Meha nënshkruan me skuadrën e re

Alban Meha e ka vendosur të ardhmen e tij. Mesfushori shqiptar i Konyasporit do të largohet nga skuadra turke në fund të sezonit, për të nisur një aventurë të re me ASl Nasr në Arabinë Saudite.

Me 5 gola dhe 5 asiste gjatë këtij sezoni, Meha konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës turke, por ai ka vendosur të nisë një eksperiencë të re, duke mos pranuar kontratën e re edhe pse drejtuesit e Konyaspor i premtuan rritje të ndjeshmepage.

Sipas gazetës turke “Milliyet”, ekipi nga Gadishulli Arabik e ka bindur mesfushorin shqiptar të nënshkruajë në fund të këtij sezoni. Të njëjtat medie thonë se Meha do të përfitojë një pagë tre herë më të madhe se ajo që arkëton aktualisht te Konyaspor.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit