(I plotësuar) Një tërmet 3.2 ballë Rihter ka dridhur Prizrenin. Udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik Kosovës, Shemsi Mustafa , tha se tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës dhe se sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.
“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 01/01/2025 n’ora 00:15 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës dhe i Shqipërisë (zona Jugperëndimore e Kosovës dhe zona VeriLindore e Shqipërisë) është goditur me një tërmet me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit Thellësia hipoqendrore ishte 14 km”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata Gjeografike; 42.151, 20.561)
“16.5 km në Jugperëndim JP të Prizrenit
13.5 km në VeriLindje VL të Kukësit
Epiqendra ishte në fshatin Vërmicë.Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, njëherësh këto termete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, tha ai.
2025-ta dyshohet se nisi me tërmet në Prizren
Dyshohet se ka ndodhur një tërmet në Kosovë.
Dyshimet e para janë që epiqendrën e ka pasur në Vërmicë të Prizrenit dhe ka qenë i shkallës 3.10 rihter.
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit