18 vjeçari që u ther me thikë në Prizren në gjendje të rëndë

Një 18-vjeçar është therur me thikë në Prizren si pasojë e një përleshje ndërmjet të rinjve të ndodhur dy ditë më parë.

Sipas mjekut kujdestar, gjendja e 18 vjeçarit është e rëndë por është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa, Policia njoftoi se personi i dyshuar që e theri me thikë 18-vjeçarin është arrestuar.

“Prizren 01.01.2021 – 17:00. Viktima mashkull kosovar (i mitur), nga kalimtarët e rastit është dërguar në Spitalin e Prizrenit, pasi që njëjti kishte plagë të rënda trupore. Sipas mjekut, viktima është në gjendje të rëndë, mirëpo jashtë rrezikut për jetë. Njësia përkatës policore ka arrti të identifikojë dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur), i cili e kishte therur me thikë viktimën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Express/

Më Shumë

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Lajmet e Fundit