12 zyrtarë të rinj policorë nisin punën në Prizren

Sot, në Drejtorinë rajonale të Policisë në Prizren kanë filluar punën 12 zyrtarë të rinj policorë nga gjenerata e 56-të e policisë së Kosovës.

Më këtë rast drejtori rajonal Kolonel Faton Alija së bashku me stafin komandues, gjatë inspektimit, i ka uruar mirëseardhje duke i siguruar mbështetje dhe përkrahje zyrtarëve policor të rinj.

May be an image of 2 people and outdoors

Zyrtarët e rinj policor fillimisht do të kryejnë një trajnim fushor në stacionin policor në Prizren, dhe pastaj do të punojnë në njësi profesionale varësisht nga nevojat e policisë së Kosovës.

 

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke u ngritur profesionalisht, andaj së shpejti do të hap konkurs për zyrtarë të rinj policor, duke inkurajuar gjininë femërore, minoritetet dhe të tjerët.

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Më Shumë

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit