11.5 C
Prizren
E shtunë, 4 Prill, 2026
Home Blog Page 9114

Serbët bllokojnë lagjen “Kroi i Vitakut”

0

Mitrovice-VeriuDhjetëra serb, kanë bllokuar serish të premten më mëngjes rrugën për në thellësi të lagjes “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës, duke vendosur dhjetëra automjete private ne rrugë dhe duke pamundësuar kështu vazhdimin e punimeve në rindërtimin e shtëpive të shqiptareve.

Situata në këto momente është e qetë por nën tension, ndërsa nëpër pika të caktuara vërehen forca të KFOR it hungarez por edhe të serbëve.

Banorët e Ratkocit kërkojnë më shumë investime nga Latifi

0

ratkocEkzekutivi i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur një takim me banorët e fshatit Ratkoc. Në këtë takim është diskutuar ecuria e projekteve aktuale në komunë, si dhe nevojat që kanë qytetarët për investime në fusha të caktuara.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, tha Komuna ka trashëguar projektin e kanalizimit të ujërave të zeza. Sipas tij, ky projekt ka qenë mirë i hartuar, mirëpo keq i zbatuar në terren. “Kompania që kishte marrë përgjegjësinë për këtë projekt ka dështuar të përmbushë të gjitha kriteret e përcaktuara, prandaj edhe ankesat e banorëve në këtë drejtim janë të arsyeshme”, tha Krasniqi.

Ai tregoi se është investuar edhe në rregullimin e shtratit të përroit në fshat, si dhe në rregullimin e rreth rrotullimit, rrugëve kryesore në fshat dhe janë bërë ndërhyrje edhe në disa rrugë fushore. “Ndërtimi i QMF-së dhe qendrës së kulturës, kanë ndikim të madh në jetën e qytetarëve të kësaj ane”, tha Krasniqi.

Banori i fshatit Ratkoc, Amrush Morina, ka ngritur shqetësimin e banorëve të lagjes së tij rreth mangësive që ka projekti i kanalizimit të ujërave të zeza, pasi që janë vërejtur lëshime të mëdha në mënyrën e vendosjes së gypave dhe kapanxhave (pusetave).” Nëse nuk ndërhyhet për të rregulluar diçka, atëherë ky projekt nuk mund të jetë i dobishëm për banorët e këtij fshati”, tha ai.

Kryetari Smajl Latifi tha se inxhinierët kanë dhënë vërejtje serioze në këtë projekt, mirëpo kompania që i ekzekuton punimet si duket ka vështirësi serioze financiare. ”Prandaj nuk po arrin assesi të përmbushë projektin me cilësi më të lartë”, tha Latifi.

Sahit Hoti, ndërkaq kërkoi që edhe në lagjen në pjesën e epërme të varrezave të fshatit të ketë mundësi të lidhet me rrjetin e ujërave të zeza, ngase distanca nga gypi kryesor është shumë e madhe. Banorët e fshatit Ratkoc në këtë takim kanë ngritur shqetësime të ndryshme. Ata kanë marrë premtime nga kryetari Latifi se do të investohet dhe eliminohen të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen.

Kryetari i Komunës Smajl Latifi tha se se në këtë fshat janë bërë investime të rëndësishme që e kanë ndryshuar filozofinë e qeverisjes lokale. “Në emër të Ekzekutivit të komunës falënderoj banorët e kësaj ane për bashkëpunimin dhe durimin që kanë treguar, sepse këtu kanë munguar investimet për një kohë të gjatë”, tha Latifi. /PrizrenPress.com/

Situata e sigurisë në Malishevë,stabile dhe e qetë

0

MalishevaKëshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë në takimin e rregullt të saj, e kanë vlerësuar të qetë dhe stabile situatën e sigurisë së përgjithshme në territorin e Komunës së Malishevës për dy muajt e kaluar (maj-qershor), dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate.

Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Malishevë, togeri Istref Bytyçi, tha se “situata është e qetë e stabile dhe pa tendencë të prishjes së sigurisë së përgjithshme dhe e gjitha është në suaza të normales”. Ai po ashtu bëri me dije, se në “përgjithësi, ka rënë numri i veprave penale, pastaj aksidenteve në komunikacion, si dhe është rritur efikasiteti i policisë në Malishevë, në intervenime, zbulime dhe gjetjen e autorëve të cilët kryejnë vepra”.

Ndërsa shefi i drejtorisë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Ejup Zulfaj, bëri me dije se edhe situata e sigurisë në aspektin e emergjencave, është shumë e mirë, përderisa rastet e zjarreve janë shumë të pakta, e në këtë po ndikojnë edhe kushtet atmosferike.

Në këtë takim, u bë e ditur edhe për përgatitjet për sezonin e zjarreve, që eventualisht, mund të ketë gjatë ditëve të nxehta të verës. Sipas drejtorisë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, përgatitjet janë bërë për këtë sezonë, si dhe është punuar shumë në sensibilizimin e opinionit, kundër zjarreve. Për këtë, edhe zyrtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), deklaruan se janë të përgatitur, por gjithmonë, duke bërë thirrje, që të bëhet kujdes i shtuar, në mënyrë që të mos shkaktohen zjarre./PrizrenPress.com/

Zhbogar: Të vendoset për të ardhmen me ekuilibër më të madh gjinor

0

Zhbogar6-13Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, ka përshëndetur dhe mirëpritur dekretin e lëshuar ditë më pare nga Presidentja Jahjaga për mbajtjen e zgjedhjeve komunale me 3 nëntor të këtij viti.

”Do të dëshiroja ta shfrytëzoja këtë rast për të bërë thirrje për zgjedhje të drejta, demokratike dhe transparente. Si në çdo demokraci tjetër, zgjedhjet e Kosovës do të jenë mjeti më i rëndësishëm që u siguron qytetarëve pjesëmarrje politike aktive dhe rol vendimtar të tyre në procesin e qeverisjes demokratike.

Bashkimi Evropian do të përcjell me kujdes përgatitjet dhe mbajtjen e zgjedhjeve në nëntor. Ne shpresojmë se pjesëmarrja në katër komunat veriore do të dëshmojë dëshirën e njerëzve që jetojnë atje për të shikuar drejt së ardhmes së përbashkët evropiane.

Pas vizitës së pothuaj secilës komunë në Kosovë, unë mund t’ju them se kam takuar shumë njerëz të dedikuar, me vizion për mënyrën e përmirësimit të jetës së qytetarëve të tyre. Mirëpo, mungesa e kryetareve femra në komuna ishte më se evidente. Prandaj do t’i inkurajoja të gjitha partitë politike që të bëjnë përpjekje më të mëdha në gjetjen e kandidateve femra për kryetare komunash dhe anëtare të kuvendeve kështu që të sigurohet një ekuilibër gjinor edhe në qeverisjen lokale – parimi që tashmë ka dëshmuar se jep rezultate në politikën kosovare”, thuhet në deklaratën për media të adresuar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar./PrizrenPress.com/

Zanafilla e rrënjëve tona

0

Avdi IbrahimiShkruan:Avdi Ibrahimi
Neve shqiptarëve na duhet një vështrim politik më i thelluar për të marrë ato gjërat më të mira nga e kaluara jonë historike,të mësojmë,studjojmë dhe të dime mbi zanafillën e rrënjeve tona pellazge-iliro-shqiptare,e natyrisht që duhet doemos të dime çfarë duam sot,në mënyrë që në të ardhmën të arrijmë atë që nuk është arritur nëpër shekujt e kaluar. E ajo që ende se kemi arritur për ta bërë është bashkimi i trojeve shqiptare në një SHQIPËRI NATYRALE,çfarë na ka dhuruar vetë Zoti ynë i madhërishëm.

Çdo komb ka historin e tij,edhe kombi ynë shqiptar ka histori të lavdishme.Në të kaluarën tone kemi qenë një etnitet i madh kujto pellazgët – ilirët,por kemi ardhur vazhdimisht duke u tkurrur.Vetëvetja dhe të huajt na kanë coptuar,na kanë zvogluar,na janë rrënuar themelet e historise ngase nuk e kemi shkruar historin në gjuhën tone nga rrënja pellazge e ilire.Ndonëse grekët dhe hebrejt kanë qenë etnitete të vogla në krahasim me ilirët,po ata greket dhe hebrejtë kanë të shkruar një histori të gjatë dhe këtu mbase edhe kanë tjetërsuar historin ndaj etniteteve tjera.

Gjykuar sipas veprës shkencore të mbesës së Ismail Qemal VLorës, Nermin Vlora Falaschi,kultura ilire,më sakt të shprehemi kultura e stërgjyshërve të shqiptarëve,është baza apo zanafilla e shum kulturave tjera të krijuara më vonë.Ja vlenë të konstatohet se rezultatet shkencore të veprës madhore,”Pellazgët,Ilirët,Etruskët,Shqiptarët”,(2002) të shkruar nga Nermin Vlora Falaschi,janë në harmoni të plotë me librat e shenjta.Po të studiohet me hollësi,të analizohet me sy kritik nga studiusit e fushave interdisplinare dhe secili dijetar,nga lëmia e vetë,do të ndriçohej gjykimi shkencor dhe do të duhej konstatuar se kjo vepër e Nerminit është në harmoni të plotë me librat e shenjta.

Ja një shembull të tillë kemi në librin e shenjtë të Bibles nga Dhjata e Vjetër ku thuhet se në kohë të hershme”…mbarë toka kishte vetëm një gjuhë dhe fjalët e njejta…”.Gjithashtu këtë të vërtetë e pohon edhe libri tjetër i shenjtë Kurani.E cila, pra,na ishte kjo gjuhë mbarënjerëzore?!Kjo ishte, natyrisht,gjuha hyjnore e profetëve,të cilën e kemi quajtur “gjuha nënë”,më saktë shkruan Nermini,kjo gjuhë ishte Pellazgishtja – ilirishtja – shqipja e moçme.Latinishtja,greqishtja,,e ashtuquajtura sllavishtja e vjetër dhe osmanishtja ishin gjuhë artificiale,ishin gjuhë administrative të perandorisë romake,bizantine dhe osmane.Kur vdiqën këto perandori,”vdiqën’ edhe gjuhët e tyre administrative.

Në këtë drejtim hedhin dritë veprat shkencore të Giuseppeepe Catapano-siç është ajo, “Thot-parlave Albanese”, (1984), (Thoti fliste shqip para 12.000 vjetëve),dhe vepra tjetër e po këtij shkencëtari,”Antichita della Lingua albanese”,(1988),(Lashtësia e gjuhës shqipe),janë vepra shkencore këto që mbështesin fuqishëm Nermin Vlorën.

Heroglifet e Thotit,të prezantuara ne veprën e Catapanos”Thoti fliste shqip”,në të vërtet janë,ajetet e all-llahut dërguar profetit të vet,Thot.nga kjo del se ,këto hieroglife përfaqësojnë librin e shenjtë që i është dërguar profetit Thot para 12.000 vjetëve në gjuhën e Tij – në gjuhën shqipe.Ky është fakt i padiskutueshëm sepse përmendet edhe në Bible dhe në Kuran.për më tepër,këto hieroglife sipas shkenctarit Skënder Riza,figurojnë në fillim të disa sureve(kaptina)të Kuranit.Mirpo, këtë shenja enigmatike të Kur,anit deri më tash nuk ka qenë në gjendje askush t,i dëshifroi,edhe pse All-llahu këto shenja misterioze në Kur,an i quan ajete të veta.E këto ajete (hieroglife) të All-llahut dërguar profetit Thot i ka dëshifruar,shpjeguar dhe komentuar me mjeshtri të jashtëzakonshme shkencëtari italian Catapano.I cili thekson se hieroglifet e Thotit shërbejnë si “Çelës” për dëshifrimin e librave të shenjtë,pra edhe të Kur,anit,më pastaj Catapano në veprën e tij “Lashtësia e gjuhës shqipe”dëshmon se nga profeti Ibrahim e deri të profeti Isa (Jesui(,të gjithë profetët ishin pellazgë-ilirë.Siç dihet nga gjeanologjia familjare e profetit Ibrahim rrjedh edhe profeti Muhamed.Ndaj dhe autor të ndryshëm si Evlija Çelebiu e të tjerë,arabët dhe shqiptarët i konsideronin vëllezër.Madje në gjuhen arabe ka shumë fjalë me etimologji shqipe.Vetë fjala arab ka etimologji pellazgo-ilire-shqipe të lashtë,e jo etimologji arabe,sepse gjuha arabe është gjuhë mesjetar e jo antike.
AR – ar-ë-a do të thotë tokë dhe AB – uj-ë-i do të thot ar-ab do të thotë arë dhe ujë.Ky emërtim fillimin e ka nga profeti Ibrahim (Abraham),i cili si hiks (ikës-emigrues-muhaxhir) nga Mesopotamia,ku jetonin pellazgët-ilirët-shqiptarët e lashtë,vendoset në Kanan (Palestina dhe Arabia e tanishme),në kohën e të cilit buron,te Mekeja e sotme,burimi i ujit Zemzem-burim i shenjtë.Kjo ndodh në shekujt XXII-XXI para e.s.Pra ar-ab do të thotë toka ku ka burim uji të (Zemzemit).prej kësaj kohe emertimi Kanan fillon gradualisht të zëvëndësohet me emrin Arab-ia.

Për këtë Nermin Vlora në veprën e vetë konstaton se, Pellazgët,si popull shumë i lashtë,banonin në periudhën parahistorike në pjesën ma të madhe të botës që njihej aso kohe,kështu ata kanë zhvilluar një qytetrim tejet të rëndësishëm dhe kanë ngritur vepra me vlera të jashtëzakonshme dhe kështu ata kanë formuar një perandori të ndriçuar,me anijet e tyre të shpejta,kanë arritur në vende të ndryshme të botës dhe kanë lënë ngado gjurmë të diturisë.Shumë emra vendësh,malesh,lumenjsh,personazhesh legjendare,nuk mund të shpjegohen me etimologjin greke.Të gjitha emrat e këtyre vendeve mund ti zbërthej vetëm gjuha shqipe.Prandaj fjala “HAIRE”,,sikurse pellazgishtja dhe arabishtja kuranore,është hyjnore.Kjo fjalë hyjnore tani përdoret në të gjitha gjuhët e botës islame,sepse kjo fjalë shprehje më së shumti përdoret në Kur,an.po ashtu edhe gjuha pellazgjike-ilire-shqipe e lashtë është gjuhë hyjnore ngase edhe shkrimtari i shquar antik Homeri pellazgët i ka quajtur popullsi hyjnore.

Krakteristik e tyre kryesore ishte aftësia në lundrim;këtë e kishin të tarsheguar nga stërgjysherit e tyre Pellazgët,të cilet ende sot quhen “Popujt e Detit”,kurse historia na tregon se Popujt Italik kishin vështirësi të luftonin në det.Gjithashtu një karakteristik tjetër për ilirët gruaja ishte shoqja e jetës në të gjitha fushat.E jo siç ishte tek romakët gruaja vetëm për në shtepi,ndërsa te greket përdorej në harem.

Duhet ditur dhe mësuar prej studiuesve dhe shkencëtarëve të ndryshëm nga lëmia e historisë pellazgë-ilirë-shqiptarë në mes tjerash shkruanin se Atdheu i Shqiptarëve në kohën e Ilirikut shtrihej nga Triesta,vazhdonte në Singidunin (Beogradi i sotëm),Selanik,Gjiri i Ambrakisë ku përfshihej Deti Jon dhe Deti Adriatik dhe mbyllej sërish me Triestën.Mbrenda kufijëve të Ilirikut ekzistonin afërsisht 350 qytete ku rreth tyre shtriheshin mijëra fshatra këto vendbanime malësorësh që kanë punuar tokat e tyre dhe kanë ruajtur bagëtinë.Në qytetet Ilire zhvillohej kultura ekonomia,tregtia dhe zejtaria.
Shtrirja e fiseve ilire.

Në trojet e japodëve ekzistonin 3 qytete e njëri ndër ta ishte Vendi.Në Panoni ( të epërme e në atë të poshtme),ekzistonin 58 qytete po përmendim vetëm disa nga emrat ekëtyre qyteteve Vizontioni,Teutibarku,Nauporti,Kurta,Kibala,Karpisi,Bolentioni,Basiana,Sirmi,(Mitrovica e Sremit e sotmja).Në Myzi ekzistonin 10 qytete si Viminaci,Gratiana,Singiduni(Beogradi i sotëm).Në Daki ekzistonin 8 qytete si,Turibusi,Zana,etj.Në Dardani ishin 8 qytete si,Ulpiana,Justinopoli,Naisi,(Nishi i sotëm),Skupi,(Shkupi i sotëm).Në Paioni ishin 6 qytete si Dobera,Dylazora,etj.Në Istri ishin 6 qytete si,Tergesti,(Triest i sotëm),Kreksi( Otok Kerk Ishull i sotëm në bregdetin e Kroacisë).Në Liburni ishin 34 qytete si,Arausa,Korkumi,Salvia,Voporui,etj.Në Dalmati ekzistonin 31 qytete si,Issa,(Visi i sotëm),Spalationi,(Spliti i sotëm),Fari,Jadera,(Zara e sotme),Traguri,(Trogiri i sotëm),Thermidava,etj.Në Ilirin Qëndrore,ekzistonin 71 qytete si,Bylysi,(Hekali i sotëm),Bunna,Uskana,Epikaria,(Puka e sotme),Dyrrahu,(Durrësi i sotëm),Kolkini,(Ulqini i sotëm),Lissosi,(Lezha e sotëm),Rizoni,(Risani i sotëm),Batua,(Budva e sotëm),Skodra,Skampa,(Elbasani),Lyhnidi,(Ohri),Albanopolisi,(Mirdita),Antipatrea,(Butrinti,sot)Arrha,etj.Në Ilirin Jugore kanë ekzistuar 48 qytete si,Oresteja,Nikopoli,(Preveza sot),Herakleja,Buthroti,(Butrinti sot),Ambrakia,(Arta sot),Onhesmi,(Sranda sot),etj.Në Maqedoni ekzistonin 62 qytete si,Apollonia e Maqedonisë,(Polina e sotme),Pelagonia,(Manastiri sot),Europi,Edesa,Bata,Harmonia,Herkuli,Alga,Olynthi,Pella,Zapara,etj.

Që nga fillimi i shekullit V para erës së re, deri në fund të shekullit I para erës së re Iliria dhe Ilirët kanë patur 45 mbretër Ilirë,shto dhe 19 mbretër të Maqedonisë që ishin të njejtës etni më ilirët na del se kemi patur gjithsej 64 mbretër në V shekuj para erës së re.Vetëm nga molosët kemi patur 10 mbretër siq ishin Ptolemeu nipi i Pirros në vitin 231.p.e.s,Aiakidi i ati i Pirros etj.pastaj 2 mbretër ishin nga ardianët si Agroni në vitet 250-321 p.e.s.dhe Skerdilajdi.Poashtu ishin 3 mbretër dardan si,Batoja,Longari dhe Monuni.Poashtu ishin 4 mbretër taulant,si,Pleuria,Mytyli,Monuni dhe Glaukia.Pastaj ishin 9 mbretër nga epirotet,si,Tharypi,Pirroja II,Fyla,Aleksandri II,etj.Mëpastaj Karani ishte mberti i pare i Maqedonisë e kështu më radhë.Nga tërë kjo që u tha më lartë vështir se ka ndonji popull që na rrethon të ketë një të kaluar kaq të lartë me një tradit qytetrimi që i kanë dhënë edhe etnive tjera në Gadishullin e Ballkanit.

Në shekujt III,IV, dhe V të erës së re në Perandorinë romake një pjesë e mire nga ilirët kanë qeverisur dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kësaj Perandorie,siç ishte Diokleciani i cili kishte bërë reformat ë mëdha,si në kupolën shtetërore,po njashtu edhe në administrimin provincial.pastaj Konstandini i Madh e bëri fenë krishtere si fe shtetërore.Por duhet pare edhe gabimët e të parëve tanë gjatë shekujve,siç kemi këtë rast me mbretin Pirro i cili kishte arritur fitorën e madhe kundër romakëve e cila i dha fame mbarnjerëzore.Pirro ky mbret yni i madh në kohë Ankiteti mundohet të hyj në bisedime me barbarin romake.Kurr mbreti Pirro nuk pati takim me mbretin e romakëve,por ata i sajuan takim me një personalitet nga Roma dhe Pirroja ky mbreti ynë ngarkoi disa karroca me dhurata për romakun e ndër të tjera edhe florinj,diamante dhe u takua me atë personalitetin e Romës i cili më tu takuar me Pirron i thotë fjalët:”…Largoje ushtrin ilire matanë detit,pastaj mi jep edhe dhuratat!…”.Ky ishte patriotizmi i romakut se pa atdhe je askushi,por kur ke atdheun tend të lire ke gjithçka.Pastaj po sjell shembullin tjetër ku kam lexuar kohë më pare librin e Gjokë Dabaj “Strategjia Shqiptare”,po aty faqe 45-46 një episode të ndodhur në hapsirat shqiptare rreth viteve 1300 – 1400, “…zhupani i Serbisë,Stefan Nemanja dhe Fran Bardhi në një akt marrëveshje me Republikën e Raguzës,e cila sipas traditës,ishte e shkruar latinisht,nuk nënshkroi me shkronja latine,as me emër të latinizuar: Stefanus,por nëshkroi me shkronja cirilike dhe me emrin ashtu siç e kishte zhupani i Serbisë,Stefan Nemanja ka qenë një popujvrasës dhe qytetshkatërrues,por këtu ai nuk lëshon pe kur është fjala për Serbinë.

Fran Bardhi një njeri me vlera të larta morale e intelektuale e shkruan emrin e vet krejt papërgjegjshmërisht të latinizuar:Francus Biancus.a ka vetëposhtrim më të pakonceptueshëm se të tallesh më vetvetën…”.Ne sot e për çdo ditë po shofim e dëgjojmë nga politikanët tanë shqiptar tek vetëposhtrohen duke folur me gjuhën e të huajve.Prandaj atdheu ynë nuk është coptuar vetëm në vitet 1878 e 1913,por ky coptim i tmerrshëm i trojeve tona ka ndodhur në kohën e Perandorisë romake qysh në vitin 395 të erës së re nga Perandori ieberikas Teodosi e ndau përmidis Perandorin e Romës dhe me atë rast ndau dhe Ilirikun. Vija e quajtur “e Teodosit”,niste ne Singidun (Beogradi sot), dhe soste në Gjirin e Meduas(Shëngjini sot).Ndarje më të keqe për popullin Ilir nuk kishte.Por me gjith këtë në Pjesën Lindore gjatë gjith shekullit të VI në krye të shtetit kanë qverisur ilirët.Ku kryeqyteti i Perandorisë Romake Lindore ishte themeleuar nga vetë ilirët ku ai kryeqytet mbante emrin Bizant,ku faktet historike flasin se në shekullin e IV mbi themelet e Bizantit të lashtë,perandori ynë KONSTANTINI I MADH,ka ndërtuar aty KONSTANTINOPOLIN e ri,ndërsa në shekullin e VI perandori ynë JUSTINIANI I MADH,ka ndërtuar kishën Aghia Sofisë ku sot është kryeqyteti i Turqisë Stambolli.Kështu në shekullin VII ka ndodhur rirobërimi i pjesës lindore të Ilirikut,jo më nga romakët,por nga grekët ku Perandori Herakli ka shpallur si gjuhë zyrtare gjuhën greke të “Perandorisë Romake Lindore”.Kështu grekët kanë marrë në duart e veta edhe fronin perandorak,edhe kreun e kishës.Ky perandor grek ka lejuar sllavet me dekret perandorak,që të vendosën në Ilirik.Dardania e dikurshme që nga Nishi,Përlepi, e deri në Dibër elementi sllav ka qenë tejet i pakët.Në fund të shekullit XII dhe në fillim të shekullit XIII Kosova nuk ka mund të”aneksohet” si disa treva tjera shqiptare,por është pushtuar me forca ushtarake prej dinastisë serbe të Nemanjiqëve.Shën Sava Nemanjiqi ka uzurpuar manastiret e Kosovës.Ku deri në shekullin e XV në dokumente madje edhe në ato turke janë quajtur Toka e Konstantinit,ndoshta nga këtu edhe i ka mbetur emri Kosovë.

Vijon

Simfonia e parë e shkruar nga një kompozitore shqiptare

0

simfoniaNë historinë e muzikës serioze shqiptare vendi bosh i kompozitores femër tani i takon Diana Ziut. Simfonia e saj e parë “Apoteozë Shekullit të Ri” luhet premierë nga Orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar, transmeton absnews. Bashkë me të dhe reagimet e para të muzikantëve

Përpjekja e parë e Diana Ziut për të shkruar një simfoni përfundoi mbrëmjen e 10 korrikut në hollin Gjon Simoni të Radio Tiranës. Simfonia e saj nr.1 u ekzekutua premierë absolute nga Orkestra e Radi-Televizionit nën drejtimin e Oleg Arapit.

Gjashtë vjet punë, përvojë shumë vjeçare me muzikën serioze, zhanret filmike dhe muzikën e lehtë, trashëgimi bashkëpunimi me Çesk Zadejën, Kujtim Laron profesorë të Ziut në kohën e studimeve, gjetën të gjitha një shteg sublimimi në një moment kritik në jetën private. Kështu u shkrua “Apoteozë e shekullit të ri” sadoqë i atribuohet 100-vjetorit të pavarësisë.

Autorja i është mirënjohëse Orkestrës, megjithëse ekzekutimi në hollin veror jep një rezultat mesatar.

Orenc Graca, pianisti 10-vjeçar nga Elbasani ishte ftuar për të luajtur Moxartin, një kohë të koncertit nr.23. Orenci ishte aty si fitues i Çmimit të Parë Absolut i Festivalit “Pianisti i ri”, dhe i Çmimit të madh “Orkestra e RTSH” për këtë vitin 2013. Ai sapo ka ardhur nga një koncert në Teatrin “Rossini” në Bari.

I vogli ia lë pianon Konstandin Tashkos licesit i Tiranës që me koncertin e Shopenit nr. 1 për piano dhe orkestër tregoi aftësi për të cilat profesionistët nuk ia kursejnë vlerësimet.

Koncerti i Orkestrës Simfonike të Radio-Televizionit Shqiptar në bashkëpunim me Festivalin “Pianisti i ri” tregon një pasqyrë brezash ku me zor shfaqet krijuesi, ndërsa muzikantët ngrihen dhe bien mbi supet e talentit të njëri-tjetrit.

Hyseni: Larg normalizimit

0

Skender HyseniIsh-shefi i diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni, ka shprehur optimizëm se marrëveshja për normalizimin marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zbatohet në terren. Ai ka thënë se kjo marrëveshje duhet të jetë pozicion fillestar mbi të cilën do të ndërtohen përmirësimi dhe avancimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Megjithatë, Hyseni ka thënë se ende jemi larg normalizimit të plotë të raporteve ndërfqinjësore me Serbinë,shkruan Epoka e re.

Ai ka thënë se normalizimi i plotë ndërmjet këtyre dy vendeve mund të arrihet vetëm kur Kosova e Serbia ta kenë njohur njëra-tjetrën si vende të pavarura dhe sovrane.

Suspendohet vëllai i kryeparlamentarit

0

Krasniqi-Jakup5-21Dy zyrtarë të lartë të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ahmet e Avdyl Krasniqi janë zënë mes vete.

Për rrjedhojë Ahmet Krasniqi që është ushtrues detyre i kryesuesit të Komisionit e ka suspenduar nga pozita e sekretarit Avdyl Krasniqin, shkruan Tribuna.

Ahmeti deri para pak muajsh ka qenë kryetar i PDK-së në Fushë Kosovë ndërsa Avdyli është vëllai i kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, zyrat i ka brenda objektit të Kuvendit ku paguan qira për shfrytëzimin e tyre

“Ushtria” e Kosovës mbetet pa municion

0

FSK6-02Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit nuk mund të blejë pushkë të standardizuara, municion, cisterna të veta për derivate, largues kontejnerësh apo automjete jo-taktike.

Përveç kësaj, shumë projekte të saj si ndërtime palestrash brenda kazermave, apo pista për helikopterë në Prishtinë e Ferizaj, vazhdojnë të bartën si projekte nga viti në vit. Paratë për to nuk po gjenden, shkruan Tribuna.

Rishikimi i buxhetit për gjysmën e dytë të këtij viti dhe miratuar nga Qeveria e Kosovës në muajin qershor, ka detyruar Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e kësaj force të shkurtojnë edhe më shumë shpenzimet

Daçiq: Për shkak të zgjedhjeve në Kosovë mund të dështojë marrëveshja

0

Ddacic5-20Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se në fillim të gushtit skadon afati për fletëparaqitjen e listave zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe nëse nuk do të ketë qasje konstruktive mund të dështojë jo vetëm marrëveshja e Brukselit veç edhe rruga evropiane e Serbisë.

Në një konferencë për gazetarë në Qeverinë e Serbisë, Daçiq ka thënë se më 24 korrik në Bruksel do të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton dhe Hashim Thaçin dhe do të bisedojnë mbi telekomunikacionet dhe energjetikën e para tyre gjenden edhe bisedimet e rëndësishme lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ai ka përsëritur se javën e ardhshme partitë e koalicionit në pushtet do të bisedojmë mbi zgjidhjet kuadrove për rikonstruktimin e qeverisë dhe në bazë të kësaj qeveria do të deklarohet dhe do t’i propozojë zgjidhjet e reja parlamentit deri në fund të korrikut. Ai ka shtuar se në qoftë se kapërcehet datat e dakorduara lidhur me rikonstruksionin e qeverisë kjo do të thotë se ekzistojnë probleme,shkruan RTK

Daçiq ka rikujtuar se Komisioneri për zgjerim i BE, Stefan Fyle do të vjen në Beograd më korrik, dhe qysh të nesërmen do të ketë takim me ekipin teknik që do të thotë se gjatë ditëve të ardhshme duhet të arrihet marrëveshja për formimin e të gjitha ekipeve, si ato kryesore ashtu edhe ato teknike si dhe negociatori kryesor me BE për anëtarësimin e Serbisë.