8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

17 vjet nga rënia e dëshmorit Përparim Thaçi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit, nesër do të përkujtohet vepra e dëshmorit Përparim Thaçi, në 17 vjetorin e rënies.

Më 27 maj 1998, Përparim Thaçi, ka rënë heroikisht ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë, në kohën kur po kryente detyrat e ushtarit të UÇK-së në Shtabin e Drenocit.

Përparimi para rënies ishte absolvent i Gjuhës angleze në SHLP “Xhevdet Doda” në Prizren.

Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare, bashkë me disa të rinj, formoi celulat e para të UÇK-së në Anadrini e më pas edhe Shtabin e Drenocit, që vepronte në kuadër të Zonës së Pashtrikut.

Dëshmori i kombit në kohën e inkuadrimit në luftën e UÇK-së, ishte edhe futbollist i KF “Liria”. Ai para 15 vitesh u vra nga forcat serbe, ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë, bashkë me dy shokët e luftës, dëshmorët: Feim Gashi dhe Sakip Bellaqa, në kohën kur po shkonin në aksion.Pas homazheve në Landovicë, do të vizitohet edhe vendi i rënies së dëshmorit në rrugën Xërxë- Rahovec… /TV Prizreni/

Më Shumë

Lajmet e Fundit