21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

16 vjet nga vdekja e Sllobodan Millosheviq – Kasapit të Ballkanit

Sot janë bërë 16 vjet nga vdekja e Sllobodan Millosheviqit, ish-president i Serbisë dhe i ish-Jugosllavisë.

Millosheviq që ndryshe njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuzave më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid.

Ironikisht, vdekja Millosheviqin e shpëtoi nga vuajtja e dënimit për veprat që rëndonin mbi të.

Ai ishte bashkëthemelues i Partisë Socialiste të Serbisë, e cila edhe sot është në pushtet.

Me të marr pushtetin, “Slloba”, siç njihej në qarqet e ngushta, kishte bërë  reforma për ndryshime kushtetuese të cilat reduktonin autonominë e provincave, çfarë ishte Kosova.

Krimet kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit cilësohen si më të rëndat qysh nga ato të nazizmit gjerman.

Vetëm në Srebrenicë të Bosnjës janë vrarë më së tetë mijë veta, në atë që tani njihet si masakra e Srebrenicës.

Krime të ngjashme ushtria serbe nën urdhrat e Millosheviqit ka kryer edhe në Kosovë derisa rezistenca e armatosur shqiptare dhe më pas bombardimet e aleancës ushtarake perëndimore e ndaluan.

Jo larg nga intervenimi i NATO-s Sllobodan Millosheviq u arrestua. Saktësisht me 1 prill 2001.

Ai u transferua për gjykim në Tribunalin e Hagës. Vdiq pa u dënuar, derisa gjykimi po vazhdonte, me 11 mars 2006.

Millosheviqi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Vetëm në Kosovë regjimi i udhëhequr nga Millosheviq ka shpërngulur afër një milionë shqiptarë, duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Pos të dëbuarve janë vrarë edhe 13 mijë persona, shumica civilë, kurse të zhdukur kanë qenë 5 mijë njerëz, shumica prej tyre janë gjetur, por vazhdojnë të jenë më shumë se 1 mijë persona ende të pagjetur.

Ushtria dhe policia serbe kishte shkaktuar edhe shumë dëme materiale, duke djegur dhe shkatërruar shumicën e shtëpive në Kosovë. Përfshirë këtu edhe fabrikat industriale edhe godinat fetare.

Shumë politikëbërës në Serbi politikat e Millosheviqit ende i shohin si të drejta dhe nuk janë distancuar nga to.

Ivica Daçiq, që është zëvendëskryeministër i Serbisë dhe kryetar aktual i partisë që e themeloi vet Millosheviqi, ka thënë se në trashëgiminë politike të ish-kryetarit të tij ka shumë gjëra të mira.

“Askush nuk mund të mohojë rëndësinë e dy marrëveshjeve të mëdha dhe me rëndësi që ai bëri. Një – marrëveshja e Dejtonit, në sajë të së cilës serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë Republikën e Serbisë, kurse e dyta – Rezoluta 1244, e cila i lejon Serbia të mbajë qëndrimin e saj në lidhje me mosnjohjen e Kosovës si shtet”, ka thënë Daçiq për Vecernje Novosti, njofton Klankosova.tv.

“Rezoluta 1244 ka qenë një nga argumentet më të mëdha që kemi pasur, kur ishim duke luftuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Ajo është gjithashtu është një nga shtyllat kryesore të politikës sonë në negociatat me Prishtinën”.

Daçiq është njëri nga përfaqësuesit e Serbisë në bisedimet për normalizim marrëdhëniesh me Republikën e Kosovës.

Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe kanë deklaruar se nuk do ta bëjnë kurrë një gjë të tillë.

Sllobodan Millosheviq ka lindur në Pozharevc, Jugosllavi më 20 gusht 1941 dhe ka vdekur në Hagë, Holandë më 11 mars 2006.

Gjatë karrierës së tij politike, Millosheviq mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997.

Pastaj postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000,

Ndërsa ishte kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001./Klankosova.tv.

Më Shumë

Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Në kuadër të takimeve me qytetarë, Prokurorinë Themelore në Prizren të mërkurën e kanë vizituar nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Mehmet Akif”...

Kurti: Me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë për çlirim

Kryeministri Albin Kurti, tha se bashkë me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit për çlirim. “Kushtrimi i lirisë dhe lufta...

Lajmet e Fundit