17 persona të ndaluar në Prizren për mosrespektim të masave ndaj Covid-19

Policia e Kosovës në Prizren, të mërkurën, ka ndaluar 17 persona që nuk kanë respektuar masat shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, shtatë persona janë ndaluar në rrugën “Ismet Jashari”, tre persona ne rrugën “Ismajl Kryeziu” dhe nga një në rrugët “Rrust Kabashi” dhe “Enver Hadri”.

Tutje sipas raportit, dy persona janë ndaluar në fshatin Landovicë dhe tre në lagjen Dardania.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit