9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren i mungojnë shkallët emergjente (VIDEO)

Dyert për daljen emergjente u vendosën, por shkallët jashtë tyre nuk u ndërtuan kurrë në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren, që nga përurimi i saj në vitin 2007.

Kështu, për arsye sigurie, ato dyer janë mbyllur nga stafi i shkollës.

Drejtori i këtij institucioni arsimor, Alidin Fluga, thotë se nuk i dinë arsyet pse në projektin e asaj kohe të Ministrisë së Arsimit nuk u zbatua në tërësi plani për daljet emergjente.

“Edhe mua si drejtor më brengos fakti që shkolla nuk ka shkallë emergjente, por në përfundimin e shkollës në vitin 2007 nga operatori kjo ka mbetur kështu. Unë e kam shikuar mundësinë, me DKA-në, me mundësitë buxhetore në vitin 2021 të bëhen shkallët”, shprehet Fuga.

Në lidhje me moszbatimin e planit të objektit të shkollës “Abdyl Frashëri”, Klan Kosova ka më shumë se një javë që dërgoi pyetje në adresë të dikasterit që udhëhiqet nga Ramë Likaj, por përgjigje nuk mori.

Më Shumë

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Lajmet e Fundit