-0.4 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

21 mijë maturantë aplikojnë në UP

Maturanetet aplikues21 mijë e 114 maturantë kanë konkurruar për t’u regjistruar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për vitin akademik 2013-14. Konkursi është përmbyllur të martën.

Zyra e Teknologjisë së Informacionit e këtij universiteti ka njoftuar se interesim më i madh i të rinjve edhe këtë vit është vërejtur për Fakultetin Ekonomik, në të cilin kanë konkurruar 3 mijë e 695 veta, i pasuar nga Fakulteti i Edukimit me 3 mijë e 19 të interesuar. Po ashtu, interesim i madh është vërejtur për Fakultetin e Mjekësisë, ku janë paraqitur 2 mijë e 500 të rinj.

Maturantët kanë shprehur interesim edhe për Fakultetin Juridik, në të cilin kanë konkurruar 1 mijë e 501 veta, në Fakultetin Filologjik 1 mijë e 970 veta dhe në Fakultetin Filozofik 1 mijë 926 veta.

Por, Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2013-2014 do t’i regjistrojë 11 mijë 932 studentë, prej të cilëve 9 mijë e 412 studentë të rregullt dhe 2 mijë 520 studentë me korrespondencë.

Universiteti do t’i regjistrojë edhe 323 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 294 studentë nga minoritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.

Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i. Provimi pranues do të mbahet më 26 korrik në orën 9:00, kurse në disa fakultete, në atë të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, provimi pranues do të mbahet në orën 11:00.

Ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet më 27 korrik në orën 9:00. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 30 korrik.

Më Shumë

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në IMF KosInvest, kredia është zemra e shërbimeve tona. Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton mundësinë për të realizuar planet e veta, ndaj...

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Lajmet e Fundit