Rebelimi i opozitës s’e ndal Specialen

Rebelimi i opozitës dhe mungesa e konsensusit politik nuk do t’i prishë punë Kuvendit të Kosovës që të premten t’i votojnë amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Gazeta “Zëri” mëson se deputetët e Kuvendit ka gjasa që të njëjtën ditë, më 26 qershor, në një seancë që mund të mbahet pasdite, ose edhe të hënën, t’i kenë para vetes edhe Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe atë për Mbrojtje Juridike të personave që do të përballen në proceset gjyqësore nga Gjykata Speciale nën dyshimin se kanë kryer krime gjatë periudhës së luftës së UÇK-së.

Kryesia e Kuvendit, ndërkaq, pa pëlqimin e tri partive opozitare, të cilat edhe kanë braktisur mbledhjen e Kryesisë në mënyrë demonstrative ka vendosur që amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale të jenë në rend dite këtë të premte. /Zëri/

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit