9.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Hajnat e ETC-së në Prizren dënohen me nga 500 euro

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me nga 500 euro dy shtetas të Republikës së Shqipërisë për vjedhje si dhe me nga 3 muaj burgim me kusht, që brenda një viti nuk do të përsërisin veprën.

Të akuzuarit me inicialet A.P dhe P.Ll  e kanë pranuar fajësinë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vjedhjes nga neni 325 par.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

“Gjykata i shpalli fajtorë të akuzuarit, dhe secilin veç e veç i dënoi me gjobë në shumën prej 500 euro, si dhe dënim me kusht duke ia vërtetuar dënimin me burgim prej 3 muajve, i cili dënim me burgim nuk do të ekzekutohet nëse të njëjtit në afatin e verifikimit prej 1 viti nuk kryen vepër të re penale”, bën të ditur zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

Të akuzuarit me datën 30.12.2015, rreth orës 16 e 40 minuta në Prizren, pikërisht në Qendrën Tregtare ETC, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vjedhjes. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Ndarja e mandateve në Prizren, PDK merr 13 asambleistë, LVV-9

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendin e Komunës së Prizrenit për zgjedhjet e vitit 2025. Me gjithsej 41 vende në Kuvendin Komunal, Partia...

Ndalohet sasi e fillerëve në pikën kufitare të Vërmicës

Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme produktesh farmaceutike të pa...

Lajmet e Fundit