11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Malisheva ka njohur heronj, por edhe tradhtarë

Nga Bekim Gashi

Rrethina e Llapushës, në të cilën është e shtrirë Komuna e Malishevës, gjatë gjithë historisë së ekzistimit të saj, ka qenë vatër e rezistencës, dhe prijëse e proceseve historike kombëtare.

Malisheva edhe në fundshekullin e kaluar ka treguar vetën se din të organizohet, të protestojë, të luftojë, pra ti dal për ballë të keqes që i kanosej nga pushtuesi serb.

Djem dhe vajza të kësaj zone gjatë gjithë historisë kanë rënë dëshmorë në të gjitha trevat shqiptare duke luftuar për liri dhe bashkim kombëtar.

Por, kjo rrethinë, po ashtu ka pasur edhe njerëz, që në kohët më të vështira, i kanë kthyer kurrizin vendit, duke bashkëpunuar me armikun dhe në dëm të interesave kombëtare e shtetërore.

Fatkeqësisht historia po na përsëritet, në këto muaj gjendemi përball një realiteti, ku po tentohet që shtetin që e ndërtuam me shumë mund dhe sakrificë, të defunksionalizohet dhe të copëtohet.

Edhe në këtë rast prapë shfaqet zona e Llapushës, përsëri qytetarë të Malishevës dhe mbarë Kosovës po mundohen që ta ndalin këtë të keqe, dhe po i dalin zot Republikës.

Kuvendi Komunal i Malishevës është ndër të parët kuvende në nivel të republikës, që ka nxjerrë një rezolutë në kundërshtim të Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo Rezolutë u miratua nga përfaqësuesit e Nismës, Vetëvendosjes dhe AAK-së. Mirëpo, si edhe në të kaluarën, edhe tash na shfaqën disa “malishevas” që po tentojnë me çdo kusht ti mbrojnë këto projekte antikombëtare, pasi që përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së, në momentin kur u miratua kjo rezolutë e bojkotuan seancën e Kuvendit Komunal.

Këto subjekte u munduan që të pengojnë edhe peticionin e opozitës, duke ju bërë thirrje anëtarëve të tyre që mos ta nënshkruajnë, por nuk ja dolën.

Po të njëjtit pas manifestimit të opozitës që u mbajt ditën e enjte dolën me reagime dhe propaganda se gjëja qytetarët janë pro këtyre marrëveshjeve, dhe se nuk po protestojnë.

Të njëjtën gjë këto subjekte e patën bërë edhe me 22 janar të vitit të kaluar me ç’rast nuk patën marrë pjesë në protestën ku kërkohej shkarkimi i ministrit të qeverisë së Isa Mustafës, Aleksandër Jabllanoviq, i cili i kishte quajtur nënat e të zhdukurve të luftës së fundit në Gjakovë, si egërsira.

Po ashtu këto subjekte trumbetojnë çdo ditë në mbrojtje edhe të Gjykatës Speciale, e cila është krijuar për ta gjykuar luftën e drejtë të UÇK-së, madje zyrtarë të tyre, rrahin gjoks duke thënë se do ti bëhemi edhe dëshmitar kësaj gjykate.

Kur i numërojmë këto veprime, atëherë dalim në përfundim se këto subjekte po dalin kundër interesave kombëtare, e shtetërore, dhe me apo pa vetëdije në shërbim të politikave ditore të Beogradit, duke pasur parasysh se janë vënë në shërbim të një qeverie e cila u themelua në Rashkë të Serbisë.

Mirëpo, qytetarët e ndershëm malishevas, çdo ditë e më tepër po braktisin këta njerëz, dhe po i dalin zot historisë, republikës dhe kombit.
Personalisht ndihem me fat që në këto momente historike jam rreshtuar në kahun e duhur.

Zajednica dhe Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të kalojnë.

Më Shumë

Quni: Asociacioni qe e pranoi Kurti është shtet brenda shtetit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni në emisionin Pressing në T7, ka folur në lidhje me Asociacionin. Sipas tij, Asociacioni që e pranoi Kurti, është...

Ylli e barazon serinë finale ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e ka barazuar serinë ndaj Trepçës, duke fituar me rezultat shumë të ngushtë në Suharekë. Ylli triumfoi me një pikë diferencë 80:79...

Lajmet e Fundit