6.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Kashnjeti torturohet në burgun e Beogradit

KeshttenjiMark Kashnjeti është torturuar në mënyrën më çnjerëzore në burgun e Beogradit. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kashnjeti tregon se është torturuar shumë nga autoritetet serbe.

Koordinatori i KMDLNJ-së, Bashkim Kajdomçaj tha se Kashnjeti, është në gjendje të rëndë edhe emocionale. “Atij i duhet përkrahje institucionale”, tha Kajdomçaj për “PrizrenPress”.
Sipas tij, gjatë qëndrimit në paraburgim, Kashnjetit, i është ndërprerë edhe ndihma sociale.”

Kashnjeti nga paslufta ka qenë rast social dhe i duhet të riaplikojë”, tregon Kajdomçaj.Mark Kashnjeti është arrestuar në pikën kufitare në Merdar me 14 prill gjatë udhëtimit të tij për në Beograd.Kashnjeti gjendej në autobus me vajzën e tij, Manuela Koni.

Arrestimi i tij ishte bërë në kohën sa ishte duke shkuar në një vizitë familjare në Beograd, nën dyshimin për kryerje të veprës penale, krime lufte ndaj popullsisë civile në periudhën e pas luftës (1999) në Komunën e Prizrenit.

Akuza ndaj tij nuk ishte vërtetuar asnjëherë dhe pas qëndrimit rreth 15 mujor në burgun e Beogradit, Gjykata e Apelit në Beograd me 11.07.2013 ia ka ndërprerë paraburgimin, që i ishte caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Supreme në Beograd.

Gjykata e Apelit në Beograd ka urdhëruar lirimi i menjëhershëm të Mark Kashnjetit, por duke ia caktuar masën e ndalimit të lëshimit të vendbanimit. Kashnjetit i ndalohet që pa pëlqimin e gjykatës të lëshojë territorin e Serbisë.”Gjykata serbe, territor të Serbisë në këtë vendim e cilëson edhe Prizrenin, përkatësisht Republikën e Kosovës, që në tekstin e mëtutjeshëm i referohet si ’Kosovë e Metohi’ ! Kjo masë Mark Kashnjetit sipas vendimit të Gjykatës së Apelit në Beograd do të zgjasë derisa për te të ketë nevojë, përkatësisht deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit”, tha Kajdomçaj.

Kashnjeti i ka thënë KMDLNJ-së se avokati i tij , Goran Doloviq, e ka informuar se brenda tre muajve do të shpallet edhe aktgjykimi lidhur me këtë akuzë.

Kashnjeti ka falënderuar KMDLNJ-në për kujdesin që ka treguar me rastin e arrestimit të tij, në sensibilizimin e opinionit.” Qendra Rajonale e KMDLNJ-së kërkon që sikur rasti i Mark Kashnjetit, që është tërësisht politik, pas verdiktit-aktgjykimit që pritet të jepet nga gjykatat serbe, rasti i tij dhe të ngjashëm të trajtohen me kujdes dhe të përfshihen në benificionet për të burgosurit politik, sepse raste të tilla mund të ketë edhe në të ardhmen për qytetarët e Kosovës”, tha Kajdomçaj.

Arrestimi i Kashnjetit ndodhi në kohën kur policia serbe arrestonte qytetarët e Kosovës, në kohën e fushatës së zgjedhjeve në Serbi.

Ministri i atëhershëm i punëve të brendshme, Ivica Daçiq, dilte në konferenca për shtyp duke paraqitur edhe fotot e bëra gjatë arrestimit, sikur rasti me dy policët kosovarë të arrestuar me 30 mars 2011.

Daçiq ishte kritikuar ashpër nga organizatat ndërkombëtare, si Amnesty International dhe Humans Right Watch, të cilat i kanë cilësuar arrestimet si ‘politikisht të motivuara’./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Shi e borë sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore. Në njoftimin e...

Reshjet e shumta në Prizren, vështirësojnë qarkullimin e automjeteve

Në Prizren ka pasur pak të reshura të borës, por ka pasur të reshura të shiut, ndërsa në viset malore ka pasur të reshura...

Lajmet e Fundit