6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Në Rahovec filli “Muaji i mërgimtarëve”

Rahoveci6-21Në Rahovec ka filluar “Muaji i mërgimtarëve”. Kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë në kuadër të këtij manifestimi ka pritur një grup të mërgimtarëve.

Zyrtari për mërgatë në komunën e Rahovecit, Asllan Mazreku, tha se takimet e tilla mbahen që tri vite me radhë. “Përpjekjet tona për të qenë në nivel sa më të lartë shërbimet e administratës, janë ndër preokupimet tona më të mëdha gjatë këtij muaji. Ne do të jemi në dispozicionin tuaj që nga dita e sotme deri më 15 gusht, atëherë kur pushimet e mërgimtarëve do të përfundojnë”, tha Mazreku.

Sipas tij, kjo nuk do të jetë e tëra. “Gjatë kësaj kohe ne planifikojmë të organizojmë debate dhe takime të vazhdueshme me mërgimtarët tanë, si dhe do të ketë disa aktivitete kulturore e sportive për nder të mërgimtarëve”, tregoi Mazreku.

Kryetari i Komunës Smajl Latifi, ndërkaq iu dëshiroi mirëseardhje në vendlindje mërgimtarëve dhe shprehu bindjen se pushimet e tyre do të jenë të qeta në gjirin familjar.“Ne ndjehemi mirë nëse arrijmë që kërkesat tuaja të plotësohen me kohë dhe të mos keni telashe për pajisje me dokumentacion personal”, tha Latifi.

Sipas tij, ky është obligim institucional. “Mirëpo, është edhe obligim moral, sepse mërgimtarët janë ata që e mbajtën barrën e rëndë të luftës, si dhe barrën e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara të familjeve tona.Kohët kanë ndryshuar dhe ju nuk keni më nevojë të sillni para të gatshme në vend. Oferta jonë është e qartë dhe e drejtpërdrejt, ofrojmë mundësi investimi të kursimeve tuaja. Për këtë arsye kemi përcaktuar një zonë ekonomike prej 35 ha, duke shpresuar se ju dhe të gjithë të tjerët që janë të interesuar mund të investojnë në projekte ekonomike, me theks të veçantë në sektorin e prodhimtarisë. Kjo zonë agro-ekonomike pret investime, prandaj ne jemi të hapur të bashkëpunojmë në mënyrë që zhvillimi i komunës tonë, por edhe i Kosovës të jetë më i hovshëm”, tha Latifi.

Mërgimtarë në takimin me Latifin, janë interesuar të dinë për investimet komunale në disa zona. Ata, kanë shprehur bindjen se do të ketë individë që do të dëshironin të investonin në vendlindje.

“Muaji i mërgimtarëve”, do të vazhdojë deri më 15 gusht. Gjatë kësaj kohe janë paraparë aktivitete të ndryshme kulturore e argëtuese, si dhe takime të strukturave komunale në disa lokalitete të komunës së Rahovecit.
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, kryetari i komunës Smajl Latifi ka marrë vendim që administrata komunale të punojë edhe të shtunën nga ora 9 deri në 14. Për këtë qëllim është mobilizuar e tërë administrata komunale e Rahovecit./ PrizrenPress.com/

Më Shumë

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Lajmet e Fundit