8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

25 vjet nga pajtimi i madh i gjaqeve dhe ngatërresave

Kanë kaluar 25 vite që nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve, nga tubimet e mëdha në të cilat dikush fali gjakun e babait, dikush të birit e dikush të vëllait, duke ndërprerë hasmërinë mes shqiptarëve.

Më 2 shkurt të vitit 1990 në fshatin Lumbardh të Komunës së Deçanit, disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politik, filluan aksionin për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri, aksion ky që u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve.

Në saje të angazhimit të shumë veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtoj mbi 1 mijë gjaqe e ngatërresa ndërshqiptare.

Nisma të tilla janë organizuar edhe më parë nëpër treva të ndryshme shqiptare, por organizimi i viteve 1990 kishte para vetes edhe një “mision të madh”: mobilizimin e shqiptarëve për rezistencë çlirimtare.

Më 1 maj të vitit 1990 te vendi i quajtur Varret e Llukes, në Komunën e Deçanit, u grumbulluan rreth gjysmë milioni shqiptarë, në përkrahje të kësaj lëvizjeje.

Ndonëse shkurti dhe maji që merren si pikënisje e aksionit, respektivisht lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, kanë kaluar nën përkujdesjen e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot do të organizohet një akademi solemne në shënim të 25-vjetorit të pajtimit të gjaqeve. Akademia do të mbahet në ambientet e Hotelit Sirus në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Më poshtë mund ta ndiqni një dokumentar që ka të bëjë me pajtimin e gjaqeve./KosovaLive/

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit