IHK njofton se do të ketë më shumë orë me diell dhe rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Në viset e larta malore do të ketë vranësira të cilat herë-herë do të marrin karakter zhvillimi dhe mundësi për riga shiu, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 09:00-18:00 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, të mbajmë masa mbrojtëse, syze, kapelë, ombrellë, rroba me ngjyrë të hapur etj”, thuhet në njoftim.
IHK njofton se do të fryjë erë e lehtë, deri mesatare, nga drejtimi i verilindjes dhe perëndimit.