Kosova merr edhe një njohje

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se të martën ka marrë një notë verbale nga Toke Talagi, ministër i jashtëm i shtetit Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve.

Ai ka shkruar se njohja e këtij shteti paraqet edhe një ndihmesë në mbledhjen e shumicës së duhur për anëtarësinë e Kosovës në agjencione të OKB.

“Mbrëmë morra notën verbale nga Toke Talagi, kryeministri dhe ministri i jashtëm i shtetit Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona. Vota sovrane e Niue në agjencionet si UNESCO, OBT, OBSH, etj. paraqet edhe një ndihmesë në mbledhjen e shumicës së duhur për anëtarësinë e Kosovës në agjencione të OKB”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe kjo është njohja e dytë që Kosova merr që nga koha kur Hashim Thaçi është ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës. Njohja e fundit ishte në muajin maj nga shteti karaibian i Antigua dhe Barbuda.

Thaçi ishte kritikuar shumë pse Kosova ka ngecur sa i përket njohjeve të reja duke pasur parasysh udhëtimet e tij të shumta jashtë vendit të cilat kanë sjellë pak rezultate në planin e njohjeve për Kosovën.

Më Shumë

Në Dragash sekuestrohen dru nga policia, transportoheshin nga Leposavici pa dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 01 korrik 2026, gjatë patrullimit të rregullt, policët e Stacionit Policor të Dragashit – Drejtoria Rajonale...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit