11.1 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025

Simfonia e parë e shkruar nga një kompozitore shqiptare

simfoniaNë historinë e muzikës serioze shqiptare vendi bosh i kompozitores femër tani i takon Diana Ziut. Simfonia e saj e parë “Apoteozë Shekullit të Ri” luhet premierë nga Orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar, transmeton absnews. Bashkë me të dhe reagimet e para të muzikantëve

Përpjekja e parë e Diana Ziut për të shkruar një simfoni përfundoi mbrëmjen e 10 korrikut në hollin Gjon Simoni të Radio Tiranës. Simfonia e saj nr.1 u ekzekutua premierë absolute nga Orkestra e Radi-Televizionit nën drejtimin e Oleg Arapit.

Gjashtë vjet punë, përvojë shumë vjeçare me muzikën serioze, zhanret filmike dhe muzikën e lehtë, trashëgimi bashkëpunimi me Çesk Zadejën, Kujtim Laron profesorë të Ziut në kohën e studimeve, gjetën të gjitha një shteg sublimimi në një moment kritik në jetën private. Kështu u shkrua “Apoteozë e shekullit të ri” sadoqë i atribuohet 100-vjetorit të pavarësisë.

Autorja i është mirënjohëse Orkestrës, megjithëse ekzekutimi në hollin veror jep një rezultat mesatar.

Orenc Graca, pianisti 10-vjeçar nga Elbasani ishte ftuar për të luajtur Moxartin, një kohë të koncertit nr.23. Orenci ishte aty si fitues i Çmimit të Parë Absolut i Festivalit “Pianisti i ri”, dhe i Çmimit të madh “Orkestra e RTSH” për këtë vitin 2013. Ai sapo ka ardhur nga një koncert në Teatrin “Rossini” në Bari.

I vogli ia lë pianon Konstandin Tashkos licesit i Tiranës që me koncertin e Shopenit nr. 1 për piano dhe orkestër tregoi aftësi për të cilat profesionistët nuk ia kursejnë vlerësimet.

Koncerti i Orkestrës Simfonike të Radio-Televizionit Shqiptar në bashkëpunim me Festivalin “Pianisti i ri” tregon një pasqyrë brezash ku me zor shfaqet krijuesi, ndërsa muzikantët ngrihen dhe bien mbi supet e talentit të njëri-tjetrit.

Më Shumë

Ambasada e Bullgarisë mbështet digjitalizimin e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka njoftuar se të martën është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja e grantit me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Kosovë,...

Suhareka duket afër Ligës së Parë

Suhareka është mposhtur me rezultat 3:0 nga Gjilani në xhiron e 31-të të Ligës së Parë. Kjo humbje ua thellon krizën suharekasve të cilët tani...

Lajmet e Fundit