103 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, tetë persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri i infektuar, raporton Gazeta Express.

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se deri tani në këtë komunë janë regjistruar 746 raste të infektuara me koronavirus.

45 prej këtyre personave kanë vdekur, ndërsa 103 raste janë aktive.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është shënuar rasti i parë, e deri më sot, të prekur me COVID-19 janë regjistruar 746 persona, prej tyre 598 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 103 persona”, thuhet nga kjo komunë.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit