9.8 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

300 policë nën hetim nga prokuroria në Shqipëri

Bilanci i vitit 2022 i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dëshmoi se Policia e Shqipërisë vijon të ketë probleme.

Punonjës të caktuar shpesh janë konstatuar në anën tjetër të ligjit dhe të dyshuar për vepra të rënda penale deri tek vrasja, përkrahja e autorit të krimit, korrupsioni e shpërdorimi i detyrës.

Gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 168 punonjës policie dhe mbi 300 të tjerë janë nën hetim nga prokuroria.

Rasti më të flagrant që tregoi inkriminimin e një pjese të policisë ishte arrestimi i oficerit të Operacionales, J.L., i akuzuar se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, fati i të cilit mbetet ende mister.

Komisari A.T. u vu në pranga me akuzën e vrasjes së 7-vjeçares J.A. në plazhin e Potamit, në Dhërmi gjatë kësaj vere ndërsa inspektori L.Z. vrau me armën e shërbimit brenda komisariatit nr. 3 kolegun Ç.S.

Gjatë këtij viti është provuar se persona të caktuar nga uniformat blu. Në nëntor të 2022 në Berat u zbulua një kapanon për përpunimin e kanabisit ku ishin punësuar rreth 90 gra.

Për këtë serë të pazbuluar nga policia vendore u pezulluan 7 oficerë dhe zinxhiri komandues i drejtorisë së këtij qarku.

Përveç Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore edhe vet strukturat e rendit kanë evidentuar shkelje mes radhëve të tyre. Vetëm gjatë vitit që lamë pas me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë janë përjashtuar nga policia rreth 80 punonjës për shkelje të ndryshme./TCh/

Më Shumë

Dita e sotme e vranët, mëngjesi me ngrica dhe mjegull

Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë mëngjesit dhe natës priten ngrica...

Vdes 25-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

Këtë të hënë ka vdekur 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit 2024. Lajmin për...

Lajmet e Fundit