11- vjetori i themelimit të Ansmablit `Lidhja e Prizrenit`(Video)

Ansambli “Lidhja e Prizrenit” kremtoi 11-vjetorin e themelimit. Gjatë kësaj kohe ky ansambël arriti majat e suksesit, duke performuar për publikun brenda dhe jashtë Kosovës. Në shumë koncerte kanë fituar çmime të rëndësishme.VS

Ansambli “Lidhja e Prizrenit” kremtoi 11-vjetorin e themelimit. Gjatë kësaj kohe ky ansambël arriti majat e suksesit, duke performuar për publikun brenda dhe jashtë Kosovës. Në shumë koncerte kanë fituar çmime të rëndësishme.

Rrugëtimin e nisën 11-të vite më parë dhe koha ishte shumë e vlefshme për Ansamblin e këngëve dhe valleve “Lidhja e Prizrenit” . Nga viti në vit , ky ansambël kulturor erdhi duke u rritur e fuqizuar. Njëra nga këngëtaret e Estradës Elmiza Tafallari ndan me ne emocionet e këtij 11-të vjeçari.

“Si çdo përvjetorë ky ansambël e përmbyllë këtë vit kalendarik me përplot të arritura dhe sukses njëherësh duke bërë prezantimin e të gjitha grupeve të valleve dhe duke performuar për publikun që nuk i anashkaloi kurrë koncertet”, deklaroi ajo.

Njëri nga Themeluesit e Ansamblit “ Lidhja e Prizrenit”, Jeton Qafleshi,tregoi për rritën e sukseset e k/tij ansambli, por Edona dhe Durimi kanë vite të tëra në grupin e valleve. Ky ansamël për ta është shtëpi e dytë.

Me përplot 250 antarë nga të gjitha moshat dhe koloritin e kostumeve popullore ishte një mundësi e mirë që gjithë adhuruesit e këngës popullore nga Prizreni dhe jo vetëm, të ndjekin programin e përgatitur enkas për këtë përvjetor të njëmbëdhjetë

 

 

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Lajmet e Fundit