4.5 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

100 ditëshi i parë i kryetarëve të komunave të regjionit të Prizrenit: Perfomancë të dobët !

NaimCahani-kdiInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë monitorimin e realizimit të premtimeve të 16 kryetarëve të komunave, në 100 ditët e tyre të para

Naim Cahani nga KDI që mirret me monitorimit e komunave të regjionit të Prizrenit ka thënë se këto komuna kanë pasur perfomancën më të dobët gjatë këtyre 100 ditëve të para të qeverisjes.

“Po flas për regjionin e Prizrenit ku konsiderohen si komunat më të dobëta, Mamusha, Dragashi janë dy komunat me performacën më të dobët sa i përket transparencës dhe llogaridhënies”.

KDI i ka kushtuar një rëndësi të veçantë monitorimit të transparencës përmes internetit, apo publikimeve të dokumenteve të rëndësishme nëpër ueb-faqet e komunave.

Nga dokumentet me rëndësi, Buxheti i 2014-ës mungon në 21 komuna, plani zhvillimor urban mungon në 23 komuna, procesverbalet e seancave mungojnë në 28 komuna, aktet komunale mungojnë në 30 komuna, vendimet e komunës mungojnë në 19 komuna.
Ndërkaq, llogaridhënia e kryetarëve po ashtu është monitoruar. Takime e kryetarëve të komuave me qytetarëve kanë ndodhur vetëm në 11 komuna. Diskutime publike janë zhvilluar vetëm në 8 komuna, dëgjime buxhetore nuk ka pasur në asnjë komunë dhe raportim të rregullt me media ka pasur vetëm në një Komunë.

 

Më Shumë

Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar informacionet mbi situatën e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që...

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026. Sipas...

Lajmet e Fundit