3.3 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

24 vjet burgim për grabitësit e barnatores “Aspirin C” në Prizren

etmir, Labinot dhe Arjanit Gashi, të hënën, janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me 24 vjet burgim, secili me nga 8 vjet dhe me nga 500 euro gjobë.

Ata janë gjetur fajtorë për grabitjen e ndodhur në barnatoren “Aspirin C” në Prizren, në shkurt të këtij viti.

Vendimin e trupit gjykues e ka shpallur kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, i cili ka thënë se pas analizimit të provave, që janë administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor, kanë ardhur në përfundim se të akuzuarit janë fajtorë për veprën penale të grabitjes.

Ndryshe, të pandehurit, akuzoheshin nga Prokuroria Themelore në Prizren se më 16 shkurt 2017, rreth orës 23:00, kanë hyrë me shpejtësi në barnatoren “Aspirin C” në Prizren dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë marrë nga arka rreth 750 euro dhe një telefon “Iphone 4S”.

Sipas aktakuzës, Labinot Gashi ka pasur në dorë një pistoletë, të cilën edhe ia ka drejtuar të dëmtuarës, ndërsa Arjanit Gashi ka pasur një sëpatë të vogël dhe ka qëndruar te dera e farmacisë, derisa i akuzuari Jetmir Gashi i ka marrë paratë nga arka.

Ata, sipas organit të akuzës, nga Peja në Prizren kanë ardhur me automjet të tipit “Fiat-Punto” të marrë me qira dhe pas grabitjes janë larguar me shpejtësi, në drejtim të panjohur.

Të njëjtit janë duke vuajtur dënimin edhe për disa raste tjera të grabitjeve, të kryera në regjionin e Prishtinës dhe Pejës./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

47 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në rajonin e Prizrenit

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren, në bashkëpunim me të gjitha njësitë operuese, ka vazhduar sot aksionin për shkyçjen nga rrjeti i...

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Lajmet e Fundit