19 të shëruar nga Malisheva, numri në total 55

Pas 40 dite në karantinë të plotë, Komuna e Malishevës, sonte ka marrë një prej lajmeve më të mira në këto ditë të vështira të pandemisë me COVID-19, pasi edhe zyrtarisht, janë shëruar edhe 19 qytetarë të prekur me virusin korona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, arrin në 55 të shëruar.

“Tani e sa ditë jemi duke u përballur me një situatë të rënduar, por gjithmonë kemi punuar dhe kemi shpresuar se kjo do të kaloj. Sot morën lajmin e gëzueshëm, se 19 qytetarë të Komunës së Malishevës, janë shëruar plotësisht dhe numri i të shëruarve shkon në 55. Një person ka rezultuar me fatalitet, ndërsa në kurim e sipër mbesin edhe 14 qytetarë të tjerë, të cilët besojmë se shumë shpejt do të shërohen. Ky lajm është shumë inkurajues, dhe e dërgon Malishevën drejt heqjes së karantinës. Por për të ndodhur kjo, ne duhet ta ruajmë qetësinë dhe ti respektojnë udhëzimet dhe rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Bashkë do ja dalim”, ka thënë mes tjerash, nënkryetari i Komunës së Malishevës, në një fjalim drejtuar qytetarëve të Komunës së Malishevës.

Përndryshe Komuna e Malishevës, është njëra prej komunave më të prekura me COVID-19, por si rezultat i zbatimit të masave dhe punës së palodhshme të të gjitha organeve, duke filluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Klinika Infektive, Komuna e Malishevës, Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë, Policia e Kosovës, e sidomos nga kujdesi dhe qytetaria e treguar e banorëve të Komunës së Malishevës, kemi edhe numrin më të madh të të shëruarave, dhe ky numër arrin në 55 të shëruar, apo shprehur në përqindje janë shëruar 78.5 përqind e të prekurve me COVID-19.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është si vijon:

70 të prekur

55 të shëruar

1 me fatalitet

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit