20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Nxënësit e disa shkollave në Prizren, përfitojnë tabletë për t’i ndjekur mësimet online

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, sot vizituan shkollat “Krushë e Vogël”, “Ardhmëria” dhe “Haziz Tola”, për t’i shpërndarë pajisjet teknologjike për nxënësit që kanë nevojë për përcjelljen e mësimit online nga shtëpitë e tyre.
Këto pajisje teknologjike Komuna i ka pranuar ditë më parë si donacion prej 50 tabletëve nga kompania “Ecolog”, si dhe 38 laptopëve nëpërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit që u dha donacion nga kompania “Elkos Group”.
Pajisjet po ndahen sipas kritereve tek ata nxënës të cilët janë me vendbanim në zonat rurale e kufitare, dhe duke u bazuar në numrin e fëmijëve në familje, rasteve sociale, suksesin e nxënësve dhe nivelin e shkollimit.
Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se në bazë të kërkesës do të shikohet mundësia edhe për rritjen e numrit të pajisjeve, në mënyrë që çdo nxënës i komunës së Prizrenit të ketë kushtet e nevojshme për vijimin e mësimit nga distanca.
Kujtojmë se Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë Komunale të Arsimit ka filluar qysh nga ditët e para të mbylljes së shkollave praktikimin e mësimit në distancë, duke i mbajtur nxënësit aktivë edhe në periudhën kur ende nuk kishte filluar organizimi i mësimit në distancë nga Ministria e Arsimit.

Më Shumë

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

Dy arsye pse Allegri mund të shpëtojë punën e tij te Juventusi

Massimiliano Allegri thuhet se mund të shpëtojë punën e tij te Juventus-i për dy arsye, edhe nëse bardhezinjtë duket se kanë marrë tashmë një...

Lajmet e Fundit