5.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Kosova fiton çmimin e BE-së për trashëgimi kulturore

Instituti Albanologjik i Prishtinës, ka njoftuar se Kosova ka fituar një çmim nga Bashkimi Europian.

Fjala është për projektin hulumtues shkencor nga Kosova, “Kreshnikëve-monument i trashëgimisë kul­tu­ro­re shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi”, që ka fituar Çmimin Special të Jurisë Europa Nostra 2016.

“Në komunikatën për shtyp të Europa Nostrës, Hagë, më 4 maj 2016, thuhet se çmimet spe­ci­ale të Çmimit të Bashkimit Evropian për Trashëgimi Kulturore / Europa Nostra Awards / 2016 janë bërë sot publike nga Europa Nostra dhe Komisioni Evropian. Këtë vit, juritë e çmimeve ka­në dhënë çmime të veçanta për 16 të arriturat e trashëgimisë nga 11 vende. Çmimet speciale janë dhënë për kontributin e shquar në ruajtjen dhe për përmirësimin e trashëgimisë, të cilat janë vle­rësuar veçanërisht nga juritë, por të cilat nuk janë përfshirë në përzgjedhjen përfundimtare që të marrin një çmim”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Sipas Institutit, “çmimi special i Jurisë së Europa Nostra ka rëndësi tejet të madhe, sepse Eposi i Kreshnikëve për herë të parë vlerësohet në shkallë evropiane, duke i paraprirë UNESCO-s që këtë pasuri të madhe poetike shqiptare ta rendis në vlerat e trashëgimisë botërore të njerëzimit”.

Më Shumë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Lajmet e Fundit