14. Për këtë qëllim është mobilizuar e tërë administrata komunale e Rahovecit./ PrizrenPress.com/

EULEX-i po shantazhon deputetët

0

OVL-Jashari-XhemajliOrganizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar në lidhje me masën e arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarëve të tij në Rastin “Kleçka”.
“Masa e arrestit shtëpiak ndaj Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve tonë, që po akuzohen në procesin e montuar politik “Rasti Kleçka”, është vazhdimësi e luftës psikologjike të EULEX-it kundër luftëtarëve të UÇK-së. EULEX po tregon vendosmëri të madhe, kur është në pyetje lufta kundër vlerave të shenjta të kombit shqiptar”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.
Sipas veteranëve, degradimi i një misioni ndërkombëtar, nga mision për sundim të ligjit në mision kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bartësve të saj, është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

“Ky degradim, ka kapluar edhe deputetët dhe qeveritarët e Kosovës, para syve të të cilëve ndodh kjo maskaradë e EULEX-it. Ne kemi dërguar kërkesë, para më shumë se një muaji, të gjithë deputëtëve, Kryesisë dhe Kryetarit të Kuvendit, për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të duhej të ndërpritej mandati ekzekutiv i EULEX-it. Por deri më tani, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk u diskutua një gjë e tillë. Ne vlerësojmë se deputetët nuk janë duke vepruar në bazë të mandatit që kanë, në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe mbrojtjen e vlerave kombëare, siç është lufta çlirimtare dhe bartësit e saj”, thuhet në reagim.

Më tej OVL së UÇK-së, thotë se, përderisa ne u akuzuam se po bëjmë presion ndaj deputetëve të Kuvendit dhe ndërhyrje në “drejtësi”, veprimet e EULEX-it po tregojnë se pikërisht ata po bëjnë presion e shantazh ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe po e degradojnë drejtësinë. Ne i përkujtojmë deputetët dhe qeveritarët se votat i marrin nga populli e jo nga ambasadat e huaja e as nga EULEX-i

Latifi premton investime në Malësi të Vogël

0

latifi ne fshatin PolluzheEkzekutivi i Rahovecit ka mbajtur një takim me banorët e fshatit Malësi e Vogël. Në këtë takim janë diskutuar të arriturat dhe projektet që Komuna mund t’ju ofrojë qytetarëve të këtij vendi.

Kryetari i Komunës Smajl Latifi tha se takimet me qytetarë gjithmonë japin efekte pozitive, “sepse arrijmë të dëgjojmë nga afër për shqetësimet dhe propozimet e tyre”. “Kjo na jep mundësi të trajtojmë me kujdes kërkesat e qytetarëve dhe të arrijmë të inkorporojmë edhe ata në vendimmarrje. Në këtë mënyrë ne kemi mundësi të shpalosim edhe vizionin tonë për zhvillimet në komunën tonë”, tha Latifi.

Sipas tij, investimet janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen, sipas kërkesave të banorëve.

Kryetari Latifi, iu premtoi banorëve të këtij fshati se shkolla fillore do të përurohet në shtator. Sipas tij, vlera e këtij investimi arrin në 750 mije euro . “Mjetet janë ndarë nga buxheti komunal, por presim që të kemi edhe mbështetjen e ministrive përkatëse”, tha Latifi.

Ndër projektet e prezantuara nga kryetari Latifi, ishte edhe fillimi i kubëzimit të disa prej rrugëve kryesore të këtij vendi. “Kontrata është nënshkruar dhe punimet pritet të nisin sa më parë të jetë e mundur”, tha ai.

Banori i fshatit Musli Krasniqi, kërkoi që të zgjidhet problemi i ujërave të zeza. Asllan Morina, ndërkaq falënderoi kryetarin Smajl Latifi dhe drejtorin e Bujqësisë Artan Zenuni për ndihmën e dhënë me plehra kimik për 17 bujqit e këtij fshati.

Kryetari e ripërsëriti mendimin se problemi i ujërave të zeza është një punë që së shpejti do të gjejë zgjidhje.

Duke folur për ndriçimin publik kryetari u shpreh se me përfundimin e punimeve të kubëzimit të rrugëve dhe kanalizimit do të fillojë edhe me ndriçimin e rrugëve të këtij fshati./PrizrenPress.com/

 

 

Rasti “Kleçka” i tepruar

0

Bekri S. MurselajBekri S. Murselaj
Këtë tekst po e nis me rastin e lojrave të misionit ndërkombëtar që po i bëhet ish ushtarëve të UÇK-së. Rasti i quajtur Kleçka në krye me kryepersonazhin Fatmir Limaj vetëm sa po e stërgjatë një proces të panevojshëm dhe pa fakte duke e luajtur një lojë jo të mirë nga ana e misionit të Eulexit.

Ky rast stërgjatur me disa vite radhas po tregon jo seriozitetin e misionit evropian duke manipuluar me ish ushtarët e UÇK-së, qe një kohë të gjatë.

Por ajo çka e bënë këtë proces edhe më jo korrekt dhe të ndikuar politikisht qëndron fakti se shumë herë i hiqet masa e arrestit shtëpiak dhe kur iu teket Eulexit ia vënë këtë masë.

Mirëpo këtu vetvetiu lind pyetja se: Përse nuk e çojnë procesin deri në fund, por luhen kësi lojra politike nga ana e Eulexit?

Këtu me këtë proces është bërë një shantazh të cilit s’po i dihet fundi por nëse kthehemi mbrapa në ndjekjen e proceseve të shumta që i janë bërë Fatmir Limajt, dhe të tjerëve atëherë e shohim se rasti“Kleçka”është i“tepruar”.

Por nëse shkojmë edhe më tutje atëherë do të rikujtojmë këtu Eulexit, se për çka ishte Limaj në Hagë?! Gjykata e Hagës, pikërisht për rastin “Kleçka” e kishte liruar Limajn, Por tash çka po kërkohet nga Eulexi për këtë rast që një herë është gjykuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte.

Ky rast i vazhduar nga Eulexi vetëm sa po e dëmton edhe më tepër Luftën e UÇK-së , duke i shantazuar ish ushtarët e saj, por këtu shihet hapur se ky proces mund të mbetet i motivuar politikisht dhe duhet të stëgjatet edhe mëtej nga gjykata për qëllime të dikuj!

Rasti ashtuquajtur “Kleçka” është rast i “tepruar” duke aluduar në këtë proces se po të kishte diçka të pa sqaruar mirë nga gjykimi i mëhershëm (në Hagë), do të ishte kryer gjithësesi gjatë këtyre viteve të këtij procesi.

Po, kështu mund të lindin shumë pyetje të tjera në lidhje me këtë rast. Pra, nga ky proces nuk ka diçka të veçantë që mund të nxirret në dritë sepse as më herët nuk është nxjerr diçka e tillë dhe nuk besoj të ketë diçka për pos shantazhit të tepruar.

Gjykatave serbe në Kosovë, gjërat të thjeshta

0

Mitrovice-VeriuNga sot të ashtuquajturat gjykata që veprojnë në veri të Kosovë, në kuadër të sistemit të Serbisë nuk do të pranojnë lënë penale por vetëm lënë të karakterit të mosmarrëveshjeve familjare dhe bashkëshortore.

I ashtuquajturi kryetar i Gjykatës së lartë në Mitrovicë, Nikolla Kobashiq ka thënë për mediat serbe se vendimin për këtë e ka marrë Këshilli i Lartë i Gjykatave në bazë të marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar më 19 prill.

Sipas tij, kjo konkretisht nënkupton që nëse dikush inicion kallëzim penal apo nëse prokuroria kërkon nisje të hetimit, lëndët vetëm do të evidentohen por ato nuk do të trajtohen.

“Merremi me vetëm lëndë penale të cilat janë planifikuar deri më 15 korrik, e të cilat do të duhet të përfundojnë deri më 1 shtator”, ka thënë ai.

Kobashiq ka thënë se gjykata në fjalë do të merren me ‘gjëra të thjeshta’ – mosmarrëveshje familjar e bashkëshortore, të punës dhe trashëgimisë, raportojnë mendat serbe.

“EULEX do të monitorojë nëse kjo pjesë e marrëveshjes do të respektohet në teren”, ka thënë Kobashiq.

Sot seanca e radhës për rastin “Kleçka”

0

Fatmir-Limaj5-22Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në orën 10:00, sot do të vazhdojë rigjykimi i Fatmir Limajt dhe nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij në rastin “Kleçka”. Nëpërmjet videolinkut pritet të dëshmojnë arkeologia e forenzikës, Sesilia Kropa dhe patologu Marek Gasior.

Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se në këtë seancë gjyqësore nëpërmjet videolinkut do të dëshmojnë arkeologia e forenzikës, Sesilia Kropa dhe patologu Marek Gasior. “Këta dy ekspertë janë propozuar nga kryetari i trupit gjykues në rastin ‘Kleçka’”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, këta dy ekspertë nuk kanë çfarë të deklarojnë për Fatmir Limajn më shumë sesa në gjykimin e kaluar, ku Limaj ishte shpallur i pafajshëm. “Në raport me Fatmir Limajn, dëshmia e këtyre dy ekspertëve nuk mund të ndryshojë për shkak se ata janë marrë me gjendjen faktike në terren”, ka thënë për ”Epokën e re” avokati Gashi.

Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se sot (e martë) mund edhe të përfundojë marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe në shtator të përfundojë i tërë procesi gjyqësor kundër Limajt dhe të tjerëve.

“Nëse këta dy dëshmitarë e përfundojnë dëshminë e tyre nëpërmjet videolinkut, atëherë kjo do të jetë seanca e fundit para shtatorit, kur pritet vazhdimi dhe përfundimi i këtij rigjykimi. Dhe nëse eventualisht është e nevojshme edhe një ditë për t’u marrë në pyetje këta dëshmitarë, atëherë do të vazhdohet më 18 korrik”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se nuk e ka idenë se për çfarë arsye i ka ftuar për të dëshmuar këta dy ekspertë kryetari i trupit gjykues. “Nuk mund ta dijë se çfarë ka në tru kryetari i trupit gjykues”, ka thënë avokati Gashi.

Amnistohen ish-spiunët e partive

0

spiunatMe miratimin e Ligjit për amnisti mund të përfitojnë edhe ish-pjesëtarët e shërbimeve sekrete, të cilat kanë ushtruar funksion në periudha të caktuara, siç është Sigurimi i Atdheut, si dhe Shërbimi Informativ i Kosovës. Kjo, pasi sipas njohësve të çështjeve juridike, ligji nuk i përcakton kategoritë e caktuara, por vetëm i përmbledh në “kryerës të veprave penale”.

Analistë të sigurisë thonë se ligji nuk mund të amnistojë ata individë, të cilët kanë keqpërdorur institucionin e SHIK-ut, pasi që sipas tyre këta ish-pjesëtarë nuk kanë për çka të amnistohen, pasi që nuk janë të inkriminuar në ndonjë vepër penale.

Njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka, ka thënë se pa dyshim që kjo kategori do të amnistohet, pasi që me ligj nuk bëhet identifikimi i asnjë kategorie por vetëm përcaktohet si “kryerësit e veprave penale”,

“Pa fijen e dyshimit ata do të jenë të amnistuar për veprat penale, që janë numëruar aty me ligj. Pra, është fjala se kush është përfitues me këtë ligj”, ka thënë Smaka, shkruan Kosova sot

Patrullimet serbe vazhdojnë, Prishtina heshtë

0

gjandarmeria serbe“As të hënën nuk kanë munguar provokimet nga xhandarmëria serbe, që kanë patrulluar me motorë në pikën tek Ugari në Karaçevë”, ka thënë kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli. Shqetësimet për provokimet e xhandarmërisë serbe kreu i Kamenicës të hënën ua ka paraqitur zyrtarëve të KFOR-it amerikan.
Surdulli tha t’i ketë kërkuar majorit amerikan, Jonathan T.Hrtsock, që t’i ndalë provokimet serbe.

“Morëm premtime se shqetësimet e banorëve do të ngrihen në nivelin qendror në kuadër të forcës së KFOR-it, në mënyrë që në të ardhmen xhandarmërisë serbe mos t’i lejohet hyrja në territorin e Kosovës”, ka thënë Surdulli, shkruan Koha Ditore.
Pas zhvillimeve të fundit KFOR-i poashtu është zotuar se për caktimin e pikës kufitare do ta angazhojë departamentin i cili më herët është krijuar për implementimin e Marrëveshjes së Kumanovës

Nxënësit shkojnë në shkollë me barka, dimrit nëpër akull

0

Nxenesit ne ligjeRreth pesëdhjetë nxënës afër liqenit të Batllavës gjatë verës shkojnë në shkollë me barka kurse gjatë dimrit ata ecin nëpër akull. Në një emision televiziv që është emetuar në RTK, prindërit i kanë bërë apel qeverisë që të bëj një zgjidhje para se të ndodhë ndonjë tragjedi.

Anijet janë të vjetra. Ka ndodhur që anija e ka lëshuar ujin. Po të mos kishte qenë anija tjetër afër do të ishin mbytur mbi 10 nxënës,” ka thënë Bashkim Ibishi, banor afër liqenit të Batllavës.

Pasi ka parë problemin, Ministri i Arsimit Ramë Buja ka premtuar se do të gjej një zgjidhje.

“Unë besoj se këtë çështje do ta paraqesë së shpejti në qeveri tek ministritë përkatëse që duhet të merren me këtë çështje dhe a do të bëhet urë, a do të bëhet rrugë si thuhet harkore atë do ta shohim bashkë. Kjo çështje kërkon zgjidhje dhe besoj se nuk do të vonohet”, ka thënë ministri Ramë Buja duke u përgjigjur qytetarëve për problemet në arsim në emisionin “Unë Pyes”.

I pyetur nga një student nëse është konflikt interesi pasi Buja jep mësim edhe në një kolegj privat ai ka thënë se “nuk është konflikt ligjor e as moral siç po e quan dikush sepse në fakt unë me profesion jam profesor dhe këtë e bëj për ta mbajtur kontinuitetin, asgjë më shumë.”

Prindërit poashtu janë ankuar se fëmijët duhet të bartin shumë libra dhe çanta e tyre arrin peshën mbi pesë kilogramë.

Rexhep Selimi e Florin Krasniqi në AAK?

0

Kurti,Krasniqi, SelimiDy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi, pritet t’i bashkohen Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmi është dhënë nga televizioni Klan Kosova, i cili i referohet disa burimeve brenda partisë së Ramush Haradinajt.

Sipas këtij televizioni, arsyeja e largimit të deputetëve Selimi dhe Krasniqi lidhet me pakënaqësitë e tyre me veprimet e dhunshme të VV-së në Parlament dhe jashtë tij.

Megjithëkëtë, Rexhep Selimi, i kontaktuar nga Klan Kosova, e ka mohuar një lajm të tillë, transmeton telegrafi.

Ndërkohë deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj ka konfirmuar pakënaqësitë e dy miqve të tij, Selimi e Krasniqi.

“Miqtë e mi janë distancu nga ato veprime”, ka thënë ai.