29.3 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Oficeri i UÇK-së: Mirë e kanë Stupcat

Në vazhdën e reagimeve ndaj skeçit të grupit humoristik ‘Stupcat’, Hafir Hoxha, njëri nga oficerët e parë shqiptar dhe ish-Komandant i UÇK-së, u ka dhënë edhe njëherë të drejtë humoristëve, duke numëruar edhe arsyet.
Komandanti Hafir Hoxha, kishte hequr dorë nga statusi i veteranit, pikërisht për shkak të parregullsive të shumta që ishin bërë gjatë procedurave të njohjes së statusit.

Më poshtë i gjeni arsyet se përse ai mendon se stupcat kanë të drejtë:

STUPCAT mirë e kan , ja pse

1. Këtë çka e tregojnë nuk e kanë shpikur vet por e kanë dëgjua nga populli dhe nga ish luftëtarët dhe pjesëtarët e UÇK-së.

2. Shumica e milionerëve të sotëm në Kosovë janë ata që e kanë menagjue fondin e 3% dhe atë Vendlindja thërret e që kurrë nuk dhanë llogari sa ishin ato fonde si dhe ku u shpenzuan .

3. Shumica e milionereve të sotëm janë ish udhëheqës të UÇK-së e që para luftës së vitit 1998 nuk kishin asnjë lloj pasurie .

4. Shumica e milionerëve të sotëm janë lider politik që bashkë me ish “komandantët” e UÇK -së e kanë privatizuar ( vjedhur) tërë pasurin e Kosovës, industrinë, fabrikat, teknologjinë, kooperativat bujqësie dhe tokat e punës, ndërmarrjet banesore dhe objektet afariste .

5. Tërë këta milionerë të Kosovës sot i kontrollojnë Universitetet , Akademinë e Shkencave, Media , Gjykatat , Policinë dhe janë mbi ligjin , e kushdo që ren keqpërdorim të tyre dhe ankohet ndaj tyre i bjen se ankohet tek ta !

6. Të gjithë këta milioner sot e kontrollojnë Importin/ eksportin ( doganat) i kontrollojnë edhe ato pak ndërmarrje publike shoqërore , këta i kontrollojnë ( e shit blejnë votat dhe funksionet politike ) këta e vendosin se kush do te fiton në zgjedhje ” të lira” këta e vendosin se kush do te jetë delegat dhe funksionar edhe nga partitë e tyre pa marrë parasysh sa vota ka !?

7. Të gjithë këta lider politik dhe të ish UÇK-së e din fort mirë ose munden ti zbardhin shumë shpejtë të gjitha vrasjet misterioze që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës , por nuk dëshirojnë sepse këta kanë gisht në to .

8. Të gjitha këto që i përmenda i din qytetarët , e din populli por sja vlen as me folë, as me u ankue sepse ski kujtë i tregon as ku ankohesh !!!Mbetet vetëm me bërë humor më këto gjera siç po bëjnë Stupcat e logjike që po ata hajna kujt është didikue ky humor i vërtet dhe i hedhur do të reagojnë në format e tyre që ata e din fort mirë dhe kanë eksperiencë që tu a mbyllur gojën Stupcave dhe dëshmitarëve dhe kritikëve të kësaj gjendje .

9. Me këto skeçe aspak nuk njolloset UÇK-ja, askush atë nuk mundet ta njillos as ta mposhtë sepse ajo ishte e popullit , ishte popull , ishte e shenjtë dhe gjaku i dëshmorëve herdo kurdo frymën do të javë zë atyre që i keqpërdorën dëshmorët , përfituan nga gjaku i tyre dhe sot krimet dhe marrëzirat e tyre tentojnë ti mbulojnë me emblemën e UÇK-së , këtë luftëtari , pjesëtari i UÇK-së nuk do ta lejon . LAVDI DËSHMORËVE

Më Shumë

Ballkani nis rrugëtimin evropian, pret skuadrën malteze Florianan në ‘Fadil Vokrri’

Ballkani do të zbresë sonte për herë të parë në fushë në kuadër të garave evropiane për edicionin 2024/25. Nënkampioni i Kosovës e nis aventurën...

Fatjon Bunjaku transferohet te Elbasani – Malisheva mban përqindje në karton

FC Malisheva ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Fatjon Bunjaku, i cili do të vazhdojë karrierën në kategorinë superiore me ekipin AF Elbasani. “Nga detajet e...

Lajmet e Fundit